Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande

8 Shtator 2015, 15:57Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Nuk duhet merzitur se përse përfaqësuesja ne futboll e të gjithë shqiptarëve u mund dje nga ajo e portugezëve.

E mo topi i rrumbullakët është, herë fiton e herë mundesh, futbolli spektakël është. Unë përsëri kam besim…

Ajo cka unë kritikoj për disa media dhe politikanë është që futbollin dhe tifozerinë tentojnë ta kthejnë në një propagandë sociale pra si matëse e parametrave të zhvillimit tonë shoqëror, dhe si ideologji nacionale, si shprehje e afirmimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Është ideologji dhe propagandë e gënjeshtërt dhe e rrezikshme. E para sepse mbështetet mbi pasionin dhe jo mbi arsyen, e dyta sepse e mohon individin dhe ngre masën e tifozëve që thërrasin në korr duke mbytur zërin kritik individual, individë që rrezikojnë të masakrohen, e treta sepse nxit urrejtjen tifozlliku kundër grupeve të tjera fifozësh dhe përçan qytetin duke futur dhunën në mes, dhe e katërta sepse nuk ka natyrë kritike, vetëm lavdëruese ose sharëse propaganda e mbështetur mbi futbollin.

Të kuptohemi, tifozat kanë punën e tyre, ata i japin bukuri stadiumit, është fjala për të mos e shndërruar futbollin në ideologji sociale dhe propagandë nacionaliste.

Mirë kur fitojmë u afirmoka gjaku ynë shqiptar, por kur rrifemi, cfarë, na prishet gjaku ne ?

Hiç o fare, shqiptarë mbetemi me të mirat dhe të këqiat tona, me të mirat dhe të metat tona, që të dyja i kemi sa malet.

Jo, më vjen keq se ndofta prek iluzionet e mjaft vetëve, që dje edhe u treguan agresivë, por futbolli këtë rol si ideologji dhe propagandë nuk mund ta ketë.

Nxehuni sa të doni, por është e pamundur, kombet e qytetëruara e kanë kaluar këtë fazë që prej një shekulli.

Nuk ka vend as për ta kthyer futbollin në një ideologji përbashkuese për gjoja turmat që disa teoricienë reaksionarë dhe antipopullorë kanë pretenduar dikur se nuk kuptojnë gjuhë tjetër, as për ta bërë marketing, vitrinë kur dyqani është bosh.

Futbolli është thjesht një shfaqje sportive kur kombëtarja e shqiptarëve dhe ajo e grekërve ndeshen, nuk janë Sjhqipëria dhe Greqia që luftojnë me njera tjetrën ose Shqipëria dhe Serbia smile emoticon. Janë të rrezikshme këto identifikime.

Sa për futbollin edhe unë dridhem kur shkundim shtyllat pale edhe rrjetat e portës përballë, me një kusht, që kjo të mos përdoret për të rrit cmimin e karburantit, të medikamenteve mjeksore, ose të specave te tregu fshatar.

Ca miq më thonin se përse këto gjëra i shkruaja dje? I kuptoj, por gjëja do thënë atëhere kur vëmendje është maksimale për to, sepse sic thotë populli fjala pas kuvendi nuk vlen një grosh.

Po do shkojmë në Francë do shkojmë, por vetëm me një kusht…

 

9 komente në “Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande”

  1. luba says:

    Ky Fuga nuk i ka lene gje Fatos Lubonjes mangut.

    1. Pelasgian says:

      Ky po do me i fut hundet edhe aty ku nuk i takon!

      O Fuge kaaaaari se tani me verte e meriton kte emer

      Ke dy dite qe llap per nacionalizem tek tifozat e tek kombtarja ….

      Aty ka patriotizem dhe natyrisht qe ka rivalitet me kombtaret e gerrqise e te shkinise ,ashtu sic ka rivalitet mes kombtares gjermane dhe angleze ,popujt te civilizum dhe demokratik qe rrifen me karrige kur behet fjale per futboll dhe ku futbolli perfaqson brenda vetes luftrat,ekonomine,shkenctaret dhe shpikjet etj etj!

      Ja pra kto efekte ka nje ndeshje futbolli mes te civilizumve Gjerman dhe Anglez qe kan mbaru luften tash 70 vjet!

      C’pret ti nga tifozat shqiptar?

      Te duartrokasim himnin serb? Himnin e atij populli qe deri para 15 vitesh vriste pa meshire edhe foshnjet ne djep dhe qe nuk eshte PENDU akoma por ende na urren per vdekje dhe nese i jepet mundesia na zhduk me cdo lloj menyre barbare!

      Apo te duartrokasim ata qe vrasin tifoza si psh afganet e zinj ?

      Jo or joooo…biles shqiptart jan fort te urte se te ishte noj popull tjeter vec fjala srrb apo grrk do i Bente ti vinin flaken ndeshjeve te futbollit dhe srrbve e grrkve kur ti hasnin ne rruge!

  2. tfgs says:

    Skuadra e Shqiperise perbehet totalisht nga sunite,pra jo shqiptare,si e tille cdo fitore apo humbje e saj nuk prek asnje vero shqiptar………..

  3. xhemal says:

    shkrim shume i mire ,shpresoj te kuptohet e te bluhet mire ne koke nga nje pjese e shqipetareve ,jo gjithmone artani eshte nihilist

  4. 08092015 says:

    Z. Fuga nga dita ne dite po humbet pozicionin tend si intelektual i nderuar, duke folur per cdo “mize” qe fluturon ne mjedisin tend jetesor.

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    vetem mbiemrin qe e ka me sinqeritet ky,fuga

  6. Lili says:

    Zoti Fuga duhet te lexoje pak shtypin e huaj e te krahasoje gjerat’ to te mesoje shume mbi efektet sociologjike te footballit,efektet ekonomike-po po sjell fitime- edhe do kupton sa te bute jemi ne ne krahasim me Francen kur fitoj boterorin apo kur humbi boterorin,apo portugalin per ne vend i vogel si ne!
    Kombet e’qyteteruar’-e ketu duket komplexi i vertet i Zotni Fuges edhe nenvleresimi per vetveten qe ai ka – jane nje mije here ma agresiv se ne:nuk u lenduar asnje daneze ,asnje portugeze rrugeve te ketyre shtete kur shqiptaret luajten atje, pra exaltimi i jone ka kufi e nuk jemi aq délirante sa na mendon ky,bile ne krahasim me kombet’e qyteteruar’jemi nje mije here ma korrekt ne cdo aspekt!edhe ne nationalizmin tone i cili deshte vetem krenari e jo agresiv se tek tjere qe kerkojne vrasjen e shqiptareve apo qe vrasin shqiptar si ne grec!
    Pra edhe nje here,rikthehuni leximit te shtypit te’kombeve te qyteteruar’ qe te shikoni sa larg jeni vete ne analizat e juaja:as imitimin nuk dini me bâ si ka dhane Zoti!

  7. TOMS says:

    Askush mos te merzitet! Edhe tifozi me optimist thelle – thelle ne vetvete ne dy ndeshjet e fundit qe zhvilluam nuk ka menduar se do merrnim me shume se 1 pike, perfshi edhe mua ketu. Me fat mund te kishim marre edhe 6 pike, por realisht do thoja kater ne dy ndeshjet e fundit. Por duke pare edhe fatin e kundershtareve mund te kishim marre edhe “zero” pike. Kurse me te ngecur do kishim marre tre pike (fitore ne Danimarke, po te bente gol Roshi ne minuten e fundit dhe zero pike me Portugaline, sic edhe ndodhi vertet ne minuten e fundit). Perfundimisht me llogjikene gjerave 1 pike ne keto dy ndeshje eshte gjeja me llogjike.
    Ne dy ndeshjet e ardhshme kam shume frike se mund te ndeshkohemi dhe te marrim zero pike, por duke ndjekur llogjiken e gjerave dhe ecurine e ekipeve te grupit them se do marrim dy barazime te tjera. Danimarka do mundet ne Portugali dhe ne Dalim te dytet ne grup me 13 pike. Sipas teorive konspirative, ne se na mund Serbia, do niset ne zarf i majme drejt Erevanit per te marre tre pike. PERFUNDIMISHT NE TE GJITHA VARIOAENT SHQIPERIA DO SHKOJE DIREKT NE FRANCE 2016. SUKSESE CUNAVE DHE SHUME TE RESPEKTUARIT DE BIAZI.

  8. lefter says:

    Te pakten, Mero kesaj radhe i ka nderruar fotografine se na e çpifi ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje