Miss Italia është kthyer në qendër të vëmendjes pas shumë vitesh që nuk flitej më për të.
Por këtë radhë ajo po diskutohet për gafat e njëpasnjëshme.
Moderatori e pyeti Alice Sabatinin, Miss Italia 2015 se në cilën periudhë do të donte të jetonte po të mund të zgjidhte.
“Do të doja në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ka qenë një ndër ngjarjet më të bujshme dhe do të doja ta përjetoja. Për fat të mirë në luftë shkonin vetëm burrat dhe ne gratë rrinim në shtëpi”, ka thënë ajo.
Kjo frazë ka ngjallur shumë polemika dhe italianët e kanë konsideruar si mungesë respekti për miliona të vdekur.
Por pas kësaj gafe ajo ka bërë një tjetër.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin satirik “Striscia la notizia” ku ka marrë çmimin “Tapiri i artë”, një çmim që u jepet personazheve publikë që bëjnë gafa.
Gazetari e ka pyetur se cili është personazhi i saj i preferuar italian.
“Duke qenë se jam basketbolliste do them Michael Jordan”, ka thënë 18-vjeçarja Sabatini.
Të qeshurat dhe memet në rrjetet sociale kanë shpërthyer pas gafës nr.2 të saj.
Sabatini duhet të dijë që Jordan është amerikan meqënëse është edhe vetë basketbolliste.
Mesa duket inteligjenca nuk është arma e saj më e fortë./a.l
Veç te tjerave , qenka edhe Pd-iste , me ata dy gishtat lart .
Qeka si puna e Laura Vorpsit,qe donte me pastru Tironen nga jabanxhinjt.
Ishte shume me e mire ajo qe doli e dyta ne miss Italia!
kjo flet mir vec me pidh se nga goja nxirrka qofte t papjekme