Vrasësit e Assadit kanë kryer më shumë vrasje se militantët e Shtetit Islamik

6 Shtator 2015, 12:05Bota TEMA

Organiztat monitoruese dhe analistët thonë se qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad ka vrarë më shumë njerëz se sa militantët e Shtetit Islamik, raporton WP

Nga janari deri në korrik të këtij viti, milicitë ushtarake dhe pro-qeveritare të Asadit kanë vrarë 7,894 persona, ndërsa shteti Islamik ka vrarë 1.131, ndërkaq në një ditë të vetmë, nga sulmet ajrore qeveritare thuhet se janë vrarë më shumë se 100 njerëz, në zonën Douma, në perifëri të Damaskut.

Grupet monitorimit thonë se forcat qeveritare janë përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vrasje gjatë konfliktit katër vjeçar. Ata thonë se përdorimi i dhunës së pakontrolluar nga milicitë e Asadit ka fuqizuar grupet ekstremiste të tjera të shtetit islam dhe ka detyruar miliona sirianë të largohen në vendet fqinje.

“Me gjithë brutalitetin e tmerrshëm të Shtetit Islamik, ne nuk mund të harrojmë regjimin e Assadit, që është burimi kryesor i vdekjeve dhe shkatërrimit në Siri, që nga viti 2011,” tha Emile Hokayem, një analist për Lindjen e Mesme, me bazë në Londër. “Problem nuk mund të zgjidhet, nëse nuk adresohet saktë problem, gjë të cilën bota ende nuk e bërë.”

Konflikti që filloi në vitin 2011, si një kryengritje paqësore e Pranverës Arabe, u kthye në kryengritje të dhunshme për shkak të regjimit brutal të Asadit. Por, Shteti Islamik ka tërhequr vëmendjen e botës pasi kanë shkatërruar një pjesë të Sirisë dhe Irakut.
Megjithatë, një pjesë e madhe e sirianëve e konsiderojnë Assadin si kriminelin dhe armikun më të madh.

9 komente në “Vrasësit e Assadit kanë kryer më shumë vrasje se militantët e Shtetit Islamik”

  1. ganiu says:

    Çështja nuk qëndron tek sasia e krimeve.
    Arsyeja e kryerjes së tyre bën që peshorja të anojë, jashtëzakonisht shumë, në krahun e IS.

    1. usa says:

      Po ne amerikanet e dini sa kemi vrare e sa do te vrasim??
      Ne nuk kemi miq te perjetshem vetem interesa te perhershme
      te fala

  2. Toni KS says:

    Sikur “vrasesit e Assadit” te ishin pak me te sukseshem do te mbaronte kjo histori. Shihet qarte nga rrjedhja e deritashme e ngjarjeve se Assadi eshte e keqja me e vogel ne ate shoqeri. Njejte si Al-Sisi ne Egjipt. Njerezimi mund te bashke-egzistoj me sundues autoritar/diktator si keta. Mirepo njerezimi absolutisht nuk mund te bashke-egzistoj me primitivat leshatuk te ISISit. Nuk ka zgjidhje tjeter per ta pos eksterminimit sistematik sikur te insekteve dhe minjeve, cka ne te vertete ata edhe jane.

    1. ***** says:

      Une nuk i njoh ligjet nderkombetare te luftes, por mendimi im eshte se IS-si do jete arsyeja qe NATO (Amerika) te fusi trupa ushtarake ne Siri me ane te cilave pervec IS-it do luftoje edhe trupat e Assad-it.
      Deri tani po vazhdojne me ofensive ajrore, por kam pershtypjen se do fusin edhe trupa tokesore.

      1. Toni KS says:

        Fuqite perendimore (paraardhesi i NATOs) kishin 3 cereket e globit si koloni. Kishin edhe Sirine dhe Irakun ku luftohet sot. Po te donin ende do i mbante si koloni. Nese duan i zhdukin me disa koka berthamore. Keto jane perralla te intervenimit jane te primitivave arab dhe turk (dhe idhetareve te tyre qelbanik shqipfoles). Duan te perandori po nuk kane bythe per to, Humbin qe disa shekuj rresht pet shkak te kultures dhe religjionit te tyre retrograd (bile edhe nga Izraeli qe ka popullsi 100 here me te vogel). Ceshtja eshte pse disa shqiptare naiv/mercenar/debil duan te behen aleat me humbsat gjeopolitik turkoatab, kur per here te pare ne histori si komb jemi te rreshtuar ne anen e duhur dhe jemi aleat (te vegjel ama aleat) me superfuqine e vetme ushtarake/politike te botes ShBA?
        Mjaft kemi heshtur/toleruar keta demtues te qenies kombtare. Debimi/Syrgjynosja eshte zgjidhja per keso problemesh qe eshte perdorur qe nga antikiteti. Bile shteti shqiptar ne kohen e Zogut e ka aplikuar me sukses. Pse jo tani?

        1. ***** says:

          E kuptoj kendeveshtrimin tend, i cili realisht nuk eshte ndryshe nga ai imi. Momentalisht aleanca jone me NATO-n eshte natyrale ndaj dhe si komb duhet te mbeshtesim strategjite e kesaj aleance pasi kemi interesa te perbashketa me te.

          Mua me bezdis fakti qe ka shqiptare naiv (ahstu sic i quan edhe ti) qe luftojne perkrah IS, por me bezdis me shume fakti qe rekrutuesve u eshte lene hapesire e lire per te bere veprimtarite e tyre ne diten me diell, pa ja u bere syri terr.

          as qe diskutoj qe shoqeria ne vendet e Lindjes se Mesme eshte e prapambetur, ku rol per kete ka luajtur edhe feja;por ne fund te fundit feja eshte thjesht mjet ndaj qe kjo lloj prapambetje ka te beje edhe me mentalitetin e shoqerise ne pergjithesi dhe jo thjesht me te fese.

          Ndersa persa i perket kolonizimit te vendeve ne Lindjen e Mesme kam pershtypjen se per here te fundit kane qene te kolonizuara nga Perandoria Osmane dhe jo nga fuqite e medha; megjithese qene keto te fundit qe vendosen fatet e njerezeve ne ate rajon pas kapitulimit te Osmaneve.

  3. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Kjo eshte propaganda. Fajtor eshte asadi.
    Krimet isis nuk krahasohen me krimet e hitlerit.
    Hitleri nuk shpernguli njerez. Nuk shoi krahina te tera

  4. Zombi says:

    …Assad eshte Okulist me profesion (mjek dmth) e ka vokacionin shpirteror per te kuruar jete njerezish,eshte laureuar ne britani eshte martuar me nje shtetase britanike ,drejtonte nje shtet sovran dhe te begate me kulture dhe histori shekullore pra ka mjaftueshem tipare qe e dallojne nga kriminelet e rendomte qe presin koka njerezish te pafajshem, nga ana tjeter qendron nje njolle e zeze si vaj i piset qe perhapet neper germadha, gjithe te tjerat jane brockulla, fati tragjik i sirise qe u sakrifikua per interesat e ndyra te Izraelit dhe shtetve si Katari dhe Arabia Saudite qe kane financuar ISIS, nderkohe qe per fincime te dyshuara ndaj Teroismit SHBA nisi Luften e gjirit per te rezuar Sadam Husseinin dhe ne fund pranoi se lufta nisi kot sepse “NUK U GJETEN PROVA”

  5. agostin says:

    Vet fakti se kryengritjen e organizuan Pranvera Arabe,tregon se Asadi eshte i pafajshem ne kete konflikt.Shikoni çfare perfundimi kane pesuar te gjitha ato vende qe u perfshine nga Pranvera Arabe,shumica jane ne anarshi dhe te drejtuar nga terroristat islamik, dhe Egjipti per pake perfundoj ne katastrofe nga Vllazria Myslimane,shikoni qytetet antike te shkaterruara nga I.S.i.S, dhe beni krahasimin me regjimin e Asadit, i cili i ka ruajtur gjer ne momentin e fundit kur arriten keta te Vellazerise Myslimane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje