Një kasë fiskale për qeverinë

15 Shtator 2015, 12:44Blog TEMA
Një kasë fiskale për qeverinë

Por, aksioni i ri i qeverisë për vendosjen e kasave fiskale, edhe pse është i nevojshëm, nuk është në qasjen e duhur, sepse shokun e taksave të larta keqorientimi ekonomik, nuk e zbut.

Së pari, sepse nevoja e këtij aksioni nuk erdhi si një largpamësi politike, por rrethanore. Qeveria socialiste kishte bërë një marrëveshje me FMN që, nëse do të dështonte në planin e saj ambicioz për rritjen e të ardhurave, duhet të rriste taksat për herë të dytë që nga ardhja e saj në pushtet në qershor të vitit 2013. Këtë vit, dështimi ishte i dukshëm, pasi në krahasim me planin u krijua një deficit mbi 13 miliardë lekë. Nëse qeveria do të tentonte të rriste taksat, do të kishte jo vetëm kosto politike, por edhe do ta ndrydhte më tepër mjedisin ekonomik, tashmë në krizë. Por, FMN ndërpreu negociatat dhe “kërcënoi” me mosdhënien e këstit të radhës, ndaj kërkohej një rrugë tjetër më e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë për të dhënë një efekt sa më të shpejtë në buxhet, për të kompensuar gabimet e qeverisjes.

Së dyti, mjedisi ekonomik shqiptar është i rrudhur nga likuiditeti për shkak të krizës, strukturës së saj të keqe, vendosjes së taksës progresive. Rritja me 50% e tatimit mbi fitimit dhe disa taksave të tjera nuk u mirëprit nga biznesi, i cili iu kthye skemave të devijimit të pagesave. Nga ana tjetër, vendosja e disa taksave, keqorientimi i tyre dhe nxitimi për t’i aplikuar sollën situatën e papëlqyer buxhetore.

Së treti, qeverisja ka një qasje ndaj ekonomisë, që nuk e lë të frymëzohet dhe ecë përpara. Politikat ekonomike dhe ato fiskale të ndjekura deri tani tentojnë që t’ia marrin paratë biznesit dhe t’ia kalojnë buxhetit, për ta vënë këtë të fundit në rolin e udhëheqësit të rritjes ekonomike, kur duhet të ishte e kundërta. Përmes taksave të ulëta, strukturës së thjeshtë të sistemit fiskal, heqjes së barrierës, uljes së kostove të shërbimit të parasë, do të krijoheshin më tepër mundësi që biznesi të kishte më shumë likuiditet për të rritur investimet dhe punësimin. Aktualisht, qeveria kërkon t’ia marrë këto para në buxhet për të qenë ajo investuesja. Kjo mënyrë ka gozhduar  kredinë për biznesin, kapacitetet prodhuese dhe konsumin, nën mesataren historike.

Së fundi është arsyeja politike. Kjo përfshin të dyja krahët. Mbajtja e fshatarësisë jashtë sistemit fiskal, e cila jep mbi 20% të prodhimit kombëtar, është burimi i parë i zinxhirit të prodhimit që sjell thyerjen e sistemit dhe i fut në ngërç hallkat e tjera të tij (p.sh. disbursimi i TVSH). Përjashtimi i grupeve të tjera e çon edhe më shumë skemën në disa vende, përmes të cilave fillon të rrjedhë ekonomia informale. Mirëpo asnjë krah politik nuk ka guxuar ta bëjë këtë, pasi do të keqpërdorej nga kundërshtari për motive elektorale.

Përmbledhtas, ekonomia shqiptare ka nevojë t’i përfshijë të gjithë pa përjashtim në skemën e taksave, të ulë barrën dhe të thjeshtojë skemën.

Pas ditëve të para të aksionit për vendosjen e kasave, në kryeqytet kanë nisur të mbyllen disa bizneseve të vogla. Të tjera ishin mbyllur më parë për shkak të krizës. Por, në rrethina e zona më të largëta të Shqipërisë, aty ku aktiviteti ekonomik është më i vogël, çfarë do të ndodhë? Qeveria thotë se, me të ardhurat që do të mblidhen nga aksioni kundër informalitetit do të rriten pagat dhe pensionet. Kjo është një përgjigje e pamjaftueshme. Po me të ardhurat e familjes së berberit që u ndalua se nuk kishte kasë, çfarë do të bëhet…? Po me bariun që iu sekuestruan disa krerë bagëti, sepse nuk kishte kupon tatimor, çfarë do të ndodhë? Po kostot e rritura për mijëra biznese të vogla të tjera kush do t’i përballojë, kur s’ka alternativë tjetër? Dhe këta janë 1 milion të punësuarit e tjerë, të cilët nuk marrin pagë në administratë e nuk janë as pensionistë. (lexo në brendësi “Efekti i luftës ndaj informalitetit)

Aksioni për kuponin tatimor mund të sigurojë që administrimi fiskal të jetë më i mirë, por nuk zgjidh administrimin e ekonomisë.

Le të vendosë qeveria kasë fiskale për vete, që të tregojë se me çfarë çmimi po e shet aktivitetin e saj dhe çfarë detyrimi ka ndaj ekonomisë.

Monitor

4 komente në “Një kasë fiskale për qeverinë”

  1. pirdh-pirdh says:

    Shkrim me realist per ekonomine nuk kisha lexuar.
    Bravo!

    1. I vjetri says:

      Gjerat duhen pare me thelle. Se pari edhe nje student i ekonomikut e kupton se prania e FMN eshte e rendesishme per faktin se deri diku mban ne kontroll gjendjen. Pyetja qe shtrohet eshte se perse mori borxh qeveria shqiptare ? Kjo per faktin se kjo qeveri erdhi ne pushtet me barren e nje borxhi te trasheguar ndaj bizneseve, ndaj firmave te ndertimit etj, si pasoje e keqqeverisjes. Pra qeveria ishte e detyruar te merrte borxh ne menyre qe te levizte “mekanizmi ekonomik”. Sa per kasat, formalizimi i biznesit eshte i domosdoshem ne nje ekonomi tregu.

  2. jii says:

    Keshtu eshte kur ke qeveri dhe politikane kriminela, duke filluar me Berishen, Nanon, Majkon, Meten e Ramen ne fund.

    A e kane pyetur Shqipetaret sa taksa paguajne ne date 15.Shtator.2015???
    Ja po jua shkruajme me poshte:
    20% Tvsh
    15% Tatim Fitimi
    15% Tatimi mbi te ardhurat
    Disa % per Drejtesine e Rilindjes me Naco Lsist-in Kulmi LSI drejtesine???
    Disa % per Shendetesine e Beqo hajdutit
    Disa % per Kriminelat qe kercenojne ne cdo qytet
    Disa % per Deputetet kriminela
    Disa % per Kryetaret e bashkive kriminela
    Disa % per Ambjentin e shpartalluar
    Disa % per Evazionin e 10 grosisteve me te medhenje ku fshihen politikanet.
    Totali 99.5% Takse.

    Dhe ne fund e di cka i mbet Shqiptareve pa taksuar???

    Ajo korja e bukes qe ushqehen cdo dite sepse Ajrin e kane ndotur kriminelet me ndertime vend e pa vend e bythe me bythe, e ujin e kane ndodtur e devijuar kriminelet per energjine.

    Keshtu behen hesapet ne kete vend, te tjerat jane pallavra…

    Nese do te lirojne Shqiptaret nga keto taksa me poshte:
    Disa % per Drejtesine e Rilindjes me Naco Lsist-in Kulmi LSI drejtesine???
    Disa % per Shendetesine e Beqo hajdutit
    Disa % per Kriminelat qe kercenojne ne cdo qytet
    Disa % per Deputetet kriminela
    Disa % per Kryetaret e bashkive kriminela
    Disa % per Ambjentin e shpartalluar
    Disa % per Evazionin e 10 grosisteve me te medhenje ku fshihen politikanet.

    Atehere do jemi ne rregull, por sot ketij vendi i keni hyre ne hak e ne palce o mafjoze.

    Mallkimi i ketij vendi te zente Edi Rama qe mashtrove Shqiptaret, zoti do te ndeshkoje nje dite ty dhe kelyshet para teje.

    Tung.

  3. qytetar says:

    Gjat perjudhes se palodemokracise biznesi ka bler tre kasa
    cmimet e tyre kan qene vjedhje, minimalisht pesqind perqind.

    Por serish kuponi duhet leshuar
    per cdo veprimtari prodhuese apo tregtare,

    Problemi qwndron te kasa, e cila kushton sa nje lopw,
    Mirmbajtja e saje sa te mbash nje lop shterpe.

    Ne kompanit e autorizuara ne menyr anti kustetuese
    te thone se shtrejtesia vjen se do pjesen ai i madhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje