Themelet e ekonomisë së dështuar greke

12 Shtator 2015, 19:34Blog TEMA
Themelet e ekonomisë së dështuar greke

Shumë politikanë dhe ekonomistë fajësojnë masat shtrënguese – të kërkuara nga kreditorët – për kolapsin e ekonomisë greke. Por të dhënat tregojnë, se as masat shtrënguese në nivele historike dhe as shkurtimet e mëdha të shpenzimeve qeveritare, nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar humbjen e vendeve të shumta të punës.

Ajo çfarë tregojnë të dhënat, janë sëmundjet ekonomike, të rrënjosura në vlerat dhe besimet e shoqërisë greke. Sektori publik i Greqisë është plot klientelizëm (për të fituar vota) dhe nepotizëm (për të fituar favore) – shumë më tepër, sesa në pjesë të tjera të Evropës. Pensionet  maksimale për punonjësit e sektorit publik në krahasim me pagat, janë gati dy herë më të larta se në Spanjë.

Qeveria favorizon elitat e biznesit përmes statusit që i çliron ata nga taksat;ndërsa disa punonjës në sektorin shtetëror tërheqin pagat e tyre, pa u kthyer ende në punë.

Ekzistojnë ndërkaq edhe “sëmundje” serioze në sektorin privat – sidomos, ndikimi depërtues i interesave vetjake dhe të biznesit dhe elitave politike të vendit.

Sipas të dhënave më të fundit, fitimet, si pjesë e të ardhurave të biznesit në Greqi arrijnë një normë prej 46 përqind. Italia renditet e dyta me 42 përqind, me Francën në vendin e tretë me 41 përqind. (Pjesa e fitimit në Gjermani është 39 përqind, Shtetet e Bashkuara 35 përqind dhe Mbretëria e Bashkuar me 32 përqind).

Vandasit marrin subvencione dhe kontrata, në një kohë që të huajt e gjejnë të vështirë të depërtojnë. Në mënyrë të çuditshme, sipërmarrësit e rinj grekë raportohet se kanë frikë t’i përfshijnë kompanitë e tyre në Greqi, duke i lënë të tjerët të përdorin dokumenta të falsifikuara, për të zhvendosur jashtë kompanitë e tyre. Sipas Bankës Botërore, Greqia është një nga vendet më të vështira në Evropë për të nisur një biznes.

Rezultati është se konkurrenca për pjesën e tregut është e dobët, ndërsa ka pak kompani me ide të reja. Ky sistem i rrëgjuar buron nga vlerat e Greqisë korporatiste, të cilat e vënë theksin tek mbrojtja sociale, solidariteti në vend të konkurrencës, dhe parehatia me ndryshimin e pakontrolluar. Këto vlera mund të jenë të dobishme për jetën familjare; por edhe me qëllimet më të mira, ato janë një recetë për një ekonomi statike, dhe karriera që katandisen deri në absurditet.

Në fakt, produktiviteti i punës në Greqisë (PBB-ja për punëtor), është vetëm 72 përqind e nivelit të Britanisë të Madhe dhe Italisë, dhe vetëm 57.7 përqind e nivelit që ka aktualisht Gjermania. Dhe sondazhet tregojnë se kënaqësia e jetës në Greqi, është shumë më vogël sesa në vendet e pasura të BE-së (15 vendet kryesore të BE). Në kundërshtim me pretendimet e qeverisë greke, korporatizmi varfëron më pak të favorizuarit.

Të dhënat e BE-së mbi normën e varfërisë në vitin 2010, jepnin për Greqinë shifrën 21.4 përqind – shumë më e lartë sesa norma mesatare e BE prej 16.7 përqind. Sigurisht, Greqia përjetoi një bum ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore – por kryesisht nga rritja në arsim dhe kapitali për punëtor, të cilat mund të shkojnë vetëm në rritje. Dy burime të rëndësishme të prosperitetit të gjerë, janë bllokuar nga sistemi që mbizotëron aktualisht në Greqi.

Njëra është bollëku i sipërmarrësve të angazhuar në zbulimin dhe shfrytëzimin e mundësive të reja ekonomike. Pa ta, Greqia bën një punë të dobët në përshtatjen ndaj ndryshimit të rrethanave (një domosdoshmëri e theksuar nga Fridrih Hajek). Pronarët e anijeve të shumëlavdëruara së Greqisë, për shembull, ishin shumë të ngadaltë në përshtatjen e tyre me ngarkesat e kontejnerëve, dhe për pasojë e humbën pjesën e tyre të tregut.

Burimi tjetër i prosperitetit të gjerë, është një mori biznesmenësh të angazhuar në konceptimin dhe krijimin e produkteve dhe proceseve të reja – shpesh të quajtur “risi indigjene”. Këtu, Greqia nuk ka dinamizmin e nevojshëm: flukset e investimeve kapitaleve janë më të vogla, në krahasim me PBB-në në Greqi se në çdo vend tjetër të BE-së.

Pra, ekonomia e Greqisë ka një aftësi të pakët për të krijuar rritje të qëndrueshme të produktivitetit, dhe një kënaqësi të lartë njerëzore. Disa ekonomistë, besojnë se këto konsiderata strukturore, nuk kanë aspak të bëjnë me krizën aktuale të Greqisë. Në fakt, një perspektivë strukturaliste hedh dritë mbi atë çfarë shkoi keq – dhe arsyen pse.

Për disa vite, Greqia mori në emer të fondeve të BE të quajtur “fondet strukturore” kredi nga bankat gjermane dhe franceze, për të financuar një rrjet të gjerë projektesh, të një pune shumë intensive. Punësimi dhe të ardhurat u rritën, dhe u grumbulluan kursime. Kur kjo hyrje e kapitalit ndaloi, çmimet e aktiveve në Greqi ranë, dhe po kështu ndodhi edhe me kërkesën për punë në sektorin e kapitalit dhe mallrave.

Për më tepër, me pasuritë familjare që i tejkalonin ndjeshëm normën e deklaruar pagave, furnizimi me krahun e punës u zvogëlua. Në këtë mënyrë Greqia kaloi nga bumi tek një krizë e plotë. Perspektiva strukturaliste shpjegon gjithashtu, pse rimëkëmbja ka qenë e ngadaltë. Me konkurrencën e dobët, sipërmarrësit nuk nxitohen të punësojnë të papunët.

Kur filloi rimëkëmbja, trazirat politike në vjeshtën e vitit të shkuar, e mbytën besimin që në djep. E vërteta është se Greqia ka nevojë për më shumë, sesa thjesht ristrukturimi i borxhit apo edhe lehtësimi i tij. Nëse të rinjtë grekë do të kenë një të ardhme në vendin e tyre, ata dhe të moshuarit duhet të zhvillojnë sjellje dhe institucione, që përbëjnë një ekonomi gjithëpërfshirës moderne – që do të thotë zhbërja e vlerave të tyre korporatiste.

Nga ana e saj, Evropa duhet të mendojë përtej reformave të nevojshme të sistemit grek të pensioneve, regjimit të taksave dhe marrëveshjeve kolektive. Ndërsa Greqia ka arritur majat e korporatizmit, Italia dhe Franca nuk janë shumë prapa saj – dhe jo shumë larg tyre ndodhet edhe Gjermania. Të gjithë në Evropë, dhe jo vetëm Greqia, duhet të rimendojnë filozofinë e tyre ekonomike.

*Project Syndicate-Bota.al

12 komente në “Themelet e ekonomisë së dështuar greke”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    O zoti Edmund.. Ka qene nje vend I deshtuar derisa e morri Amerika mbas luftes ne dore.. E ndihmoi si vend GJEO-POLITIK dhe ja blinte eksportin e saj dyfishin ku mund ti merrte diku tjeter per gjysem cmimi.. Por I duhej prandaj e ushqente.. Bumi me I madh grek erdhi me vone nga emigrantet shqiptare ku I punonin e mirembanin tokat me thenien: “Do te paguaj me vone”..Punonin per 4-5 muaj dhe pronari thirrte policine e I dergonin mbrapa pa I paguar me nje rrahje egzemplare te policise greke.. Me shume se gjysma e shqiptareve nga viti 91 e deri ne 93-94 nuk fitoj asnje leke derisa Europa I terhoqi veshin per abuzime te renda ndaj emigranteve dhe HUMAN RIGHTS..Shiko recorded e terheqjes se veshit shiko.. Edhe shqiptaret filluan duke ja kthyer me te njejten monedhe per trajtim barbar..Edhe greku u be manare sepse e kishte interesin te futej ne BE qe te mirrte me shume “financa” dhe me rekorde brutale nuk mundej..

    Si perfundim: Populli grek nuk ka punuar asnjehere hard-core te meritojn ate qe deklarojn qe eshte e drejta tyre.. ME SHIFRA, GDP-ja e tyre me borxhin qe ka marre, NUK KA PER TU LARE KURRE…

    1. Xha Xhai says:

      Greqia si ish-Jugosllavia. Lereni te deshtoje ne menyre te pavarur.

  2. elton says:

    ik e re pirdhu. Ka kuptim ky artikull ne Shqiperi?

  3. Pelasgian says:

    Gerrqise i ka hyre tronglli Zikes skic e ska pi..DH kurve si ja qet….

    E ka grozhdu Zikja per muri hahahhaahahhah

  4. xxxx says:

    Me nje fjale popull komplet debil derra te trashe qe e kane mendjen tek Kisha dhe Buzuku tamon jevgjiter dembele parazite debila thjesht si puna e bagtise ha e dhit me gjithe ndihmen e Europes

  5. Kukumjackaaaaaaa says:

    Po ku di evgjiti anadollak grrek se c’eshte puna e ndershme!!! Halerat vetem i bien bithes.

  6. dikush qe thote te verteten says:

    Ti me kater iksa , je nje gomar i teri , qe te mungojne vetem veshet . Shikoje nje çike popullin tone si eshte , leri te tjeret , se te gjithe popujt e Evropes jane me mire se neve .

    1. xxxx says:

      Me mire gomar por shqiptare se sa inferior perpara jevgjiteve dhe analfabet si puna jote por me poshtra eshte se dhe femijet e tu edukohen me te tille inferioriteti kundrejt grekut gjeja me ulet prr nje prind per kete duhet te besh mendim ti dhe shume te tjere si ty e jo per veshet e gomarit ore zullap

      1. perivolo says:

        Mos u bej merak per femijet e tjetrit se me sa kuptoj une jane ne rregull,te kesh kujdes me femijet e tu se me duket me e logjikshme.
        Nuk e kuptoj pse e quan analfabet,nuk shikoj asnje gabim,ndersa ti ne pese rreshta ke 11 gabime!

      2. xxxx says:

        Ja dhe nje SHURRTORE tjeter e Janulles me pseudonimin Perivolo na mbyten inferioret dhe pastaj qahemi qe nuk kemi Shtet me te tille zullapesh smund te ndertosh stalle derrash e jo me Shtet

  7. Artan says:

    Cudi se si asnje gazete serioze Europiane nuk e permend asnjehere faktin qe Greqia nje vend me nje popullsi rreth 12 milione banore dhe me nje prodhim brutto sa 01 % e atij Europian , ka rreth 40 vite qe shpenzon afro 20 miliarde dollare ne vit per blerje armatimesh ( pothuaj sa Franca ) nga frika e Turkut nderkohe qe te dy jane anetare te NATO-s­. Them se ky eshte dhe shkaku kryesor qe jevgjiteria Greke sot ka ngelur me gisht ne bythe e me doren tjeter shtrire si lipsare. Edhe nese nje dite do mendojne vertete ti perdorin armet kjo do ishte fundi i tyre dhe kete ata e dine mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje