Me të drejtë kërkohet që bizneset e vogla, shumë të vogla, të mesme, të mëdha, t’i japin klientit kuptonin tatimor.
Kjo është abc e ekonomisë dhe e shtetit të së drejtës. Nuk ka këtu lot krokodili gjoja për të përjashtuar disa si të vegjël dhe gjyhnaqarë. Pikë pikë disa prej tyre jo vetëm përmbysin Tiranën, por edhe bëjnë “liqene” e “rezervuare” ku kalon trafiku i pares, i interesave dhe i privilegjeve.
Me kasa, madje jo nga këto që janë tani, se ato që ndodhen në veprim dhe u kërkohen, janë si të epokës të gurit, duan nga një polic te koka e arkëtarit për të bërë atë që duhet bërë.
Më mirë t’i detyrojmë bizneset të blejnë ndonjë polic seicili, me këto kasa.
Ehu cfarë është një kasë e vërtetë që cdo akulloreshitës në Perëndim është i pajisur. Po të doni ju blej unë një me paratë e mia, ndaç ma rambursoni, ndaç jo.
Sa për ta parë si ekspozitë. Llahtar kalkulimesh, e thjeshtë fare, jo e shtrenjtë, por që nuk të le xhap të bësh, pa pasur nevojë as për grupe kontrolli puntor-fshatar – polic – kontrollor.
Përpunon informacion aq sa kishte fuqi përpunim anija kozmike Apollo 11 ku shkoi në hënë. Ishte qerre kozmike në fakt.
Puna është nga ana e filozofisë të ekonomisë dhe e sociologjisë të sipërmarrjes, duhet shtruar një pyetje kapitale :
A e dini se përse i bëhet bisht kuponit tatimor?
Sepse biznesi shumë i vogël dhe i vogël po pagoi taksat me kupton, thjesht falimenton. Ai i falimentuar është, por po pagoi edhe taksat me kupon thyhet fare në dysh. Ato nuk janë biznese, ato janë mjete mbijetese të mjera. Tatimet u marrin si taksa atë që ua japin si ndihmë financiare si të papunë.
Ku ishe ? Asgjëkundi.
Biznesmenët e vegjël shqiptarë nuk janë keqbërësa, ata janë hallexhinj që duan të mbijetojnë, por pa punuar. E para sepse nuk ka punë, e dyta sepse ata quajnë punë qendrimin gjysëm të përgjumur prapa banakut, duke “hangur” fara dhe para televizor seancat e parlamentit dhe serialet turke me incest familjar.
Po sikur ata të na hakmerren, ta mbyllin dyqanin a veprimtarinë dhe të shkojnë të presin në radhë jo për të rregjistruar biznesin e tyre, por për t’u rregjistruar si të papunë që ne t’i mbajmë me bukë?
Mos u shkoftë mendja o Zot!
Na rroftë kuponi. Taksat që mblodhëm do t’i paguajmë për ndihmë për të papunët. Shto buxhetin në të ardhura, por shto edhe shpenzimet.
Ekonomia nuk është volontarizëm, por sistem i tërë bashkveprues. Ka punë puna. Nuk bëhet me polici e shtrëngime.
Këta të vegjlit janë me mijra e dhjetramijra. Duhen qindra e qindra kontrollorë çdo ditë. Cfarë do të bëjmë me taksat e vjelura plus? Do të paguajmë rrogat e kontrollorëve të licensuar për të mbledhur taksa e kupona !!!
Ku ishim? Asgjëkundi.
Po biznesi i madh? Po të digjet biznesi i vogël, kjo ekonomi natyralisht ilegale dhe klandestine, edhe biznesi i madh, në shumë drejtime, do të pësojë goditje sepse edhe ajo klientelë e brendshme që ka një farë fuqie minimale blerëse, do të boshatiset krejt nga xhepat.
Nga njëqind shitësa të rrugicës sime, do të mbeten dy a tre, ata më të fuqishmit, që do të presin që qepenambyllurit e tjerë tani të vijnë ata si klientë.
Prit gomar të mbijë bar.
Pse? Sepse ish dyqanxhinjtë e kthyer në klientë nuk kanë më asnjë lek në xhep.
Pra, kuponi duhet, pra është e drejtë të kërkohet, por duhet menduar më thellë për atë që filozofi Mishel Fuko, e quante “ilegalizëm i domosdoshëm”. Mos është fshehja e taksave duke mos dhënë kupon, mjeti i fundit i mbijetesës të një biznesi të vogël dhe gjysëm të mesëm të shtrirë kapilarisht?
Unë besoj se po. Kjo është drama jonë sipas meje, ku normativizimi i plotë i këtij biznesi, kthimi te normat, rregullarizimi i tij, instituicionalizimi i tij, e falimenton atë.
Ne ndodhemi përpara dramës shekspiriane të rrosh apo të mos rrosh? Ta kemi të parregullt ligjërisht biznesin e vogël e të mesëm? Apo ta kemi të rregullt dhe ta falimentojmë?
Ka zgjidhje patjetër. Por, ato nuk po kërkohen. Sa është e lehtë ta kesh biznesin në gjendje robinhudiane, pra gjysëm kaçaku e hajduti, po aq e lehtë të mendosh se pas cdo qepeni duhet të rrijë një polic, roje, apo kontrollor. Por, asnjëra nga këto dy metoda nuk ecën.
Shumë shpejt do ta provoni këtë që them.
O presoro, mos i qaj hallin biznesit se pa kupon sbehet shtet. Nuk eshte heqja e kuponit qe lufton varferine e tyre. Trap.
O Trap,,,nuk fillohet nga corapja,por nga kesula,,,kte osht tu thone profesori,,
Qenka lol ti
Ju nuk kuptoni ose jeni dashakeqas….
Po citoj Prof.Fugen,” shume shpejt do ta kuptoni kete qe them ”
Shpeshhere pyes veten pse ne shume raste bota eshte e keqe ? sepse ka njerez te keqinj si ju….
Nqs vazhdon keshtu sic ka nisur,Rama do te dale edhe me i keq se Berisha dhe po ju them,une jam votues i Rames,dje e votova per me mire por ky po i heq njerezve edhe kafshaten e fundit…
Ku jane miliardat qe merren nga borxhet,miliardat e shperdorimeve dhe kontrabandes,korrupsionit etj…Rama ketu duhet te fillonte…
Ndoshta hera e parë që ky profi thotë diçka për të qënë dhe konstruktive.
Shume e drejte Profesor.
Pra,ajo qe shteti kerkon tu marre bisneseve te vegjel dhe te mesem si evazion,jane pikerisht ato pak lek qe u duhet per te mbijetuar.Ndryshe te gjithe do kthehen proletare dhe do ti kerkojne shtetit asistenca sociale,nderkohe qe bisnesi i madh do te shkatrohet pas kesaj.
Analize me e sakte nuk behet.
Nuk ka per te ndodhur i dashur Fuga, kjo qe thua ti.
Financat do ta ndjejne shpejt kete gje dhe do te zbythen, pa filluar shiu i pare i vjeshtes.
Mos thoni biznesi por bythnesi!
Ose perdorni me mire fjalet turke si matrapaze dhe edepseze qe bejne gjithe diten allishverishe dhe dallavere!
Fundja ne jemi dhe vend antar me te drejta te plota ne Konferencen Islamike qe nga viti 1995, nje peshqesh ky i ‘te lavdishmit’ SRB…
“This is a miracle of freedom”!
Aleluja….
C lidhje ka bisnesi qe ti e percmon me konferencen Islamike mor torollak.Apo ke dhe ti probleme me djarene e gojes si shume te tjere.
Ai ka problem,se e ma shneti,,,,por trute,diku gjetke
gjithmone kur fillohet nje pune e mire disfatistet e nihilistet u bien borijeve para betejes per humbjen e saj,sigurisht qe eshte e veshtire e mrekullia sdo ndodhe me nje te goditur e brenda nje dite por eshte nje veprim i drejte e duhet mbeshtetur qellimi i tij pastaj menyra e zbatimit ,sa do paguhet kur e si sigurish qe duhet te permiresohet ,ndihmoni qe te kryhen mire nismat e drejta per nje shtet te drejte
Te drejte ke or xhemal. Ky Fuga eshte vetem per llafe. Nese e quan te gabuar ate qe ben qeveria pse nuk sjell ndonje ide me te mire. Ky eshte vetem per kritika, se zgjidhjet nuk jane pjese e profesionit te tij. Nje gje eshte e sigurte, te besh dicka eshte shume me mire se te mos besh asgje. Dhe qeveria duhet te beje dicka per te vendosur nje ekonomi ligjore dhe me rregulla.
Na e bere mendjen “fuge” !
Do mbijetojne ato subjekte qe jane fitimprurese,te tjerat do falimentojne.Kjo eshte ekonomia e tregut.
Ju deshironi falimentimin e shtetit ?!!!!
SHum e drejt analiza juaj Profesor.Por kujt po ja thua ministri dhe financieret e tije jo se nuk te kuptojne por zgjedhin rrugen me te lehte dhe me te korruptuar per vehten e tyre.Vendosja e kasave ose nderrimi i emrit qofte dhe sherbimi i saje dhe blerja e letrave te kases jane nje barre e madhe per biznesin e vogel.Vendosja e biznesit te vogel qe esht me qera ne rolin e taksidarit per mbledhjen e detyrimeve te pronarit te dyqanit (pagesa per trullin ose tatim mbi fitimin)e perfshir kjo me detyrim ne taksat e biznesit te vogel.Pagesa shum e larte e ujit te pijshem qe me tarifa te pa arsyetura shkon deri tre fish cmimi po keshtu energjia elektrike plus dhe takse televizori qe na mbahet njehere ne faturat e shtepise njeher ne dyqan.Ne mendojme qe uji pijshem energjia te jene me cmim familjar.Kjo eshte me falni per shprehjen, Tallje bythe me biznesin e vogel te pa mbrojtur.
Hej profesoro, jeni i nderuar dhe kam shume respekt per ju, kete here ja ke fut kot. Po ta them hapur i nderuar, ne 1991, te paret qe u vete emeruan politikane ishin, profesore universitetesh dhe doktore. Sot pas 25 vitesh, keto profesore dhe doktore e klonuan sistemin dhe prodhuan nje sistem arsimor kafsheror, nje sistem shendetesor kryekafsheror, teresisht i falimentuar.
Ne ju a lame 25 vite, e ju sot ankoheni nuk merrni persiper te na tregoni, si e shkaterruat sistemin, si late ndertimet pa leje, si shkaterruat pronen, si shkaterruat ekonomine, si lejuat fshatarin qe me 10 kokrra veze qe ju a sillnin ne dyer shtepie i jepnit provimin, si e lejuat fshatarin te merrte token a pasaportizimin ne kembim te nje pule fshati. Si e lejuat po ate fshatar qe te zinte nje vend pune tashme jo me pula por me para ose me vota. Edhe sot??? Ankoheni per fshataret?? jo jeni te mjere, jane ata pra, te vezeve, te pulave, te lekeve, te votave, jane ata qe u bene me pas kriminela, jane ata qe gatuat ju profesoret dhe doktoret e famshem te 1991.
Ju jeni per tu perzene nga ky vend, ju mbollet krimin me veprimin dhe mosveprimin tuaj, ju late kriminelet te bejne cte duan dhe ju ndate parane me ata. Edhe jeni po ju qe sot ankoheni se parlamenti nga 1991 – 2013 eshte ndryshe, po pra e niset juve profesoret dhe doktoret, e korrupuat juve, e kriminalizuat juve, e fshatarizuat juve ne kembim te parase dhe te babezise dhe sot perfunduam ketu ku jemi. Ata qe ju paguan sot po ju shkulin e mire ju a bejne. Njoh shume doktore e shume profesore qe e mbajne veten per te mire, sot e di cbejne “ankohen”. Prandaj juve doktoret e famshem, e profesoret e famshem, qe sdini not e i jepni mend notareve, beni nje pune. Lerni auditoret, lerni profesionin edhe rrogat qe i merrni qyl pa bere asnje pune dhe beni pune private, aty do kuptoni sa vlere keni, aty do ju duket sa ju vlen lekura. Profesor, se kam me ju direkt, por me koleget e ti profesore e doktore, nga jugu ne veri, qe gjithmone jane paguar me rroga te shtrenjta nga ky shtet, skane bere punen por jane leshuar si idiote pas partive. Sot Turpi i kombit jane Doktoret, e profesoret e 25 viteve te fundit, e prova eshte e gjalle, mjafton hidhini nje shikim ne Sistemin shendeteror dhe ate arsimor. Tung profesoro, te paguajne te gjithe, nga ai tek rruga deri tek ai me i madhi, shteti te jape asistence, une qe po ju shkruaj jam biznesmen dhe me vjen keq qe kam 10 vite qe paguj taksa me rregulla. Sot duhet te kerkoni falje e te leni qeverine te formalizoje. kaq kisha.
Aka-dem-fikut Artan Fuga( fuge e vertete-edhe ushtari i mire Shvejk do ta kishte zili!) :
“soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.
Por une sot dua t’ju kujtoj shqiptareve se ti “prof-e sore” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(e di vete pse) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet me te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper se po me perzihet, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-soret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “prof-e-soret” e saj.
Sa here psallt ne programet televizive duke dashur te na mesosh demokracine, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe ditet e fundit edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(nipi i Hysni Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(filiz i familjeve te KQ PPSH dhe kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por i afte per dipllomat) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektorat i Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
Heshtni!
Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni lirite e demokracise si dhurate te çmuar per ju!
Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.
esht hera e dyt qe shoh kete koment ne nje shkrim te Dok. Fuges. E paske bere ceshtje personale me filozofin (kushedi ndonje provim i Ne princip nuk jam kunder fakteve qe ekspozon.
Pyes veten si ka mundesi qe Rama i atribuon nipit te ketij gjeniu nje inteligjence mbinjerezore, a thua vetem femijet e fizikanteve berthamor kan kapacitete per te garantuar suksesenje lideri apo nje force politike.
po kush mund te kishte akses te sorosianet?
un i biri i nje elektricisti?
Doli prape Artan Fuga te bleje polic! O Mero, po te kam shkruar disa here se me kete Artan s’ke prokopi, gjej ndonje tjeter. Ky eshte i fiksuar se ndonje dite do jete dikushi. Po ke bere mire qe ke heq ate foton si mjeran se do mendonin dhe te tjeret si une kur ta shikonin.
Pershendetje te gjithve! Z.Artan kujton se i di te gjitha,por nje gje nuk e thote tamam.Sikur te gjithe bizneset te ishin te liçensuar e te jeptin te gjithe kuponin tatimor do ishim me keq apo me mire.Ne luftuam me mund madje dhe me dhune qe te beheshim pjese e ketij sistemi kapitalist.Pra nese nuk paguan taksa ,nuk paguan energjine,ujin e etj…,si keto thjesht mbaron e vdes dhe ndihmen nuk ta jep askush sepse kete sistem sgjodhem.Nese bizneset mbyllen siç thote z.Artan dhe shkojne per ndihme ekonomike nuk e vret trurin njeri se menjehere hapen te tjera ,ata qe paguajne taksa dhe jane si ne.Une kam 15 vjet qe paguaj taksa dhe mbi 5 vjet qe leshoj kupon tatimor dhe mbahem me veshtiresi por mundohem te jem me rregulla.Por pse bizneset e tjera qe nuk paguaj jan me te mire se? pse ne kemi leke teper?Jo zoti Artan te gjithe duhet te paguajne taksa,sepse jemi ne sistem kapitalist i forti mbijeton.Nese nuk je i lecensuar nuk paguan taksa e nuk leshon kupon mos hap biznes rregjistrou te zyra e punes.Ose jeto me ndihme ekonomike.Por kurre me UNE TE PAGUAJ E TI JO.
Doganat 160 milion $,te vjedhura,Nafta(koncesionet),500 milone $,pa arketuar,doli dhe OSHEE,me 150 milione $ te tjera pa mbedhur,jane edhe qindra miliona te tjera nga koncesionet e Saliut,Edvinit e Ilirit pa arketuar,e qe arijne ne miliarda.PERSE NUK MBIDHEN KETO KU DHJAMI DIGJET PER AROME,E I VERSULEMI ATIJ QE DHJAMIN E DO PER MBIJETESE?
KY ESHTE KAPIATIZMI,I CILI ME SOROSIN SOT PO DEBON NGA LINDJA E MESME MILIONA NJEREZ QE TA LETE ZONE TE LIRE PER TE GRABITUR NAFTEN E KETYRE POPUJVE.
A JEMI NE THENIEN E VERTETUAR NGA HISTORIA SE “SIGURIMI I FITIMIT MAKSIMAL NGA KAPITALI,NUK MER PARASYSH,AS GRABITJET,AS DJEGJET,AS SHKATERIMET,AS VRASJET,AS LUFTERAT E DERI NE LUFTE BOTERORE” KJO TEZE ESHTE VERTETUAR DHE PO ACAROHET NE KETE SHEKULLIN E RI.
Ju prezantojme me teoricienin anti shtet Prof. Fuga.
Të gjitha institucionet të njihen me transparencën e personit të afishuar në programin e tyre.,pasi ndihmon në përmbledhje
kafe roma nje kafene me 20 tavolina pret kupon,ndersa [email protected] me dy dyqane
njeri kepuce tjetri veshje femrash nuk pret kupon tatimor.
kafe 100 lek
makiato 120 lek
leng kanoce 150 lek
kepuce me 50 perqind ulje 6300lek
kepuce e sandale femra 4300 -17000 lek
pallto 17000
fustane 8000-20000 leke
ja pra dy biznese dy te kundert ligji dhe informaliteti i naimit,pronari
qe ka 18 vjet, dhe ndertoji jashte ligjit ne tarrace mbi kafe romen..
kush e mbron..
ka lidhje me policine e shtetit se ne muajin qershor,u krekos para shqiponjes,ata e arestuan por pas dy oresh ishte prape ne dyqan.
beji nje interviste z. fuga ketij te gjori,qe nga ici si oficer ka dydyqane vetem te pallatet agimi,
O “profesor” a e ke ndie shprehjen popullore: “Mbas kaçubes se vogel duel lepuri i madh” O “profesor” merru me “filozofi” dhe jo me ekonomi e mos ia fut kot,se e ke nxjerre vehten kallp.
O prof ,je shembulli me i persosur i zhvillimeve shkerdhatokratike ne 25 vite.Nga komuniste superspiune nje pjese e elites nderroi petkun dhe u kthyen ne te djathte ekstreme.Edhe ekonomine ky lloj politikanesh e lane te asfiksuar dhe te krahasueshme me etiopine dhe angolen.Prof ,meqe je dhe francez ,kapitalizmi do kupon tatimor.Nese nuk doni kapitalizmin atehere pranoni se shqiperia ka pasur vetem nje burre shteti ,enver hoxhen dhe te gjithe ju elita e sotme nuk keni mend as sa bolja e djathte e enverit.
Bankers Petroleum sheet 500 milione $ nafte nga nentoka shqiptare dhe s’paguan tatime ushqimorja e lagjes shet 50 000 leke gjera qe I ka bere me leke duhet te fiskalizohet.Dhe normalisht qe duhet te paguaje dhe monopolet e qeverise per kasat,scanimet,ngjyrosjen e karburanteve monopolet e karburanteve etj.
Te falenderoj profewsor/ Je bere shume aktiv ne median e shkruar kohet e fundit. Dua te ndaj disa mendime me ju JU .\1- Jam plotesisht dakort me formalizimin e ekono mise ..bile eshte shume i vonuar. kam vete nje bisnes te vogel.,dhe jam i rregullt, qe nga viti i mrapshte 1997 e ketej jemi kontribues ne buxhet, me tatme taksa e sig shoqerore.Shteti DUHET TE NA KERKOJE TE FALUR QE NGJITUR ME NE TE RREGULLTIT. NA KA LENE PA LICENSE TE TJERET QE KONKURONIN PA RREGULLA LOJE.
2-POR nuk jam dakort me disa gjera te tjera ,a- Menyra si i trajton BISNESET me duket si ne ata filmat me lufte qe kur ishim te vegjel gezonim,qe i benin kulake njerzit, qe u mirrnin tokat e PASURINE.
EDHE sot ky i gjati po e trajton bisnesin si kulake, ne vend qe ta trajtoje si aleat te qeverise se po i krijon vende pune vendit , po i paguan sig shoqerore, per pensionistet,po e lehteson buxhetin nga barra e ndihmes ekonomike.,per pjestaret qe ka punesuar,
3-Ne kete vend ka humbur BESIMI , PER TE JETUAR. Kur ishte ne opozite thoshte ka 1.000 000 ie pa pune, ky i beri 1 200000 se erdhen e dhe emigrante nga kriza. dhe nuk ben programe punesimi me biznesin ta stimuloje per punesim, pore godet , ne vend qe ta bej aleat se te hapesh nje front pune te ri kushton 10 000 euro deri ne 20 000 euro. me se do ti hap 300 000 vende te reja ne 4 vjet , 2 vjet kaluan , 300 000×10 000 euro.=3 000 000 000 euro.
ku do ti gjej kete investim,.nuk e di .U gezova qe lexova nje lajm qe ne EMIRATET E BASHKUARA KA PUNE DHE KA APLIKIME 500 SHQIPTARE NE DITE.(NUK JAM DAKORT TE EMIGROJNE POR KUR VENDI SKA PUNE SKA RRUGE TJETER)
3-Doli M. BREDESHEM ne konferece shtypi, dhe ngushelloi veten per emigrimin se emigrantet nuk kane ikur nga kufiri shqiptar,pak rendesi ka nga gjejne rrugen njerzit nga ikin ,rendesi ka qe njerzit nuk rrojne dot ne kete vend, se ky shtet nuk u sigoron dot te rrojne ketu, kan humbur besimin.Pse nuk siguron shteti disa kontrata per emigrim ne vende qe kane nevoje pr pune,,,
4-Qeveria DUHET TA TRAJTOJE biznesin aletin me te mire , ti siguroje lehtesime per ata qe hapin vende te reja pune ,sidomos BIZNESIN VIP.DUHET TE KTHEJE BESIMIN NE KETE VEND