Aksidentohet autobusi i Kombëtares, lojtarët në stërvitje me makina

5 Shtator 2015, 12:32Sport TEMA
Aksidentohet autobusi i Kombëtares, lojtarët në stërvitje me

Kombëtarja Shiptare ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e kësaj të shtune në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, por jo gjithcka ka shkuar sipas programit për kuqezinjtë.

Autobusi që do të transportonte stafin dhe futbollistët e përfaqësueses drejt fushës ku do të zhvillohej stërvitja, ka pësuar aksident gjatë rrugës për në hotel, ndaj në pamundësi për të udhëtuar të gjithë bashkë pjesetaret e kombëtares janë detyruar të marrin disa taksi, për të vijuar në kohë përgatitjet për ndeshjen me Portugalinë, që do të zhvillohet të hënën në Elbasan Arena.

Në këtë seancë stërvitore lojtarët që luajtën ne Telia Parken kryen ushtrime shkrydhëse, pas ngarkesës së lartë fizike që morën ndaj Danimarkës.

Stafi mjekësor vazhdon të monitorojë me shumë kujdes gjendjen e Elseid Hysajt, që pritet të rikthehet në dispozicion të De Biasit.

 

2 komente në “Aksidentohet autobusi i Kombëtares, lojtarët në stërvitje me makina”

  1. Lymi says:

    U prish edhe autobuzi i vetem qe kishte Danimarka?

  2. Tema says:

    Asnjë fjali shtypi danez për ndeshjen e djeshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje