“Jemi këtu vetëm për fitore. Nuk i trembemi aspak Shqipërisë” kështu u shpreh në konferencën për shtyp përpara mediave që u zhvillua në “Hotel Sheraton” trajneri i portugalisë, Fernando Santos.
Tekniku portugez vlerësoi maksimalisht ekipin tonë përfaqësues duke theksuar se kuqezinjtë kanë në skuadër disa lojtarë me cilsëi të mira teknike, që sipas tij do të jetë arma e tyre më e fortë për ti goditur.
”Përfaqësuesja shqiptare ka në përbërje disa lojtarë shumë cilësorë të cilët kanë aftësi të mira teknike. Ky është avantazhi i tyre të cilët mendoj që do të na e vështirësojnë ndeshjen. Kam respect për kombëtaren shqiptare dhe trajnerin e tyre Italian Giani De Biazi i cili ka bërë një punë të madhe me këtë skuadër duke krijuar një ekip të fortë si dhe duke futur në skuadrën e tij frymën e futbollit Italian.”
Gjithashtu Santos pohoi se Shqipëria në këtë takim është shumë e motivuar falë një barazimi që mori në transfertë kundër Danimarkës, cka ka rritur së tepërmi entuziasmin tek kuqezinjtë.
“Do të jetë e vështirë kundër Shqipërisë. Ata vijnë me moral të lartë dhe të karikuar pas pikës së marrë në Danimarkë dhe, duke qenë se kanë shanse për t’u kualifikuar direkt në finalet e Europianit, janë shumë të motivuar. E vlerësoj Shqipërinë dhe nuk e nënvlerësojmë aspak. Mjafton të shohësh ecurinë që kanë bërë ata gjatë ndeshjeve eliminatore. Jo vetëm që nuk kanë humbur asnjë ndeshje, por luajnë fort dhe kanë grup kompakt. Jo më kot ata na mundën edhe ne në ndeshjen e parë, por kjo i përket së kaluarës” përfundoi tekniku i portugezëve Fernando Santos. Ndërkohë në orën 18:00 portugezët do të kryejnë edhe një seancë të lehtë stërvitore në stadiumin “Qemal Stafa”./f.b
SANTOS VETEM ZERO KA PER JU ,NUK KA SHANCE PER PORTUGALINE , SHQIPETARET NUK TREMBEN .
SHQIPERI – PORTUGALI 2- 0 CUNA FORCAAAAAAAAA .
z.Santos: Ne Shqiptaret kemi nje shprehje:
(ndoshta edhe ju e kini)
Kur te vjen e mira hapi Deren se nuk ka
Zot qe e ndal. Dhe per fat te gjitha rezultatet
qe kane aritur Kuq e Zinjt jane mbrekulli.
E pse duhet te ndalet kjo e ku brenda ne Shtepi?
Ne portugali i fituam ata. Ne Elbasan do ti fitojme perseri 4/0 ket rradhe. Keni per ta pare.
Kujdes male se nuk je tu loz kunder Andorres!
Shqiperia po fitoj (se besoj) fiton me non rezultat shume te ngushte
1:0
2:1
Maksimumi 2:0 ose 3:1
Per mu ndeshja mbaron 1:1 ose 1:2
Ne porten tone nuk keni asnje shac te beni gol .Te gjitha topat do te dalin jasht atje tek spektatoret do te perfundojne ,Santo Leshi . Fitorja eshte e padiskutueshme e kuqezinjve.
Te shpresojme. Edhe 1 pike nuk eshte keq.nejse forzaaaaaaaaaaaaaaaa Shqiperi
ndeshjet nuk fitohen duke dhene konferenca shtypi por fitohen ne fushe,une nuk i ze bese shume deklaratave qe japin keta trajnieret perpara ndeshjeve sepse ata e bejne me qellim qe te genjejne bastexhinjte por ndeshja e neserme eshte vertet e veshtire sepse portugalia po te humbasi do te duhet te luftoje per jete a vdekje ndeshjen tjeter kunder danimarkes ne portugali…a mund ta marrin nje rrisk te tille portugezet?nuk di cte them sepse keta ne 2004 ja shiten 2 here ndeshjen grekut dhe e nxorren kampion ‘me dhune’..pra ketu eshte katandisur futbolli…mendoj qe barazimi eshte rezultati qe i intereson te dyja skuadrave…
Ne po e rrafem neser portugalin qe esht 95 perqind e sigurt pastaj luftojm vetem per vendin e par se dalim 2 pik para portugalit, portugali esht i detyruar te rrafi danimarken se ne te kundert humbet europianin kurse vendi dyt per ne do jet komplet i sigurt sikur dhe 1 me xero te vitojm, dalim te paret ne grup.
Portugaline po ta lexojme sic duhet do te kuptojme qe nuk jane te rrezikshem dhe jane teper lehte te thyeshem.
Te kemi kujdes pak nga Ronaldo dhe nga gjuajtjet standarte.
Ta besojme deri ne minuten e 90-te qe duhet te jemi fitimtaret.
N.q.s skuadra jone futet ne fushe me synim tre-pikeshin dhe me moral te forte,une e parashikoj rezultatin 2-1,ose 3-1 per kuq e zinjte.
kjo eshte nje ndeshje shum e veshtir de biazi duhet te bej disa ndrime se ekipi jon me danimarken qe shum dobet uroj nje fitore per kombetaren ton forca shqiperia
Eshte nje ndeshje teper e veshtire per Ne,duke pasur parasysh qe edhe me Danimarken , pjesen e dyte u lodhem jasht mase, them se shume nga lojtaret tane do jene te lodhur per te perballuar Ronaldon.
I uroj skuadres tone fat, si ne Portogali.
or milet do jet shum e veshtire me marre nje karton te kuq neve ikim skic soe nje penallti ato neser do lujne fort mundet edhe te humbasim