Nje leksion demokracie për “britanikët” e Tiranës!

12 Shtator 2015, 20:16Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Ne PS nuk ka zgjedhje per kryetar e kryesi prej dy vitesh (mandati statutor i Rames ka perfunduar rreth dy vjet me pare), – me alibine se do ndjekin modelin laburist ne Britani. Ne PD u vijua disa vjet pa zgjedhje (as formale) dhe aktualisht, psh, grupimi rinor i saj ka te pakten 9 vjet pa bere as zgjedhje formale!! Me formule “shqiptare” ne ekipet drejtuese ne dy partite kryesore gjenden me shume te emeruar prej shefave te tyre sesa te votuar! Edhe kur ka ndonje rival real ai menjanohet, sulmohet, denigrohet dhe trajtohet gati si armik apo tradhetar politik! Dy te fundit qe tentuan konkurrimin paten te njejtin fat! Kurse tek te tjeret, si psh LSI, ka aq shume gare sa cdo “kandidate” ka idhur kryetarin e partise!!

Ja cili eshte modeli britanik dhe i fundit, ai laburist ne Britani: hyrje e lire ne konkurrim, fushate korrekte dhe civile nje mujore ne elektorat, vote e fshehte e te gjithe anetaresise dhe pranim i rezultatit te votimit nga cdo kandidat! Fiton me i mire dhe vendos anetaresia! Keshtu qe zgjedhur Cameron tek konservatoret, keshtu jane zgjedhur te gjithe kryetaret e dy partive britanike ne dekadat e fundit. Madje edhe per kandidatet kryesore, psh, kandidatet per kryetar bashkie Londer apo diku tjeter, nuk shpiket alibia shqiptare e mikut te shefit dhe as e sondazhit me shoket e shefit, por behet gare ne parti, cdo aspirues konkurron i lire dhe anetaresia voton perpara se te shpallet kandidat zyrtar i partise.

Po tek ne? Kush pret qe tregtaret e votave tona te jene modele drejtesie brenda familjes se tyre? Dhe anasjelltas, kush pret prej lidereve qe nuk jane demokrate ne familjen politike te jene demokrate ne shoqeri, qe nuk lejojne garen ne parti te lejojne garen dhe konkurrencen mbi vlera ne publik e shoqeri? Vetem utopistet dhe idealistet, nje specie ne zhdukje ne Shqiperi. Keta “britaniket” qe veshin kostume londineze por veprojne me mentalitet anadolli, jane konsensualisht unikale: ose nuk bejne fare zgjedhje, nuk pranojne voten e fshehte dhe as idene e sfides demokratike, por edhe kur bejne sikur bejme zgjedhje ne parti ata nuk lejohen kandidate rivale potenciale, vendosen kufizime ekstreme per mbledhjen e firmave te tyre te kandidimit ose gjejne ndonje kandidat kukull dhe e marrin me vete me makine per ta prezantuar neper qytete si rivalin e tyre ne gare..! Ju kujtohet kur ishte hera e fundit qe e bene kete? Duhet mbajtur mend sepse ishte hera e fundit qe liderat tane pranuan te votohen edhe duke mos pasur rivale!

Ata politikane qe flasin per kushtetute e ligj le te mbajne shenim se thyerjet me te medha te kushtetutes dhe ligjit i bejne vete partite politike qe ata drejtojne! Ata politikane qe flasin per informalitet (dhe mire e kane) le te mbajne shenim: informaliteti me i larte jane vete partite politike (qe edhe vete drejtojne)! Ata qe flasin per Shqiperi ne varferi, zhgenjim, te kercenuar nga krimi dhe mbetja jashte Evropes le te kujtohen se vete ata dhe partite e tyre jane kontriubuset kryesore per gjendjen dhe shanset e humbura! Dhe raste te tilla si kjo praktike normale britanike, kryejne nje funksion tjeter te madh, – na tregojne edhe njehere se ne, qytetaret e ketij vendi, jetojme ne nje laborator iluzionesh dhe propagande, genjeshtrash dhe antivlerash, dhe se fale sistemit te oligarkise dhe rotacionit midis sundimtareve tane ne jemi, gjendemi dhe mbetemi larg, shume larg Evropes se vertete, demokracise qe patem aspiruar dhe shansit real per te ndryshuar te ardhmen tone!

13 komente në “Nje leksion demokracie për “britanikët” e Tiranës!”

  1. turi says:

    Shkrim i bukur dhe sakt, eshte zhgenjim qe jo vetem saliu aplikon kete metode por edhe edi rama te cilin e votuam. Jo vetem nuj ka liri zgjedhjeje ne parti per kryetar por as per kandidatet per kryetar bashkie. Edi e ka kthyer ne prone te veten dhe kjo eshte metode berishiane.meqe ben sikur sheh britaniket ti shohi tamam atehere dhe te ndryshoje ose te iki vete pastaj

    1. Pilo Lala says:

      Po ik ore Krasniq, Kastrat, se ju jeni te gjithe me Sali Berishen.
      Do marri mendje Edi Rama nga ju.

      1. oldman says:

        Pse more Pilo “djali” nuk je dakord me Krasniqin?
        Nga emri nuk me dukesh soj mercenaresh, prandaj po te flas si vlla.
        Lere Krasniqin te shpalose njohurite e tij sepse eshte i ditur.
        Deri tani, Krasniqi nuk duket si i shitur, sepse ata te shiturit si
        Fevziu, Cani, Zheji, Skypion & com, duken dhe qelben se largu.
        Mbi te gjitha ai nuk duket se eshte ushtar i Sali Berishes.
        Ne kemi nevoje per analiste te pregatitur dhe te sinqerte, sikurse
        kemi nevoje edhe per Mero Bazen. Kemi nevoje te indeksojme te keqen.
        Shpesh ate e kemi brenda vetes dhe kjo eshte beteja e shqiptareve.

    2. Lul Shaba says:

      Po cilin model te ndjekim? Ate te Turqise? Apo ate te parties tende, qe drejtohet nga saharoshi Bamke Topi? Ik o tropojan i pandreqshem! Se sot eshte shume kur te thone tropojan. Gabel!

  2. roberto says:

    Jam antar i PS-se,por kam 3 vjet qe nuk na therret njeri per mbledhje!
    Parulla “NJE ANTAR NJE VOTE” asnjehere nuk eshte zbatuar,se ne kemi votuar per nje kandidature brenda organizates dhe ai pastaj perzgjidhej nga ZONA,ai i ZONES zgjidhej nga rrethi etj!
    Pra jo me “NJE ANTAR NJE VOTE”,por “NJE PORDHE NJE VOTE”!!!
    Vota ime duhej te numurohej me te gjitha votat e antareve te PS-se per te zgjedhur kryetarin e PS-se se Tiranes dhe pastasj te Shqiperise!
    MAFGIA politike TALLET me antaresine e jo ta konsideroje ate VENDIMTARE!!!
    POLITIKANE MAFIOZE TE GJITHE SHQIPERISE ,BASHKOHUNI!!!

  3. A.k says:

    Shume dakort me gjithcka shkruan,po sI dilet nga kjo gjendje?

  4. dymi says:

    Si te gjithe maloket( nuk e kam fjalen per verioret ) edhe ky eshte skuth i pandreqshem.

  5. katunari suloves says:

    pse cuditesh,saliu krahasohej me gjermanine ps mer shembullin britanik.
    pastaj nuk mund te jesh kaq kritik ti z. krasniqi me keta ps-istat.
    njeri prej tyre luftoi shume per demokracine e brendeshme deri sa u be vet kryetar,
    tani ska me arsye pse te kemi zgjedhje te brendeshme sepse ed rama eshte maksimumi.
    pra jo kaq kritik se eshte edhe fiziologjike qe njehere qe arrijme ti eleminojme ata pengues te demokracise te behemi vet si ata. viktima qe behet dhunues.
    nuk e di sa koshient eshte vet ed rama per kete. dhe nuk dua te besoj qe, sic thashe me lart, kujton se eshte vertete njeriu qe i vetem do bej historine, e per kete i duhen shume vjet pushtet, te themi 45 vjet, sa iu deshen edhe dikujt tjeter, por qe s’arriti te beje histori perkundrazi ka veshtiresi te pranohet ne librat e historise. ajo qe vetete, “keta”, bejne eshte vuajtja per popullin e tyre si edhe krasniqi thote ne fund te artikullit. thirri mendjes, te lutet Martini im 2muajsh, edvin!!!

  6. shvejk says:

    Shume e sakte dhe e drejte.Mungesa e demokracise ne partite politike , reflektohet plotesishte ne drejtimin organizimin dhe mbarevajtjen e shtetit.

  7. emigranti says:

    Z. Krasniqi, si gjithnji je brilant dhe shprese per ne se ka akoma burra Shqiperia.
    Gjendja ne Shqiperi do te ndryshoje vertet kur vendi te drejtohet nga idealiste te lloit Krasniqi e Bojaxhi.
    Ne si popull duhet te ndergjegjesohemi se nuk vjen demokracia nga diktatoret e perfaqesuesit e oligarkeve.

  8. TJ says:

    Qingji i mire pi dy nena,por nuk e dini me te rene, qe “servili pin tere kopene”!Keta jane nje dore Dervihi dhe Krasniqi! Keta ju vine pas oreksit nderkombetareve! Kane marre miliona si shoqeri civile si organizata nderkombetare !

  9. Boobo as shume I di hallete anglezeve ky…

  10. mergimtari says:

    Une personalisht jetoj ne Angli dhe gjerat ketu punojne ndryshe me ato ne Shqiperi, pra kultura, ligji, shteti, partite funksionojne ndryshe.Psh ne nje maratone vrapimi publiku duartroket me shume ata te fundit se te paret, kjo per tu dhene kurajo qe te vazhdojne.Ne si popull kemi kulturen tone ate te bajraktarit, servilizmit ndaj atij me lart dhe te xhelatit ndaj atij qe eshte me poshte, fukaraaja perbuzet, punetori i krahut perbuzet, fshatari perbuzet, njerezit krekosen me kollaare kohet e fundit edhe me makina,vjedhja atje eshte normale, bile kur vidhet shteti e mbeshtesin te gjithe, atje vidhet e blihet edhe vota dhe kete e futen PD dhe me vone edhe PS ne kulturen shqiptare. Nuk di shume per atje, por PS fitoi zgjedhjet me Edi Ramen kryetar dhe deri ne zgjeddhjet e tjera ai ka te drejten morale e ligjore te drejtoje partine e tij dhe qeverine, nese humb zgjedhjet e ardheshme ai duhet te jape dorheqje nga kreu i partise, pra sot mos kerkoni zgjedhje ne PS. Saa per zgjedhjet, emerimet atje duhet te kesh para ose gruaja e atij qe pretendon te zgjidhet duhet te dale ne foto me kryetarin e partise, bile edhe e vetme sic kane bere ne shqiperi, kjo eshte e turpshme, por kalon edhe ne konflikt interesi. Shqiperia do te behet por i duhet kohe shume e gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje