Diskutime dhe debate të shumta janë hapur në ambientet publike në lidhje me lirinë akademike të cënuar nga ligji i arsimit të lartë. Po në fakt ҫfarë është në të vërtetë liria akademike? Ku jemi dhe ku kërkojmë të shkojmë?
Termi liri akademike i ka fillesat që në mesjetë, në kohën kur universitetet europeane ligjërisht fituan të drejtën e vetëqeverisjes duke fituar lirinë për të organizuar, kontrolluar pranimet dhe për të themeluar standartet e dipllomimit (të drejtës për të përfshirë ose jo në edukim njohuritë fetare).
Liri akademike do të thotë: liria për të ngritur pyetje– ajo që autoritetet e quajnë njohuri të themeluara dhe të kuptueshme dhe mundësi për të ngritur pyetje rreth problemeve dhe parashikimeve të bazuara në interesat dhe emocionet individuale, liria për të vendosur cilat materiale dhe metoda do të përdoren në kërkim të përgjigjeve dmth për të arritur në një përgjigje të vërtetë ose të vlefshme, liria për të publikuar hypoteza, rezultate dhe argumente. Në një artikull mbi lirinë akademike të R.T. Nordvik thuhet se: “ka shumë përcaktime mbi lirinë akademike por nocioni i lirisë akademike duhet të përfshijë të drejtën për të ndërmarrë kërkime, për të edukuar, për të dhënë mësim, për të studiuar, të drejtën e fjalës dhe publikimit të subjekteve dhe standarteve pa patur frikë se do të denigrohesh ose dënohesh. Liria akademike nënkupton hulumtim, edukim, komunikim dhe përtëritje”. Në vetvete liria akademike është një term kolektiv i cili përcakton një grup ideshë të lidhura me njëra tjetrën të cilat theksojnë lirinë e mendimit, lirinë e fjalës si baza e kërkimit të njohurive mbi të vërtetën. Liria akademika është një nga cilwsitw e aplikuara në institucionet akademike dhe shpesh referohet si autonomi e universitetit në ҫështjet akademike.
Autonomia është një nocion kompleks dhe përfshin disa dimensione si atë akademik, organizacional, financiar dhe atë të personelit mësimdhënës. Të gjitha dimensionet janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën dhe mospërmbushja e një dimensioni cënon integritetin e të gjitha dimensioneve të tjera si rezultat cilësinë e studentëve.
Sipas statistikave të Universitetit të Oslos rankimi i Autonomisë Organizacionale fillon me Mbretërinë e Bashkuar 100%. Danimarka 94%, deri tek Latvia 61%. Dhe rankimi i Autonomisë Akademike fillon me Irlandën 100% , Norvegjinë 97% deri tek Polonia 63 %. Dhe ҫfarë sinjifikon mbarimi i edukimit në këto shtete: arsim cilësor, inovativ, kërkim shkencor, aftësim profesional, përparim, zhvillimin, të ardhme.
A kemi ngritur mekanizma për të kontrolluar se ҫ’farë kanë mësuar studentët dhe ku kanë shkuar të dipllomuarit? A mund të kërkojmë panvarësi të plotë akademike pa themeluar me parë një bazë të fortë kontrolli rreth sigurimit të cilësisë? Sa i ka ndihmuar edukimi studenë performancën e tyre profesionale? Sigurimi i cilësisë akademike në vetvete është një proҫes që verifikon nëse produkti ose shërbimet që ofrojnë IAL, përmbushin qëllimet e qytetarisw dhe shoqërisë. Problemet e shumta që paraqesin IAL janë mëse të njohura dhe të provuara tashmë. A meritojnë institucionet tona panvarësi akademike pa kufi? Në fakt deri tani liria akademike në IAL ka qënë pakufi dhe cili është rezultati! Zot na ruaj.
Çfarë shikojmë sot nëpër universitetet tona: staf me mungesa të njohurive praktike dhe pa eksperiencë; njohuri të papërshtatshme; moskonsiderimi dhe moskuptimi i qëllimeve të studentëve; edukues me përqasje dhe mendësi personale; dështim i plotë në kuptimin e rëndësisë së bashkëpunimit. Dhe si pasojë shohim studentë me mungesë të theksuar të njohurive dhe aftësive bazë, aftësi të dobëta komunikimi, mungesë të dëshirës për pjesëmarrje aktive dhe vështirësi në përshtatjen profesionale, miq të ngushtë me stresin dhe ankthin dhe si rrjedhim rritje të hapësirës ndërmjet teorisë dhe praktikës. Pse u keqpërdor kaq mizorisht liria akademike? Pse akademikët me emër dhe me kontribute në arsim nuk u shqetësuan asnjëherë por u bënë pjesë aktive ose pasive e degradimit të institucioneve tona akademike? Do ti mirëkuptoja po të dëgjoja diskutime mbi arritjet e shkencës dhe kërkimit shkencor në IAL. Do t’i përkrahja shqetësimet e tyre, nëse do të referonin statistika mbi arritjet dhe performancën cilësore të studentëve. Ku jemi: asnjë arritje, performancë shumë e dobët, libra akademikë me bashkëautorë studentë dhe pronarë pedagogë, programe të dizintegruara, vendimmarrje pronarësh… dhe papritur cënimi i “të drejtave” ndez një revoltë plotësisht të pajustifikuar.
Kjo është ajo që ne duhet të aspirojmë, kjo është liria e vërtetë akademike për të cilën ne duhet të luftojmë? Në SHBA nëse përqindja e studentëve që kalojnë në provimin e liҫensimit profesional, të profesioneve të rregulluara nga shteti, është më pak se 79% , programet që kanë prodhuar këto studentë kalojnë nëpër një zinxhir të tërë analizash dhe rrezikojnë seriozisht mbylljen e tyre në raste të përsëritura. Çfarë masash janë marrë kur më shumë se 50% e të sapodipllomuarve nuk janë në gjendje të kalojnë provimin profesional të liҫensimit? A i ka shqetësuar ndonjëherë pedagogët, shumë të shqetësuar mbi autonominë financiare, performanca e dobët e studentëve të tyre? Nuk i ka shqetësuar aspak sepse i gjithë faji është i studentëve. Ata që i përgatitën antikapatë, ata që nuk arritën të përmbushnin asnjë detyrim profesional ndaj studentëve, për një punë që në fund të fundit paguhen për ta kryer me cilësi, ata për të cilët e ardhmja është vetëm kuleta e tyre, nuk kanë asnjë përgjegjësi, nuk kanë asnjë faj.
Nëse do flasim për liri akademike duhet të konsiderojmë të gjitha aspektet e saj. Selektimi i problemeve dhe diskutimi i njëanshëm nuk do të ishte zgjidhja e problemeve por do të sillte vonesë të zgjidhjes së problemeve emergjente në arsim, probleme që shqetësojnë sot ҫdo qytetar të ndershëm sadoqoftë niveli i tij i edukimit. Kjo e vërtetë duhet të shqetësojë të gjithë kontribuesit e vërtetë arsimorë. Nëse edukimi ju duket i shtrenjtë atëhere vazhdoni të përkrahni injorancën.
buuuuuuuuuuuuuuuuu prape kjo pula injorante. uuuuuuuuuuuuuuubububu late nam. po e keni idene cfare llumi eshte kjo? kjo duhet futur te lista e dekriminalizimit
o bibe: Letoni moj jo Latvia! O infermiere e Saliut, ke filluar perkthyese tani, gjij artikuj nga internet e perkthe?
Nuk e njoh artikullshkruesen dhe nuk me intereson. Sa i perket ceshtjeve qe ngre mendoj se ka te drejte, bile shume. Arsimi yne i larte eshte per te vene kujen. Nuk flas per dhjetra e dhjetra studente, nga ata dhjetra mijra qe studiojne ne to, qe fale aftesive dhe ambicjeve arrijne rezultate te mira. Natyrisht qe dhe ata aty mesojne. Nuk behet fjale per ato dhjetra, sepse, behari nuk vjen me nje lule-thote populli. Ata mijra te tjere nuk jane as ne nivelin e nxenesve te 9-vjecares, kur mbarojne arsimin e larte. Kush i diplomon keta dhe pse? Tregut nuk i duhen, familjes jo e jo, atehere kujt? Sot jap diku mesim dhe rasti e solli qe t’a pyesja personin se cila eshte formula qe jep raportin e rruge-shpejtesi-kohe. Nuk m’u pergjigj, por kur e pyeta se ku studion tha se studion ne degen inxhinieri informatike, dhe se per per shkak se nuk kishte marre provimet e matematikes (te mbartura) nuk e kishte perfunduar ende bachelor-in. Nuk ia them per matematike me tha, si per t’u justifikuar! Nuk e zgjata më me te. Ajo s’kishte ndonje faj. Faj kane ata, duke filluar nga shkolla e mesme qe i mbushin me dhjeta, kur nuk ia vejne te kalojne klasen, pa le pastaj te shkojne ne universitet, ku per fat te keq e kane me te lehte se ne shkollat e mesme. Shume pedagogeve qe e ndyjne profesionin e tyre te nderuar me nota fiktive(me apo interes kjo eshte ne diskrecionin e tyre-shpresoj te mos kete lidhje me kete pretendimi i disave prej tyre per “lirine akademike”). Kam dhene mesim 8 vjet si pedagog i jashtem ne universitetin politeknik, ne vit te pare. Kaloja vetem 20-25% te studenteve dhe per keta nota mezatare ishte per te tetë keto vite nga 5.5-6. Kur iu ankova nje here shefit te katedres se pse nuk i provoj une pedagogu i tyre studentet ne vjeshte, te cilet i shihja perseri te kishin ardhur ne vitin e dyte, me tha me shume sinqeritet. Dakord profesor, ke te drejte, po ti na mbyll fakultetin atehere, dhe ne ku te firmosim, kur ti e merr nje rroge. Nuk fola! Edhe kishte edhe s’kishte te drejte. Por nga kjo nxjerr perfundimin, qe shkollat e larta nuk duhet te jene vende ku te grumbullohen te rinjte qe s’jane as per shkolle dhe, nese jane per pune nuk e kane nje te tille. Ky eshte problemi kurcial qe ka bne vecanti aresimi i larte tek ne, por edhe i gjithe sistemi ne teresi. Kjo gje dihet, eshte pranuar, por duhet rregulluar. Thuhet se me reformen gjerat dora-dores do te vihen ne rrugen e zgjidhjes. Urojme te ndodhe per te miren e te gjitheve, individë dhe shoqeri.
O zot kur shkruan kjo eshte per te vrare veten.Pse do te thote ndonje komentues?Po ja qe znj ne fjale ka mbaruar nje shkolle per infermiere naten 3here ne jave ,me vone shkon ne amerike,ku sherben ne shtepite e te moshuarve ,dhe pastaj na del me disa diploma ,ok deri ketu se nuk ka sgje te punosh dhe te studiosh .Por nje pyetje moj znj ?Pse pranoje te jepje mesim ne universitetet qe ngriti Saliu ,qe nga Kristal e me radhe.E pra e nderuar denoncoje faktin ne ate periudhe dhe mos shkoje te jepje lex ne universitete me nivel zero,dhe student jo cilesor .Bej nje analize me te thelle vlerave te tua,dhe mos lufto me armet e te tjereve .Sot ne e pranojme qe niveli eshte i dobet,sepse ne universitete japin nje pjese dhe si puna jote me shkool nate dhe diplome te Kristalit.
Po mire kjo zonje qe na flet per lirine akademike dhe per injorancen universitare, a e di qe shkruhet dhe thuhet pavaresi, jo panvaresi?! Te pakten mos jepni leksione kur skeni vlera vete! Jo domosdoshmerisht te mbaruarit e shkolles jashte ju ben me te mire se shume prej ketyre qe kane mbaruar dhe mbarojne universitetin ketu
Paska ngel aq keq Tema, saqe per problemet akademike te na sqaroje Alma Pula?! Pik e zeze….mire kjo qe e merr guximin, por Tema si ja boton?!
Lexo komentet dhe e kupton cfare do te thote injorance e vertete. Mjer shqypnia….