Mario Balotelli duhet të lërë në garazh makinat e tij luksoze gjatë muajve të ardhshëm. Policia rrugore e Breshias i mori patentën sulmuesit të Milanit, pasi pasojë e tejkalimit të shpejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur shtypi italian.
Ngjarja ndodhi në fundjavën e kaluar pranë shtëpisë së futbollistit në Breshia, në zonën e stadiumit “Rigamonte”. Balotelli u ndal nga një patrullë e zonës që dalloi shpejtësinë e madhe të veturës së futbollistit, nëpërmjet radarit.
Në rrugën Branze, ku policët kishin dalë në kontroll, limiti i shpejtësisë ishte 50 km/h, ndërsa Lamborghini i Balotelli po ecte me 90 km/h. Kjo solli bllokimin e patentës, e cila do të shkojë në prokurori, ku do të merret edhe dënimi për sulmuesin kuqezi, shkruan Telesport.
Menjëherë sapo u ndalua nga policia rrugore futbollisti qëndroi i qetë dhe e pranoi pa protestuar vendimin e policëve për t’i bllokuar patentën. “Më vjen shumë keq, – tha Mario. –Kërkoj ndjesë, por nuk e vura re shpejtësinë”.