Të ikurit e dëshpërimit

4 Shtator 2015, 19:43Blog TEMA

Nga Ilva Tare

Shqiptarët janë popull refugjatësh. Të detyruar në historinë 103 vjeçare të shtetit të tyre të ngrenë plaçkat mbi supe dhe të marrin rrugët e botës.

Kanë ikur të pasurit, të varfrit, intelektualët, politikanët, qytetarët. Ndër vite kemi prodhuar lëndë të parë duke vënë në provë mikpritjen dhe solidaritetin e popujve të tjerë.

Shqiptarët janë popull refugjatësh. Të detyruar në historinë 103 vjeçare të shtetit të tyre të ngrenë plaçkat mbi supe dhe të marrin rrugët e botës.

Kanë ikur të pasurit, të varfërit, intelektualët, politikanët, qytetarët. Ndër vite kemi prodhuar lëndë të parë duke vënë në provë mikpritjen dhe solidaritetin e popujve të tjerë.

Drama e ditëve të fundit e të dëshpëruarve të ikur nga lufta në Siri është e dhimbshme, e prekshme, tronditëse, më e madhja që pas Luftës së Dytë Botërore.

Fotoja e vogëlushit të mbytur bashkë me të vëllanë dhe të ëmën janë klithmë dëshpëruese për shoqëritë e ashtëquajtura të zhvilluara.

Jeta e këputur padrejtësisht e Ajlanit 3 vjeçar është dëshmia therëse e dështimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj një regjimi që po vret njerëzit e tij.

Viktimat e gjallë dhe të vdekur, të krizës së fundit të refugjatëve janë në ndërgjegjen e perëndimit dhe indiferencës ndaj padrejtësive në pjesë të ndryshme të globit.

Ajlan mund të ishte edhe fëmija im dhe yti që po e ndjek si spektator i ftohtë përpjekjen për të gjetur vdekjen e sigurt, duke i ikur vdekjes së pritshme.

Transmetimi dhe postimi në rrjetet sociale i fotos së ëngjëllit të larguar përpara se të arrinte prehërin e hallës në Kanada është padyshim sensibilizues, por ndoshta pak i tepruar dhe thellësisht i dhimbshëm.

Fotoja e vërtetë që duhet shpërndarë është ajo e përgjegjësve të kësaj tragjedie. Arkitektëve të vdekjes në shekullin e 21-të. Ata duhen demaskuar, ndëshkuar dhe poshtëruar.

Ne shqiptarët, prekemi ndoshta më shumë se gjermanët apo francezët nga këto pamje. Ikja ka mbetur një alternativë më e mirë se qëndrimi në vendin ku kanë lindur për një pjesë të mirë të shqiptarëve, ende.

Ndaj dhe solidariteti me refugjatët e kësaj krize duhet të kishte qenë më domethënës, më konkret.

Qeveria shqiptare mund të kishte akorduar një ndihmë qoftë edhe simbolike financiare në vendet pritëse të refugjatëve, në respekt të çdo të larguari që sot është sirian, afgan, iraken apo edhe kuksian.

Sot, çdo sirian është edhe shqiptar. Sot, jemi të gjithë refugjatë, në mos me trup, me mendje.

8 komente në “Të ikurit e dëshpërimit”

  1. tfgs says:

    sot cdo sirian eshte korrak shqipfoles dhe anasjelltas,por kurrsesi shqiptar……………..

    1. mirel says:

      mos u lodh kot turkomut
      shqip flasin shqipot, arbereshet dhe arvanet.
      te tjeret thjesht nuk mundet.
      nuk kane artikulacionin e nevojshem..ju minorikaret dhe emrin e keni mare te tille..graqi

  2. Tema says:

    Do i japim zgjidhje problemit shum shpejt

  3. NjeQytetarOptimist says:

    C’te themi kur hedhin ujin matane dhe s’pranojne ushqimin thuaj?!?! Te jesh I larguar nga deshperimi, do te thote te pranosh Greqine, Shqiperine, Maqedonine, Serbine, Hungarine e c’do opsjon qe te jepet mundesia nga shpia mike.. Por te selektosh ku do te emigrosh nga deshpirimi, dhe te kryesh xheste te tilla, po me ben pak skeptik me kete sodilaritetin..

  4. lefter says:

    Nje shkrim kot fare. Shkruan ato qe komentuesit i thone me mire. Ti ke qene dhe gazetare e mire , si i thone, po ndoshta bashkejetuesi ta ka prishur mendjen. Shqiptaret nuk emigrojne nga varferia po nga deshira qe kete jete qe kane ta jetojne ashtu si duan sepse bandat e Saliut ja shkaterruan per te mos u rregulluar me ketij brezi. Shqiptaret kane etje per çdo gje. Koha iken me vrap. I pe ne ndeshjen me Danimarken shqiptaret? Gjysma e stadiumi me qylaf e shkabe. Jane emocionante, jane shperthyes dhe mbi te gjitha patriot. Udheheqesi i shtetit duhet ti shikoje ne sy dhe ata do bejne me te miren, por me rrumpallen qe eshte krijuar prej 20 e ca vjet, nuk jetohet bashke me agallaret hajdute e kriminele.

  5. gazetari me kater (me hater) klase fillore says:

    Ik moj budalle! Mundohesh te thuash dicka dhe nuk thua gje hic! Kush pra jane shkaktaret e vertete, pse nuk e thua? Apo kot sa po e leshon edhe ti nje tymnaje ne ajer. Shkaktaret e vertete jane Assad dhe ISIS qe me mire mund te identifikohet me doktrinen e qelbet islamike. Mire se te gjithe injorantet ne rrjetet sociale mundohen te fajesojne Europen e Ameriken per konfliktin ne Siri apo lindjen e ISIS, por kur nje gje te tille e insinuoni edhe ju qe vetedeklaroheni si intelektuale, kjo me ben te mendoj se jeni copa mishi me dy sy ose thjeshte hipokrite qe doni t’i fryni teorive konspirative per perfitim vetjak (ne formen e reputacionit) duke iu bashkuar turmes.

    1. Kulla e barit nuk do te digjet..... says:

      Te bardhen te zeze dhe anasjelltas nuk e beni dot ti dhe askush tjeter o njeri…………………

      George Soros i përfshirë në trafikun e emigrantëve nga Libia në Itali, shërbimet e Vjenës zbardhin skemën

      – See more at: http://www.sot.com.al/politike/george-soros-i-p%C3%ABrfshir%C3%AB-n%C3%AB-trafikun-e-emigrant%C3%ABve-nga-libia-n%C3%AB-itali-sh%C3%ABrbimet-e-vjen%C3%ABs#sthash.Kr05GVlY.dpuf

  6. shvejk says:

    Po ata nga Bangladeshi perse ikin, po shkulet afrika e po vjen ne Europe.Me duket se andej nuk ka lufte, e me gjithe ate paguajne mijera euro per udhetimin, ngaqe jane te varfer.Kesaj dyndje duhet ti jepet fund , ne mos kultura mireqenia dhe trashegimia e Europes do te fundosen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje