Në shtator të vitit 2014, Francesco Becchetti u shpjegonte italianëve domethënien e emrit të televizionit: Agon- lindja e diellit.
Tani, pas më pak se një viti, për Agon Channel mund të flitet vetëm për perëndim.
Perëndimi i një ëndrre për të prodhuar transmetime në kanale të shpërndarë nëpër Europë (Itali, Gjermani, Angli), shkruan “Italia Oggi”, në një shkrim që mban firmën e Claudio Plazzotta dhe të publikuar thuajse në të gjitha mediat prestigjioze italiane, përfshirë edhe Rai-n.
Ky është perëndimi i Agon Channel, shkruan “Libero Quotidiano”. Agon është kanali itanial që lindi 26 nëntorin e kaluar në Shqipëri.
Projekti i Francesco Becchetti-t parashikonte një platformë prodhimi me kanale të shumta Agon në Itali, Gjermani, Britaninë e Madhe, me një investim prej 40 milionë eurosh.
Baza e prodhimit do të ishte në Tiranë, ku kostot janë më të ulta.
Në të vërtetë – siç shkruan e përditshmja “Italia Oggi”, nga kjo verë projekti ka marrë një kthesë të keqe, me largimin e drejtuesve dhe yjeve italiane të rekrutuar nga Becchetti.
Janë larguar drejtori i kanalit Lorenzo Petiziol, pasardhësi i tij Massimo Righini.
Drejtori i lajmeve, Antonio Caprarica duroi pak javë dhe u zëvendësua në dhjetor nga shefi i sportit Giancarla Padovan. Edhe përgjegjësi i post-produksionit, Andrea De Karlo, hoqi dorë.
Problemet nisën kur gjykata e Tiranës lëshoi një udhër arresti për Becchetti-n, shkruan ABCnews.
Nga ai moment, llogaritë e tij u bllokuan dhe nuk qe më e mundur të bënte apo rinovonte kontrata.
Në vijim, largimi i yjeve të punësuara nga Becchetti.
Kontratat kanë skaduar të gjitha dhe në ekran tani janë vetëm ritransmetime të emisioneve të Pupo, Sabrina Ferilli, Madalena Corvaglia, Veronica Maya, Monica Setta, Giorgia Palmas, Luisella Costamagna, etj.
Tani Becchetti është në Londër dhe nuk mund të shkelë në Shqipëri.
Ky tv do te rihapet me tere madheshtine e tije ;Kur droga ne lazarat te zhvillohet si dikur ,kur kompania qeveritare e fluturimeve qe bente transporte te jashte ligjeshme do te rihapet perseri per transportin e droges ,armeve e individeve te shpallur ne kerkim , kur perseri do te ngrihet fabrika e vdekjes ,ishe e Gerdecit ,ky eshte synimi i qeverise qe pritet te vije ne pushtet,
Marko
Pse nuk e ndertoi H/C e Kalivacit Beceti ? Qe ketu duket mungesa e seriozitetjt te tij,TV Agon do sherbente per te shantazhuar qeverine shqiptare e me there per Te shtuar zullumet e tij.
Lum ne qe na mbeti Top muti, Vizion leshi, Klan kurva…fiks si politikanet qe i kurdisin keto karnale…
AGON , AGIM apo AGONI ?
Investimi 40 milione euro? Kush i thote keto?
Teknologjia e ketij televizioni eshte e re, por nuk eshte teknologji nga me te mirat. Kete e dine vete profesionistet, qe kane shkuar atje nga televiozionet e tjera. Dy studio ka gjithesej dhe po behej gati te hapte nje te trete.
Ne Angli ka dicka simbolike, po ashtu ne Itali.
Ah, sa per rro0gat e nje grupi punonjesish, aty nuk ke cfare te thuash.