Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se deri në një vit të caktuar, po themi deri në vitin 2017 apo 2020 do të bëhet shkolla dixhitale. Këtë premtim e tha në hapje të vitit të ri shkollor dhe mua m’u kujtua e njëjta retorikë që përdorte edhe qeveria e kaluar. Ajo që nuk arrij të kuptoj është se si ka mundësi që arsimin asnjë kryeminsitër dhe asnjë qeveri në tranzicion nuk ka dëshirë ta rregullojë, ta reformojë.
Përveçse të gjitha qeveritë kanë zgjedhur drejtuesit me profilin më të ulët, nga ana tjetër, asnjë qeveri nuk ka ndërmarrë një reformë të thellë që të ndryshojë nga themelet arsimin shqiptar. Sot nuk kam ndërmend të merrem me këtë argument sepse Edi Rama, ashtu si me të gjitha entet publike, nuk ka ndërmend të sillet si burrë shteti, ai ka zgjedhur të sillet si pronar i deleguar i tyre dhe në fakt të gjithë e ndiejnë se shkolla, kultura dhe TVSH-ja nuk i interesojnë dhe do t’i lërë të kalben deri sa të zhbëhen krejt. Punë për të.
Sot dua t’i kujtoj kryeministrit të Shqipërisë se retorika e shkollës dixhitale është një mashtrim dhe një propogandë e shpëlarë që ai nuk duhet ta bëjë. Shqipëria nuk është vetëm Tirana, por është edhe Tropoja, edhe fshatrat e Shqipërisë. Si do bëhet dixhitalizimi në mbarë territorin kur ne jemi vendi me numrin më të vogël të popullsisë që përdor internetin dhe interneti te ne ka shtrirjen më të zbehtë në rajon. Tjetër, shkolla shqiptare nuk ka ambiente, nuk ka klasa dhe në shumë rajone mungojnë edhe mësuesit. Shkolla shqiptare në disa drejtime vuan njësoj si në kohën e pas Luftës. Ajo që mua më bën skeptik është një shembull ulëritës.
Konvikti i Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja që gjendet në “Rrugën e Elbasanit”, ngjitur me Fakultetin e Filologjisë u bë molla e lakmuar e të gjithë bizneseve. Qeveria në ikje e Berishës, përmes Mimës, ia dha një universiteti privat. Qeveria e re e shfuqizoi këtë vendim dhe kur të gjithë prisnin që aty të bëhej një shkollë e re, qeveria e socialistëve e ka rrethuar dhe po e transformon në një institucion që nuk merret vesh çfarë është. Në gjithë perimetrin e rrugës së Elbasanit e deri në rrethinat e Saukut ka vetëm dy shkolla të mesme, “Sandër Prosi” në Sauk dhe “Ismail Qemali”. Në këto shkolla bëhet mësim deri edhe me tre turne dhe klasat janë deri edhe me mbi 50 vetë.
Nëse ajo godinë do të ishte bërë një shkollë e mesme, do të ishte ruajtur destinacioni dhe do të ishte shfryrë disi problemi i mbipopullimit të shkollave. Jo edhe kjo qeveri e ka mendjen të shtojë institucione burokratike që nuk prodhojnë asgjë.
Duke parë edhe investimet brutale dhe pa vend për rigjenerimin e ministrive, sot, në këtë fillim të vitit shkollor, ndjehesh i trishtuar dhe retorika e kryeministrit për shkollën dixhitale ngjan si një tallje dhe të kujton ato mijëra kompjutera që solli Genc Pollo nga Kina, që u strehuan në Shkozet dhe që nuk dihet se ku janë sot. Edhe atëhere flitej për shkollën dixhitale.
Irfani e ka marre prape mor shok. Shko se e gjen aty rrotull duke mbikqyrur punimet. Pse thua nderroi pllake News 24 e Balkanweb?!
Ilir Yzeiri e ka treguar veten disa here si gazetar serioz e kurajoz. Keto cilesi i ka treguar edhe ne perplasje ne nivele nderkombetare. Problemi qe ngre eshte sh serioz dhe sh i besueshem.
…BRAVO te Qofte LIRO..!…TIRANA eshte AKOMA me Shkollat e Pas Viteve “90..??!!…Tmerr..,ku ti cojme FEMIJET…,ne cilat KOPSHTE e SHKOlla..?!!…TIRANA sot eshte 10-Fishuar!!JAM kurjoz se ne cilin KOPESHT e me vone SHkolle Publike do ta coje Z:RAMA…ZAHON,,,??????
Arsimi shqiptar eshte Kandahar.
Pa diskutim artikulli eshte I mire dhe me problemin qe egziston sot . Eh sikur te kishim me shume njeres qe ju dhimbsej arsimi , Kam nje shembull shume te fresket per arsimin shqiptar . Nje studente e diplomuar per dentiste ne universitetin e tiranes ju dha mundesia te beje nje praktike ne USA . Eshte tmeruar kur ka pare qe mjekimet e perdorura ne amerike ajo nuk I kishte degjuar ndonjere nga goja e ndonje profesori ketu ne Tirane . Hajde Shqiperi , hajde