Aylan, njëri prej nesh

4 Shtator 2015, 16:14Blog TEMA

Nga Thëllëza Muhameti

Një fëmijë është një zemër që rreh brenda zemrës tonë!

Sot do të shkruajmë, do të lexojmë, do interesohemi, do të ngremë një faltore dhe do bëjmë homazhe për ty, do ndezim qirinjtë nën foton tënde e do qajmë, e ndërkohë që qajmë dhe do rebelohemi.

Po nesër Aylan do të harrojmë.

Do të harrojmë se ne nuk dimë të kujtojmë, ne nuk dimë të ndreqim, por vetëm të vrasim. Të vrasim me indiferencë të gjithë pak nga pak se nuk kemi zë për problemet që ti o krijese e pafajshme kishe. Ne nuk të lejuam të rriteshe sepse kështu jemi ne, prishim cdo gjë të bukur dhe dashurojmë SHËMTINË shpirtërore sepse në dallim nga ty, ajo di ta vesh veten bukur me hipokrizi e po aq bukur na i err sytë. Kurse ti me dëlirësinë dhe pafajsinë tënde nuk kishe çna duheshe, nuk kishe cfarë na jepje. Ti nuk na gënjeje dot sic ata na gënjejnë cdo ditë dhe ne dehemi në “jo-realitet”.

Të gjithë ne të vramë Aylan, ne jemi Europa, ne jemi politika e qelbur, ne jemi hipokritët dhe egoistët. Ne jemi gangrena e jetës tënde të vështirë, sepse i mbyllim sytë përpara dhimbjes. Por nëse edhe këtë herë nuk reagojmë, ne kemi marrë fund Aylan.

Nëse zemra jote e vogël pushoi së rrahuri sot, zemra jonë ka pushuar me kohë, nëse e kemi pasur një të tillë. Ti jetove 3 vjet, dhe pe sa për një jetë, ne do jetojmë një jetë e nuk kemi për të parë as për një ditë.

Ti je heroi i të vërtetës tonë të hidhur, pasqyra e cnatyrimit tonë njerëzor, ti je vogëlushi që i tregoi botës mbarë shëmtinë e saj. Ti bëre më shumë Aylan, ti na e përplase realitetin fytyrës. Atë realitet që refuzojmë ta shohim sepse jemi në delir e nuk kemi kohë për të vërtetat e tua.

Ne të vramë Aylan …jeto në parajsë tani ËNGJËLL, sepse Zoti ty te do, jam e sigurtë.

8 komente në “Aylan, njëri prej nesh”

  1. Klimax says:

    Jo, Thelleza, nuk e vrame “Ne”, por “Ata”! Aylan eshte vetem nje shifer me teper qe ju shtua shifrave te pafundme te tragjedise sone.
    Po, Aylan eshte njeri prej nesh dhe shpirti i tij ju bashkua shpirtrave te tjere qe “Ata” nuk i donin mes tyre.
    Aylan eshte si Blerina e Otrantos, 8 vjece, si Rolandi 14 vjec, Oltioni 13, Gerardi 4, Rolandi 2,Konstandini 2, Rezarti 12, Eraldi 13, Olsi 6, Besmiri 9, Perparimi 13, Albani 4, Klodiani 2, Ervini 15, Bledari 10, Fredi 8, Kristi 3 muajsh e Davidi vetem nje muajsh, Kamela 9 vjece, Majlinda 4, Fridesa 1, Elona 14, Kristina 2, Kasiania 6, Viktoria 9, Nertila 11, Lindita 12, Xhuljana 3 e lista vazhdon e vazhdon.
    Aylan eshte nje hero i dites apo i javes, por qe do te “harrohet” shpejte nga “Ata” me tragjedine e radhes, ashtu si dhe te “harruarit” e tjere te listes se Otrantos, te Mesdheut, te Egjeut, te brigjeve amerikane, australiane e kudo ne bote ku endrrat perfundojne ne tragjedi!

  2. Angela says:

    klimax eshte komenti me me vlera qe ke shkruar se shqipetaret i kan harruar viktimat e tyre se edhe te gjith ata qe kan kaluar detin ne ato vite kan pasur fatin e sirianve qe jan sot dikush ka pasur fatin edhe ka ecur perpara dikush fatkeqsin si ky femije nje nder shqiptaret isha edhe une me femijen tim gjashte muajshe qe zoti na ndihmoj te dalim ne breg te detit e te vazhdojm jeten

  3. GAMORI says:

    SHUME SHUME BUKUR ESHTE DERGUAR MESAZHI EUROPES ME KULTURE TE LASHTE QE PRODHON ARME TANKE BOMBA PA FUND SI AMERIKES E RUSISE E KINES KANADASE E GJITHE SHTRIGANEVE NE BOTE QE SHTOJNE LLUKSIN NEPERMJET LUFTRAVE PA FUND O ZOT SA SHUME LUFTRA KAM PERJETUAR E DEGJUAR !

  4. Serxhoino Mazkareku says:

    Shko tek baba Erdogani apo Muhameti moj zogeza Thellenze, cpune ke ti me Europen, ndaj laj gojen me ;pare kur ze EU, se nuk i ka borxh njeriu. Krimet e ISIS nuk mund ti paguaje EU!

    1. andromeda says:

      Serxhio gamori! Ti qenke njeri pa ndjenja ndaj i ngjan gamorit se shkrimi i mësipërm ka shumë ndjenjë dhe revoltë brënda dhe ai fëmijë i mbytur i bën një akuzë të madhe Europës plakë dhe mbarë botës që pasurohen padrejtësisht në kurriz të kombeve më të varfëra.

  5. Aufelius says:

    Moj “shpirtdhimsura” Thelleze,po shkruaj njehere per ata Aylanat shqiptar e pastaj qyrrosu per Aylanat e arabise,
    Lexoje me kujdes Klimaxin

  6. mirel says:

    Nuk them te mos I vij keq njeriu, po me keta arapet kujdes se Kosoven nuk e njohin,,hapuni deren dhe votojne per Serbine e madhe

  7. Essesi jo i fundit... says:

    Jane shume “alane” te lindur, rritur, shkolluar dhe integruar ne Europe, fale tolerances se saj, qe kur i therret gjaku i tyre i prishur, kthehen ne” alane-tritol “kunder atyre qe i priti dhe strehoi….Njerezimi perfundimisht eshte i ndare me dysh,…ne “alane-tritol”, dhe pjesa tjeter qe duhet te mbaje pergjegjesi per boten….Europa per asnje aresye nuk do t’a rrezikoje qyteterimin e saj, dhe kurdohere do te gjeje “zgjidhjen” e duhur, per te mbrojtur vlerat e saj dhe me gjere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje