Bashkia anonçon nismën “Tirana pa makina”, Veliaj: Në datën 22 qendra e qytetit kthehet në pedonale

17 Shtator 2015, 12:59Sociale TEMA

Bashkia e kryeqytetit ka lajmëruar sot nismën “Tirana pa makina”. Ka qenë vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që e ka promovuar i pari këtë nismë, ku i shoqëruar edhe nga përfaqsuesit e Ecovolis, ka përdorur sot biçikletën në vend të makinës për të sensibilizuar qytetarët që të përdorin sa më pak makinën e tyre në jetën e përditëshme, për t’i dhënë qytetit mundësinë e një jete më të shëndetshme. “Jam shumë i lumtur që sot fillojmë një javë fantastike për Tiranës, do të jetë java mobilitetit ku duam të promovojmë një jetë të shëndetëshme në Tiranë, njerëzve që ecin dhe që përdorin biçikletat. Më vjen mirë që bashkë me Eçovolis, atë që nisëm gjatë fushatës, duam që ta vazhdojmë edhe tani në Bashkinë e re të Tiranës”, – tha kryetari i Bashkisë për mediat lidhur me këtë nismë.

Ai ka bërë të ditur se nisma në fjalë do të shtrihet në një javë dhe përgjatë këtyre ditëve bashkia dhe organizatat e ambientaliste do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh që kanë për qellim që të nxisin qytetarët që të përdorin mjetet ekologjike për të lëvizur në Tiranë. “Në datën 22 shtator, ditën e martë, ne do të bllokojmë totalisht trafikun në qendër të Tiranës, brenda asaj që quhet unaza e vogël e Tiranës për të pasur një qendër të kryeqytetit pa makina”, – tha Veliaj.

Më tej ai ka sqaruar se ndërmarrja e kësaj nisme bëhet e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që ka në jetën e qytetarëve lëvizja me makina. “Për disa njerëz këto janë aksione simbolike, por dua që të argumentoj pak pse është jetike për qytetin e Tiranës ndryshimi i stilit të qytetit. Çdo vit në qytetin tonë 500 qytetarë humbasin jetën me problem në mushkëri nga problemet e ajrit. Kjo është një statistikë e frikshme. Kështu që ne këtë statistic e marrim shumë seriozisht. Çdo ditë në bashkinë e Tiranës lëvizin 140 mijë makina. Kjo do të thotë që ka njerëz që e marrin makinë n për të shkuar nga një kafe në një kafë tjetër. Kjo është totalisht e papranueshme”, – tha Veliaj. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Bashkinë e Tiranës është vendosur një stacion biçikletash, ndërsa ka urdhëruar zyrtarët e bashkisë që të përdorin më shumë biçikletat.

9 komente në “Bashkia anonçon nismën “Tirana pa makina”, Veliaj: Në datën 22 qendra e qytetit kthehet në pedonale”

  1. astrit says:

    Zoti Veliaj. Pavaresisht se nuk ke mbushur akoma dy muaj si kryebashkiak, do te rekomandoja te mos merresh me cingerrima, por po punet qe preokupojne Tiranen. Cdo gje deri tani ka mbetur tek venja ne levizje te disa fshaxhinjve me fshesa shqope (!!) dhe sperkatjen e me uje te aneve te rrugeve. Nersa nuk po shohim te nise puna per reabilitimin e shume rrugeve te shkaterruara, vendosjen e kapakeve te pusetave, apo koshave te plehrave qe mungojne ne cdo rruge te Tiranes. Mos u justifikoni tek ato qe ju la bashkia e kaluar, qe ju nuk i pasket ditur, ndersa ne si popull ju votuam sepse e dinim gjendjen.

    1. Leone says:

      E keni votuar Veline ,keni per te pare ndryshime te medha . Si nuk ju ha mortja qe ju bejne budalla keta mashtrues . Po nuk e pate ju qe Rama ka 2 vjet qe nuk po ben asgje per kete popull ??? dhe vazhdoni te mashtroheni perseri .
      Kur do ti therrisni mendjes ????

  2. eu says:

    Kjo eshte nje nisme teper e shendeteshme jo vetem per arsyet qe thuhen me lart ,por eshte dhe nje sport shume i mire per fizikun ,si dhe ekonomik . Ne kete qytet ku une jetoj, eshte nje perdorim i madh bicikletash. Eshte shume kenaqesi te udhetosh me biciklete.

  3. Juri says:

    Bravo Erjon,
    Eshte nisme e mirepritur por ju lutem te lini me shume kohe me pershtatjen dhe organizimin me menyren e re te qarkullimit.
    P.sh.ku do te levizin bicikletat, cilat do te jene zonat e bllokuara dhe alternativat per levizjen per ata qe e kane te domosdoshme (kane punen ne autostrade), qarkullimi me transportin publik a do jete i lehte apo i mbingarkuar si gjithmone, etj.

    Po me perfundimin e javes pa makina a do kete ndryshime, korsi te vecanta per ciklistet qe te ndjehen me te sigurte, vende kalimi per kembesoret, e pse jo dhe gjoba per ata kembesore apo shofere qe nuk respektojne semaforin apo vijat e bardha. Po transporti publik do kete permiresim pasi ne oraret pik eshte e pamundur te qendrosh pa u shtypur pas dyerve te autobusave.

    Nese kjo behet kot, thjesht per t’i thene Europes qe – “e beme dhe ne” atehere me mire mos e beni fare se thjesht krijoni pakenaqesi tek levizesit e perditshem (daily commuters).

  4. Shkodrani says:

    mire do ishte te ktheshim ne kohen e merhumit qe makina kishte vetem nomeklatura , populli bicikleta dhe tolon per ushqim dhe kapertona , bravo rilindja e kuqe.

  5. Aldo says:

    Tirana is where canser originates. Sorry but will never come back unless some major cities clear out of their pollution..!!! ?

  6. pirdh-pirdh says:

    Bashkia e Tiranes nuk eshte levizje e as OJQ ore ti shoq.

  7. shvejk says:

    Jo Shkodrano, mire do te ishte te ktheheshim ne kohen e Bashes,ku nuk na duheshin as kapaket e pusetave biles as trotuaret. Kjo do ishte Tirana blu qe do te doje ti. Fatkeqesisht per ty populli i Tiranes e ka bere zgjedhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje