Akullore me fryrës artificialë dhe qumësht pluhur.
Kjo është akullorja që konsumojnë në shumicën e rasteve banorët e kryeyqtetit
Pothuajse të gjithë tregtarët e akullores në Tiranë pranojnë se përdorin në pregatitjen e akullores një lende fryrese që rrit masen e akullores dhe sigurisht fitimit të tregtarave si dhe esenca të ndryshme.
Investigimi i emisionit “Fiks Fare ” , pati ne qendren e vemendjes se tij nje produkt shume te konsumueshem gjate veres, akulloren.
Ky produkt shume delikat i perftuar nga qumeshti, veza, sheqeri dhe kremerat e qumeshtit duhet ruajtur ne kushte te vecanta.
Temperatura e ruajtjes se saj duhet te jete konstante. Investigimi i “Fiks Fare ” tregoi qe keto kushte nuk plotesohen nga tregetaret, te cilet njeheresh jane edhe prodhuesit e akullores. MAdje gjeti raste kur akullorja tregtohej e shkrire ne vasketen e saj.
Tregtaret pohojnë se e ruajnë akulloren që nuk arrijnë ta shesin edhe per disa dite, madje ka raste kur thone se akullorja mund te rrije per jave apo muaj në frigorifer.
“Akullorja eshte si mishi, nuk prishet dhe nje vit po ta mbash” – thote njera nga tregetaret.
Ata tregojnë disa mënyra sesi e riciklojnë akulloren e mbetur për disa ditë, duke e përzier me akullore të sapopregatitur dhe e rihedhin në treg, duke rrezikuar kështu shëndetin e kosumatorëve
Ky veprim është johigjenik, por eshte gjithashtu ne kundershim me ligjin per ushqimin.
Produktet e perdorura per akulloren ishin gjithashtu pjese e investigimit. Per te rritur fitimin e tyre shumica e prodhuesve te akullores perdorin lende si “svelto” apo “velex” te dy keto emra tregtar te nje substance qe perdoret per te rritur masen e akullores.
Keto produkte nuk jane te ndaluara me ligj, por vete tregtaret tregojne qe duhen perdorur me shume kujdes. Per nje liter qumesht duhet perdorur vetem 4 gram nga kjo lende.
Nje nga tregtaret tregon : ” Kjo lende e fryn akulloren edhe rrit peshen e saj , por eshte e rrezikshme”.
Qumeshti pluhur dhe esencat jane nje tjeter element qe perdoren per te rritur fitimin.
Tregtarët tregojnë se qumështi pluhur është baza e tyre për prodhimin e akullores, pasi është dhe me më pak shpenzime. Nga 1 kilogram qumesht pluhur , I cili kushton 600 lekë, perftohet 9 kilogramë qumesht i lengshem, ndaj fitimi rritet ndjeshem.
Ne baze te ligjit te ushqimit, jane tregtaret pergjegjesit kryesor per kushtet e ruajtjes se produktit qe ato vete prodhojne dhe tregtojne. Ato gjithashtu kane detyrim ligjor te analizojne cdo prodhim te ri qe nxjerrin ne treg.
Investigimi i transmetuar mbreme ne Fiks fare, tregon qe analizat e produktit te akullores tregtaret i bejne nje here ne vit, por ka gjithashtu nga ata tregtare te cilet marrin flete te gatshme analizash dhe nuk e analizojne produktin. Askush nuk u kontrollon fletëanalizat me të cialt duhet të shoqërojnë cdo prodhim të ri që hedhin në treg.
Specialistja e sektorit ushqimor, prane AKU Elvira Dibra na tregon qe akullorja duhet ruajtur per ore, ose maksimumi nje dite. Sipas saj në treg nuk ka akullore që riciklohet apo që të ruhet në frigorifer më shumë se një ditë, ndërkohë që pamjet e publikaura dje në Fiks fare tregonin të kundërtën
“Ne i bejme thirrje konsumatorit qe te bleje ne vende te cilat plotesojne kushtet higjeno- sanitare “- thote Dibra
Specialsitët e AKU-së si shenjë dalluese të akullores së ndenjur konsiderojnë grimcat e akullit.Këto grimca akulli, sipas specialsites së AKU-së, tregojnë se akullorja ka shkrire edhe eshte ngrire perseri.
Ndërkohë që vetë tregtarët pohojnë se akulloren e ndenjur e përziejnë me akullore të re për të humbur të gjitha shenajt që tregojnë se është ricikluar
Moooossss, Erion Veliaj do ndaloje edhe akolloret tani
E cfare skandali ka ketu? Amerika cdo ushqim ne supermarket e ka me perberes artificial e hormone.
ja perse duhet tolloni…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Ueeee ca skandali modh eee!!! Prite kur te na dalin edhe qebabet me mish macje tani.
Po kase fiskale kishin?
Per sa kohe nuk deklarohet qe behet me qumesht tamam, nuk ka asnje skandal ne kete mes.
Fryres artificial, ketu ne amerike eshte “industry standard”. Akullorja nuk shitet me peshe por me vellim. So give us a break.
ja pse sunitet kane shkuar per lesh………..
Na befte mire….!
O Tarras , duke pare se budallenjt si ti nuk mund ti ndaloje dot ,mbase mund te ndaloje qumshtin e manipuluar. Nga kjo mund te perfitoje edhe shendeti jot,jo ai mendor ,se ai te paska ikur per lesh.Meqense ra fjala, shkruhet akullore jo akollore.
Futja kot.
Filloi Ministria e bujqesise edhe nje gushate per lek, si me qumshin…
hahaaa
Lexoni kutite a akulloreve qe vijne nga jashte cfare kane ne perberje,..
LSI do lek. Kontriboni ju lutem!!!!