FOTOT/ Tenton numrin e rrallë të Houdinit, por sheh vdekjen me sy

8 Shtator 2015, 17:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ Tenton numrin e rrallë të Houdinit, por sheh vdekjen me sy

Një i ri britanik tentoi të bënte një numër të rrallë iluzioni 100 vjet pasi e kishte bërë iluzionisti i madh Houdini por pa vdekjen me sy.

Anthony Britton u varros i gjallë 3 metra nën dhe me duart e lidhura me pranga.

Ai kërkoi që ta mbulonin me dhe duke deklaruar se do të arrinte të imitonte numrin e famshëm të Houdinit.

Por pas disa minutash mjekëve të pranishëm iu desh ndërhyrje e shpejtë për ta shpëtuar nga vdekja.

Ai u nxorr nga varri fare pranë vdekjes.

Britton ishte personi i tretë në 100 vjet që tentoi të imitojë numrin e famshëm të Houdini por nuk ia doli.

Houdini e bëri numrin e famshëm në 1915 në Santa Ana të Kalifornisë duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes, por u betua se nuk do ta përsëriste më atë numër.

 

 

2 komente në “FOTOT/ Tenton numrin e rrallë të Houdinit, por sheh vdekjen me sy”

  1. josephina says:

    Po që ngjaka pak me Kelin ky!
    Se mos na e provon dhe Keli ta bëj numrin e Houdini-t mor amani. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje