Sokol Mjacaj, vrasësi i ciftit të turistëve çekë thotë se është penduar për krimin, që sipas tij kishte vetëm synim grabitjen. “Jam penduar. Shumë do të thonë, po ky çfarë thotë. Edhe jetën time do ta jepja. Ajo që ndodhi nuk kthehet mbrapsht…”.
Në një bisedë telefonike nga burgu i Lezhës, ku mbahet i izoluar, ai tregon per “GSH” momentet e krimit të rëndë, kur mori peng Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kasinova dhe më pas i vrau, pasi çeku tentoi t’i merrte armën nga dora.
“U mora vetëm një telefon. Gjithçka e imja mbeti aty. Edhe atletja. Shkova i zbathur tek disa të afërm të mi”, tregon Mjacaj. Ai shprehet se do ta presë i qetë verdiktin e drejtësisë.
Sokol ju akuzoheni për vrasjen e dy turistëve çekë, Michael Svatos e Anna Kosinova, a mund të na rrëfeni se çfarë ndodhi atë ditë në Prekal të Shkodrës?
Qëllimi im ka qenë grabitja e dy turistëve. Jo e atyre, ata ishin krejt rastësisht. Unë u kam dalë para me armë në fshatin Lotaj, kam hipur në makinë me ta, si kam marrë peng. Njëherë hipa në makinë normal. Ai djali më zbriti në tokë. Jam ulur në tokë, i kam drejtuar armën dhe i kam zbritur të dy në tokë. U kam marrë telefonin se donin të komunikonin. Ka ardhur ai djali është ngjitur në makinë, i dhashë çelësat e makinës, pasi ja kisha marrë. Jemi nisur në drejtim të Shkodrës. Nuk u thashë se do t’i grabisja. U thashë do vij me ju deri të Ura e Mesit. Ua shpjegova edhe me shenja, pasi unë nuk di anglisht. Në momentin që kemi hyrë në fshatin Prekal ka vazhduar t’i shtojë shpejtësinë makinës shoferi, i tha të shoqes, vendose rripin e sigurimit. Ai po më verifikonte nga pasqyra. I thashë: Ke ndonjë problem? Jo, më tha në anglisht. I thashë ule shpejtësinë. Duke ecur vetëm kur frenoi dhe më kapi armën. Në atë moment kam qëlluar ndaj tij. Mandej nuk di as vetë sesi ka ndodhur. Vetëm mbaj mend se vajza kishte dy duart në fytyrë. Kaq ishte. Ndodhi.
Takimi me dy turistët ishte rastësor, apo i kishit vëzhguar gjatë ditës dhe kishit bërë plan për t’i grabitur?
Ka qenë krejtësisht rastësore.
Çfarë arritët t’u grabisnit?
Vetëm telefonin, që mu gjet në xhep në momentin e arrestimit. Ua mora që në momentin e parë kur i mora peng, mos të flisnin me policinë apo kënd tjetër. E kam diktuar më vonë që telefonin e kisha në xhep.
Sokol ju e keni kryer krimin i vetëm apo keni pasur dhe bashkëpunëtorë të tjerë?
E kuptoj shumë mirë pyetjen që ma bëre. E vërteta është se jam krejtësisht i vetëm në këtë ngjarje dhe nuk ka pasur dijeni njeri lidhur me krimin.
Pasi kryet vrasjen, si vepruat ku u fshehët?
Kam dalë nga makina. U ngjita në një makinë rasti që drejtohej nga një djalë i ri dhe po ikte në drejtim të Shkodrës. Kam shkuar tek disa njerëzit e mi, në vendin e quajtur Hot i Ri. Më pyetën çfarë ke, se isha zbath. Njërën atlete e kam lënë në makinë, çdo gjë me ngeli atje, vetëm telefonin e tyre kisha me vete në xhep që ua pata marrë që në fshatin Lotaj. Kam qëndruar atë natë te njerëzit e mi. Më pyetën ku isha, përse je bë kështu, pse zbath? E plot pyetje të tjera. U thashë se jam rrëzuar me një motor, por s’ka ndodh asgjë.
Pra, ju nuk jeni shtyrë nga askush për ta kryer vrasjen?
Jo, nga askush. Gjithçka e bëra unë.
Jeni penduar për krimin që keni kryer?
I penduar jam shumë. Ajo çfarë ndodhi nuk kthehet më pas. Të kisha sesi ta ktheja, do isha gati… disa njerëz mendojnë se flet kot ky, por ata…unë e mendoj vetë, do jepja jetën time në vendin e atyre.
Nëse do të keni përballë prindërit e Michaelit e Annës, çfarë do ju thonit?
Ju kërkoj shumë ndjesë. Ma bëni hallall për çfarë ju kam bërë. Ju kërkoj shumë falje.
Do ta bëni këtë gjë dhe në sallën e gjyqit përpara syve të tyre?
Po.
Sokol ju keni qenë i dënuar edhe më parë për pjesëmarrje në vrasjen e një fëmije. Mund të na thoni se cili ka qenë roli juaj në ngjarje?
Në atë kohë unë kam qenë një fëmijë 15 vjeç. Ai djali që ka vdekur ka qenë shok me mua, vëllain e tij unë e kam pasur shumë të ngushtë. Pavarësisht se edhe personin që është dënuar e kam pas shok. Vrasjen e ka bërë Besnik Kodra. Atij i ngeli në dorë. Nuk kishim plan ta vrisnim. Kemi shkuar që të na tregonte për të mbjellë hashash në atë zonë. Ngjarja ndodhi e tashmë të vërtetën e di gjithë Shqipëria.
Që pas vrasjes së fëmijës ju keni pasur probleme me familjen, por pas vrasjes së turistëve, duket sikur ju kanë braktisur. Ju keni kontakte me familjen, vijnë prindërit t’ju takojnë?
Unë flas në telefon vetëm me vëllain. Ai është larg. Gjendja ekonomike e imja dhe e familjes time dihet si është. Unë flas vetëm në telefon me të. Kanë ardhur dy djemtë e dajës tim më kanë takuar. Asgjë më shumë.
Ju flisni për herë të parë lidhur me këtë ngjarje. Besoj e keni menduar edhe dënimin e rëndë që ju pret, çfarë shpresoni nga drejtësia?
Nuk mund të them asgjë lidhur me këtë. Drejtësia i di vetë vendimet e veta. Kështu që s’mund të them asgjë tjetër.
Burg te perjetshem per shpellarin me bisht!
Pendimi yt eshte sikur te pendohej shpellari i vicidolit! Vetem litari shpeton njerezit prej jush!
Qeveri e ndyre ,e poshter ,politikan hajdut ,kriminel drejtesi e korruptuar deri ne palce .Mqs eshte penduar krimineli gjakftohte qe mori jeten dy njerezve te pafajshm ,vetem se i kishte pelqyer telefoni ,sipas te dhenave te dites se pare ,ka mundesi qe kermat qe ligjerojne kete shtet ,ta nxjerrin mbas 1 viti ,ashtu si e nxorren per vrasjen e pare .Ptuuuuu kerma .
Thuhet se koka è falur nuk pritet.Po kushedi beson me tek ky person? Te gjithe Keta kriminela ,kerkojne meshire pasi kane kryer krimin,se u dhimset koka e tyre,po per kokat e atyre qe vrane perse nuk u erdhi keq? Mos do te bej dhe nje te katert ky ,se tre i ka ber!
Këta janë “heronjtë” tanë të Shqipërisë demokratike…(???!!!)
Turp ti vij ketyre gazetareve ,qe marrin ne interviste kete kriminel qe duhet varur ne maje te Thethit ,e jo ta trajtojne si vip . Mbas disa vite del nga burgu ,ashtu si doli heren e pare se eshte treguar i sinqerte.dhe ne kete rast po tregohet akoma me i sinqerte .
Rama duhet t´i porosit pi Americe 100 karriga elektrike kurse nga Franca 50 Gillotina
Guillotine-a funkcionon ma mire!
MOS i bini ne qaf kti djali te mjer perpara se ta ofendoni mendoni ku jetonte,mu ne fund te botes ku ka vetem arinj, sa doli nga burgu ku ne shtepi nuk gjeti as te jemen se i kishte vdekur por gjeti vetem baban me vellan e vogel pa as nje te ardhur ne nje mjerim te pa imagjinushem,ky esht viktima sistemit qe ndertuan politikanet SHQIPTAR jetonte ne nje mjerim migjenian,si tha i jati vajzes ne çeki,ketu ne çeki te vrasin per 50 kuna,si tha kur e pyeten, ja kuptoj hallin atij fukarai ai e kishte vajz viktimen dhe e kuptoj hallin e kti djali te gjor, ju qe rrini ter diten ne feizbuk qe shikoni perdit njerez qe vrasin veten nga mjerimi ktu tek ne, nuk e kuptuat kurr hallin e kti djali, vetem shfryni sikur i vrau per qef ata turist,i vrau nga uria o njerez,PPSHja i fuste me detyrim dikur njerzit ne pun dhe thosh ktu nuk ka ndim sociale te ter jetojn me rrog kush nuk punon o do vjedhi per te ngren o do vrasi rrug tjeter nuk ka, kjo ishte arsyeja qe nuk linin njeri ne at koh pa pun,po sot nuk e rruan as politika as shteti se ke te hash ti apo jo dhe njerzit per mbijetes bejn kto veprime,e kush nga ju komentusit nuk do bente krim ne nje gjendje aq te rend siç ishte ky djal pa pun pa buk kushedi sa koh kishin pa ngren, a mendoni o njerez e kuptoni qe hyni ne gjyna kur e shani kte djal te gjor nuk ju vjen zor, nuk jam dakort per vrasjen aspak po e kuptoni gjendjen qe ndodhej ky njeri dhe shkakun qe e shtyu ne krim apo shani se ju prishi imazhin ju imazhin ja u kan dhjer politikanet e te tera ngjyrave dhe sju vjen turp jeni ber gazi botes vetem dinjitet nuk ju ka ngelur me keni 25 vjet kerkoni imazh, se vet e gjeni nje cop buk,qoft edhe ne menyr te pa ligjeshme se jetoni ne qytet njerez pa llogjik,shteti le ti japi denimin kti djali po ne rradh te pare ti garantoj buken te jatit dhe vllait te vogel se esht turp i botes.
Nuk mendoj se eshte penduar…Thjesht ka frike nga ndeshkimi, thjesht dhe vetem i dhimbset vetja e tani sdi me cte thote…Po kete shprehjen “Do jepja dhe jeten time…” Kjo eshte “vrasja e dyfishte” qe ben kjo kategori…Te vret fizikisht pastaj edhe me hipokrizi…
O Mondi mir e ke gjynof me i ra n’qaf ktij floririt,pa dashje i keputi 1+2 jet,mos ta kishin kap bo vaki te kishte zon robt e tu diku e pastaj besoj nuk do komentoje si toc kuklle
Si shume shpejt ky pendimi! Prit njehere, prit. Mendohu ca. Nja 35 vite te pakten. Pastaj e bejme edhe intervisten: “Sokol, a mund te na thoni ju lutem si ju duket tani qe i bete 35 vite burg dhe keni mberritur ne gjysme te denimit?”
Ky ndyresire eshte I pa bese,ai po te lirohet nga burgu perseri do vrase.
Bani nji nder te fundit vedit dhe zones ku je rrit, vare veten ne qeli se na ke korit he qen!! Rren! Rren! Telefonin ja ke shit atij shitesit te karburantit dhe ciftin e ke ekzekutua me gjakftohte. Te dy i kane pase plumbat pas kreje…