Dikur ‘fonogrami’ ndaj një situate të vështirë financiare ishte thirrja e tregtarëve në ‘fushën’ e shkëmbimit financiar. Tani ka më shumë gjasa të jetë tingulli i mbytur i pafjalë i serverëve në qendrat e të dhënave, teksa algoritmet përpiqen të përshtasin blerësit me shitësit. Por çdo shitje e madhe masive është kapluar nga e njëjta frikë e shfrenuar intuitive, shkruan The Economist. Nevoja për të shitur sundon mbi këshillën për të qëndruar në pritje.
‘Zorrët po gërryejnë’ sërish pasi tregu i aksioneve të Kinës ka përballuar rënien më të madhe njëditore të tij që nga viti 2007; edhe media shtetërore kineze e quajti 24 gushtin ‘Të hënën e zezë’. Nga rand-i deri te ringgit-i, monedhat e tregjeve në zhvillim ranë. Çmimet e mallrave ranë në territore të paprekura që nga viti 1999. Kontaminimi infektoi edhe tregjet perëndimore. Indeksi DAX i Gjermanisë ra në më shumë se 20% nën kulmin e tij. Aksionet amerikane ranë ndjeshëm: General Electric ra një moment me më shumë se 20%.
Tregjet e botës së pasur kanë rifituar një lloj stabiliteti. Por mbetet frika se ekonomia e Kinës është në telashe të mëdha; se tregjet e reja janë të ndjeshme ndaj një krize të plotë; dhe se ecuria e gjatë e rritjes në tregjet e botës së pasur ka përfunduar. Disa aspekte të këtyre shqetësimeve janë ekzagjeruar dhe të tjerët janë të gabuar. Edhe kështu, paniku i kësaj jave përmban mesazhin shkurajues se ‘sëmundja’ në ekonominë botërore është diçka reale.
Lëviz si fillim, bëj më vonë pyetje
Kina, ku çmimet e aksioneve kanë vijuar në rënie, përfaqëson burimin e infektimit. Rreth 5 trilionë dollarë janë fshirë nga tregjet e kapitalit global që kur juani u zhvlerësua në fillim të gushtit. Kjo lëvizje, së bashku me një varg shifrash të këqija ekonomike dhe përpjekjen e dështuar zyrtare për të ndaluar rënien në bursat kineze, nxitën frikën se ekonomia e dytë më e madhe në botë po shkon drejt një situate tejet të rënduar. Eksportet kanë qenë në rënie. Tregu i aksioneve ka humbur më shumë se 40% që nga kulmi i arritur në korrik, një rënie më e madhe se ‘flluska’ e teknologjisë.
Megjithatë pesimistët shkojnë shumë larg. Tregu i pronës është shumë më i rëndësishëm për ekonominë e Kinës sesa tregu i kapitalit. Prona siguron deri një të katërtën e PBB-së dhe vlera e saj mbështet sistemin bankar; në muajt e kaluar çmimet dhe transaksionet kanë qenë të dy më të shëndetshëm. E ardhmja e Kinës qëndron te blerësit e saj, jo eksportuesit e saj, dhe shërbimet, të ardhurat dhe konsumi janë elastikë. Nëse ndodh më e keqja, banka qendrore ka hapësirë për të modifikuar politikën.
Pas reduktimit të fundit në normat e interesit, norma vjetore ende qëndron në 4.6%. Ekonomia është ngadalësuar, por edhe rritja 5% këtë vit, shifra më e vakët e vlerësimeve të arsyeshme, do të shtonte më shumë prodhimin botëror sesa zgjerimin prej 14% që Kina njoftoi në vitin 2007.
Kaosi i tregut të Kinës mund të mos ndjellë fatalitet, por ngre pyetje në lidhje me shëndetin ekonomik të ekonomisë.
Kina nuk është në krizë. Megjithatë, aftësia e saj për t’u zhvilluar pa probleme duke kaluar nga treg i komanduar në një ekonomi të tregut është vënë në pikëpyetje si kurrë më parë. Politikëbërësit e Kinës dikur gëzonin reputacion për kompetencën që turpëronte burokratët e njollosur perëndimorë. Kjo është dëmtuar si pasojë e përpjekjeve të tyre të dështuara dhe sporadike për të ndaluar rënien e aksioneve. Më keq akoma, planet për reforma mund të bien viktima të frikës së qeverisë për t’u dhënë tregjeve dorë të lirë.
Partia dëshiron t’i bëjë firmat shtetërore më të efektshme, por jo t’i ekspozojë ato plotësisht ndaj konkurrencës. Ajo do të donte t’i jepte juanit më shumë liri, por druhet se një valutë e dobësuar do të nxisë largimin e kapitalit. Ajo mendon se qeveritë lokale duhet të jenë më të disiplinuara, por, të motivuara nga nevoja për rritje, të ‘kanalizojnë’ paranë në rrugën e tyre.
Frika mbi Kinën po ushqen shqetësimin e dytë, që tregjet në zhvillim mund të jetë gati të vuajnë një përsëritje të krizës financiare aziatike të viteve 1997-’98. Ngjashmëritë ekzistojnë: veçanërisht eksodi i kapitalit nga tregjet në zhvillim për shkak të perspektivës së shtrëngimit të politikës monetare në Amerikë. Por pësimet e krizës aziatike janë kthyer në mësim. Shumë nga monedhat nuk janë ‘fiksuar’ por ‘notojnë’ lirshëm. Shumica e vendeve në Azi mbajnë rezerva të mëdha valutore dhe suficite të llogarisë aktuale. Sistemet e tyre bankare mbështeten më pak se më parë te kreditorët e huaj.
Në qoftë se ky shqetësim është i ekzagjeruar, të tjerët nuk janë. Një Kinë e ngadalësuar ka zvarritur drejt rënies tregjet në zhvillim, si Brazilin, Indonezinë dhe Zambian, që filluan të varen në gërmimin e mineralit të hekurit, qymyrit dhe bakrit (eksportuesit bujqësorë janë në gjendje më të mirë). Nga tani e në vazhdim, shumica e kërkesës që gjeneron Kina do të vijë nga shërbimet dhe do të përmbushet në vend. Teoria e ofertës do të rëndojë mbi çmimet e mallrave edhe për të tjera arsye. Rënia e naftës, për shembull, pasqyron edhe prodhimin shtesë të Arabisë Saudite dhe rigjallërimin e prodhuesve amerikanë të shistit argjilor.
Monedhat në rënie e rëndojnë barrën e firmave të tregjeve në zhvillim me të ardhura në monedhën vendase dhe borxh të denominuar në dollarë. Më rrënjësisht, rritja e tregjeve në zhvillim është ngadalësuar që nga viti 2010. Vende si Brazili dhe Rusia kanë shpërdorur mundësinë për të zbatuar reforma që nxisin produktivitetin dhe po përballen më vështirësi të mëdha. Kështu ka ndodhur dhe me Indinë, e cila ende mund të paguajë një çmim të lartë.
Bota e pasur ka më pak arsye të frikësohet nga ngadalësimi kinez. Eksportet amerikane në Kinë u llogaritën për më pak se 1% të PBB-së vitin e kaluar. Por vështirë të jetë totalisht imune. Gjermania, motori ekonomik i Bashkimit Europian, eksporton më shumë drejt Kinës se drejt çdo shteti tjetër anëtar. Çmimet e aksioneve janë të ndjeshme, sepse firmat më të mëdha janë globale: nga shitjet e S&P 500 në vitin 2014, 48% ishin jashtë vendit, dhe dollari po rritet kundrejt monedhave të partnerëve të tregtimit. Përveç kësaj, tregu ‘optimist’ ka zgjatur që nga viti 2009 dhe raportet e fitimit ndaj çmimit tejkalojnë mesataret afatgjata. Një rënie e egër në aksione do të përhapej në ekonominë reale.
Të vrasësh rritjen
Po të ndodhte kjo, ditët e fundit kanë vënë në dukje se sa pak hapësirë kanë politikëbërësit perëndimorë për të stimuluar ekonomitë e tyre. Rezerva Federale do të bënte gabim të rriste normat në shtator, sikundër ka nxitur në mënyrë të pamatur pritshmëritë e tregjeve. Bankat e tjera qendrore kanë gjithashtu përgjegjësi. Paratë që dalin nga tregjet në zhvillim mund të përpiqen të gjejnë rrugën e tyre drejt konsumatorëve amerikanë, duke çuar në rritje të huamarrjes së ekonomive familjare dhe shtrembërimeve të rrezikshme – dhe të njohura në ekonomi.
Pra, Europa dhe Japonia duhet të aplikojnë politika më të lirshme për të stimuluar kërkesën.
Politika monetare është vetëm fillimi. Detyra më e vështirë, në Perëndim dhe më gjerë, është rritja e produktivitetit. Kreditë në masë dhe zgjerimi i pamëshirshëm kinez e kanë mbajtur botën ‘kurdisur’ për vite me radhë. Tani rritja varet nga qeveritë që marrin vendime të vështira në çdo gjë që nga reformat financiare te shpenzimet në infrastrukturë.
Ky është mësimi i ashpër nxjerrë nga paniku që ka krijuar Kina.
Shqipnia mos ta rruje p..cken se asnji lloje krize se kap…ka imunitet ndaj krizave se gjithe jeten ne krize ka qene!
hahahahaha fjal me vend !