Fshatarin e keni detyruar ose të mbjellë kanabis, ose të vijë në qytet të mbushë kafenetë dhe të blejë ndonjë diplomë

9 Shtator 2015, 09:32Blog TEMA

Nga Artan Fuga

 

Problemi nuk është se përse popullsia rurale mbjell bimë narkotike.

Ky është tmerr dhe fatkeqësi. Por jo pikënisja e problemit.

Problemi është se ajo nuk ka asnjë mundësi tjetër të zhvillojë masivisht atje ekonominë rurale, ose kryesisht bujqësinë.

Fshatari shqiptar është puntor dhe nuk përton të punojë. Por duhet ndihmuar. Përndryshe sjellja e tij i ngjan një hakmarrjeje sociale. Ju më braktisni në fatin tim, unë nuk njoh rregullat tuaja dhe prodhoj gjithçka që toka më lejon.

Tregu bujqësor ose është i përmbytur nga produkte të huaja.

Ose tregtia e madhe e qytetit nuk ka kushtet dhe formulën financiare për ta tërhequr produktin bujqësor.

Bëjmë shatërvane që hedhin lëngun pa ngjyrë përpjetë, në vend të bëjmë tregje fshatare në qytet me kushtet magazinimi dhe frigoriferike.

Nê Turqi kam parë, i kanë yll fare. Të vjen të shtrihesh mbi mollë, shegë, spinaq, aq estetike duken.

Ose sepse cmimet e produkteve bujqësore janë të tilla që e bëjnë krejtësisht jorentabël produktin bujqësor.

Ose mungojnë investimet fillestare për ta iniciuar fillimisht bujqësinë dhe ekonominë rurale.

Ose tregtia e jashtme nuk bën asnjë përpjekje për ta bërë produktin bujqësor të kalojë pengesat e bashkësisë europiane në standarde. Gjynah kjo e fundit.

Këtu duhet fillouar arsyetimi dhe rrahja kombëtare e mendimeve për ta ribërë zonën rurale shqiptare.

Hajde mblidhemi të gjithë dhe e gjejmë zgjidhjen, mirëpo këtu po heshte je burrë mirë, po fole etiketohesh me frazën : Nuk ke turp, guxon edhe të mendosh!

Nuk është polici që i ruan dot zonat rurale, sepse nuk mund të vihet pas çdo peme dhe ferre një polic. Nuk e them unë, e thonë nobelistë të financave botërore.

Problemi është i Ministrisë të Ekonomisë dhe Financave fillimisht.

Në këto kushte, bëjuni pak gjakftohtë dhe studjoheni çështjen nga ana sociologjike, mjaft me politizime, skenare policeske, versione alla xhejms bond, skenare konspirative…

Banorit të zonës rurale nuk i mbetet në këto kushte ose: të emigrojë në Siri e që andej në Gjermani,

ose, të mbjellë kanabis, shyqyr jo për vete, por për perëndimorët, ose të mbjellë kastravec të shartuar me shalqi, që rritet brenda natës, dhe në fund konsumatori nuk kupton po të mbylli sytë nëse ha rrush, shalqi, kastravec apo pjeshkë.

Ose të vijë në qytet, për të mbushur kafenetë, duke roitur energjitë e kombit, dhe duke u budallallepsur.

Ose të rregjistrohet në ndonjë universitet privat gjeneralist për të marrë ndonjë diplomë që zevendëson kanabisin për qetësimin e anktheve ekzistenciale.

Duhet kapur dashi te brirët, përndryshe do të dëgjojmë tërë ditën histori avionësh, helikopterësh, dronash, skafesh, etj.

15 komente në “Fshatarin e keni detyruar ose të mbjellë kanabis, ose të vijë në qytet të mbushë kafenetë dhe të blejë ndonjë diplomë”

  1. hajdari says:

    Ky homologu po e tepron tani me gjithologjine…

    1. tekniku says:

      Në fakt, edhe pse konsideratën për Fugën e kam shumë të ulët, ky nuk është këndvështrim për tu sharë (pasi ti heqësh disa “shkarpa”, kuptohet).
      Është sport i përhapur në këtë vend, që të githë u tregojnë të tjerëve standartin ku duhet të jetojnë (që për tjetrin le të jetë mizerabël, dmth). Nuk merret parasysh pabarazia ekstreme, mungesa e vlerave (vjedhja ulëritëse dhe arrogante e aparatit administrativ) dhe paraja e pistë e informaliteti absurd që e ka shpënë koston e jetesës në nivele të pa përballueshme me të ardhurat nga puna e ndershme, aq më pak nga puna në bujqësi, që ka edhe rriskun shumë të lartë, kur me një tekë të motit të ikën mundi dhe të ardhurat për jetesën për një vit.
      Me një fjalë – nuk punon njeri në kushtet kur i del më kollaj të jetojë pa punë, sesa të mos ushqehet dot (e të hajë veten me dhëmbë) duke punuar.
      Kjo situatë e ka burimin shumë më herët, sidomos në fillimet e ekonomisë post’90 dhe në standartet e ndyra që instaloi Sali kafsha, po Fuga këto gjëra nuk i ka zakon ti analizojë.

  2. paradoxal says:

    Qe ke te drejte ke. Bujqesia ka nevoje per investime serioze se akoma punohet toka si ne mesjete. Me kushte te tilla eshte e qarte s’mund te jape fitim per te mbajtur fshatin e fshataret me dinjitet. Pra, nuk kam cfare te te heq nga diskutimi yt.

    Por, nuk thua qe sikur gjysma e parave qe u harxhua per rrugen e “kombit” (e qe u moren borxh qe i do kushtoje jo vetem shqiptareve qe jetojne, por edhe atyre qe akoma s’kane ardhur ne kete bote, pra femijeve tane), te ishte harxhuar per bujqesine situata do ishte krejt ndryshe tani. Imagjinoje qe per nje rruge harxhohen me shume se 1 miliarde dollare. 500 milion dollare per bujqesine, sikur edhe borxh te merreshin, do kishte sjelle ndryshim te dukshem ne cilesine e jetes se njerezve ne Shqiperi.

    Mendo sa traktore mund te blehen me qa para, sa tregje mund te hapen, sa infrastrukture mund te ndertohet per te vjele prodhimet bujqesore. Do kishte ndryshuar jeten e fshatit; do kishte bere te mundur qe ushqimet ne qytet te ishin edhe me te lira, edhe me cilesore. Edhe parate e investuara do ktheheshin ne forme taksash ne buxhet. Pra edhe borxhi do lahej me kalimin e kohes.

    Puna eshte se polikanet e administrata jone nuk eshte se nuk i dine keto gjera. Ata nuk duan. Sepse gjerat ne Shqiperi sillen ne ate menyre qe shqiptaret te largohen nga Ballkani. Asgje nuk eshte rastesi ne kete bote. Nuk eshte rastesi qe nje nga vendet me me shume mundesi ne Ballkan, me me shume potenciale, si ne bujqesi, miniera, turizem eshte vendi me i varfer i kontinentit. Nuk shkon me llogjiken e thjeshte. Vetem nese fut ne ekuacion pastaj faktin qe politika ne “nahijen” tone eshte thjesht zgjatim i planeve te Athines e Beogradit.

    Se vetem keshtu mund te kuptohet fakti qe nje politikan shqiptar, te vishet me uniforme gjenerali te nje shteti fqinj (ngjarjet e 97-es), te ngreje flamurin e ketij vendi fqinj qe per me teper mban nje ligj lufte me Shqiperine, vjen dhe behet Minister i Mbrojtjes me vone. E mendoni pak ne nje vend tjeter kete te pune?! C fare do kishte ndodhur me te tille njerez? Apo me ata qe i marrin keto njerez per Ministra????

    Fjalet jane te kota. Bujqesia, Arsimi, Shendetsia, Ekonomia ne pergjithesi, kultura, arti, shkenca jane pasoje e ketij palacolliku qe luhet ne kurriz te Shqiptareve ne Ballkan. Dhe ne s’na mbetet tjeter vecse te marrim malet e detet!!!

  3. xhemal says:

    profesor je futur ne binare ,ministri i buqesise medemek profesor e si themi ne i ditur nuk ka piken e idese eshte kethyer thjesht nje marres rroge nje parazit si ne kohen kur ishte minister i jashtem,droga eshte pak qe mbjellin fshataret fatezinj por edhe pergjegjes kur rrine urte e zgjedhin rrugen e gabuar per tu pasuruar apo mbijetuar,te ngrihen organizohen e te protestojnne deri ne zgjidhen e nje problemi te madh e jetik per jeten e tyre e te vendit,pushteti keshtu do qe njerezit te heshtin per te sunduar me lehte,ministri i buqesise e tere administrata bujqesore mbahet me ryshfete nga prodhuesit e medhenj e ata te perpunimit te ushqimeve e keshtu nuk mendon kush per prodhuesin e vogel por jane keta shumica dhe qe kane rene ne gracken e hashashit ,nqs qeveria nuk programon mire duke menduar edhe investime te medha ne buqesi hashashi me siguri do shtohet .Hashashi mire eshte te legalizohet por me ligje e rregulla te forta per tu dhene mundesi nje pjese te punojne por edhe per te lehtesuar shtetin nga harxhime te panevojshme ,me ligjet e sotme per hashashin fitojne grupet kriminale ,imagjinoni paguajme shume per sigurine me lloj lloj policie qe nuk ben asgje por eshte kethyer nje nje brigate korrje ,keto para qe harxhohen ketu mund te perdoren per shkolla ,spitale ,per uje ,rruge ,per gjelberim ,per te ruajtur tokat lumenjt nga erozioni shikoni ketu mund te punesohen shume njerez,por keto qe them mbase jane nje utopi ne shqiperi perderisa ne nuk dime te zgjedhim udheheqesit per te na sherbyer ,deri tani u kemi sherbyer

    1. oldman says:

      Shoku Xhemal
      E ke marre rrogen nga zoti Dritero (alias deputet i jugut)?

  4. shvejk says:

    Artan Fuga nuk po te quaj me profesor, nuk e meriton me kte emer. Neqoftese ke dashur te ofendosh qytetaret me kte artikull ja ke arritur plotesisht. Nuk eshte halli i fshatareve me i madhi per kte popull, punetoret dhe qytetaret jane hallexhinjte e vertete. Fshatarit tone dembel nuk i mungon asgje per te ndertuar jeten aty ku paraardhesit e tij kane jetuar gjithmone, pra ne fshat. Fshati ka prona qe qyteti nuk i ka. Fshatari ka token per ta punuar, ka bagetine e plot mundesi te tjera te cilat nuk i pelqen ti shfrytezoje , sepse pa pritur ka filluar te besoje se mund te behet qytetar. Kjo per fshatarin ka shume leverdi, ne fund te fundit ka nje prone ne fshat dhe nje prone tjeter te zaptuar ne periferi te qytetit.Pra eshte edhe fshatar edhe qytetar , dreqi e di se cfare eshte. Si fshatar ka lehtesira fiskale pa fund, si qytetar informal deri sot eshte shmangur nga shume detyrime si pagesa e ujit apo energjise , sigurimeve e.tj. Mallin ne treg e shet me cmimet qe do vete pavaresisht se ne shumicen e rasteve nuk e ka prodhuar vete po e ka blere ne tregun e shumices(fshatar i thencin). Na thuaj dicka per qytetin zoti “Prof”: as prona as ,siguri per pune ,asnje shmangje nga detyrimet si uji , energjia apo taksat e tjera. pra asnje siguri per diten e neserme. Pra boll na mbushet mendjen per fshataret tane hallexhinj te perkedhelur, sepse ata kane gjithcka qe i duhet per te ndertuar jeten e tyre , kane toke kane uje,kane krahe pune ,kane dhe qytetaret e shkrete qe vazhdojne te paguajne taksa edhe per ata. Nuk eshte fshati problemi “Prof”, problemi jane fshataret qe duan te behen qytetare.

  5. Alba says:

    Kam patur goxha respekt per ju si profesor, po tani kam bindjen qe “demokratizimi ” alla shqiptarçe ju ka budallallepsur rend.

    Zoti Fuga, fshataret, qytetaret e nje shteti nuk jane “ne parim” kunguj si i shihni ju. Duan pa bejne. Mos e shihni me shtetin si 40 vjet me pare. Kjo menyre ishte e vazhdon te jete e demshme. Shteti eshte nje bashkesi njerezish, ku veprimet e çdo njerit ndikojne ne jetet e te tjereve.
    Qeverit duhet te kene rol rregullues, parashikues etj etj. Po shteti nis nga çdo kush.
    Se jemi turkoshak e nuk na pelqejne te punojme, se duam parane e lehte (sa me te lehte te mundshme e sa me shume njeheresh), se nuk kuptojme a nuk duam te kuptojme çfare do te thote jetesa ne bashkesi, nuk do te thote qe jemi ne rruge te drejte.

    Bol ua pordhet mendjen, dhe ate pak qe u ka ngelur, njerezeve me keto proza idiote!

  6. beso says:

    Shkrim brilant dhe teper realist. Bravo Profesor Fuga.

  7. Fshataret says:

    Fshataret tane, sidomos pjesa malore (blegtorale), kaluan ne pak vjet nga Rakicka (psh) direkt ne Tirane, Londer, Paris, etj. Kjo levizje e dhunshme nen moton vrastare “This is a miracle of freedom”, e shoqeruar me kallash ne dore dhe bomba ne xhep, shkaterroi gjithshka gjeti perpara…
    Qenia e klonuar qe u krijua (shume me e rrezikshme se njeriu i ri socialist) tashme ka depertuar pa ndonje merite ne te gjitha strukturat e shtetit, bile edhe ne ambasada dhe instutucione nderkombetare. ‘Rezultatet’ e kesaj ‘mbrekullie’ Berishiane tani i shohin te gjithe. Ate qe nuk arriti t’a beje ‘timonieri i madh’ ne Kine (qe fshati te rrethoje qytetin) u zbatua me egersine me te madhe ne Shqiperi nga kryekatnari SRB ne pak vite…Turmat e fshatareve nga gjithe provincat jo vetem rrethuan qytetet tona te drobitura por i pushtuan dhe shkaterruan ato pa meshire!
    Mos harroni te lexoni gjithashtu Viktor Hygoin e madh (librin e tij ‘Fshataret’)…

  8. lefter says:

    “Profesori” çdo dite na nxierr nga nje profeci. More, po ku punon ky Artan Fuga qe paska kaq kohe te shkruaj çdo dite ne gazete? Dikush e ushqen, ndoshta, ndoshta korrupsioni. I lidhur dreqi me dreqin se nuk ja kemi nevojen te na hap syte ai qe na i ka mbyllur pergjigjithmone. Artan, kthehu ne origjine!

  9. Angela says:

    alba ke shum te drejt se ne jemi nje popull shume dembela se po te shikjosh vendet e ballkanit qe kan pasur luftra e sot ato kan bujqesin e zhvidhimin ekonomik mjaft te lart e te shikjojm vendin ton qe nuk po ecen perpara duhet te them qe mungon nje qeverisje por mungon edhe vullneti i punes se jetojm ne nje ekonomi tregu ku duhet te jemi shum te afte dhe te punojm me inteligjenc per te ecur perpara se nuk behemi shtet me kanabis

  10. maraku says:

    Ka shume te drejte prof Fuga ! Nuk cuditem me disa komentues me emrat shvejk , alba, xhemali se ata nuk jane gje tjeter vetem disa qe deri dije mberthenin flamure neper shtylla thjesht militante te verber me diploma fallco ose analfabete funksionale ….

    1. oldman says:

      “Profesor” Fuga deri para dy vjetesh jepte mesim tek Arian Cani…
      Ka ca kohe qe eshte konvertuar ne analist te flakte dhe te gjithanshem.

  11. shvejk says:

    Flamure neper shtylla ke ngulur ti o fshatar se te kishin premtuar qe do te te benin qytetar. Po edhe ti edhe femijet e tu fshatare do ngeleni sot e 100 vjet.

  12. Lili says:

    Po kush deshte ky ‘e keni’ ? Kujt i drejtohet ky profesor qe ende mendon alla Enver Hoxha?
    Fshatari eshte sot prodhues,o djallo edhe konkurenca e tregut i bene punet,this is a miracle of freedom,edhe kur shteti nuk existon behet albanistan!Shqiperine e keni mbytur qe motiju profesor me politikanet qe iu edukuan!,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje