Turqia, me një popullsi prej 75 milionë banorësh, ka mirëpritur deri më sot rreth 2 milionë refugjatë nga luftërat e vazhdueshme në Siri dhe Irak. Libani, me më pak se 5 milionë qytetarë, i ka hapur dyert mbi 1 milionë të tjerëve. Jordania, me një popullsi 6.4 milionë, aktualisht ka pranuar afërsisht 1 milionë banorë.
Këto shifra të njohura, tregojnë se si seria e mosmarrëveshjeve mes vendimmarrësve evropiane, mbi zhvendosjen e 120 mijë refugjatëve, është qesharake në përpjesëtim me problemin. Megjithatë, ajo mund edhe të përbëjë edhe një hap tjetër drejt shthurrjes së Bashkimit Evropian.
Nënshkruesit e Marrëveshjes Shengen, që krijoi një zonë pa kufij nëpër shumë vende të Evropës, me siguri mund të rivendosin kufijtë kombëtarë në rrethana të jashtëzakonshme, sikurse veproi këtë javë dhe në mënyrë të njëanshme Gjermania. Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur.
Përveç disa episodeve të izoluara në vitet 2000, Danimarka e ndërrmori këtë hap në vitin 2011, me pretendimin për të luftuar kontrabandën, dhe Franca në prag të revolucioneve të Pranverës Arabe, për të parandaluar hyrjen në vend të mbi 20 mijë tunizianëve, që do përdornin Italinë si trampolinë (ashtu si Tunizia ka mikpritur mbi 400 mijë refugjatë nga lufta në Libi).
Në fakt në vitin 2011, u fol për një krizë të Shengenit, dhe nevojën për të ndryshuar rregullat. Vendet në kufijtë e BE-së, kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur, për një ndarje më të drejtë të barrës së refugjatëve dhe emigrantëve. Por asgjë nuk është bërë ndonjëherë në lidhje me këtë çështje.
Shpalosja e katastrofës së refugjatëve, është simptomë e një krize të thellë evropiane. Ajo tregon sërish frakturat, që kanë dalë në sipërfaqe në mënyrë dramatike në të gjithë eurozonën. Këto thyerje nuk e kanë ndarë ende BE, por këtë verë liderët e unionit ishin shumë pranë një pike kthese, dhe nuk ka asnjë shenjë se s’do të ketë negociata të tjera të vështira, përsa kohë që nuk adresohen mangësitë e thella strukturore të konvergjencës ekonomike në të gjithë kontinentin.
Problemi i tanishëm duhet të ishte parashikuar. Kriza e refugjatëve, e karakterizuar gabimisht nga shumë vetë si një krizë e migracionit, nuk ka rënë vetëm mbi kryet e Evropës. Ajo është gjithashtu pasojë e dështimit të politikës së jashtme, përgjegjësi e evropianëve dhe shumë vendeve të tjera, ku inercia ndërkombëtare lejoi që kryengritja siriane e vitit 2011, të shndërrohet në një luftë civile dhe pastaj në një konflikt rajonal të pafundëm.
Deri tani, përgjigja e Evropës ka qenë mbështetja mes shteteve, në një përpjekje për të transferuar menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe ndihmës humanitare tek fqinjët tashmë të mbi-ngarkuar, pavarësisht nga kushtet në vendet me Sirinë fqinje. Një politikë e tillë ka të meta të mëdha.
Ajo supozon se këto vende, mund të veprojnë si zona tampon për të mbrojtur Evropën, me kufij të fortë dhe struktura të brendshme të afta për të pritur refugjatët, në respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkaq injorohet fakti se lëvizjet e popullsisë nuk mund të ndalen. (Menaxhimi i fundit i Detit Mesdhe, ka treguar se si mbyllja e një rruge, çon në hapjen e një tjetre).
Dhe kjo e bën Evropën të prekshme nga zhvillimet në vendet e treta, të cilat s’mund të jenë gjithmonë në preferencat e Evropës. Jo shumë kohë më pare, ish-udhëheqësi libian Muamar Gedafi, i mbajti evropianët nën kontroll, duke i kërcënuar se do të dërgonte më shumë emigrantë përtej detit.
Dështimet e politikës së jashtme të Evropës, nuk duhet të nënvlerësohen. Por kjo nuk është çështja e vetme, për të cilën janë të ndara shtetet anëtare. Një krizë tjetër e ka goditur Evropën në kufirin e saj lindor, me aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe kërcënimit ndaj sovranitetit të Ukrainës. Uniteti i derisotëm për një reagim të përbashkët kundër Rusinë, mund të zhduket në rast se kryeqytetet evropiane vazhdojnë të grinden.
Më herët gjatë kësaj jave, ndalimet e udhëtimit të individëve rusë për shkak të sanksioneve, do të vazhdojnë edhe për 6 muajt e ardhshëm, por sanksionet e rënda ekonomike do të duhet të ripërtërihen në fillim të vitit 2016. Me solidaritetin evropian të dobësuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe shtetet anëtare që zgjedhin taktika afatshkurtra, Evropa është duke e bërë veten gjithnjë e më të prekshme ndaj problemeve të shkaktuara nga jashtë.
Nëse sistemi i Shengenit vazhdon të diskutohet në këtë mënyrë, mund të fillojë të shpërbëhet si një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian. Shengeni nuk u krijua vetëm për kufijtë e jashtëm të BE-së; para së gjithash ai synonte çmontimin e barrierave brenda Evropës. Kontinenti filloi të integrohet me lëvizjen e lirë të mallrave, dhe u zgjerua më tej me atë të kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve, duke e bërë unionin më shumë sesa thjesht një treg të vetëm.
Pak qytetarë evropianë duan një BE, në të cilën kapitali mund të qarkullojë lehtësisht, por njerëzit do të duhet të tregojnë kartat e tyre të identitetit, për të lëvizur nga një vend në tjetrin. Evropa është duke dështuar tek standardet e veta dhe detyrimet ndërkombëtare. Ka viktima të panumërta të dështimit të Evropës, që kërkojnë përgjigje. Milionat e refugjatë që largohen nga dhuna në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, janë duke paguar çmimin më të lartë, por verbëria e liderëve evropianë, mund të rezultojë deri në shpërbërjen e sistemit Shengen, dhe në fraksionimin e mëtejshëm të Evropës.
Bota.al
Gabim fatal ka bere Europa, qe nxiti luften ne Siri ,duke pasur nje pervoje te mire te pasojave te luftes ne Irak .Keta politikan duhet ta dinin qe per keto shtete eshte vetem Diktatura Derman dhe jo Demokracia me ane te luftes . Tani qe beren nje kaus te madh ne shume
shtete Siri ,Irak,Afganistan, Libi ,Ukraine ,tani le tia dalin ketij fluksi te madh njerzish .
Diplomaci e deshtuar nje kaus i papare ndonjehere nga keta politikan te ndyre.
Sirianet, afganet dhe fakistanezet duhet t’i kthejne andej nga kane ardhur! Nuk ka c’i duhen Europes kafshe qe duan 500 vjet te kthehen ne njerez normale! Europa po i ben gropen vetes!
https://www.youtube.com/watch?v=Q_aTtV5BNLQ
Evropa dhe Shqiperia ,do shkojn ne drejtimin e duhur vetem kur politikanet qe drejtojn ate te jen njerez praktik dhe te zgjuar . Pasja e disa diplomave dhe kushti a ke perdor drog apo jo , nuk duhet ne asnje menyr te bej nje njeri politikan apo udheheqes se nje vendi .Per te pervetsu nje profesion duhet te shkosh ne shkoll per ta mesu anan teknike te profesionit ,politika(manaxhimi) eshte dicka krejt tjeter kerkon llogjik ,zgjuarsi natyrale dhe keto njerez jan te lindur te tille dhe perballja me problemet e jetes i ben edhe me praktik ne zgjidhjen e problemeve .
..sapo ka filluar.
por kur IS te destabilizoje (shembi) shtete si egypti, dudani, algeria ,nigeria
me rreth 350 milione…?
kjo qe po ndodh tani do duket “loje kalamajsh”
imagino per 20 vjet 10-15 milion do vijne ne evrope?
think about that.
amerika e fut sherrin dhe ja le pasojat europes ne kurriz.