Tahiri: Avioni i kapur në Itali me drogë udhëtoi nga Torino në Leçe, nuk u nis nga Shqipëria

7 Shtator 2015, 14:01Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm sqaroi në Kuvend çështjen e kapjes së një avioni me drogë në Itali, për të cilin opozita nxitoi të thoshte se është nisur nga Shqipëria.

“Unë kam raportin e kuesturës dhe policisë italiane. Sipas një raporti, avioni është nisur nga Torino për Leçe. Në rastin më të keq me standardin tuaj Ministri i Brendshëm italian është i përfshirë në trafik droge bashkë me Kryeministrin italian sepse ky avion është nisur nga Torino për Leçe?!

Ç‘punë ka këtu policia shqiptare, ç’punë ka Ministri i Brendshëm, ç’punë ka Kryeministri, Qeveria e kështu me radhë. Pse duhet të jetë ky motiv që të çoheni dhe të shpifni këtu”, deklaroi Tahiri në Kuvend, duke replikuar me Berishën e Palokën.

Avioni i kapur në Itali është pjesë e një operacioni të nisur në muajin korrik që u finalizua në 1 shtator.

Ministri shtoi se ka një standard të ri në raport me luftën kundër drogës.

“Ju me makinat e shtetit ujisnit parcelat, ne luftojmë trafikun e lëndëve narkotike dhe vëmë përpara drejtësisë edhe punonjës të policisë që janë përfshirë”, tha Tahiri.

Dhe në fund një paralajmërim.

Nuk do konsumoj një sekondë të vetme për të bërë detyrën për të luftuar krimin dhëmbë për dhëmbë dhe në qoftë se ndonjëri prej jush i del përpara policisë do mbajë përgjegjësi ligjore, sepse ne kemi treguar që bëjmë detyrën pavarësish kush i del përpara policisë, deputetë, ish-ministër, ish-kryeministër, deputet aktual dhe kushdo tjetër”.

5 komente në “Tahiri: Avioni i kapur në Itali me drogë udhëtoi nga Torino në Leçe, nuk u nis nga Shqipëria”

    1. en says:

      rrofsh vlla, se keta jan te kapur ngusht sipas interesit

  1. G says:

    Mashtrues profesionist. E vetmja aftesi e ketij ministri qe eshte i afte ti thoje te zezes e bardhe. Lexoni pergenjeshtrimin live te policise Italiane te ketij kryemashtruesi, ndersa ky genjente nga foltorja e kuvendit. Turp.

    Si u doli boja kaq shpejt ketyre te rilindjes????

  2. Serveti says:

    Mero ben avokatin mbrojtes te shtetit

  3. endri fuga says:

    Me tha Edi thuj atyre te La stampes ta heqin lajmin se do ju jap nje dreke ne Patok bashke me Sajmen….po nuk me degjuan..do me rrafi tani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje