Shqipëria me sytë nga Armenia

7 Shtator 2015, 09:45Sport TEMA

E hëna do të jetë një tjetër ditë e mbushur me sfida eliminatore për Euro 2016.

Nëse vëmendja e të gjithë shqiptarëve është e përqëndruar te ndeshja e Elbasan Arenas mes Shqipërisë dhe Portugalisë, një tjetër sfidë me një rëndësi të vecantë dhe që mund të vendosë shumë për fatet e Grupit I, do të luhet në Yerevan, ku në orën 18:00 Armenia do të presë Danimarkën.

Nordikët të cilët vijnë në këtë takim pas barazimit 0-0 ndaj Shqipërisë në Kopenhagen, do të synojnë me cdo kusht të marrin një fitore që mund ti afrojë me kualifikimin.

Gjithsesi, nga ana tjetër Armenia do të përpiqet gjithashtu të marrë një rezultat pozitiv, pasi luan përpara publikut të saj.

Në Shqipëri kanë nisur të kryqëzojnë gishtat që formacioni i Morten Olsen të mos dalë me një trepikësh nga kjo sfidë, pasi në këtë mënyrë kombëtarja kuqezi do të kishte akoma edhe më shumë shance të kualifikohej direkt për në Francë.

8 komente në “Shqipëria me sytë nga Armenia”

  1. kuq e zi says:

    Atehere duhet te luten te gjithe Shqipetaret qe te fitojme sot me Portugaline dhe nje lutje tjeter qe te humbi Danimarka .Urraaaaaaaaaaa fitore per Kuqezinjte .

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    E vetmja shpres me kembet tona

  3. tr says:

    Portugezet jane shume te trenbur ,nuk rezatojne adpak shprese qe do te fitojne me ne ,gjithashtu kjo gje vihet re dhe tek Ronaldo . E kane marre me frike.

    1. Arvanites says:

      Shqiperia duhet vetem te beje 5 pike ne tre ndeshjet,te fitoje njeren dhe te barazoje dy …nuk ka nevoje t’i mbajme syte as ne Armeni as ne serbi e as ne Portugali.

    2. shpresa says:

      jane llotot ne mes

  4. kombi says:

    Ne keto ndeshje ka te beje shume edhe fati, ne kurre se kemi patur,
    ndoshta erdhi koha ooozot i madh fat ne zemrat e kombit SHQIPETAR TDZM

  5. vedeta says:

    Mos i kryqzoni gishtat fare ja u jap un me 100 per 100 qe danimarka sot maksimumin do mari nje barazim, po 95 perqind rrifet.

    1. john says:

      Hahahati nk qenke specialist futbolli po specialist leshi.me mire ha nanje cumcakiz se flet kot ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje