“Cristiano Ronaldo përballë murit shqiptar”

7 Shtator 2015, 15:33Sport TEMA

Në një artikull kushtuar ndeshjes Shqipëri-Portugali, gazeta sportive spanjolle AS vë në dukje se ky takim do të vendosë fatet e kualifikimit për në Euro 2016 për të dyja kombëtaret.

E përditshmja madrilene shkruan se “Shqipëria është e pamposhtur në grupin I dhe ka pësuar vetëm dy gola”. Për këtë arsye, shpresa e vetme e Portugalisë për të rrëzuar atë që e quan “muri shqiptar”, është Cristiano Ronaldo.

“Nëse Cristiano shënon, Portugalia fiton, nëse jo, humbet”, shkruan AS.

Më tej, kjo gazetë thekson se Shqipëria nuk është më “Hirushja” e futbollit europian dhe shton se dëshira e shqiptarëve për të bërë historinë mund të vendosë ndeshjen, pavarësisht mungesës së individualiteteve në ekipin e drejtuar nga Gianni De Biasi.

5 komente në ““Cristiano Ronaldo përballë murit shqiptar””

  1. Portugali says:

    Brravo kristiano edhe profesionin edhe pamjen edhe trupin edhe emrin edhe famen edhe pasurine zoti te ka llene cdo gje me bullek

  2. tarasi says:

    Ky Cristiano i sotem,nuk eshte ai qe
    kini pare para 2 a 3 bvjeteve.Ai aka shenuar ne keto tre ndeshje dhe as ka per te shenuar.Fundja cdo gje eshte me moshe.
    Cishte per te dhene e dha,tani i uroje pleqeri te mbare.

  3. futbollisti says:

    Ronaldo ka pjerdhur me kohe ,sot do ta shikoni sa i pjerdhur eshte .
    Cudia me e madhe eshte se vetem disa i tremben ketij ,ndersa lojtaret aspak .Dy ndjeks nuk do ta lene te kapi top .

  4. shpresa says:

    Fitojne Danimarka dhe SHQIPERIA
    ma tha platinia vecmas
    do me kujtoni!

  5. vedeta says:

    KRISTIANO RONALDON e mbyti vetem VANGJELI ne ndeshjen e par nuk e la te kapte top,flas per ndeshjen qe u be ne qemal stafar para 2 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje