Lufta e tregjeve

9 Shtator 2015, 19:01Blog TEMA

Ka pak ditë që ka nisur aksioni i qeverisë për luftën kundër informalitetit në të gjitha format e mundshme, si për biznesin e ligjshëm, ashtu edhe për punën në të zezë.Kushtrimi i qeverisë duket se kësaj rradhe është, jo vetëm i drejtë, por edhe real e që po reflekton edhe në shoqëri me bindjen e thellë se çdo e mirë publike vjen nga zbatimi i ligjit dhe mbi të gjitha nga pagimi i taksave dhe formalizimi i fuqisë punëtore.

Edhe në media ka nisur një diskutim krejt normal nga specialistë të fushës dhe opinionistë të ndryshëm, të cilët me opinionet pro dhe kundër e kanësensibilizuar sadopak publikun. Ka zëra që nuk e kanë parë të përshtatshme këtë formulë të qeverisë me metodën e aksionit e catë tjerë e kanë parë si një reformëqë prek më shumë shtresat vunerabile, tek të cilat nuk është se mbushet shumë arka e shtetit,por mbi të gjitha nuk shohin një lëvizje të fuqishme reflektuese të aktorëve të biznesin të madh e të mesëm.Me pak fjalë, kemi rënë dakord që të gjithë jemi fajtorë e kjo gjë duhej të kish ndodhur më herët, po edhe pse një shoqëri shërbimesh kemi një informalitet galopant të pajustifikueshëm. Përvojat botërore na tregojnëse kapitalizmi anglosakson e pothuajse vendet me religjon protestant, janë shembulli mëi mirë për t’u ndjekur.

Kuptimi i këtyre vendeve për punën e mjetet e prodhimit i çoi këto shoqëri drejt modeleve të prodhimit industrial dhe bujqësor e po ashtushtimittë të drejtave të punëtorëve me krijimin e sindikatave të fuqishme. Në hapësirën e realpolitikës shqiptare, ku problemet e integrimit të Shqipërisënë BEjanë primare,na ekspozojnë përballë një skaneri,i cili shfaq mushkritë e ekonomisë sonë të nxira blozë nga informaliteti i skajshëm.Kundër vullnetit tonë edhe sikur të duam të jemi më të mirë e ndoshta më konservatorë për çështjen kombëtare, jemi të provokuar për të qenë më moderues e shumë  protogonistë për t’i treguar botës, se nuk është kokëfortë koka e shqiptarit,por ndryshe nga arketipi që kanë krijuar kancelaritë evropiane në një shekull. Ai është bashkëpunues edhe ndërvreprues edhe pse nën zë atyre u luten, sepse i kanë të gjithë çelësat e paqes në Ballkan e më gjerë për shumë arsye.

Ka një risi në mënyrën e re sesi po përballet qeveria shqiptare me sfidat e problemeve të brendshme e të jashtëme.E në fund të fundit me sa duket çdo arritje në luftën kundër krimit, tëçfarëdolloji, ajo do ta ketë edhe si një gurë provepër t’u shfaqur në politikën e jashtëme me të njëjtin vullnet dhe energji si një produkt politik ambicioz e me shumë vetbesim. A do t’ia dalë? Kjo pyetje e ka marrë përgjigjen me dëshirën që kanë të gjithë shqiptarët për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. A janë të gatshëm shqiptarët që pavarësisht nga emri(patriot), apo(zbatues i ligjit), quhesh njeri i ndershëm dhe me moral.Kjo pak rëndësi ka. Ne jemi shoqëri në zhvillim e kërkohen të tjera sfida e sakrifica. Por, në politikë, siç thuhet, duhet tëqeverisin tëmençurit e të diturit t’i shërbejnë katedrave. Me mençuri, do të kuptonim se qeveria e ka të qartë se paratë përpara se t’i kërkosh borxh nëpër botë, do të shohësh se ku i ke e siç i thonë do të kruash edhe xhepat e tu për të gjetur edhe qindarkën e fundit. Së dyti, u bënë 25 vjet e shqiptarët, një popull që i shet e blen njëri – tjetrit mbetën.

Por këto plane integruese me Ballkanin, kërkojnë e hapin një perspektivë aktraktive, si për shkëmbimin e mallrave dhe produkteve, ashtu dhe zgjerimin e tregut mes tyre.Nuk do jenëpërsëri prodhues shqiptarët, apo  do të mbeten vetëm rrugë kalimi e blerës e konsumatorë. Hallet e një vendi si Shqipëria më shumë janë të krijuara nga një kastë njerëzish, që e kanë parë si çifligun e tyre, se sa nga rrethana të luftës së tregjeve, apo edhe të ndikimit të faktorëve tëjashtëm në rajon dhe në botë. Ja ç’më tregon një bashkëbiseduesi im i mirë dhe i sinqertë, me shtetësi shqiptare natyrisht.Unë i prek temën e azilkërkuesve e ai ma kthen me seriozitetin më të madh:-“Pse nuke di ti mor Joti, se Beni vëllai im, duke qenë mirë e bukur marangoz, ka ikur qysh para tre vjetësh në Gjermani e merr katërqind euro për fëmijë. Çfarë thua ti more?E mësoi një mik duke i thënë t’i merrte të dy fëmijët e të dilte e tëfotografonte veten me të dy fëmijët gjoja si lypsar e të sajonte sikur ndonjëri e godet e mundësisht ta filmonte, që tëishte sa më e besueshme.

Se ata në perëndim preken, kur i flet një qeni, e jo më të të godasin si një njeri me ngjyrë. Ja kështu ia mbushi mendjen e im vëlla doli nja dy ditë tek rruga e Kavajës e i tha ustait t’i gjuante me shqelma, po qe se e kishte shok dhe filmonte veten.–“Po ti,- ia pres fjalën unë,- pse nuk ikën? – E more mik, po unë fitoja nga dyqind mijë në ditë nëpër kazana, tani i kam dhënë me qira e i marr për çdo kazan 50 mijë(të vjetra) çdo punëtori…jam rehat se dua të merrem me 5 kalamajt.”

I çuditur nga ky lloj i ri biznesi,ndonëse i kam parë si shtetasit e mi të gjithë këta njerëz që më trembin kur fusin kokën në kazan, ashtu pa dinjitet e me çlirimin e fitimtarit të paskrupullt i derdhin plehrat jashtë kazanit për të na thënë, se ne jemi në mbretërinë tonë të plehrave,heshta për një moment e i thashë: – “A nuk ishe ti në plazh që më shisje misra mua? –“Po more po, unë isha, po janë shtuar shumë edhe këta të misrave e nuk kishte leverdi. Ja ta zemë, se unë po të them sepse janë shtuar njerzit e kazanëve në Tiranë, sepse këtu ka më shumë punë e pastaj vajti se ç’vajti, kishin bërë dhe nja tre pika grumbullimi kanoçesh e plastikash e hekurash mu në mes të bllokut.Lëre se e prishëm fare nuk ka faj shteti. Për kokën e fëmijëve më dha një dikush adresën e mbretit të arixhinjëve e unë i thashë që jam rom e po i them njiherë vëllait tjetër të takoj.”

Landi, bashkëbiseduesi im, më suprizonte në çdo moment. Si more u merrka tjetri me mbretin e Gabistëve? Kam lexuar romanin “Jangblladët” e “Djemtë e Rrugës Pal”, apo “Mallkuar qoftë ajo ditë” e padyshim romanin “Afrikani” i cili ka fituar çmimin Kangur,por kurrëjo nuk do më shkonte mendja se një horr horri do nxiste njerëzit për azil. Ka gjithmonë një treg mendova,i nxitur apo jo,në fondacione apo interesa të tjera fitimprurësene nuk i dimë ingranazhet e formimit të tregjeve për krahë pune.Ky bashkëbisedues nuk ka sensin e manipulimit të realitetit për momentin, por është njëshenjë për burim informacioni për të cilin rrallë herë i ka leverdisur medias ta trajtojë me seriozitet jetën e këtyre shtetasve. Mjerisht nuk më erdhi mirë, kur një përkthyes i azilantëve në Gjermani, mik i familjes time, më tregoi këto ditë sesa keq ndihet nëmomentin kur azilantët nuk dinë seçfarë t’i thonë autoriteteve gjermane të zyrave për emigracionin.

Vetëm një i ri nga Shkodra,i cili kish noterizuar e përkthyer të gjitha dokumentat e gjyqit për gjakmarrje, përfitoi qëndrim për një vit me shumë vështirësi.Dikur një ish miku im i ndier notar hyri tek ambasada gjermane për ironi të fatit vet, sepse nuk po zbatohej asgjë marksiste e komuniste në Shqipëri.Si një njeri i lexuar e me arsim të lartë mes refugjatëve, atiji luteshin autoritetet e bashkisë dhe të policisë që të komunikonte me bashkëatdhetarët për ta spostuar vendin e grevës diku në periferi të qytetit, për të mos e sensibilizuar media lokalekëtë grevë në qytetin ku i kishin çuar refugjatët nga Shqipëria,pasi i’u ishin shkelur disa të drejta.

Ky fakt mori dhenë e më pas filluan grevat nga shumë komunitete si turke, kurde, rumune.. etj.E për analogji, kjo historia e refugjatëve të luftës ose azilantëve, po më duket njësoj si tregimi për mikun tim i cili kish gëlltitur mirë e mirë çorbën e Marksit e ngatërrohej me grevën e refugjatëve kot pa lidhje….. dmth si këta azilantët tanë që skanë lidhje me azilantët e vendeve të cilat janë në luftë. Ka një pritshmëri shumë të lartë nga votuesi shqiptar, që ekonomia të rregullohet e të zvogëlohet në maksimum informaliteti në ekonomi dhe në punën e zezë,por a ka një ofertë nga firmat vendase ose të huaja, që mezi po presin krahun e lirë të punës se do të na bëjnë çudira e mbi të gjitha do e largojnë tregtarin e rrugës të cilin e gjurmojnë si në kohën e markatizmit në Amerikë.

Projektet ende nuk po i shohim në letër e jo më gati për zbatim. E tmerrshme do ishte sikur shprehja “Evropa bën sikur nuk na do e ne bëjmë sikur e duam”. I mbylle dyqanet, e dimë ne se ku do transferohet e transformohet kjo fuqi punëtore, apo do bëhemi si ai bashkëbiseduesi im qëi ka dhënë kazanët e plehrave me qira. Na qenka shtuar fuqia punëtore pa dallim race e gjinie. Ka zot që e kthen fshatarin tek puna me tokën. Ai më mirë bredh me mallin e të huajit,sanë një cep pallati tek tjetri e t’i lerë lekët o me ndonjë zoçkë qyteti, o në ndonjë kazino.Të zhvillosh luftën e tregjeve si për tregti, ashtu dhe për fuqi punëtore, duhet ta kesh një premtim apo ofertë nga  jashtë apo nga brenda,duhen mbi të gjitha lehtësira për investime në bujqësi e në turizëm, ashtu sikurse duhet një edukim fiskal i publikut,i cili të shohë tek punonjësi i taksave fytyrën e shtetit që kujdeset për qytetarët e tij edhe për ata që ia kanë dalë të hapin një aktivitet të tyren e që ia lehtësojnë barrën shtetit me njerëzit që i punësojnë

. Hapja e shkollave profesionale do tëjetë edhe një mënyrë e rikualifikimit të fuqisë punëtore e cila preket nga kjo reformë. Ndaj çdo njeriu të aftë për punë, zyrat e punës duhet tëofrojnëkurse profesionalefalas, mundësi për të gjetur veten në profesione kjo fuqi punëtore.Ndërsa puna vullnetare të jetë e pikëzuar si një stimul i cili nxit mundësin e punësimit për çdo individ që ka më shumëpikë.Vjeshta politike duket e nxehtëedhe kësaj rradhe, po një qeveri e mirëështëajo që si një kryefamiljar i mirëi bën gati drutë e dimrit e nuk pret që të vijë i ftohti papritur e pakujtuar t’i trokasënë derë.

Përgatiti: Kastriot Kotoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje