Qeverisja e Shqipërisë nuk bëhet nga galeritë e Gjermanisë

18 Shtator 2015, 11:28Blog TEMA

Si u shndërrua Edi Rama në një politikan, që në vend se të qeverisë vetëm vajton dhe ironizon nëpër mediumet e huaja – dhe me vizatime në fletore përpiqet t’i tregojë Perëndimit se Shqipëria po lulëzon. E vërteta është se nga ky lulëzim i paqenë po ikin mijëra shqiptarë, kryesisht në drejtim të Gjermanisë

Nga Enver Robelli

Ditëve të fundit në München kanë arritur rreth 64 mijë refugjatë – dhe Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë erdhi për të hapur një ekspozitë me disa vizatime, shkarravina e shkraba, siç i quajti gazeta “Süddeutsche Zeitung”. Punimet, siç tregohej më tutje në artikull, ishin krijuar derisa politikani Rama po e kalonte kohën në zyrë – duke menduar për qeverisje dhe për ngjyrosje të Tiranës, duke pritur palë, duke u zemëruar dhe entuziazmuar. Nga Müncheni, Rama – natyrisht – postoi në “Facebook” një grumbull fotografish ku shihen artistë dhe kam-qejf-me-qenë-artistë, dashamirë të artit dhe adhurues të snobizmit, si dhe aktivistë kulturorë gjermanë. Muaj më parë Rama me të njëjtën ekspozitë u paraqit edhe në Berlin. “Lulëzime nga kalendari” u quajtën vizatimet e tij, sepse janë krijuar mbi fletë kalendari, notesi e fletoreje.

Me këso ngjarjesh të vogla kulturore, pothuaj të papërfillshme për opinionin e madh gjerman, Rama me gjasë po përpiqet të përmirësojë imazhin e vendit të tij. Është një nismë mbase qëllimmirë, por, për fat të keq, pa ndonjë efekt të matshëm, sepse piktori që edhe si kryeministër dëshiron të jetë (vetëm) piktor, ka një detyrë tjetër të madhe: ai duhet të qeverisë. Dhe duket se qeverisja pas dy vjetësh në post e ka lodhur Edi Ramën. Slogani i dikurshëm i aleancës së majtë “Rilindje” dalëngadalë është zbehur dhe gjithnjë e më shumë po lexohet në stilin dadaist si “Lirindje”.

Në mediumet prestigjioze gjermane janë shtuar kritikat e ashpra kundër qeverisjes së keqe në Tiranë. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) së fundi shkruante: “Krimi i organizuar lulëzon më së miri në sferën e hirtë të nepotizmit. Ithtari i një klani që hyn në politikë mund të llogarisë në votat e fshatit ose qytetit të tij, pavarësisht nga përkatësia politike që ka. Si kundërvlerë, ai e shpërblen klientelën e tij. Krimi i organizuar e kërkon afërsinë me pushtetin, për të janë të huaja paragjykimet politike apo ideologjike. Deri në zgjedhjet parlamentare të 2013-s në pushtet ishin konservatorët, Partia Demokratike dhe partnerët e saj; tani janë socialistët dhe ‘Aleanca’ e tyre për ‘Shqipërinë evropiane’. Sikurse kryeministri i mëparshëm dhe kryepartiaku demokrat Sali Berisha, edhe kryeministri socialist dhe kryepartiaku Edi Rama premton se do t’i luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë”. Gazeta përshkruante se si dhjetëra deputetë të Partisë Socialiste janë të lidhur me struktura të fuqishme të krimit të organizuar, dhe Rama është treguar i shurdhër përballë kërkesave të diplomatëve në Tiranë që t’i ndëshkojë keqbërësit në partinë e tij. Presioni me gjasë ishte aq i madh muajve të fundit, saqë Rama nën peshën e fakteve qe i shtyrë të ndahej nga disa deputetë dhe të lejonte drejtësinë e korruptuar të ndërhynte. Prapëseprapë gjendja mbetet e rëndë: “Në qershor, me autorizimin e Qeverisë, u publikua një raport i hartuar nga specialistët shqiptarë dhe ndërkombëtarë si një dokument pune për reformën në drejtësi. Raporti përshkruan se si krimi ia del të amnistohet me ryshfet. Duke filluar nga nëpunësit e policisë, të cilët për relativisht pak para i zhdukin provat. Prokurorët për 1000 deri 2000 euro janë të gatshëm të heqin dorë nga akuza. Për ta nxitur një gjykatës për një gjykim më të lehtë, duhen 60 mijë deri 80 mijë euro. Në proceset civile, thuhet në raport, gjykatësit marrin para nga të dyja palët. Ata vetë paguajnë 100 mijë deri 300 mijë euro për t’u ngjitur më lart në karrierë, siç është ngritja në qarkun gjyqësor të qytetit ose thirrja në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, shkruante FAZ.

Në një tekst tjetër botuar në fillim të gushtit “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tregonte se vetëm gjatë korrikut në Gjermani kanë kërkuar azil 7000 shqiptarë – dhjetë herë më shumë se në korrik të vitit 2014. Burime nga qyteti i Kukësit, për shembull, bëjnë me dije se vetëm në 12 muajt e fundit qytetin me rrethinë e kanë braktisur 7000 veta – shumica në drejtim të Gjermanisë. Një tekst mjaft kritik mbi mjerimin shqiptar, sidomos në zonat rurale, së fundi e ka publikuar edhe revista me ndikim “Der Spiegel”.

Cila është strategjia e Edi Ramës për t’i zgjidhur problemet? Duket se nuk ka kurrfarë strategjie. Në intervista për mediumet e hapësirës gjermane ai paraqitet si i hidhëruar, ironik, sarkastik, akuzues ndaj Evropës, që gjoja po i injoron shqiptarët. Asnjë fjalë për domosdoshmërinë e luftimit radikal të krimit. Asnjë fjalë për domosdoshmërinë e një reforme radikale për reformimin e administratës. Asnjë fjalë për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e lidhur me krimin. Asnjë fjalë për nevojën urgjente për të çliruar Shqipërinë nga oligarkët që kontrollojnë ekonominë përmes monopoleve të tyre dhe kështu pengojnë çdo konkurrencë serioze dhe zhvillim të ekonomisë së tregut. Në vend të kësaj, Qeveria e Tiranës organizon aksione teatrale për shkuljen e bimëve të kanabisit. Por para se të shkuleshin bimët e pafajshme do të duhej të shkuleshin nga postet komandantët e policisë që bashkëpunojnë me tregtarë droge, do të duhej të shkuleshin nga postet politikanë të nivelit të lartë, që përfaqësojnë vetëm interesat e baronëve të krimit.

Ja çfarë thotë Rama me cinizëm në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung”: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (…) Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE-ja sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon. (…) Derisa të jetoj unë ne nuk do të arrijmë që gjermanët të vijnë në Shqipëri, sepse shpresojmë në një jetë më të mirë. Udhëtimi do të shkojë përherë në drejtimin tjetër. Nuk mund ta mendojmë më të ardhmen vetëm brenda kufijve të vendit tonë. (…) Do të isha i lumtur nëse shqiptarët do të kishin mundësi të punonin në Gjermani. (…) Nuk jam magjistar”.

Me të njëjtin ton, ai vazhdon të flasë edhe për gazetën zvicerane “Ostschweiz am Sonntag”: “25 vjet nuk mjaftojnë për ta bërë Shqipërinë prej një vendi dikur komunist dhe plotësisht të pazhvilluar në një shtet model si Zvicra. Kjo ndoshta nuk do të ishte qasja e duhur për neve, sepse ndoshta do të ishte monotone. Mirë, momentalisht mbretëron pak kaos – si në Itali -, por kjo disi është edhe joshëse. (…) Por unë nuk kam shkop magjik për t’i zgjidhur brenda dy vjetëve problemet që ekzistojnë në Shqipëri dhe për të bërë atë që presin dhe e meritojnë njerëzit”.

Pjesa tjetër e intervistës është një përzierje rrëfimesh familjare dhe llafe për rëndësinë e artit, artistëve, pikturës. Vërtet kultura është shumë e rëndësishme për një vend. Por më e rëndësishme për një vend është kultura e shtetndërtimit. Nëse kjo nuk arrihet për 25 vjet, atëherë diçka nuk është në rregull me establishmentin politik, pjesë e të cilit është edhe Edi Rama që nga fundi i viteve ‘90, kur u bë ministër i Kulturës, pastaj kryetar i Tiranës, kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër. “Dhuna dhe korrupsioni, privatizimet mashtruese, pengmarrja dhe krimet e ndryshme e kanë shoqëruar kalimin nga regjimi totalitar në demokraci”, shkruan sociologia amerikane e kriminalitetit Jana Arsovska mbi lidhjet e krimit të organizuar me partitë shqiptare, në një studim të botuar së fundmi («Decoding Albanian Organized Crime», University of California Press, 2015).

Për këto plagë duhet të flasë Edi Rama dhe të punojë pandërprerë për të përmirësuar gjendjen. Të vizatosh dhe të ofendosh ministrat, të cilët, fundja, i ka zgjedhur vetë, përfundimisht nuk mjafton për ta rilindur Shqipërinë. Rama mund ta akuzojë për të gjitha dështimet paraardhësin e tij në post, por shqiptarët i dhanë atij një mandat mbresëlënës, me të cilin ai duhet të qeverisë dhe jo të tallet e ironizojë.

63 komente në “Qeverisja e Shqipërisë nuk bëhet nga galeritë e Gjermanisë”

  1. refree says:

    Nuk eshte se ne shquhemi per mirenjohje, por te pakten te mos mohojme se ky piktori e shpetoi vendin nga katastrofa energjitike, per te mos folur per katastrofat e tjera qe na qendrojne mbi krye…dhe qe na i ka lene peshqesh baba Saliu.

    1. Gerti says:

      Cila katastrofe? Ajo ku zyrat audituese nuk i pranuan bilancin perfundimtar OSSHE?

      1. Martin says:

        Po per 200 Milion Eurot qe ngrof Olsi ne Amerike ca thuhet?!?

        1. Dritëroi says:

          Martin, perpiqu te arsyetosh dhe të mbështesësh apo të kundërshtosh çfarë thotë trimi Robelli në shkrimin e tij, në kuadrin e një sulm rufian dhe të një fushate të orkestruar nga Meroja, së fundmi, ndaj kryeministrit Rama.

          Në funksion të problemit që po debatohet, mund edhe të sjellësh për publikun argumentat apo faktet e tua të veçanta, që mund t’i kesh nga burimet e tua speciale, siç gjithmonë i ka të gatëshme nga buletini blu i thashethemeve dhe shpifjeve mafioze, llapaqeni i Shqipërisë, Sali Berisha.

          Por të hedhësh shashkën-akuzë apo akuzën-shashkë se Olsi Rama ngrohkëshe në Amerikë 200 milion eurot, nënkuptohet të aferave korruptive të të vëllait të tij Edi Rama, është pak si tepër, pak si shpifje, pak si poshtërsi, pak si matrapazllëk dhe pak si budallallëk, nga ana jote.

          Jo se unë mund të vë duart në zjarr se Edi Rama, si Kryebashkiak, mbeti me duart të pastërta. Jo,aspak.

          Por sepse, përveçse nuk ka asnjë fakt për egzistencën e 200 milion eurove të Olsi Ramës, asnjë akuzë nga institucionet zyrtare nga Shqipëria apo Amerika për këto 200 milion euro, pra përveç këtyre, ti more zoti Martin, duhet ta dish mirë se në USA, jo 200 milion euro, por as mbi 10 mijë dollarë nuk mund të futësh dhe të depozitosh, pa deklaruar burimin nga vijnë këto para.

          USA, për arsye edhe të vigjëlencës ndaj financimit të terrorizmit dhe të luftës kundër pastrimit të parave trafiqeve ilegale dhe drogës, ka vendosur ligje të rrepta për institucionet financiare dhe bankat, si për qarkullimin e parave ashtu edhe për origjinën dhe destinacionin e këtij qarkullimi edhe kur bëhet fjalë për shuma të vogla deri në 10 mijë dollarë, por që janë transaksione sistematike.

          Kaq skrupuloze janë këto rregulla dhe kaq gjithëpërfshirëse, sa që nuk mund të shpëtojnë dhe të përjashtohen prej tyre as edhe politikanë dhe figur të rangjeve të larta, përfshirë edhe senatorët, kongresmenët dhe governatorët influencialë.

          Sa për të ilustruar skrupulozitetin e kësaj, mund të përmend rastin e Governatorit të New Yorkut, ish Prokuror i Përgjithshëm, Eliot Spitzer, që në Mars të 2008, u denoncua dhe dha dorëheqjen, pasi ju provua se ai ishte i perfshirë ne nje lidhje me prostituta-eskortë të klasit të lartë (Emperors Club VIP), për të cilat bënte pagesa nëpërmjet transfertave bankare(nga North Fork Bank) nën 10 mijë dollarë, për një periudhë disa vjeçare. Kjo bankë siç kërkohet nga ligji Bank Secrecy Act, refuzoi kërkesën e tij për ta hequr nga lista dhe i raportoi transfertat monetare të Spitzer i cili ju nënshtrua hjetimit që çoi në denoncimin dhe rrënimin e tij politik.

          Tani, i dashur Martin, e kupton se përse Olsi Rama, nuk mund të ngrohë 200 milion dollarë nën hundën e autoriteteve amerikane dhe se ti nuk je gjë tjetër veçse një çip i vogël në qarkun integral aparatit të shpifjeve të SHQUP-it dhe Pinokut Shtrigan Berisha?

          Për ironi apo për asocacion të ideve-shpifëse të llapaqenit Berisha, shifra 200 milion euro e shpifjes për Olsi-Edi Ramën, përkon motamo me shifrën 200 milion euro të akuzës ndaj Luli Bashës, çunit politik te plakaruqit llafazan Berisha.

          Ndryshimi është se akuza për Bashën është zyrtare dhe se Lulka i shpëtoi gjykimit, së paku tani për tani, me proçedurë, me raporte mjeksore, qe ju pranuan nga departamenti juridik dhe gjyqësor i Oborrit të kryemafiozit Sali Berisha, i cili e transferoi në Ministrinë e Brëndëshme, për të lyer së bashku duart me gjak në 21 Janar.

          Martin, e di mirëfilli se ti, për arsyet e tua, nuk do që ti kuptosh këto që po të them, por unë po të dal borxhit dhe e lava ndërgjegjen me ty dhe, mbase, edhe me ndonjë tjetër si ty.

          1. Martin says:

            I nderuar Dritero (apo ca lesh emri rilindasi tepelens mund te kesh),

            Thjeshte fakti qe cifti yt shkruan 1000 fjale per tju pergjigjur nje pyetje te thjeshte tregon dicka ketu.

            Akuza me siper ka dale nga OSBE jo nga zyra e Berishes.

            Por ashtu si Kocua dhe shoket e tij te permendur ne ate Raport, jo vetem qe nuk i vini gishtin kokes se keni vjedhe ne 2 vite, me shume se Saliu dhe Nanua dhe gjithe bandat e tyre ne 20 vjet, por kerkoni te nxirrni jashte Shqiperise OSBEne!

            Pse, qe te vazhdoni vjedhjet te pa kontrolluar?!?! Sepse edhe Prokurorine edhe Kontrollin e Larte ju rilindasit i keni tashme ne xhep! Vetem nderkombetaret mund te ju mbikeqyrin dhe te ju tregojne gabimet (krimet) qe beni!

            Sa per leket dhe kontrollin e IRS ne shumat mbi 10000$, kjo eshte nje teknikalitet ku prape po kapeni ju rilindasit!
            OSBE ka thene qe Rama ka 200 Milion Euro te investuara ne kompani off-shore (ne Cayman, Bermuda, Domenicas etc) ku me transferta “untraceable” nga Qipro apo Malta mund ti kalosh atje.

            Olsi thjeshte shef online llogarite ne bankat e Karaibeve 200 Milion Eurot e Rames qe shtojne 0 cdo vit!

            Gjithashtu rilindas i dashur, Rames 200 Milion Euro i dihen, ve bast qe ka mbi 1 Miliard!

            Rama ka marre 20 Euro per cdo meter katror te cdo ndertimi qe ka dhene leje ne 12 vitet e tij si kryebashkiak!
            Dmth 20 Euro per 30% te ndertimeve ne Tirane!

            Beji vete llogarite rilindas i dashur!

          2. alushi says:

            Dritero, rritu sa te duash duke ngrene, por OSBE e mohoi si raport zyrtar te saj, te pakten keshtu u shpreh perfaqesuesi OSBE-se, nuk e di se kush tjeter e drejton OSBE-ne. Ndoshta ti ke caktuar Shkelzenin. Une nuk merrem te te jap fakte se eshte njesoj sikur te merrem me nje majmun te sapolindur se garda juaj ka nje buçe qe nuk i mnyllet goja. Kujdes se mos te hyne ndonje mize e infektuar.

        2. Kaktusi says:

          Mos e ke fjalen per 200 000 Euro,

        3. Kaktusi says:

          Mos e ke fjalen per 200 000 Euro, qe ka blere shtepi? Po nje njeri i zakonshem ne Shqiperi blen shtepi 200 000 euro dhe me shume, me kursimet e nje jete te tere kur punon gjithe familja. Sa shqiptare per 25 vjet kane blere nga 3-4 shtepi, kuptohet me kete informalitet qe ka 25 vjet qe lulezon.

          1. vaso says:

            Ne po te kemi halle me drejtesine jemi te gatshem te korruptojme gjithcka dhe kedo.Ata qe jane me agresive dhe keqberes kercenojne,ose edhe vrasin per te arritur qellimin.
            Pra vete ne si popull jemi problemi.Nuk marrim pergjegjesi personale kurre.Kerkojme HEROIN tek qeveritaret,gjyqtaret, prokuroret, qe ne korruptojme per te pasur perfitimin tone personal.

    2. koment says:

      Ngeli fshati ne doren tende.Ne dac pirdhe ne dac fende.

    1. Selamiu says:

      Rama e shikon vendin e tij me sy artistik. Problemi qendron tek korrupsioni galopant qe fillon qe tek Kryeministria me Endri Fugen dhe shtrihet ne Ministrin Ahmetaj, Gjiknurin, Nacon, etj, etj.

  2. intelektuali says:

    po pres te shoh se kush eshte ai i cmendur qe do te vazhdoj ta mbroj kete kryeminister

    1. matteo says:

      Vetem intelektuale si intelektuali ne fjale bejne avokatin, te tjeret japin mendime e opinione, edhe pse nuk jane intelektuale si intelektuali i Facebook-ut.

    2. Spartaku says:

      Intelektual!Jame une ai qe,jo se do ta mbroje,por per te thene disa te verteta.Ky zotenia qe ka bere kete shkrim,duket qe flete me gjuhen e dyshes Berisha-Basha,te cilet nuk ka dite te mos vjellin kundra Rames.Jane pikerishte keta qe ja lane shqiperin Rames bakerr,me nje grope te zeze borxhesh.Eshte Rama ai qe po punon te mbushe kete grope dhe shume gropa te tjera.Por Enver Robelli qe bene kete shkrim duke se vjen nga qielli.Ai permende ryshfetet e medha qe marin gjyqetaret per nje çeshte,madje deri ne zhdukjen e akuzave.Por ai e di mire se ne kete mese ai kritiko Berishen,se ai i ka vene keta gjyqetare dhe prokuror.Eshte e vertet qe kemi nje gjyqesor te koruptuar,po je se ka vene Rama.Per kete po mendohet e punohet te behet reforma ne drejtesi.Kjo eshte çeshje madhe kombetare,megjithese eshte shume e veshtire,pasi kemi te bejme me nje opozite agresive dhe qe nuk do, qe te behet kjo reforme.Piktura,nuk pengon asgje.Ai ka nje talent,dhe ekspozon,qe nuk ka ndonje te keqe.Por kundershtaret e tij e perdorin per qellime politike.Ka shume gjera,por une nuk mund te zgjatem.Edi Rama ka vizion te mire.Nqs e lene dhe te mos e pengojne ne rrugen e mire te tij,ai do beje shtetin shtet,te cilin populli do ta shikoi vet(siç eshte shprehur vete Rama).Tani e ke radhen ti o Intelektual.Pershendetje.

      1. Gerti says:

        Meqe gjuhen shqipe e perdorka Basha me Berishen kundra Rames, ne te tjeret qe nuk jemi me Ramen po nuk duam te na quani si Berishista, cfare gjuhesh duhet te perdorim?

      2. intelektuali says:

        Me gjithe qef po te pergjigjem , nuk me shqeteson talenti i tij prej piktori perkundrazi me duket nje personazh mjaft interesant ne fushen e artit . Ajo qe mua me shqeteson mua eshte mungesa e ndjeshmerise , dhe qendrim apatik ndaj popullit te tij . Jo vetem qe nuk takoi popullin e tij kur ishte ne Gjermani , por te respektonte minimumin e etikes , te dhuronte fitimin ne ndihme te popullit dhe te shprehte keqardhjen per gjendjen qe ndodhen .

        C’faj ka drejtesia per te inkriminuarit qe gjenden ne partin e e tij ?

        Te lutem ma shpjego dhe njehere vizionin e Rames , sepse une si popull i thjeshte nuk po e KUPTOJ .

        1. Kaktusi says:

          Cilin popull te takoj, te paska mbetur ora mbrapa o intelektual populist . Patjeter qe ky vend eshte mbrapa, por keto 25 vjet eshte cbere shteti nga Saliu, i cili po nuk u fut ne burg bashke me Idiotin Basha qe vrau 4 demostrues ne shesh, nuk ka qetesi ky vend. Po shqiptaret nuk kane identitet, vazhdojne te jene manikina te SHBA etj, qe vetem na shfrytezojne per te na patur nen hyqem. Sa filloj Rama te bashkepunoje me Merkelin u be xheloz amerikani. Bravo Rama qe nuk po ja varr, se amerika do te sjelle pranveren arabe ne Ballkan.
          Sa per kete autorin e shkrimit Enver Robeli, eshte shkrues i gazetes 55 te Fari Balliut gazetarit te Enver Hoxhes, qe tani ka per shkrues po nje Enver, po jo me mbiemer Hoxha.

      3. vaso says:

        Ne kete Shqiperi baker vete bejne miliona.

    3. blendi ...ziu says:

      Ti “INTELEKTUAL” nuk di te shkruash ?!!! (sipas formave foljore qe ke perdorur AI I CMENDUR …je TI !!!)

    4. UCK says:

      Tani per tani, Ramen do ta mbrojne te mencurit, kurse te cmendurit dhe rrufjanet, sindozot zotrote, do vazhdojne ti taken pushtit mafioz duarpergjakur te Shqupit.

  3. ben says:

    Mero merr pak shembull nga kjo analize..

  4. Kritiku says:

    Si mund te shkruaje nje kosovar mbi shqiptaret, kur ata nuk arrijne qe te kuptojne mire natyren e shqiptarit? Enver Robelli ka bere nje shkrim qe as vete nuk e kupton se per çfare po shkruan. Te mos niset nga disa shkrime injorantesh qe jane shfaqur ne gazetat gjermane, sepse ato jane shkruajtur me tendence dhe te “frymezuar” nga opinionet e shpellareve te Berishes, qe mbushen Europen me genjeshtra me qellimin qe te thone me vone, qe edhe mediat europiane po shkruajne kunder qeverise Rama. Nje fakt i tille qe nje nga gazetat me te medha(jo nga numri i kopjeve te shitura) gjermane FAZ, ne nje shkrim qe i permbahet gazetari i mesiperm, duket qe ai qe e ka shkruajtur ate artikull nuk e ka akoma idene qe kryetar i PD-se eshte Basha dhe jo Berisha. Ne shkrim shkruhet qe kryetari Berisha….(?!).
    Do te ishte me mire qe kosovaret te shikojne “halene” e tyre dhe te rrine sa me larg puneve qe i takojne Shqiperise. Nuk ngelem ne qe kosovaret te na japin mend! Nuk mund te merren mesime nga njerez qe jane akoma ne zhvillimin e mesjetar te shoqerise!

    1. jak says:

      Ore KRITIKU, ne, me keto te zeza qe kemi ne Kosove,syt dhe zemren e kemi nga Shqipnia, prandaj cdo e mire apo e keqe atje po reflekton edhe te ne.Mos e mer me aq te ngusht se ne aspektin intelektual dhe cilesor e dijme se na jemi larg nga ju, ama gazetari ka shpreh opinjonin e vet (me cka as une si kosovare nuk jam dakord,edhepse shume e cmoj si gazetar).Rama per mu eshte nji njeri i madh,nji intelektual i madh,vizionar.Por shqiperia ka aq shume gropa sa brenda nji mandati nuk mbulohen dot.Kete e kemi te qart.Eshte fitore e madhe fakti qe Sala nuk eshte ne qeveri, per ne por edhe per JU.

      1. Kaktusi says:

        Gazetari Enver ne kete rast ju sherben qarqeve serbe dhe jo kosoves. Qeveria socialiste bahke me shqiptaret ne shqiperi i priti kosvaret edhe pse per vehte ishin te varfer, prandaj kosovaret duhet te mos ngaterohen me punet tona. Po ky Enveri a shkruajit ndonje fjale për kundershimin e Rambujese nga Saliu, per vrasjet dhe burgosjet e UCK nga Saliu, per kundrshtimin e qeverise për autonomine e Kosoves etj. Ndersa Rama ja plasi Vucicit ne sy, ne shesh te burrave dhe po bashkepunon me Merkelin për njohejen e kosoves si shtet i pavarur. Ky Enveri gazetar i Sales eshte mire te shkruaj per keto dhe ti lere shqiptaret ti zgjidhin vete punet e tyre.

  5. lushi says:

    Bravo Enver Robelli!

  6. . says:

    kosovari eshte gazetar dhe gazetari s njeh kufi

  7. sovjetiku says:

    Aaaaa fajin e ka saliuuuuu…..

  8. Claus says:

    I kishin bere nje perkthim me shume zemergjeresi mediat shqiptare fjales “Kritzelein” qe e kishin dhene “Skica”. “Kritzeln” eshte me shume gjuhe kopeshti, ku femijet e vegjel rrembejne ca kalema me ngjyra dhe bejne ca shkarravina ose me shkurt, ne gjuhen e mesuesve te klases se 4-te quhen kembe pule!!!!

    T´i quhen skica e ke vene steken shume lart. Nejse, kryeministri ne krye te turkoshakeve, ose si kryeturkoshak qe eshte ne vend te englendisjes te “kercimeve me bark” te hanemeve sic thuhet ne Gjermani “Bauchtanz” ka vendosur qe te englendise bavarezet me vizatime “kembe-pule” te tij.
    Ndersa atje dergjeshin 8000 emigrante shqiptare!

    Mire kjo, po c`i duhshin gjermanit dhe oraret e takimeve se kur eshte takuar me Idrizin dhe me Rexhep Erdoganin, orare qe dukeshin qarte ne ato “kembe-pule”?

    Ka gallate me kete palo kryeminister-kryeturkoshak qe padyshim problemet psikologjike dhe sociale nuk i mungojne.
    Kur i flet ai merr leter dhe kalem dhe hedh ca kembe pule.
    Me c`te flasesh per te?
    Mos vuan nga autizmi?
    Ku i dihet.

    1. UCK says:

      Meshire per kllonin Claus, zedhenesin shqipfoles me korrespondence te fondamentalizmit mesjetar ortodoks grek, eminenca mavro e Janulles ne bllogjet shqiptare.
      Meshire per qirie Clausin, e kane leshuar nervat dhe i ka degjeneruar komentet me shgarravina te nivelit te flet-rrufeve.
      Je i neveritshem Claus, ne musionin antishqiptar qe ke marre persiper, me ose pa pagese.

      1. Claus says:

        Po c`pate o UCK qe po shkruan tallava ne maje te fikut?
        Analisti kosovar Enver Robelli e ka shkruar, as ndonje serb dhe as ndonje grek. Jemi dakort ne kete pike?

        E pra ky gazetar ka shkruar dhe kur ka qene Rama ne opozite, shkruan dhe sot. Ka shkruar dhe kunder asaj qeverisjeje te korruptuar atje ne Kosoven tende te ndritur, ka shkruar dhe kunder atyre qe Kosoven e kane cuar ne buze te gremines edhe kunder Bexhetit tuaj analfabet qe ka zbukuruar Kremlinin edhe kunder Aliu dhe Hashimit qe kane vene miliona kur deri dje kane ngrene Döner neper bahnhofet e Zvicres dhe Gjermanise.

        Ju keni qene me serbet ne “bashkim vllazerim” kur spiunonit njeri-tjetrin tani dilni me plisa ne koke si shqiptare te kulluar.

        Shihni ate vendin tuaj, se jeni bere baze xhihadistesh ku hoxhallaret ju quajne turq dhe bije turqish dhe leri tallavate neper forume se inteligjenca juaj eshte e barabarte me ate te te ibrikut te cajit. Nuk je bere akoma te me tregosh ti shqiptarizmen, se as Mahmut Bakallin dhe as Rrahman Morinen nuk i kam njohur.
        Shko shih se mos te ka mbetur ne ndonje senduk fotografia e Titos, po kujdes mos e var ne mur se vec plisit ne koke dhe flamurit asgje nuk njohu.
        Hajt!

  9. tulipani says:

    Kritiku qenka nje palle qe nuk e ke te dytin ne glob . Nuk ke bythe ti more gjysemanalfabet te kritikosh Robellin i cili shkruan me fakte.
    Me keto palla jeton dhe llulezojne mafiozet e dy pale qeverive qe e bejne kete popull sylesh . Kjo qeveri ashtu si dhe e para po kerrdiset duke bere trafikun e droges ,hasashit . Mbjellin shume parcela dhe per opinion te shtypit shkojne shkulin nje dhe fitojne dhjete te tjera ore kungull . Ketu ka dore mafia me emrin Rilindje o palle ,o gomar qe e hani sapunin per djath .

    1. Kaktusi says:

      Robeli eshte agjent Serb.

  10. filani says:

    Shkim tendencioz dhe i varfer. Copy-paste dhe koment personal siper. Per te qare…

  11. qiu says:

    Analize gjysmake dhe me fakte gjysmake.
    Permbajtja e ketyre artikujve ne gazetat gjermane,eshte manipuluar nga
    Analisti.

  12. shume u duke pak na dole says:

    Robelli duhet ta kishte mbiemrin torobell kosovari

  13. rroku says:

    gazetar injorant vec te tjerave, po sdoli nje i hajrit nga kjo rraca e gazetareve. Sa per ramen, e dime qe ju ben hije por ky eshte problemi juaj, ne shqiptareve po na vendos themelet e shtetit qe ishin shkalavit!!!!

    1. Stefi Greqi says:

      Iereni Edin te punoj.Nuk shet zgjuaresi duke shkruar budallalleqe

  14. "BALASHI" says:

    Neser me 19 shtator mbushen plot 2 vjet qe kjo qeveri eshte dekretuar, ndersa nje takem keqbersish, tip Fevzo,Çili, Çani, Peka, Hoxha, Lubinja, Zheji etj, kane qe ne janar te 2015 qe derdellisin: “Kaluan 2 vjet dhe kjo qeveri nuk ka bere asgje!!!”. Asnjehere nuk e degjam kete takem te belbezonte, pra le te fliste si trimi i trimave Fevzo, per ate faktin qe ishim te dytet pas Gjermanise.
    Ju ose beni sikur u mungon truri ose jeni anti shqiptar te theksuar.

  15. gino says:

    Nga te gjithe cfare lexojme e komentojme le ti leme menjane per ca kohe.Nuk kemi c’te bejme dhe te shikojme konkretisht cfare do beje Edi Rama me reformen ne drejtesi, qe duhet te sjelle si pasoje luften kunder krimit te organizuar,ku ben pjese edhe korrupsioni i pa pare i nje pjese te madhe te deputeteve e politikaneve shqiptar.sa per PD e ka treguar vehten se kush jane,nuk kane asnje te drejte te kritikojne se jane me keq te inkriminuar ne kete korrupsion te nivelit mafia.

  16. lexuesi says:

    Nuk dua ti jap ngjyrë politike shkrimit tim përsa i perket piktorit, por ajo që dua të theksoj është se nëse piktori nuk i përket politikës sa do të ishte në gjendje që me pikturat e tij të fitojë bukën e gojës.

  17. Robelli, si gjithmone i mrekullueshem! Edi Rama ka marre Drejtimin e Duhur drejt…fundit!

  18. Alban Luma says:

    Enver Robelli eshte gazetari me i njohur ne trojet shqiptare.Ai shkruan per mediat zvicerane dhe gjermane.Ai ka arritur qe te jete edhe redaktor pergjegjes i gazetes me te madhe zvicerane.Mos e paragjykoni Robellin o njerez.Ai nuk ka reshtur se kritikuari Berishen kur ishte ne pushtet, madje me ashper.A nuk e kuptoni se Rama e ka humbur fare drejtpeshimin.A e pate se si diskutoi te ejten ne Parlament dhe me pas ne Top Story.”Nuk pyesim amerikanet’Opozite persheshi” “Edhe njeqint jete sikur ti kisha per partine do ti jipja”. O mme falni:’Edhe njeqint jete sikur ti kisha do te emerojakriminelet deputete dhe kryetar qarku si Sadrit Danaj dhe tash se fundmi duke i vene kapakun me Abedin Oruçin ne Kukes. Ai tashme eshte rrezik imediat per Shqiperine, pasi po sulmon edhe mediat.

    1. Kaktusi says:

      Po pse cfare kane bere amerikanet per shqiperine, pervecse e duan pershesh, po na sjellin dhe nje agjent te FBI per luften kunder droges si puna e agjenit te FBI qe sollën per KOsta Trebicken, ka ca shqiptare si puna tende qe presin te hedh ndonje dollare me parashute amerikani, qe me siguri do te jete fallco. Mundohu te gjesh identitetin.

  19. Odeta says:

    Rama ka vetem dy vite e pak qe qeveris Shqiperine! Gjithsecili mund te kete rezerva, verejtje, sugjerime etj etj…te cilat mund t’i shprehe ne menyre demokratike por mbi te gjitha me voten e tij! Ajo qe nuk me pelqen eshte se Rames nuk mund t’i faturojme gabimet, skandalet dhe vjedhjet qe nuk jane kryer prej tij! Ramen mund te mos e votojme me…por nuk mund ta ndeshkojme per faje qe nuk i ka! Rama eshte Kryeminister dhe detyra e tij si i tille eshte e mirepercaktuar! Rama nuk eshte Kryeminister+ Prokuror i Pergjithshem+ Te gjithe gjyqtaret e ketij vendi! Ne dy vjet e pak ai nuk mund te zhbeje e te ribeje nje sistem i cili ka njezet e kusur vjet qe eshte shtremberuar e deformuar e mbase do te duhen edhe njezet e kusur vite te tjera per ta rregulluar!

    1. gazetari me tri klase says:

      Odeta mi xhane, si the, “Rama eshte Kryeminister dhe detyra e tij si i tille eshte e mirepercaktuar”?
      Cila eshte detyra e Rames mi shpirto, te shkarravise?

      1. Odeta says:

        E para une nuk jam shpirti jot, sepse edhe pse nuk e marr per keq por thjesht per kompliment, jam e sigurte se kemi pikepamje teresisht te ndryshme se cfare eshte “shpirti” ? e dyta, per detyrat e rames, me mire lexo kushtetuten pasi fatkeqesisht nuk kam kohe te te sqaroj. e treta, rama ka nje profesion si cdo kryeminister ne cdo cep te botes dhe ne rastin konkret ai mund te investohet ne profesionin e tij pasi rama eshte kryeminister dhe jo pengu yne qe te na rrije ne dispozicion 24 h/24

        1. gazetari me tri klase says:

          Po padyshim qe se pari e kam lexuar Kushtetuten, znj. Odeta, por nuk pashe asgjekundi aty qe detyrat e nje kryeministri perfshijne edhe ekspozimet e shkarravinave te tij te bera ne oren e drekes! Si moj zemrushe kryeministri mund te investohet ne profesionin e tij? Po a nuk eshte profesioni i tij te qenit kryeminister? Po sikur te kemi nje dentist si kryeminister, cfare duhet te beje pasditave ai, te shkulle dhemballe?? Me pelqen se ke intelekt, prandaj futem ne debat me ty.

          1. Odeta says:

            O Zoti gazetar me tre klase shkolle, ju lutem evitojini keto shprehjet si zemerushe e me the te thashe se me thene te verteten nuk jane shume etike! me fillu me fol me pak gjuhe popullorce alla shqiptarce dime te gjithe… Sa per profesionin zoteri i nderuar ka nje diference shume te madhe mes “Asaj qe ben” dhe “Profesionit qe ke”. Per here te pare ne jeten time po degjoj se te qenurit kryeminister qenka profesion… Une nuk e kam komplimentuar ndonjehere z.Rama ne kete forum, por mendoj se i keni bere nje kompliment te jashtezakonshem duke i atribuar profesionin “Kryeminister”. “Kush eshte profesioni juaj Z.Rama? Pergj: Profesioni im eshte “Kryeminister” hahahahahahaha Sa per te qenit piktor, nuk po filloj me klishete “te qenurit artist, shpirt artisti…etj” por di te them kete: “Arti zoteri eshte ushqim i shpirtit”, Nuk ka artist te keq dhe veper arti te shemtuar…Gjate jetes te gjithe bejne art, ne nje menyre ose ne nje tjeter, qofte edhe me nje fjali… Prandaj ju sugjeroj te reflektoni me thelle dhe ta shihni nga nje tjeter perspektive nje kryeminister qe ben art…Gjithashtu te mendoni se ne nuk jemi “padronet e tij” dhe as ai “padroni yne” qe ti themi cfare ben mire dhe cfare jo ne ate pjese qe eshte jashte politikes dhe jashte asaj qe na perket ne. Ju keni te drejte te mos e votoni por nuk mund t’i thoni kurre nje artisti: “Ti mos bej art”, Kjo eshte qesharake…shume qesharake…!!!

            1. gazetari me tri klase says:

              Nuk po i thote kush nje artisti te mos beje art…ai eshte kryeminister ne kete rast….ehhhh, leje fare.
              Kryeminister eshte nje pune dhe si cdo pune kerkon nje profesionist. Quhet puna me e larte ne nje shtet — top job…..ehhh, leje fare edhe kete.
              Rama nuk eshte artist me profesion, nuk jeton nga ajo pune. Hobist? Ndoshta. Profesion quhet nje pune nga e cila siguron jetesen. Sa per ashtu artiste jemi te gjithe, nga natyra…..futja kot edhe ketu.
              Zemerushe, shpirto, xhane, etj.,…keto jane me teper per miresjellje moj zonjushe, nuk tregojne mungese etike. Edhe ne nje forum anonim ke merak kur te tjeret te drejtohen ne kete menyre?? Pse kaq e mbyllur si guacke e dashur? ):-(

  20. Agim Cani says:

    …ne te tera shkrimet e Enver Robellit qe kam lexuar ne shtypin gjerman ve re dy tipare kryesore….antishqipetarizmin e tije absolut…dhe proserbizmin e Tije relativ….

  21. Ardenica says:

    Shoku Enver , pse je kaq i revoltuar se shqiptaret kane ikur nga Shqiperia ? A e di ti se njeriu ka te drejte te jetoi ku i do qefi? A nuk thoshte e thot keshtu bota perndimore? Shoku Enver ai i madhi e jo Ti,se ti do jesh mbatesi i bishtit te dyshes Berisha _Basha. PO ata qe iken nga Greqia ,faji i rames eshte. Mos doni qe ata qe jane larguar t’i denojme per tradheti?

  22. @DETARI says:

    Shoke, keto jane momente te veshtira pere udheheqesine tone te madhe. Ne nuke duhete te lejojme armiqte si ky Robeli te na shajne Partine dhe udheheqesine tone. Mero, na i co fjale Partise se ne na ka gati dhe barutin e kemi te thate. I thoni Partise dhe shokute Rama se une ja kam bere kabull jeten time dhe te gjithe anetaret e familjes sime. Na rrofsh sa malet o kryetare! Rrofte Partia o shoke!

  23. Christopher Columbus says:

    Shqiperia eshte me fat qe ka Edi Ramen Kryeminister.

    Per momentin Edi eshte i Vetmi qe mund ta Shqiperin bej shtet Modern.

    Ne qofte se e kam gabim me thoni nje Politikan ne Shqiperi qe mund te jet Kryminister me i mir se Edi Rama ???????

    1. vaso says:

      TI dhe vetem TI!

  24. england says:

    Shoku Enver u mundove shume te marresh citime nga gazetat e ndryshme neper Evrope,por dhe Amerike se cfare ata thone per kryeministrin Shqiptar?Ne artikull nuk shoh te japesh as dhe nje mendim tendin,kam pershtypjen jo se nuk ke,por se ti si dhe ndonje tjeter si Tosi me kapele republike,thjesht kerkoni te merrni vemendje me teper,nga c’meritoni!Harroni se ne shtetet e gazetave qe ti ke permendur nuk e cojne neper mend kurre se si nje individ nuk i paguan shtetit faturat e driatve,apo se dikush tjeter mund te ndertoje kudo qe i teket,pa permendur pastaj dhe se si mund te largohesh nga nje lokal,apo dyqan pa marre kuponin.E pra keto per here te pare ne ate Shqiperine me njemije halle po i ben pikerisht ky piktori i zhgarravinave qe ti i drejtohesh si askush tjeter me pare,kur me pare ndodhte qe deputetet ta largoje grupi i vet nga detyra e deputetit,ne kohen e atij plakushit qe shante me liber deputetin ka pas,dhe ka njerez qe vrisnin ne emer te partise dhe i biri i Sheqeres i gradonte.Po desha te thoja se te pakten gjerat po ndryshojne,ndoshta jo me shpejtesine e drites,por edhe sikur me hapin e breshkes e rendesishme eshte qe shteti po funksionon,dhe po leviz ne drejtimin e duhur,duke perfshire dhe policine me korrektesine qe punojne,sigurisht jo te gjithe por e pergjithshmja eshte pozitive.Heren tjeter shoku Enver mundohu te japesh dicka nga vetja,cfare ti mendon jo ti referohesh te tjereve se cfare ata mendojne.

  25. faro says:

    Robelli ! I ke ne rregull perkthimet? Ne nje vend ke perkthyer …. ShpresojMe… Ne vend te ShpresojNe… dhe i kie ndryshuar krejtesisht kuptimin frazes.
    Asnjehere Edi Rama nuk e ka parqitur Shqiperine pa probleme! Madje edhe ne pikturat ai ngre problemet ne nivelin e artit.
    Kam pershtypjen se ti vete ke probleme ne te kuptuarit e gjuhes simbolike te madias. Ose ben sikur nuk e kupton.mPo te ishin shkarravina nuk do te shiteshin 1500 Euro copa. Ka parelinj budallenj qe te shpenzojne paret kot ?!

  26. altin says:

    Zoti dojc (deutsch)– gazetar ,po te mos e kishe vene llagapin ne shkrim besoj se secili prej nesh do mendonte se pena qe e ka qendisur ishte e sals.Sipas jush, ju mund tju quanim gazetar te deshtuar derisa nuk keni fituar pulitzer ,cdo aktor mund ta quajme te deshtuar nese nuk fiton oskar in ,dhe cdo piktor qe nuk quhet pikasso nuk eshte piktor.Pra nuk e percakton renditja ne top liste nese je ushtrues i nje profesioni ose zanati.Ndoshta perceptimi juaj per shqiperine nen regjimin e sales mund te jete mjegulluar nga “mrekullia ekonomike e pedes dhe renditja te dytet pas gjermanise “,dhe nga klithmat “dhiz iz e mirakull ov fridom”.Nese nuk e dini mire ketu asnjehere ska qene mrekulli ekonomie dhe lirie.Rama po perpiqet te beje disa hapa shtetndertues.Kjo eshte per tu pergezuar.

  27. Toni says:

    Me keto komente po ktheheni prap 25 vite mbrapa. Me besoni..
    Gazetar diletant qe shkruajn kshu lloj artikujsh!!!!
    Jo me shum se 3 vjet ishim ne nji diktature totale. Nji artist vjen e mundohet te rimekemb nji karrakatin te vjeter e ta bej shtet, po kritikohet nga te katra anet. Turp i madh.
    Zoterinj po u destastibilizua politika ne Shqiperi dhe sidomos rruga qe ka nisur kjo qeverri, atehere beni gropa e varre te tjera gati.

    Keta mund te mos jen perfekt, por po i japin pak kuptim jeteses. Ai kuponi mund tju duket idiotllik por ai so shpetoj jete njerezish nje te ardhme fare pak te shkurter.

    Nje gazet gjermane qe kritikon!!! Shyqyr qe ja arritem ksaj dite qe po na degjohen dhe te metat sepse na kishin harruar te gjith me ate Sali Mallikimin qe na drejtoj per gati dy dekada.

    Krutikat duan koh te korrigjohen, sidomos be nje vend ku 90% e popullsis nuk ka pare kurre me pare nji drite jeshile ne semafor.

    Ne 23 Qershor 2013 drita e kuqe u fik, jemi te Portokallia per pak kohe, drita Jeshile eshta fare prane por do pak durim dhe disipline.

    Forca Edo jepi penelit. Populli me shume se para, buk, uj e drita ka nevoje per ngjyra jete.

    Forxa Edvin Forca

    1. vaso says:

      Na trego me cfare merresh dhe si jeton te lutem.Kesahtu do e kuptoj pse te mungojne ngjyrat e Edvinit.

  28. me ju ne pushtet do ja kalojme edhe kolumbise ….. sic ja kaluam gjermanise me te madhin , mbretin e shqiptarve, berishovic

  29. zonja Milo. says:

    C,do njeri ka te drejte te thot ate qe mendon,por une per vete mendoj ndryshe.Me Sto arrivando! di une ajo expozite ka qen e planifikuar me kohe ,pamvarsisht se koncidoj me eksodin e refugjateve,gje qe u mjaftuan gazetaret per te mbushur gazetat me artikujt e bujshem.Edhe Pse tingellon keq,expozita e Rames sepse u ndodh ne kohen dhe vendin e gabuar ,nuk mendoj se eshte ndjer mire vecse skishte cte bente ndryshe.Po te me pyesni se c,far mendoj per te si kryeminister,kam mendim shume te mire per te .Deri me sot eshte i vetmi kryeminister i pa korruptuar,qe mendon per popullin dhe perparimin e vendit.Ato pak gjeta qe ka bere ,i ka bere te sakta.Po te mos kishte gjetur ate grope te madhe me borxhe kushedi sa vepra te mira do kish bere per popullin .Ka dhe dicka tjeter qe nuk shkon ne kete vend! Gjithe kete rremuje me papunesine e njerzeve e kane bere sipermarjet apo firmat qe aderojne ne vend ,psi genjejne se punesuam aq e kaq punetor ,por qe ne fakt genjejne dhe marin suvensione nga shteti.Dhe ne fakt qeveria i ka mbeshtetur ndryshe se keta i kane perdorur per qellimet e tyre ,bile disa nga keta edhe Pse moren ndihma nga shteti, nuk shlyen as kredit e keqija. Pastaj ,pati shume te ardhur nga Greqija si rezultat ikrizes,pati te tjere qe u eshte mbyllur biznesi ngaqe skan paguar taksat dhe muaren rrugen dhe iken.Po nuk e dine ata se ne vendet e botes ,gjysma e pages e ne mos me shume ta mer shteti per taksa .Shqiptaret jane mesuar te mos paguajne taksa.Po kushedi te fal jasht shtetit per taksat!Ne qofte se si paguan ne daten e caktuar ,heren tjeter te vjen me gjobe!Ky eshte shteti.

    ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje