Arrestohet krebashkiaku i Bukureshtit, u kap duke marrë ryshfet

7 Shtator 2015, 10:46Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu është arrestuar në shtëpinë e tij pasi akuzohet për korrupsion.

63-vjeçari, i cili është me profesion mjek, dyshohet se ka marrë ryshfet në dhënien e kontratave për kompanitë që kryejnë punët publike.
Sipas prokurorisë, kryetari i Bashkisë së Bukureshtit është filmuar duke marrë 25 mijë euro në këmbim të firmosjes së kontratave.

Kjo shumë është kësti i parë që Opresku pritej të merrte, ndërsa në total shpërblimi për të do të ishte 60 mijë euro.

Oprescu, i cili është në mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i kryeqytetit rumun lëshoi një deklaratë nëpërmjet avokatit të tij, duke mohuar akuzat. Opresku është ndaluar për 24 orë, ndërsa prokuroria i ka kërkuar gjykatës që ta zgjasë masën e arrestit në 30 ditë.

6 komente në “Arrestohet krebashkiaku i Bukureshtit, u kap duke marrë ryshfet”

  1. Lushi says:

    Ky paska qene zorraxhi fare, pse e ndyn doren burri per 60 000 Euro??????

    Keta plehrat tone posht milion dollarit s’ti hedhin syte fare……..

  2. tr says:

    Kemi hallet e politikaneve tane qe marrin ryshfete dhe nuk denohen .Keta i paskan dhene drejtim shtetit te tyre duke i kapur . Kur do te fillojne denimet tek ne ??????

  3. stela says:

    Gjynah, per 60 mije € e fusin ne burg, po per 700 mije €, kushedi c’te bejne ne Bukuresht???

    Hajde o zoteri ne Shqiperi, se sa me shume te vjedhesh, aq me te larte do e kesh postin.

  4. Kryqi says:

    Ne Shqiperi edhe po u kape me video,jo te arrestojne po te bejne kryetar parlamenti !

  5. perkthyesi says:

    Ketu kriminelat jane sheshit, drejtesia hesht! Sa turp!

  6. agostin says:

    Ne Shqiperi hajdutat politikane jane vipa,dhe nuk e ndyejn doren per aq pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje