Natyra e institucioneve politike e ekonomike ne Shqiperi

18 Shtator 2015, 19:05Blog TEMA
Natyra e institucioneve politike e ekonomike ne Shqiperi

Ilir Banushi 

Dy profesore, Acemoglu dhe Robinson, rreth tre vjet me pare kane publikuar teorine e tyre ku percaktojne se pse disa kombe sot jane ne maje te zhvillimit dhe disa pas, apo shume pas. Me pak fjale, sipas tyre, dallimet kulturore, gjeografike, etj, konsiderohen pothuaj te paperfillshme. Me kryesori, eshte pikerisht menyra se si keta popuj I kane projektuar institucionet e tyre ekonomike e politike duke futur konceptin e institucioneve perfshirese e perjashtuese, ku te parat I kene ndertuar pikerisht kombet me te zhvilluara sot ne bote. Institucione mikse apo teresisht perjashtuese ka kryesisht ne vendet ne zhvillim apo ato te varfera. Institucione perfshirese-ku vendimmarrja dhe zbatimi eshte ne interes te shumices, garanton dhe stimulon ligjerisht progresin, iniciativen,investimin, etj procese te domosdoshme per zhvillim, apo perjashtuese- vendimmarrje brenda nje elite te ngushte dhe kryesisht per interes te saj. Institucionet politike dhe ekonomike perfshirese japin nje zhvillim te qendrueshem dhe ne gjendje te perballoje sfidat e kohes. Institucionet perjashtuese mund te krijojne zhvillim , por gjithmone ky do jete I perkohshem dhe shanset jane qe nje shtet I tille te bjere ne ciklin vicioz te cilin sociologu gjerman Robert Michels e quan “ligji I hekurt I oligarkise”, ku elitat sunduese zvendesojne njera – tjetren, ndonjehere edhe me revolucione por pa ndryshuar pothuaj asgje tjeter ne drejtim te mireqenies se popujve.

Megjithese kjo eshte nje fushe e gjere diskutimi, me poshte po paraqes nje perpjekje te shkurter dhe modeste, per ti pare ne kete kendveshtrim se si jane te ndertuara institucionet tona ekonomike e politike.

Faza I – Trashgimine e popujve te pushtuar nga otomanet vete autoret e paraqesin pak a shume keshtu me ane te nje shembulli te thjeshte: Ne 1445 Gutenberg shpiku shtypshkronjen duke revolucionarizuar printimin e librave te cilat deri ne ate kohe kopjoheshin me dore. Kjo shpikje vershoi ne gjithe Europen perndimore. Otomanet e ndaluan futjen e kesaj shpikje deri ne 1727. Arsyet jane te thjeshta: Injoranca eshte nje aleat per te shfrytezuar popujt. Me pas ky proces ishte nen kontroll te repte te qeverise dhe deri ne 1779 botimet ishin ne nivele qesharake (rreth 24 ). Pasojat ishin te tilla: Ne 1800 rreth 2-3 perqind e popullsise se Perandorise Otomane ishin e arsimuar kundrejt 60 % e meshkujve te rritur dhe 40 % e femrave ne Angli. Ne keto kushte, pervec shume te tjerave, eshte e qarte se perse Revolucioni Industrial morri jete ne Angli dhe jo ne Perandorine Osmane. Edhe Portugalia, e cila konsiderohej prapa ne kete drejtim kishte 20 % te popullsise se rritur e cila dinte te shkruante e te lexonte. Ky shembull per nivelin e kontrollit mbi botimet shpreh qarte nivelin e absolutizmit te kesaj perandorie e cila krijoi institucione ekstremisht perjashtuese, te cilat vetem pengesa mund ti nxirrnin zhvillimit dhe keshtu vazhdoi deri ne shembjen e saj.

Konkluzioni I kesaj periudhe historike : institucione ekonomike e politike ekstremisht perjashtuese.

Faza II – Ne kete baze trashgimie, institucionet e para ekonomike e politike te ngritura ne Republiken dhe me pas Mbreterine e udhehequr nga Zogu, priteshin te ishin perjashtuese. Ato per here te pare I dhane forme institucioneve te verteta te nje shteti relativisht te ri shqiptar. Pavarsisht perpjekjeve te nxjerrjes se ligjeve te cilat kishin si reference shtetet me te perparuara te kohes, institucionet ishin perjashtuese madje ato politike tejet perjashtuese. Per shkak te centralizimit te krijuar nga keto institucione ( kusht I domosdoshem sipas autoreve deri ne kufijte e pranueshem per te nxitur zhvilimin), krijimit te nje lirie relative ne treg, etj faktor , vendi pati nje zhvillim te lehte, gjithnje duke iu referuar periudhes se meparshme, ku filluan dhe elementet e pare te modelit te zhvillimit te kapitalit. Qe institucionet politike ishin perjashtuese kjo nuk vihet ne dyshim duke pare dhe institucionet ekonomike qe ato zhvilluan. Shembulli me I mire ishin monopolet ne pasurite natyrore te vendit dhe menyra si ndaheshin ato. Por ne thelb institucionet ekonomike dhe vecanerisht ato politike ishin perjashtuese madje me elemente ekstrem te tyre, te ndihmuara dhe nga trashgimia dhe tradita e meparshme. Te dyja keto institucione, I sherbyen pikerisht elites se mbledhur rreth sundimtarit te kohes.

Konkluzioni I kesaj periudhe historike : institucione politike dhe ekonomike tejet perjashtuese.

Faza III – Kjo faze e zhvillimit te institucioneve vazhdoi te prodhonte institucione teresisht perjashtuese. Ashtu si ne vendet e tjera ish komuniste pati nje cikel zhvillimi ekonomik I cili krijoi te bashkekohesit e tij idene se keto institucione dhe ky rend I ri jane pikerisht ato te duhurat. Ky ishte shembulli tipik I zhvillimit nen institucione teresisht perjashtuese dhe te rritjes se perkohshme ekonomike qe keto institucione zhvillojne, rritje e cila vazhdoi deri rreth viteve 70, jo vetem ne Shqiperi por dhe ne vendet e tjera te bllokut. Kjo rritje, zakonisht zbatohet duke alokuar burime (kryesisht njerezore) ne dege qe kane me shume efektivitet ekonomik. Ashtu si ne BS dhe ne Shqiperi ky cikel I shpejte zhvillimi ndodhi per shkak te forces se shtetit, I cili zhvendosi burimet nga nje sektor ineficent sic ishte bujqesia, ne drejtim te industrise. Institucionet politike dhe mandej dhe ato ekonomike te cilat ishin teresisht produkt I te pares ishin tejet perjashtuese dhe nuk prodhonin pothuaj asnje stimul prodhimi (tjeter kusht per zhvillim) dhe kjo detyrimisht do te conte drejt rrenimit ekonomik. Edhe keto institucione I sherbyen elites dhe sundimtarit te radhes.

Konkluzioni I kesaj periudhe : institucione politike dhe ekonomike ekstremisht perjashtuese.

Faza IV – Pasi kemi kaluar nje trashgimi te tille institucionesh ekstremisht perjashtuese gjate gjithe ciklit historik, qysh ne themelimin e tyre, eshte e veshtire ndoshta te pretendojme nje cikel institucionesh perfshirese qe do te garantonin zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate. Pervoja e deritanishme e ketyre 25 viteve ka prodhuar ne pergjithsi institucione politike te cilat kane patur si baze autoritarizmin e individeve dhe detyrimisht do te klasifikoheshin si institucione perjashtuese. Institucionet ekonomike kane qene te detyruara te zhvillohen mbi nje model miks, I cili ka qene I imponuar nga hapja e re e vendit drejt ekonomise se tregut dhe diktatit te institucioneve politike perjashtuese mbi institucionet ekonomike. Duke iu referuar teorise qe kemi marre per baze, keto institucione japin nje zhvillim I cili do te jete I perkohshem dhe I paqendrueshem. Ato vazhdimisht krijojne monopole, e mbysin stimulin dhe iniciativen e lire. Vini re ekonomine ne Shqiperi, e cila pasi perfitoi nga ndryshimi I sistemit politik dhe nga disa faktore te perkohshem te cilet I krijon nje moment I caktuar, si p.sh. te ardhurat nga emigracioni, apo dhe nje tjeter zhvendosje e burimeve njerezore ne fillim te viteve 90 drejt sektoreve me eficent (ashtu si ne vitet 50) , eshte futur ne nje cikel stanjacioni si rezultat I menyres se si jane ndertuar keto institucione gjate ketij cikli d.m.th mbi baza perjashtuese. Shkaqet e tjera qe permenden sot jane dytesore apo te perkohshme. Perpjekjet te cilat me shume kane patur karakter individual dhe autoritarist per te zhvilluar institucionet jane dukuri tipike ne kete faze. Institucionet e ndertuara ne keto 25 vjet jane larg te qenit perfshirese dhe nuk garantojne lirine ekonomike, nuk krijojne mundesi te barabarta zhvillimi, nuk garantojne konkurencen e ligjshme, nuk garantojne investimin, etj faktor te domosdoshem per zhvillim. Ky cikel I nisur ne vitet 90 eshte I ngjashem pothuaj ne gjithe vendet e Ballkanit. Shumica e emigranteve te sotem nga Ballkani nuk po ikin prej luftes apo varferise ekstreme, por pikerisht nga lodhja e stergjate prej vitesh, pasi ne vendet e tyre nuk kane mundur te ndertojne keto institucione qe tu garantojne keto mundesi zhvillimi. Institucionet e kesaj faze per shkak te kushteve historike, nuk I sherbejne nje sundimtari te vetem dhe njerezve rrotull tij, po nje elite e cila I ka ndertuar dhe shfrytezon institucionet per nevojat e saj ekonomike dhe mbi kete baze ato jane perjashtuese.

Konkluzioni I kesaj periudhe : institucione politike dhe ekonomike perjashtuese.

Perfundimi : Perparimin e nje populli e garanton vetem ndertimi I institucioneve politike dhe ekonomike perfshirese. Ato I japin tregut lirine e duhur, zhvillim te qendrueshem dhe afatgjate. Ne asnje vend te zhvilluar institucionet perfshirese nuk ka qene dhurate, por kane ardhur pas perpjekjesh te medha dhe nga popuj qe kane qene te ndergjegjshem per ate cfare kerkonin. I pari vend ne Ballkan, qe do zhvilloje keto institucione, do ti largohet kesaj mizerje dhe trashgimie dhe do krijoje mundesine te eci denjesisht me kombet me te perparuara.

 

2 komente në “Natyra e institucioneve politike e ekonomike ne Shqiperi”

  1. Edmond Cata PhD says:

    Vleresoj perpjekjen tende Ilir per te sjellje me kete shkrim nje kuptim dhe interpretim te “informuar” mbi dijen dhe kerkimet e studiuesve. Shkrime te tilla jane te rralla ne mediat tona. Qofte sepse shumices, perfshi “profesoratin” e famshem te universiteteve shqiptare, i mungon formimi i strukturuar akademik; qofte edhe sepse shoqerite dhe qeverite shqiptare historikisht nuk jane mbeshtetur ne dijen dhe know-how por mbi kerbacin dhe klanizmin. Kaq per perpjekjen tende.

    Tani dy fjale per tezen e Acemoglu dhe Robinson, dhe paralelizmin ne rastin e Shqiperise.

    Profesor Acemoglu e njoh mire sepse ne programet doktorale ne universitetet amerikane, ku edhe une kam studiuar, eshte nje nder studiuesit punimet e te cileve iu jepen studenteve per te lexuar dhe analizuar. Eshte vertet nje profesor me punime te shumta dhe serioze. Sidoqofte, edhe tezat e profesoreve te medhenj nuk duhen marre apriori te verteta. Ne fakt, ato vleresohen me mire ne dimensionin e tyre kur i nenshtrohen vleresimit kritik. Sepse kjo eshte ne fakt esenca e shkences: cdo pretendim i njohjes te se “vertetes,” per te qene vertet “i vertete” duhet te kaloje sproven e koherences logjike dhe metodologjike. Ne rastin e shkrimit tend, teza e tyre, qe ti e sjell, eshte qe performanca pozitive apo negative e shoqerive te ndryshme, varet dhe reflekton karakterin perjashtues ose jo te institucioneve. Sigurisht qe karakteri perjashtues ose jo i institucioneve perfaqeson nje faktor influencues te rendesishem. Por ne kuadrin e analizes kritike te pretendimit pyetja qe mund tiu behet profesoreve dhe qe ia hap pastaj rrugen nje debati mjaft interesant eshte ky: Faktori “karakter i institucioneve”, eshte faktor fundor ne ekuacionin logjik, dmth eshte vetem variabel i pavarur, qe influencon dhe percakton cilesine e institucioneve dhe kesisoj edhe nivelin e zhvillimit te shoqerise, apo vete ai, pra vete karakteri i instituconeve, eshte produkt i influences se faktoreve te tjere; shkurt, pra eshte jo thjesht variabel i pavarur por variable me status te dyfishte, edhe i pavarur (pra influencues), edhe i varur (pra i influencuar). Nese une do te isha duke diskutuar me keta profesore, pyetja ime per ta do te ish kjo: Vete karakteri perjashtues ose perfshires i institucioneve, a eshte produkt i faktoreve te tjere te natyres kulturore apo te sjelljes politike? Sepse sic ka thene Douglas North, nje tjeter studiues i famshem i institucioneve, institucionet nuk jane qenie te gjalla pror produkte njerzish; dhe keta te fundit, ne veprimtarine e tyre, brenda apo jashte institucioneve, reflektojne teresine e vlerave dhe besimeve, sjelljes dhe qendrimave, zakoneve dhe praktikave te tyre si individ dhe te grupit apo shoqerise ku bejne pjese! Perse ka rendesi ky diskutim? Sepse nese ne jeten reale, vezhgohet nje anomali (dallimet ne zhvillim mes vendeve), dhe desherohet eleminimi i saj (dhenia mundesi te gjithe shoqerive te arrijne te njejten nivel zhvillimi), anomalia mund te eleminohet vetem nese kemi zbuluar “shkaktarin” e vertete te anomalise. Keshtuqe pyetja tjeter qe do mund tu behej profesoreve eshte: A eshte karakteri perfshires ose jo i institucioneve, eshte shkaktari i vetem anomalise? Dhe per ta mbyllur kete pike: padyshim, karakteri perjashtues/perfshires i institucioneve mund te jete nje faktor i rendesishem kontribues ne dallimet ne zhvillim mes shoqerive dhe vendeve. Por ai mund te mos jete as shkaktari kryesor, as i vetem! Ndoshta, ky faktor arrin te ndikoje jo per shkak te qenies se tij por ndoshta per shkak te bashkeveprimit me faktore te tjere, ose perforcimit te ndikimit te tij nga faktore te tjere si psh ai i kultures politike dhe institucionale.

    Rradhet e fundit i kam per perdorimin e argumentit te tyre ne rastin shqiptar. Prisja ta beje me mire nje gje te tille. Por ne fakt nuk arrin. Nuk e kam idene e shkalles se shkollimit tend, por nese ai eshte i nivelit doktoral, ajo qe do te desheroja te gjeja ne perpjekjen tende te levdueshme eshte nje marrje ne menyre me kritike e tezes se profesoreve, dhe perdorim i tezes se tyre ne menyre me te “matshme” ne rastin e Shqiperise. Po! Shqiperia, shoqeria, dhe institucionet shqiptare karakterizohen nga perjashtimi. Por kjo gje, e thene keshtu, nuk ka edhe aq dobi, sepse eshte nje gje qe shqiptaret e shohin perdite. Shpjegimi perse institucionet shqiptare kane qene historikisht perjashtuese dhe jo perfshirese, do te ishte ai qe do te bente me te vlefshem sjelljen ne vemendje te argumentit te profesoreve Acemoglu dhe Robinson.

  2. Ilir says:

    I nderuar Profesor !
    Une qe po shkruaj jam autori i shkrimit. Nuk i heq asnje presje atyre qe keni shkruar dhe jam plotesisht dakort. U nisa thjesht nga deshira qe te gervishtja sadopak nje ide e cila me duket se gjithnje e me shume lihet ne harrese: vendi ecen perpara me institucione solide dhe jo me institucione qe i pergjigjen deshirave personale te individit sic eshte dhe tradita shqiptare. Dhe ne dijet e mija, baze me te mire teorike se libri i Acemoglu dhe Robinson “pse deshtojne kombet” (botimi britanik), nuk kishte. Profesoret e permendur e analizojne gjithe procesin historik duke marre shembuj nga te gjitha kontinentet, vende te pasura e te varfera dhe arrijne ne ate konkluzion final. Pra ky eshte nje proces historik, social etj, i cili ne vende dhe rrethana te ndryshme ka dhene rezultate te ndryshme dhe jo aq thjesht sa e kam paraqitur ne shkrim. Shkrimi im, per shume motive, ngelet thjesht ne pozita konstatuese per te shprehur ate qe nuk jane keto institucionet qe do na cojne perpara. Pra, jam plotesisht i vetdijshem per kritiken tuaj te sakte jo vetem per teorine por dhe per analizen qe duhet ti behet asaj ne rastit shqiptar. Gjithashtu persa i perket hapesires qe duhen te kene keto teori, e konsideroj jo normale, qe ne Shqiperi, prej 15 vitesh analizat mbeshteten mbi “perplasjen e qyteterimeve” te Huntingtonit e cila ka shume me teper defekte, se ajo e Acemoglu e Robinson apo profesoreve te tjere. E vetmja gje qe nuk jam dakort eshte pjesa finale ku konkludoni qe shqiptaret e shohin cdo dite qe karakterizohen nga perjashtimi. Ne kete rast mendoj se pjesa me e madhe jetojne me iluzionin e perfshirjes.
    Ne fund nje sqarim personal: nuk kam pasur asnjehere karriere akademike apo nje titull shkencor, jam punonjes ne nje administrate lokale, por jam ushqyer gjithmone me idene e leximit te cfardo titulli qe me bie ne dore dhe per kete shkak besoj se i justifikoj kritikat qe me beni. Keshtu qe jam i nderuar qe ne kete mori komentesh anonime dhe lum sharjesh qe ka sot ne media, pata fatin qe te terheq vemendjen dhe te kem nje koment nga nje profesor.
    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje