De Biazi nuk bën ndryshime, dilema e vetme mbetet gjëndja e Elseid Hysajt

6 Shtator 2015, 13:29Sport TEMA

Ndeshja kundër Portugalisë është shumë e rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare për në rrugën drejt eliminatoreve “Francë 2016”.

Tekniku Gianni De Biazi i ka kushtuar një vëmëndje të vecantë këtij takimi që do të luhet ditën e nesërme ne stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45.

Në stërvitjen e zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në kompleksin sportive Pepa, kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen e fundit për ndeshjen e nesërme kundër portugezëve.

Nën masa të rrepta sigurie ku të pranishëm ishin shumë forca policore si dhe tifozë, tekniku italo-shqiptar Gianni De Biazi u përkushtua tek aspekti taktik.

Por, i vetmi problem që shqëtson De Biazin është gjëndja e mbrojtësit të Napolit Elseid Hysaj i cili u stërvit i diferencuar ku do të kryejë një rezonancë magnetike ku do të përcaktohet nëse do te jëtë apo jo i gatshëm për sfidën ndaj Portugalisë.

Ndërkohë formacioni nuk pritet të ketë ndryshime edhe në këtë takim, ku në portë do të jetë Etrit Berisha.

Në mbrojtje do të rreshtohen Agolli, Cana, Ajeti dhe Gjimishti i cili u aktivizua në krahuan e djathtë për shkak të mungesës së Hysajt.

Raparti i mesfushës do të jetë sërish i ngjeshur me 5 mesfushorë që do të përbëhet nga, Xhaka, Abrashi, Kukeli, Lenjani dhe Gashi.

Ndërsa sulmi do ti besohet sërish kavajasit Sokol Cikalleshi./f.b

4 komente në “De Biazi nuk bën ndryshime, dilema e vetme mbetet gjëndja e Elseid Hysajt”

  1. Pelasgian says:

    Ore po Kace dhe Lila?

    A jan te demtum apo ca?

  2. Vizionari says:

    Agolli dhe Lenjani ishin problematik .

    Duhet nje mesfushor fantazist qe te krijoje lojen . Meha do te kishte kryer pune ne kete rast .

    Gashi eshte i djegur ne ate pozicion , ai duhet te jete krah Cikalleshit .

    Skema me e mire duhet te ishte 4 / 4 / 1 / 1 .

    1. Pelasgian says:

      Ose Memushaj

      Mega eshte pak i ngathet

      Nuk e di pse Kace Lila dhe Memushaj nuk po lozin

  3. vedeta says:

    Migen basha dhe kaçe duhen ne mesfush ne vend te lenjanit qe per mua esht dobet,kta dy mesfushor asfiksuan mesfushen franceze dhe e bllokuan ate,ganiu esht fiksu keq ke lenjani por gabon rend se ne mesfush me gashin ne te djatht dhe me cikalleshin ne sulm duhet migen basha dhe Kaçe po te doj ganiu me fitu po u kenoq me nji pik le te vazhdoj si ne ndeshjen me danimarken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje