Mos vallë loja me dy “porta” hap dyert e BE!

5 Shtator 2015, 17:31Blog TEMA

Nga Artan Xh.Duka

Sipas medias, burokrati i rradhës në BE Flekshtein shprehet për hapjen e negociatave për Shqipërinë se “… nuk jam i sigurt nëse Komisioni Evropian do të japë një rekomandim të tillë këtë vit” sikurse Presidenti i Serbisë paska deklaruar se “Serbia mund të jetë mbështetëse e Kinës në Evropë”. Ndërkohë, Serbia është para nesh drejt BE!

Kemi kusure plot si shoqëri dhe politikë kur vjen puna për integrimin në BE por për ironi edhe vetë BE ka dorë në “turqizimin”e tij dhe shndërrimin në mirazh. Nuk ka pse të jetë as “karrotë” e as “kopaçe” por shans për të gjithë – Shqipëria në “pilot automatik” në proçeset demokratike dhe BE që zgjeron influencëngjeopolitike-ekonomike të saj. Nëse shihet si proçes, demokracia përsoset vetëm brënda BE. Se dhe lojtarin nuk e bën stoli por fusha dhe nëse gjatë në “stolin” e BE, të tjera “ekipe” sillen rrotull.

Metri prej “llastiku” i BE

Me letra, me standartet strikte sot, Shqipëria e Ballkani nuk është për BE. Standarte ama që hanë debat si kur (a) shohim të shkuarën (pranimi “ekspres” i Greqisë së varfër apo Lindjes për gjeopolitikë), (b) faktit nëse ato inkurajojnë apo dekurajojnë integrimin, apo dhe (c) mungesës së standarteve të “daljes” (paradoksalisht një vënd aplikant mund të bëhet më i avancuar se një “veteran” në BE – psh minoritetet tek ne dhe Greqi).

Nëse kultura e shtetit dhe qytetaria varion brënda BE (greku, rumuni, siçiliani etj nuk sillet si britaniku apo gjermani) që këto standarte “veriore” të  pranimit në BE të mos shihen si alibi cinike për refuzim, mbeten të jenë objektiva, përmbushja e të cilave është e mundur si pjesë e BE.

BE i lodhur nga ëndërra e tij, i djegur nga “qulli” i zgjerimit të shpejtë pas 2000 dhe shtimi i nacionalizmit në vëndet “pionere” të tij, po i fryn sot “kosit” ballkanik ndonse efekti “ballkanik” është i pandjeshëm për tregjet modeste që ka. E nëse ka rrezik, ai vjen nga mbyllja e dyerve të BE.

Ballkani në BE është gjëja më e natyrshme për të dhe finalizimi i “mozaikut” BE, krijon një zonë “tampon” në interesin e vetë të “mëdhenjve” në BE (Ballkani do të luante rol kyç në akomodimin e fluksit migrator sirian dhe jo thjesht tranzit pakthim drejt “zëmrës” së  BE). Ngurrimi në integrim bart kosto (zhgënjim ndaj BE, prirje nacionaliste, terren për mafian politike etj) që rëndojnë vetë BE. Nëse integrimi është “favor”, është favor për të gjithë.

A po e inkurajon apo dekurajon BE integrimin e Shqipërisë?
Shqipëria duhet të ishte prej kohësh në BE. Nëse integrimi i Greqisë problematike u motivua prej luftës së ftohtë, ai i Shqipërisë duhej bërë në emër të gjeopolitikës ndaj ndikimit lindor, tensioneve nacionaliste por dhe si “ndjesë” për 1913 (shpërfytyrimi i territoreve komplikoi ngjizjen e shtetit ligjor të ekspozuar ndaj oreksit greko-sërb për t’a sabotuar këtë shtetformim) nga trashëgimtarët e “Kurvës” plak, zanafilla e mosmirënjohjes e së cilës daton nga koha kur Arbëria martirizohej përballë osmanllive në emër të civilizimit perëndimor, zbimi i flotës ruse, përballimi i zhvendosjes së miliona kosovarëve përballë genocidit sërb etj.

BE ka të drejtë në presionin për përmbushje të standarteve demokratik por ndërkohë presim paanshmëri dhe vijimësi në qasjet e tij. Nëse integrimi është peng i drejtësisë, apeli i BE për të mbetet “larje goje” kur me ndërhyrjen në emër të “stabilitetit” bën që elita e korruptuar shqiptare të gëzojë “imunitet” perëndimor ndaj ligjit shqiptar. BE nuk ka një listë të “zezë” dhe embargo lëvizjeje ndaj elitës së korruptuar politike dhe rrethit pranë. Akoma më keq, BE vijon partneritetin politik apo protokollar me ta.

Cinizmi i BE nuk kursen as votën e lirë. Hem denoncon abuzimin elektoral dhe e përdor si alibi për notën “4” në integrim, hem vijon me hipokrizinë e “zgjedhjeve më të mira deri tani” dhe partneritetin me “fitimtarët” e përfolur!

Që ligjet të mos mbeten në kornizë dhe shqiptarët të jenë përgjegjës për reformat dhe standartet e BE, ndërhyrja e BE duhet të jetë parimore dhe jo “hem prift, hem të rruaj”. Qytetari nuk duhet të izolohet për abuzimet e politikanëve që gjejnë dyer të hapura dhe bëjnë foto e qoka në Bruksel. Ajo krijon veç konfuzion dhe domosdo vota shkon tek i “forti” që e ka mirë edhe me BE!

Që faturën e ngërçit të integrimit të mos e paguajë qytetari, BE duhet t’i dalë borxhit atij duke u distancuar qartazi prej politikanëve të korruptuar e kërkuar më pas këtë gjë edhe prej votuesit shqiptar (e vetmja ndërhyrje kjo e shumëmirëpritur në “punët e brëndëshme”). Vetëm atëhere qytetari nuk ka më kë fajëson përveçse vetveten nëse ende ndjehet “alien” në Europë.

Ndryshe nga Serbia që luan me dy porta (refuzon Kosovën, genocidin dhe përdhunimet, trazon Mitrovicën, segregon Preshevën, flirton me Rusinë e Kinën etj), vokacioni unik pro-europian i yni,  “medaljet” e faktorit të stabilitetit në Ballkan (në kurriz edhe të kauzës legjitime kombëtare), vlerësimet Papale për harmoninë unike fetare në botë etj, nuk paskan efekt në integrim.

Të gjitha “vezët” në një shportë (apo “besa” ndaj BE) po na lënë edhe pas Serbisë! Ndoshta na kanë në “xhep”, ndoshta Serbia joshet për gjeopolitikë apo ndoshta ka ardhur koha për një axhendë anti-BE dhe lojë me dy “porta” edhe tek ne që të na përshpejtohet integrimi në BE!

Integrim në BE pa komplekse ndaj BE

Romuzi i shumëkomentuar kryeministror ndaj BE nuk zhbën shanset për integrim (25 vjet servilizëm nuk na sollën më pranë). Nuk është asgjë para 25 vjetësh cinizmi të BE. Por nëse integrimi është “martesë” ku fitojnë dy palë, deri atëhere dhe në dinjitet të vetvetes, më shumë se një romuz, nevojitet reciprocitet ndaj BE. Nga hyrje-daljet, favorizimi i investimeve strategjike, mosndërhyrja në punët e brëndëshme etj.

Integrimi në BE nuk arrihet me komplekse ndaj saj dhe drejtësia ndaj kupolës së abuzimit, ngritja e kauzave të “arkivuara” të shqiptarëve në Serbi, Çamëri e gjetkë, reciprociteti me fqinjët etj nuk bien ndesh me vokacionin europian. Ato janë europianizëm, as më shumë e as më pak sa ç’ka vetë vëndet e BE bëjnë për interesin e tyre kombëtar.

Askush në BE nuk ia nënshtron interesin kombëtar BE ku bën pjesë. Nëse jemi vënd strategjik, të jemi së pari për interesat tona. Aq më tepër kur lobet antishqiptare gëlojnë në BE si “sofër” e stërmadhe që është me çdo shtet “dollibash” me veto për çdo gjë (psh. kakofonia ndaj njohjes së Kosovës, reagimet e BE ndaj deklarimit të aspiratës për bashkim etj ndërkohë që Serbia nacionaliste motivohet pa kushte).

BE ka dëshmuar historikisht më së paku ngurrim, dilema dhe cinizëm ndaj prirjeve perëndimore dhe faktorizimit tonë në rajon – 1913, genocidet antishqiptare, braktisja pas daljes nga kampi rus (ndonse luftë e tension sërisht ulet me Putinin, Iranin etj) e deri “legalizimi” i pseudodemokracisë pas viteve 90.

Standarti i dyfishtë nuk flet për strategji të BE ndaj nesh. Në 1990 hapi ambasadat ndonse shumica ishin azilantë ekonomik dhe sot përzë shqiptarët nga Gjermania (ndoshta kosovarë që lufta e 1999 i solli në Shqipëri ndërkohë që mund të ishin bërë azilantë në BE). E ndërsa siriani meriton sigurinë e jetës, vërshimi drejt Gjermanisë kur ndërkohë Turqia, Greqia, Maqedonia, Serbia apo Shqipëria etj janë vënde të sigurta, nuk flet për për azil politik por shans ekonomik por në dallim nga shqiptarët, ata pranohen me bujë.

Nëse BE me shumë “koka” ka dilema, ne nuk kemi përse. Brezi i ri nuk ka pse të vuajë sindromën e “mirazhit” apo mitit BE. Ndërsa strategjia e BE është në kaos dhe hezitimi është bërë normë, SHBA mbeten i vetmi partner strategjik interesi i të cilit përkon historikisht me atë shqiptar. Nëse jemi 100% pro-perëndimorë, më së pari jemi 100% pro-amerikanë. E ndërsa pritshmëria prej partnerit historik është përtej shanseve të një llotarie green-card, partneriteti me të mbetet jetik për integrimin në BE.

Në BE nuk hyhet me zor dhe integrimi lyp dinjitet. Shanset as nuk fillojnë e as nuk mbarojnë me BE. Ka plot vënde të zhvilluara që nuk janë në BE dhe shyqyr natyra na ka bërë të begatë dhe keq jemi vetëm për një “dorë të fortë” se ligje kemi plot. Të sillemi si europianë që jemi duke vënë interesin tonë në plan të parë sepse patriotizmi është normë vetë në perëndim. Patriotizëm me vepra dhe jo retorikë si ajo e djeshmja ndërkohë që ekonomia varej nga Serbia dhe Greqia, luginat e Shqipërisë bëheshin “varre” të Vorioepirit, deti falej pa të keq etj. BE, që ndoshta kupton vetëm “lojën me dy porta”, është “bonus” që vjen vetë.

7 komente në “Mos vallë loja me dy “porta” hap dyert e BE!”

  1. tfgs says:

    o mufti shqipfoles,perpara se te shkruaje pordhe me rigone ne kete carcaf arab,do te ishte mire te pyesje njehere veten se:
    -Perse i duhet Evropes nje vend me 87% sunite……..!!!???

    1. UCK says:

      O muti i Janulles tfgs,
      Shqiperia i duhet Europes qe ti nxjerre bojen politikes mesjetare te evgjiteve greke, me diskriminimin e pakicave etnike te saj, shovinizmit me fqinjet dhe kultures se vjedhjes, mashtrimit dhe parazitizmit ne kurriz te Europes, te mbeturinave saracene te Ballkanit.

  2. juli says:

    Shume i sakte z Duka
    Politika shqiptare duhet te beje nje rishikim te pozicionit dhe strategjis politike te saj ne raport me europen
    Me pak fjale Nuk duhet dhene shume besim Europes
    Do te jete disfata me e madhe e politikes shqiptare nese europianet i hapin dyerte Serbise para Shqiperise
    Kembanat e alarmit po bien dhe europa kurve po punone per kete skenare
    Ata qe jane shurdhuare dhe nuk i degjojne keto kembana ja politikanet shqiptare brenda shqiperise dhe ne kosove dhe maqedoni
    Ne vende te mblidhen ne nje tryeze mbareshqiptare ne menyre qe te hartojne nje strategji te politikes se jashteme shqiptare qe ka si synim interesat e kombit shqiptare ne rajone keta qesharake zihen e grinden me njeri tjetrin duke shkuare ne Bruksel e duke u ankuare per gjoja shtypje dhe mungese demokracie
    Keta qorra nuk shikojne se po luhet nje skenar shume i felliqure prej kurves europe qe ka si synim kthimin e kosoves ne sovranitetin serb
    Si do ndodhi kjo!
    Me futjen e Serbise ne BE pa kushtin e njohjes se Kosoves (aty po e cojne europianet kete ceshtje)Serbia nga nje pozicione i dobet ku i behej presion per njohje kalon ne nje pozicion te forte e mbeshteturenga shume shtete (I njohim cilat jane ato) te BE do ti veri kushte Shqiperise ne rast se ajo kerkone futjen ne BE
    Nje nga pengesat qe do veri pala Serbe do te qe qe Shqiperia te njohe sovranitetin serb mbi Kosoven!
    Europianet si cdo here cinik dhe hipokrite do ti thone Tiranes se duhet te zgjidhi problemet rajonale me Fqinjin por qe tashme fqinji eshte pjestari klabit te BE
    JU KUJTOJE KETU C PO HEQ MAQEDONIA ME GREQINE PER CESHTJEN E EMRIT
    APO CESHTJA E QIPROS DHE POZICIONI I GREQISE NE BE
    POLITIKA SHQIPTARE DUHET TI BEJE TE QARTE BRUKSELIT SE CDO PERPJEKJE PER FUTJEN E SERBISE NE BE PARA SHQIPERISE DHE PA NJOHJE TE KOSOVESDO TE DETYROJE SHQIPTARET E KOSOVES DHE TE SHQIPERISE DREJT NJE REFERENDUMI PER BASHKIM KOMBETARE
    E VETMJA RRUGE PER TEMENJANUARE KETE PROCESE QE NDOSHTA NUK DO TJU PELQEJE ESHTE SKENARI REAL QE BAZOHET NE KUSHTET E VECANTA POLITIKE TE RAJONIT QEIMPONOJNE QE SHQIPERIA DHE SERBIA DUHET TE HYJNE SE BASHKU NNE BE
    CDO SKENARE TJETER DO TE JETE PROVOKUES ARMIQESORE DHE I DEMSHEM PER SHQIPTARET
    POLITIKANET KOSOVARE NE VEND TE KAFEVE DHE BISEDIMEVE DHE BUZEQESHJEVE HIPOKRITE ME XHELATET E TYRE SERB DUHET TIU BEJNE TE QARTE BRUKSELIT QE I BEN PRESION SE NUK MUND TE KETE BISEDIME PER CESHTJE DYTESORE KUR NUK NJIHET PAVARESIA E TYRE SI SHTETE
    SI MUND TE BISEDOSH ME DIKE QE NUK NJH SOVRANITETIN TEND!
    KETO BISEDIME NGJAJNE SIKUR KOSOVA ESHTE NJE KRAHINE AUTONOME!!
    NJOHJA NE RADHE TE PARE DHE PASTAJ FILLIMI I BISEDIMEVE
    PERNDRYSHE TE BRAKTISIN BISEDIMET
    JA PRA VEGLA DHE FAKTORI KRYESORE I POLITIKES SHQIPTARE JA PRA CILI ESHTE SABOTIMI DHE PRISHJA E SKENARIT QE DO SERBINE PJESTARE TE BE DHE KOSOVEN NJE PJESE TE SAJ SI MODELI SKOCEZ BRENDA BRITANISE SE MADHE

    1. tfgs says:

      nje tjeter i tredhur………o Zot sa shume jeni!!!???

      1. E po kjo pune! says:

        nuk paske pune tjeter o hale qe leh!

  3. Njemendim says:

    Jam pro cka shkruhet.
    Megjithate nuk bie dakort me pjesen e fundit totalisht.
    Mendoj sw ShBA sigurisht eshte nje partner strategjik i vendit tone te vogel por serisht dhe aty peshorja anon jo ne anen tone. USA na ka ndihmuar jashtezakonisht shume por kurre nuk ka bere qofte dhe perpjekjen me te vogel per te na zhvilluar. Kurre asnje investim serioz amerikan, thjesht therrime sa per te na mbajtur gjalle. Sigurisht dhe amerika ka qellimet e saje perse na pranon si partnere. Me mire te kete Shqipetar ne ballkan se sa te dominoj kombi sllav (dhe greket sllav jane pavaresisht cfare gjuhe flasin dhe nga cfare historie vijne ato mbrojne interesat sllave, jo me kot jane ne krize sot).
    Pra dhe Amerika ben nje fare shfrytezimi duke dhene ndihme vetem atehere kur perflitet per mbijetse (sigurisht e mirepresim kete ndihme dhe e vleresoj personalisht).

    Nderkohe ne krahun tjeter te quash turqine partnerin tone strategjik eshte vetevrasje. Normalisht shqipetari duhet ta pranoj qe mbas 400 vitesh sundim duhen te pakten 800 vite per te harruar. Keshtu qe le te mos kujtojme se turqia ka ndryshuar ose do te ndryshoje se shpejti. E vetmja arsye perse na mbraon eshte sepse na fo per vete dhe nuk i intereson qe ne te hummbim. Sigurisht investimet e bera ne shqiperi nga ana turke jane menyre sundimi dhe pushtimi modern sepse lufta nuk behet me me pushke e shpata.

    Pra sic mund te vetekuptohet shqiperia eshte e vetme realisht, pa partner real strategjik thjesht e vetme… Na duhet vetem pak mencuri dhe jo vetem qe BE do te na lutet per antaresim por dhe ruset dhe arabet do te na luten…
    Nuk do as shume mencuri mjafton te ndiqet shembullu i kombeve si Finlanda, Eastonia. Kombe qe nuk jane shume te medha (nuk flas si territor) jo me shume resursa por ama kane standarte te cmendura jetese dhe lakmohen nga cdokush.

    Si arrihet kjo? Mbro interesat kombetare, mos ji nacionalist por rracional, mos kerko leke ose borxhe te kota por ofro investime te mundeshme ku te terheqesh bizneset (korporatat jane shtete me vete, atyre i intereson vetem nje fe qe quhet para). Nga keto biznese do te rritet standarti, do te formohen specialist te larte ne vendin tone dhe nuk do te doje njeri me nje green card apo nje pashaporte italiane…

  4. stilian says:

    Shqiperia udhehiqet nga SHBA dhe do beje c’ti thone ata kur te duan ata dhe ne vendin qe duan ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje