fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Ju nuk e njihni. Ajo eshte ende e vogel madje edhe gabimet i ben te vogla.
Pikturon shume bukur, di te lexoje qysh tani vetem se ndryshe nga vellai i saj me i madh Kevin, eshte tifoze e Barçes.
Ka disa dite qe nuk e fsheh gezimin dhe mezi po pret te zbardhe mengjesi i neserm i së henes.
Shkon ne klasen e parë dhe nga neser e tutje ka premtuar qe do rralloje gabimet e do shtoje detyrat ndaj vetes.
Ndryshe nga moshataret e saj qofte ketu e qofte diku tjeter, Kearda ulet neser ne bangat e shkolles pa dhimbje koke dhe pa dilemen e se pasnesermes.
Ashtu vjedhurazi shkeputur prej Bang-Bang-ut apo bisedave te te rriturve ndoshta ka kuptuar se ne kete vend e ne kete bote ka te tjere femije qe vuajne. Por ende nuk e kupton qe vuajtjet e femijeve krijohen prej kapriçove te ne te rriturve per arsye banale krahinore, fetare, politike, financiare, bajate dhe te peshtira…
Neser Kearda shkon ne shkolle dhe pret me padurim te dije e te njohe mesuesen e re dhe shoqet e shoket e nje gjenerate qe jetojne kohe te veshtire, ne nje vend te veshtire, ne kontinent te veshtire, ne nje planet te dërmuar.
Te dermuar nga konfliktet, te dembelosur nga teknologjia, te kafshuar nga makuteria jonë. Kearda neser fillon shkollen.
Ajo nuk eshte as muslimane e as e krishtere. Nuk eshte as e majte e as e djathte. As e varfer e as miliardere nuk eshte.
Eshte nje vogelushe naive si miliona te tjere ne kete bote qe te rriturit e kemi ne dore nese do i frustrojme, do i perdhunojme, do i varferojme, do i politizojme, do i kamikazojme, do i abandonojme apo do ndertojme bashke me ta atë urën qe eshte shkaterruar e nuk na bashkon dot…
Gezuar diten e pare te shkolles Kearda Mane, mbesa ime e vogël e madhe dhe me premto qe byreket ne pushimin e madh do i blesh me kupon tatimor!
Mendova se e nisi shkrimin per tu tallur me emrat pa kuptim te femijeve te sotem por qenka vec nje shkrim bajat
Na cate trapin me keto ironite tuaja te shpifura per kuponin tatimor. Ju edhe doni te beheni si Europa e Amerika edhe akoheni.
Ju nuk do beheni kurre njerez!!!
Akoma ketu ti re bithekir
Ja suksese mbeses tende vlla. I keni ber gazetat si personale
Suksese Keardes neser.
Uroj qe ne nje te ardhme te arsimohet e te emigroje diku ne Europe per nje jete me te mire si e ngjashme me qytetaret europian.
Personalisht me vjen keq qe mbesat e mia po rriten ne nje vend te tille xhunglor, ku ajo pak shprese qe kishim per nje te ardhme me te mire e me te sigurte po shuhet keto dy vitet e fundit.
Je njish Bledi Mane!
Bang-bang ne anglisht ka kuptim tjeter.
Gjetje eshte ky emer. Hahahaha
Neser gjyshja ime merr pensionin…
Vk
Bledi; Keardes i urojme nje fillim te mbare
por here tjeter mburru edhe me mbvesat,por
hidhu dhe dergo te tute ne shkolle.Keshtu eshte Jeta.
Nuk eshtevetem me te shkruajtur eshte edhe me te mbruajtur.
tung.
Kearda….?!
Ueee cfare emrash ka tani ne Shqiperi?!
Po te vazhdoj dhe ca keshtu me vone emrat sdo kene vetem germa por edhe shifra dhe herioglife…
hajde bledi hajde.. ske lene rob shpie pa nxjerr ne gazete.. mire e bere edhe per Kearden
Domethene Bledi, budallalleku ne familjen tuaj nuk qenka nje rast i izoluar.