Mungesa e besimit tek shteti, pengesë në luftën kundër informalitetit

15 Shtator 2015, 17:16Blog TEMA

Rezi Konomi 

Aksion kunder informalitetit, … tolerance zero kunder informalitetit… goditje  e forte……, revolucion ekonomik,,etj,  togfjalesha te cilat jane kthyer ne diskurse politike, ne tema debate dhe  ne bisedat me te zakonshme ne kete fillim shtatori. Nje psikoze sikur dicka e madhe po vjen, shtetndertimi po fillon te duket dhe tashme askush nuk do t’i shpetoje ketij  cikloni  fiskal. Te gjitha keto  ndoshta jane te kuptueshme kur propogandohen nga kreu i ekzekutivit, i cili  qe nga koha e drejtimit si rilindje kishte prioritete  perkundrejt ceshjeve shume me korrente, sikurse ishte aksioni  ne sistemin energjetik. Por te thena keto nga administrata tatimore, jane nje nonsens jo vetem logjik por edhe ligjor. Kjo per arsyen e thjeshte se prej dy vitesh kjo administrate tatimore e paguar nga taksapaguesit shqiptare, nuk kane kryer punen e tyre te perditshme  dhe ketu nuk e kam fjalen tek  kontrollet per kuponin apo kasat fiskale por tek fakti i mos kontrollit te subjekteve te cilat ishin dhe jane krejtesisht te paregjistruara. Dhe kjo situate tronditese ishte ne mes te Tiranes, neper rruget kryesore te saj te tejmbushura me biznese te cilat ne ditet e frikes dhe terrorit mbyllen  dyer, duke folur me heshjen e tyre se kane qene per gjate gjithe kohes biznese te cilat kane perfituar ose nga moskontrollet e tatimoreve, ne rastin me te mire, ose biznesese te mbeshtetura politikisht te cilat nuk i  jane trembur askujt ose me keq akoma, biznese te cilat kane ushqyer me ryshfete  inspektoret tatimore qe  per hir te se vertetes dukeshin sikur shetisnin si taksidare neper rruge , si per te thene se ata ishin te fortet e shtetit qe te ben gjemen. Por ne fakt kjo gjema paska qene vetem per ca e ca , per te tjeret kjo administrate  tatimore qe duket sikur e ka marre detyren e saj te perditshme vetem ne kete fillim jave shtatori,  paska qene inekzistence. Prandaj sot  propaganda e saj nuk me bind,  nuk me ushqen asnje besim megjithese e kemi ushqyer me taksat tona prej kaq kohesh.

Nuk jam skepticiste per thirrjet per te vendosur doren e forte te ligjit,  madje e deshiroj kete fakt si e vetmja alternative qe mund te na mbaj ne kete vend, por situata e zbuluar ishte zhgenjyese. Video  qe qarkullonte me dyndjet dhe mesymjet neper zyrat e QKR, pervec anes pozitive ate  te formalizimit me ne fund te aktivitetit te tyre zbuloi nje situate krejt absurde e cila me shume se sa jep shprese, shton dozen e mungeses se besimit tek hapat pasuese. Nga nje vezhgim i shpejte kupton se bizneset e regjistruara dhe si pasoje edhe te tatueshme paskan qene fare pak ne raport me ato te paregjistruarat. Nderkone ne Gjykaten Administrative  gjen nje numer te konsiderueshem ceshtjet gjyqesore  me objekt ankimimin e gjobave te vendosura nga tatimoret per subjektet e regjistruara, ku dikush eshte  kapur me shkelje per mos pasje kase fiskale, dikush per nje kupon te munguar. Absolutisht e drejte, po ku ka qene kjo administrate tatimore  ne raport me subjektet e paregjistruara ? Nga kjo  analize perseri del  nje konkluzion qe me shume shkon ne favor te mungeses se besimit se sa tek  nje fillim i mbare ne fund te rruges. Vetem nje grup biznesesh te evidentuara si te regjistruara nga tatimoret  paskan  qene gjithmone shenjestra e kontrollove periodike dhe e subjekteve te gjobitura me shkelje, por qe ne fakti kane qene shume me mire  se sa turma e madhe e subjekteve te paregjistruara por gjithsesi te perkedhelura sepse asnjehere ne keto dy vite qeverisje te rilindjes nuk e kane  vrare mendjen(per reference ne kete rast shkojne fjalet e nje deputeti, ” si ka plasur fare “ dhe as jane shqetesuar per tu regjisttuar,  per te zbatuar minimumin ligjor.

Pra ne kohen qe shteti me strukturat e tij  ndermerrte aksione per te rivendosur rregull dhe ligj ne disa sektore te rendesishem, me thoni cfare ka bere administrata tatimore   kur nuk kishte evidentuar as kete  situate qe dhe per te, sipas deklarimeve mediatike, ishte shokuese. Por per ne qytetaret qe kemi besuar tek keta sherbyes te pushtetit  cfare emri  ti veme ?  Besim apo mosbesim ?? Nje situate paligjshmerie ekstreme per shume subjekte dhe tregimi i shtetit te forte ligjore ne raport me shume pak te tille te regjistruar dhe te tatueshem nuk mund te gjeneroje besim dhe as shprese fatkeqesisht. Per te qene te drejte dhe te barabarte me te gjithe  dhe ne fund per te besuar se shteti eshte i barabatrte per te gjithe  duhet qe shtetaret dhe qeveritaret te jene me te pergjegjshem, te heqin dore nga trajtimi i disave si te nenes dhe disa si te njerkes. Por edhe ky fakt  duket se nuk do mund te menjanohet. Ne keto dite  rendje pas formalizimit te aktivitetit tregtar, te pajisjes me kasa fiskale, perseri duket se disa subjekteve as qe ia ndjen se mungesa e kuponit tatimor mund ti rrezikoj ushtrimin e aktivitetit. Jo me larg se dje ne nje nga lokalet ne zonen rrotull RTSH, jo vetem qe nuk ekzistonte kuponi tatimor, por pa ju trembur  syri  neper tavolina kishte fatura thjesht te printuara. A mund t’a kuptoni, nga kjo situate e shpercudnuar si mund te jene ndjere ato biznese te cilat kane respektuar ligjin  dhe paskan paguar per kaq shume kohe edhe per shumicen e subjekteve, ne krah dhe perballe tyre, te cilat as qe kane dashur t’ia dijne per ligj, kontrolle dhe inspektore tatimore.  Ky eshte standarti per trajtim te barabarte dhe per ndershkim ndaj kujdo  qe do guxoj te shkeli ligjin ?

Ketu duhet te filloje reforma, tek burimi ku fillon paligjshmeria. Ky eshte ilaci i sherimit edhe per luften kunder informalitetit. Por lufta per te fituar krizen e besimit nuk mund te behet me aksione, as me propogande  por me veprime te perditeshme, te vogla, njerezore, te drejta dhe patjeter ligjore. Kultura e pandershkueshmerise  ne realitetin tone  eshte shume kapilare, por  nuk mund te funksionoje gjate  vetem per nje pjese dhe per pjesen me te madhe ti behet karshillik si tjetrit ashtu dhe vete shtetit.

Qytetaret e thjeshte, jane te prirur per nga natyra te besojne  tek shtetit ( c’te ben qeveria, nuk ta ben as perendia), sepse  duan rregull, jete te qete dhe te sigurte. Por kur shikon cdo dite ne kete rrugetim 25 vjecar  drejt demokracise se vertete se me shume eshte neperkembur se sa ka fituar, zhgenjimi eshte dhe me i madh. Personalisht besoj tek shteti ligjor por sidomos tek parimi i vazhdueshmerise dhe qendrueshmerise, ndersa shtetin me rekorde nuk e di ne cfare teorie dhe filozofie ta gjej, por refuzoj dhe ta kuptoj sepse dua te besoj cdo dite, dua te ushqehem me shprese cdo ore  dhe jo nje apo dy muaj sa mund te zgjase nje aksion i perkohshem.

Kultura qytetare dhe pastaj dhe ligjore, jo vetem duhet ushqyer por duhet  qe qytetaret ta ndjejne  se kontributi i tyre sot do t’i shperblehet neser me nje sherbim te kthyer mbrapsh nga shteti, tek sherbimi shendetsor, tek politikat e arsimit, tek pensionet apo uljet e taksave. Por kur degjon se mungojne kaq dhe aq leke nga arka e shtetit, nuk mblidhen te ardhurat dhe shume nga keto legjenda urbane apo te verteta, si mund te kete besim se paguan per vete,  paguan per neser, per nje jete me te mire. Nese  qytetari nuk do ta ndjej kete te vertete ne jeten e tij te perditshme, por do te shikoj se here pas here gjithmone mungojne para qe ikin ne drejtime te padituara, per te cilat askush nuk ndershkohet, megjithese mund te kete shperdoruar rende detyren, si mund te ushqeje besim dhe te jete krahas shtetit ne kete sipermarrje te madhe. Kjo eshte ne fakt lufta me e veshtire per tu fituar.

Natyrisht qe informaliteti nuk eshte vetem fenomen shqiptar por ajo qe e ben te vecante kete ceshje  eshte dispropocioni midis subjekteve te ligjshme qe paguajne dhe te jane  korrekt kundrejt zbatimit te ligjit por qe vetem keta  kane qene  te vezhguar, te kontrolluar, te tatueshem  dhe ne shume raste dhe te ndershkuar  dhe  subjekteve ne shumice qe  deri tani nuk e  kane zbatuar ligjin,  por  paligjishmeria e tyre ka qene e mbrojtur dhe e mbeshtetur nga institucionet shteterore,  situate  e cila ka sjelle si rezultat qe te ardhurat qe duhet te  siguroheshin nga reformat  jane shume here me te pakta se sa cdo parashikim i institucioneve  shqiptare apo ato nderkombetare. Kjo eshte cudia shqiptare,  por qe duhet te besojme se nuk  do te zgjate vetem tre dite.

 

2 komente në “Mungesa e besimit tek shteti, pengesë në luftën kundër informalitetit”

  1. 454545 says:

    Sigurisht b…. q…. Enver i nguliti me politiken vet komuniste popullit shqiptare mosbesimin ne Shtet kjo eshte shume e veshtire te crrenjoset ndoshta e pamundur

  2. ILIRIA says:

    PO normal qe besimi i popullit humbet ndaj shtetit kur shteti nuk merret me ata qe e kane vjedhur shtetin me miliona euro duke i pervetesuar por merret me me te dobetit dhe me fukarejte. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje