Ka veç një gjë, mendoj unë, për të cilën Kryeministri Rama duhet përgëzuar, dhe kjo gjë është përpjekja e tij për të mbjellë a imponuar mes shqiptarëve një kulturë të respektit ndaj rregullave, ligjit, institucioneve e në përgjithësi ndaj detyrimeve që kanë si shtetas. Është për të ardhur keq që nuk është mbështetur në këtë përpjekje. Po kjo e ka një shpjegim. Së pari, është refuzimi instiktiv i idesë orwell-iane se “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, por derrat janë më të barabartë se të tjerët”. Me fjalë të tjera, ka shumë që mendojnë se nuk është e drejtë, nuk ka kuptim, ndoshta nuk është e mundur, që një klasë politike që besohet se është e korruptuar dhe e papërgjegjshme, t’i imponojë shoqërisë një standard moral që ajo vetë ka refuzuar ta bëjë të sajin. Në Shqipëri nuk është se është vënë re ndonjë animozitet a mllefosje popullore, që do ta shkurajonte këtë reformë, por kredencialet e dobëta morale të klasës politike janë gjithsesi një problem. Kompleksi i fajit e ndërgjegjja e pistë nuk janë arma më e mirë në duart e atyre që duan të bëjnë reforma. Ja, më thoni, nuk krijon një kompleks faji fakti që një i këputur në mes nga pesha e halleve të mbijetesës çohet në burg ngaqë nuk ka paguar faturën e energjisë elektrike, në një kohë që për shpërdorimin e parave e të pasurisë publike, ndonëse ka prova të vazhdueshme se ky shpërdorim është kolosal dhe ndodh ditën me diell, nuk i janë vënë askujt prangat në duar?
Por, le ta themi qartë. Sa më sipër është pengesa më e vogël në morinë e pengesave që ka hasur ky vullnet i Ramës për të kryer këtë lloj reforme. Një pjesë të fajit për këtë e ka Rama vetë, pasi e ka komprometuar këtë ndërmarrje së pari me format e improvizuara që i ka dhënë. I është futur punës, pa i shkuar në mendje se po gabonte që këtë reformë të jashtëzakonshme po e aplikonte sikur të ishte fjala për një aksion a fushatë. Jo më kot ca e ca janë të prirur që ta emërtojnë si “aksion” këtë ndërhyrje komplekse. Dhe ky është një nga defektet e Ramës: do të bëjë gjëra të mëdha me frymën e një aksioni.
Së dyti, e ka komprometuar gjithçka me ligjërimin tepër të vrazhdë e irritues (refrenin “burg, burg, burg” e ka bërë të tijin, dhe si për inat të të gjithëve, e ka kënduar këtë avaz edhe kur ka marrë vesh se nuk ish duke rënë mirë në veshët e shqiptarëve; e nuk kish se si, e se pse, të binte mirë). Së treti, e ka komprometuar me një si zell, pasion, hov, entuziazëm që më shumë i janë marrë për një dalldi sesa për një plan të mirëmenduar. Së katërti – kjo temë, dihet, më vjen shumë për osh – ka qartazi një mospërputhje mes idesë se një shtet nuk mund të funksionojë pa rregulla e ligje dhe mes asaj që shqiptarët, për shkak të natyrës së tyre reaksionare, përtace e transgresive, janë të gatshëm të pranojnë e të mbështesin. Disave nuk u kish pëlqyer teza ime e artikullit të fundit në “Shqip”, ku mbështetjen elektorale e suksesin politik të disa gangsterëve nuk e lidhja veç me faktin që “politikanët shqiptarë, përfshirë Ramën, kanë qejf të bashkëpunojnë me tipa të tillë”, por edhe me faktin që shoqëria shqiptare, sidomos zgjedhësit, janë të korruptuar, të korruptueshëm e të gatshëm për të mirëkuptuar e mbështetur sojin e banditëve. Unë vijoj t’i mbahem kësaj ideje, sidoqë e di se, për sa i takon mbështetjes së vogël që u jepet përpjekjeve për të ndërtuar një botë e një shtet me rregulla, përgjegjësia bie në radhë të parë mbi Kryeministrin, i cili nuk ka ditur ta bëjë të ngjërueshme për shqiptarët gjellën e kësaj reforme. I ka hipur në kokë që ta bëjë këtë gjellë, ta bëjë ashtu si ai di e do ta bëjë, e më në fund t’ua japë me pahir shqiptarëve, duke mos e vrarë mendjen se shqiptarët mund ta vjellin me ta ngrënë këtë gjellë. Ose ka gjasa që të mos e vënë fare në gojë.
Një gjë është e sigurt. Njëzet e pesë vitet e shkuara kanë qenë 25 vite të një çorganizimi të organizuar në këtë vend. Doni një “detaj” të kësaj tollovie? Janë 350 mijë ndërtime pa leje. Përsëris: 350 mijë. Janë bërë nën hundën, madje me miratimin e inkurajimin, e qeverive, institucioneve, policisë, strukturave të tjera të sigurisë, medias etj. Dhe një nga arkitektët e kësaj rrumpalle ka qenë vetë Edi Rama. Nëse doni prova, shihni Tiranën, që është bërë një nga qytetet më të shpifura mbi faqe të dheut! Dhe Tirana është në një masë të madhe vepër e tij.
Tani, të paktën në këtë drejtim, Rama duket i ftilluar. Nuk është i ftilluar deri në fund; ndryshe nuk do të na kish provokuar me atë idenë për ta mbjellë me beton edhe hyrjen e parkut ngjitur me korpusin e universitetit, por edhe kështu, edhe kaq, sa i ka ardhur, është një frymëzim antirrumpallë. Aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, mbylljen e universiteteve që shisnin diploma, çmontimin e fenomenit të Lazaratit (mbjellja e kanabisit vijon, megjithatë), ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike dhe të ujit, detyrimin e bizneseve për të lëshuar / marrë kupon tatimor për çdo shitje / blerje që bëjnë etj., etj., janë nisma që i kundërvihen kaosit.
Dhe prandaj është për të ardhur keq që nuk ka marrë mbështetje në këtë drejtim. Nga opozita as që mund të presë ndonjë gjë, e duhet thënë se kjo është një sëmundje që s’ka të bëjë veç me këtë opozitë. Ka qenë në stilin e sjelljes së çdo opozite nxirosja e çdo veprimi të qeverisë. Nga ana tjetër, shkrimet në gazetat e rëndësishme apo të autorëve të rëndësishëm, në favor të këtij aksioni numërohen me gishtat e njërës dorë. Madje, më e mira gjë që kanë mundur të bëjnë gazetat tona ka qenë fokusimi i bujshëm te rasti i njerëzve që, për shkak të varfërisë, nuk janë në gjendje të paguajnë fatura, taksa e detyrime të tjera ndaj shtetit. Por këtu u është bërë krah edhe vetë qeveria, e cila nuk ka dashur që ta shoqërojë këtë aksion me një paketë të mbrojtjes së shtresave në nevojë. Dhe habitet pastaj se pse mijëra njerëz duan të ikin në Gjermani. Po ku të shkojnë, nëse ekonomia në Shqipëri nuk ka shenja jete, nëse ata vetë janë të papunë e nëse nuk kanë fuqi të paguajnë as faturën e energjisë elektrike?
Kjo nismë apo reformë (le ta quajmë si të duam), që synon një marrëdhënie të re mes shtetasve e shtetit të tyre, është një gjë që nuk duhet lënë në mes të rrugës apo më keq akoma, të dështojë. Dështimi nuk do të ishte thjesht i Edi Ramës. Do të ishte edhe dështimi ynë. Por puna është se dështimi mund të vijë veç prej Ramës, i cili ka ende kohë që këtë reformë ta bëjë të tillë që edhe elita t’i japë mbështetje, edhe shqiptarët të mos e përjetojnë si një shock.
Analist koti je o muc mavria…
“Tollovaja” ne keto 25 vite eshte stimuluar nga pushtetaret,te cilet kane vene pasuri prallore.
Ne disa rubrika tv.shikoja protestat e tregtarve,per tu trajtuar si shites ambulant,kur ata sheshin 16 ore ne dite mallrat e tyre,pa levizur nga vendi.
Ankoheshin per taksat,kur ne te njejten kohe,shumica e tyre marrin dhe pensionin e parakoshem te ushtarakut !
Qeveria duhet te bej nje rishikim te pensioneve te parakohshme te ushtarakve,te cilet jane ripunesuar,ne sektorin privat dhe shtetror !
Nuk i ikim dot,o Muc.Eshte brenda nesh.Vrapon me te njejten shpejtesi,sikur edhe NE.
2 jane ilacet me efektive:Koha dhe Vdekja.Eshte edhe Edukimi,por NE nuk jena kthy nga ajo ane.
Fjalia e pare: Rama ka respekt ndaj ligjit?!
O Muç kari, drejtori i Antikorrupsionit ne Kryeministri u kap me targa false, dhe Edi Rama yt vazhdon e mban ne pune.
Ik o kar i rrjedhur.
Sakt dhe mese e vertete. Pa nje plane masash per shtresat ne nevoje nuk mund te fillohet nje aksion qe i ngjane nje reprezalje apo ndjelljen e simptomes frike per cdo gje qe kalon dhe ndodh.
Per mua jetesa ne Shqiperi eshte bere e frikshme dhe e pa shprese.
Qyteti nga une vij, nje biznesman fiton 10 milion leke(te vjetra) ne muaj, dhe paguante taksa, sa ata qe shesin nje arke me banane. Te gjithe te punesuarit i paguan me leke ne dore, dhe nuk ka asnje te rregjistrur. Kur e pyeta se si ia del qe nuk paguan taksa, me tha;” Shume e thjeshte, u jap para ne dore ketyre te tatimeve, pasi dhe biznesin e kam rregjistrauar si te vogel”. Mjere kush jeton ne ate palo vend.
“Ne boten e qorrave, nje njeri me nje sy, eshte mbret” thote nje shprehje popullore ne Amerike. Edhe Rama eshte cakerri yne! Duhet mbeshtetur! Por eshte fare i pakuptimte, qe te “ashtu quajturit demokrate” e sabotojne! Shqiperia eshte e destinuar te mbete ne varferi te perjetshme, neqoftese nuk vendos shtet!
Ministr Tahiri eshte kapur makina ne trafik hashashi ,cfare prisni me nga kjo qeveri ??? .
Peshku qelbet nga koka jo nga bishti .
Kete vend duhet ta marrin lider te paperlyer qe te fillojne nje qeverisje te paster .Sa per ate parlament ku 80% jane si mos me keq ky vend keshtu do te shkoje ,here majtas ,here djathtas. Blej vota me njerez te korruptuar ,Aleance me te korruptuar . Katastrofe eshte ky vend .
Rama do te mbetet viktime e vetvetes!
Une jam i bindur per kete. Ne se nje “kundershtar” nuk do qe ta vrasesh per fare, zeja deren, por leja dritaren e hapur qe te mund te shpetoje gjalle! Ky i ka zene te gjitha shtigjet dhe ka shume mundesi te bjere edhe vete viktime e humneres ekonomike e sociale qe prodhon ky lloj presioni aksionar me protogonist vete Ramen per te gjitha gjerat;
Se dyti, me ke do i beje Rama keto “aksione”, pasi qe ato te jene permanente e si te tilla te mund te quhen reforma, duan nje administrate te shkolluar, duarpaster, pa “nuhatje” politike e jkorruptive. A eshte e tille administrata e Rames? Medet! Eshte totalisht e kunderta: e pashkolluar, e pakulturuar, teresisht politike, me duar te “holla” per ti futur lehte ne xhepat e cdokujt e mendje kriminale, per te “nernshtruar” kedo qe u del perpara.
Fundi dalt me hajr- thote populli. Druaj se ky fund i te tilla aksioneve, nuk do ti dale me hajr, jo se ato nuk duhen bere ne vetvete, por se duhen bere graduale, te qendrueshme, krahas me krijimin e alternativave ekonomike e sociale komplementare, dhe nga njerez ne lartesine e reformave te kerkuara
Ndersa shqiptaret ,ne shumice te cilesuar,presin nje shpejtesi me te madhe te reformimit radikal qe t’i jape fund 25-viteve te nje organizimi te corganizuar ,Muci mezi e ben nje mbeshtetje mediatike per kete realitet shendoshje te opinionit publik.Nderkaq,e ka ne dore te mbeshtese ate qe e aspirojne perdite shqiptaret,reformen qilizme ne drejtesi.
Nqs Mucit nuk i mjafton verdikti i 23 qershorit per perkrahjen popullore te reformave te domosdoshme(sado te dhimbshme qe te jene ato),ky eshte problem i tij personal
Nuk pres asnje mbeshtetje nga Opozita shqup-se dhe mediat e mllefosura per cenimin e interesave te tyre mafioze,,,,bile ky fakt me ben te besoj se udha e reformimit qe po perjetojme eshte e drejte dhe e sakte.
nuk mund te ecet perpara z. Nano kur KM aktual refuzon te mbeshtese prokurorine dhe z. LLALLA qe kuptohet ka te pakten 2 vjet qe merr rrogen kot – KOT FARE – per te derguar para ligjit Salijen te parin … me kaq ngarkesa kriminale ky njeri do te ishte derguar ne burg edhe tek vendi i Mugabes. Vetem ato qe deklaron perdite ish-bodugardi i tij Z. Haxhia – cfare faktesh duhen me shume.
Nuk mund te behet DREJTESI me Thesin e Qelbur te Krimit – SSHB – para Pallatit te Drejtesise.
muc, me zhgenjeve me kete artikull. nje rremuje e vertete, pa bosht.