Mediat e huaja elozhe kuqezinjve: Të pathyeshëm!

5 Shtator 2015, 14:43Sport TEMA

Mediat daneze dhe ato ndërkombëtare i kushtojnë një rëndësi të madhe sfidës së zhvilluar në Copenhagen mes Danimarkës dhe Shqipërisë e cila vlente shumë për fatet e të dyja skuadrave në grupin I eliminator.

Shumica e tyre vlerësojnë kombëtaren kuqezi për barazimin historik që arriti në tokën daneze. Faqja e Uefas lidhur me ndeshjen e Telia Parken shkruan: ” Shqipëria i reziston presionit të Danimarkës, duke theksuar se Etrit Berisha në shumë raste ndali tentativat e futbollistëve vendas, duke i dhënë një barazim me shumë vlera skuadrës së Gianni De Biasit, ndërsa Danimarka me këtë barazim nuk arriti të parakalonte dot Portugalinë në renditjen e grupit I”.

Mediat daneze nga ana tjetër e cilësojnë si një dështim barazimin me Shqipërinë në Copenhagen: ” Zhgënjim i madh i Danimarkës në Parken, është ky titulli kryesor i gazetës EkstraBladet.

Ndërkohë e përditshmja tjetër daneze TipsBladet shkruan: ” Danimarka nuk arrin të thyejë dot Shqipërinë”. Mediat italiane të cilat gjithmonë i kushtojnë një rëndësi të vecantë ndeshjeve të kombëtares shqiptare kjo edhe për faktin se kuqezinjtë drejtohen nga një italian si Gianni De Biasi, e kanë cilësuar si shumë pozitiv barazimin e marrë nga përfaqësuesja jonë në Danimarkë.

“Barazim i artë për De Biasin shkruan Gazzeta Dello Sport. Edhe SportMediaset hapet me një titull afërsisht të ngjashëm. ” Barazim i shtrenjtë i Shqipërisë ndaj Danimarkës”. Në Spanjë, As shkruan: Danimarka nuk mundet përballë një Shqipërie që vazhdon të ëndërrojë, ndërsa L’Equipe thekson se Danimarka dhe Shqipëria nuk ishin në gjendje të përcaktonin fatet e grupit I./SS

4 komente në “Mediat e huaja elozhe kuqezinjve: Të pathyeshëm!”

  1. mirel says:

    Bravo cuna, tani duam gol me Serbine,,ndryshe falini dhe tre pikshin

  2. greku me origjine nga anadolli 1922 (si sirianet sot) says:

    shikoj shume komente antishqiptare nga grekofonet ku hedhin helm per ne

    po cfare kane greket te perbashket me sirianet e sotem????

    greket erdhen nga azia ne vitin 1922 kur i perzuri turku ishin rreth 1.5 milione sot jane rreth 6 milione. pra me prejardhje aziatike nga anadolli. ( por sot i bien gjoksit si europian te lashte)

    te pakten sirianet e pranojne kush jane dhe nga vijne po grekrit kurre.

    ne vitin 1922 greket aziatik qe ishin 1.5 milione zune tokat me t mira ne greqi duke ua marre shqipatareve.
    si mund te jene komb europian kur prejardhjen e kane nga azia turke dhe shajne gjithe kombe e tjera kur vete nuk e dine se ca jane??

    https://www.youtube.com/watch?v=BI_ejPZzTHI

    1. Ylli i Detit says:

      Greket jane gabela, por nuk duan ta pranojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje