Plazhi si zonë luftimesh dhe turizmi si ariu polar

16 Shtator 2015, 09:31Blog TEMA

Nga Artan Fuga

 

Zona e plazhit në Vlorë që shtrihet deri andej nga Tuneli i Ujit të Ftohtë, trotuaret, bordurat, bregu i detit, rruga, pemët, barishtet, më kujtojnë plazhet e Normandisë ditën kur trupat angloamerikane zbarkuan atë ditë qershori të vitit 1944, dhe zhvilluan beteja të ashpra kundër nazistëve.

Predhat shkatërruan cdo gjë.

Ky peisazh jo turistë që nuk pranon, por kam frikë se mund të përdoret si skenografi nëse rixhirohet filmi “Të shpëtojmë ushtarin Ryan.

Fillim shtatori dhe të gjithë plazhet e Jugut janë të mbyllur pothuajse, nuk ka më as këmbë turisti dhe as plazhista.

Cadrat prej druri qajnë për njerëzit, varkat rrinë si lopët në grazhd në molo, grilat e dritareve të mijra apartamenteve në qytetet turistike të ulura, nuk ka më klientë, hotelxhinjtë bëjnë sikur kanë shumë punë, por në fakt dhomat kanë mbetur bosh…

Qytetet flenë.

40 ditë punë dhe 325 ditë thashetheme…

5 sekonda votim në katër vjetë.

Një muaj gjë zgjat turizmi shqiptar, cfarë drame!

Pastaj njerëzit hanë dhjamin e tyre duke fjetur e gromësitur…

Ndërkohë që janë pasuri të jashtëzakonshme që përdoren hajde 40 ditë në vit. Pjesën tjetër flenë…

Gjithë bota zhvillon turizmin gjithëvjetor. Industria e turizmit nuk është si ariu polar që zgjohet, pastaj fle për muaj të tërë.

Mërzitet peshku mbetur pa ngrënë në det…

Hajde specialistë financash hajde,

hajde ekspertë turizmi hajde,

hajde pushtete lokale hajde,

hajde agjenci turistike hajde.

Hajde të keqen e mendjes, thuaj.

Pse nuk i thërrasim mendjes mo?

11 komente në “Plazhi si zonë luftimesh dhe turizmi si ariu polar”

  1. erti says:

    Po sivjet pushteti Rilindjes zbuloi Sazanin ,kazermat,kambalet,gavetat dhe ushtarin e mire Rayan.Vari qillot turizmit,turisteve,ekonomise tha Rilindja.
    Simbol ishte edhe balta tek Uji Ftohte ne Vlore qe iu servir vlonjateve si rere plazhi.
    I pacim….

  2. as says:

    O Artan, po ngele mo, duke bere filozofime boshe, jep o nje mendim ose me mire nje shembull ku te jesh ti pronari,ose administratori i nje objekti turistik.
    Eshte shume kollaj te japesh mend ne punen e te tjereve, dhe si do mos atehere kur s’ti kerkojne

  3. pirdh-pirdh says:

    Hajde Proffesor, hajde?
    Paske shpetuar gjallë ti mo, nga zbarkimi ne Normandi ne 1944 ?

  4. niku says:

    Mu be si Enveri ky: specialist per te gjitha gjerat. Ndonje ese per naften, Lindjen e Mesme a do na besh???

  5. fusha says:

    Nje muaj plazh se kemi ramazanin, dhe as qe ekemi idene se cfar eshte. Na e sollen arabet dhe ne do festojme?

  6. Lloji says:

    Po mire mo Fuga mo dhe ti mo pse kshu mo, po ku ishe dje mo…

  7. Ilir says:

    Si gjithmone shume i sakte profesor Fuga. Vertete i dhimbshem realiteti

    1. oldman says:

      Po te kishte Halla koqe, ndoshta ky “Profesori” yt qe ka perjetuar zbarkimin ne Normandi, do te ishte pak me i “sakte” ne realitetin e tij te megallomanise…

  8. luli i pd says:

    je nje plak i keq dhe gojmut, do te dhjesesh ne brek dhe sdo te marri kush persiper te te laje kaq i ndyre je si njeri.
    po se kishe ditur mesoje je nje pervers legen, gojhale qe vetem mut don

  9. Lili says:

    Vertet mbyllja e sezonit turistike Kaq here eshte problème qe duhet luftuar: ne bote Kane program te vecante per pleqete ne pension,per ciftet pa femije,per studentete qe fillojne ne tetor kurset,edhe nje joshje te tyre ne plazh me zbritje cmime déri 60%.ka plot festa:festa e rushit,e geshtenjeva, e detit, e veres vetem qe turistet te gjen nje arsye me vizituar vendin! Edhe ke to resta fillojne ne pak déri ne fund te shtatorit!-Cannes eshte nje nder festat e krijuar enkas per shtimin e sezonit ne jug te Frances,Festival i fil mit amerikan po ashtu ne Deauville!etj etj. Po tek ne mbaron cdo gje!

  10. skela says:

    O tano punon ti apo ke dale ne (presion) ne plazh shkojne ata qe kane mare lejen ti marke leje sa here te do trapi edhe pare paske sa te te haje trapi ore edhe leja ezakonshme ne evrope eshte sa ne kohen e enverit e di kete ti apo je ne burg akoma dhe meret kur do bosi hajde provoje njeher ne ta mban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje