OSBE me kishte listuar nder biznesmenet ne politike. Nuk e kuptoj a e kish per mire a per keq. Se nuk arrij te kuptoj cte keqe ka te kesh jetuar e punuar ndershem, te kesh krijuar e prodhuar vlera per vete, te tjeret e vendin.
Mua me politiken nuk me lidh biznesi por nje vokacion i hershem qysh ne vitin 1990 kur organizoja disidencen ne akademine e arteve ku isha student, ne kohen kur shume nga ata qe mbushen partine demokratike ishin akoma komuniste.
Kryeministrin e sotem e kam njohur pikerisht ne ate kohe, si pedagogun e pare pjese te levizjes studentore ne akademine e arteve. U perndoqa, u mora ne mbrojtje me azil politik ne Itali e u riktheva ne 93shin me shpresen se me pluralizmin do pasonte edhe demokracia.
Shume naiv isha e si shume te zhgenjyer te tjere nga produkti i pluralizmit, u mora me biznes per 15 vitet qe pasuan.
Sot dua te flas per biznesin, per sipermarresit, sepse une mendoj se ata jane kontributore shume te rendesishem per zhvillimin e kujtdo vendi, aq me teper te ketij tonin ku nuk e kane pasur aspak te lehte veprimtarine e tyre.
E di mire se ne ato 15 vjet veprimtari kam pare e duruar, lloj lloj situatash e padrejtesish, dhe sot flas duke u futur ne lekuren e sipermarresve te vegjel e te mesem te ketij vendi.
Di shume mire se c’ndodh me inspektoret e tatimeve, se c’vuan biznesi nga cdo lloj policimi a kontrolli, tatimor a tjeter.. di shume mire cdo te thote te te bien ne qafe, te te gjobisin padrejtesisht, te te bejne presion, te te hyjne ne pjese te ashtuquajturit “te forte” e ata me pushtet e mos kesh shtetin ne krah.
E di shume mire cdo te thote te punosh pa orar, pa dite pushimi, duke krijuar e prodhuar te mira, jo vetem per vete, me 100 sakrifica jo vetem nga konkurrenca apo kushtet e veshtira ne kete vend, dhe te jesh krejt vetem perballe nje lukunie me uniforme shteterore qe kane per qellim vetem te marrin dicka nga ty.
Prandaj kam bindjen se reforma kunder informalitetit, pavaresisht veshtiresive e pasojave te saj, eshte nje nga reformat me te domosdoshme e me patriotike po te doni, te ndermarra nga kjo qeveri. Kjo reforme i duhet vendit, por kjo reforme i duhet me shume biznesit.
Duket gje shume e vogel ai kuponi, e duket sikur po i bihet ne qafe atij sipermarresit te vogel, por, ai kupon eshte celesi i cmontimit te nje sistemi te korruptuar te kthyer ne norme i cili ne nje menyre a nje tjeter na ka marre peng te gjitheve.
Prandaj sot marr fjalen per te mbeshtetur kete reforme se besoj me gjithe forcen e arsyes se prerja e kuponit per cdo artikull eshte nje e mire e madhe per ju, sipermarres te ndershem te ketij vendi, e per gjithe ne te tjeret bashke.
I nderuar sipermarres,
Prite ate kuponin e vogel tatitor ne kasen fiskale, edhe pse ato jane te perfolura per monopol.
Prite kuponin qe te kerkosh sherbim dhe ndershmeri nga shteti.
Prit kuponin qe mos paguajne me mijera euro tatimoret e doganieret per te filluar pune.
Priteni kuponin qe te mos ju sulmojne se ke votuar nje parti, dhe po te njejtet, heren tjeter, te te ndeshkojne pse ke votuar per partine tjeter.
Prite kuponin dhe mbro bindjet e tua pa frike. Prit kuponin e fito zerin, qe te mos fshihesh nga kamerat e te flasin ne emer tend 4 opinionistet e kater mediave vetem kur kane ndonje hall tenderi..
Prit kuponin e kerkoju faturen me vleren e vertete importuesve e grosisteve, se aty eshte gropa e madhe, jo tek ju..
Prite kuponin qe te mos u fshihesh njerezve qe vijne te kontrollojne ne emer te shtetit edhe pse shumica jane shume here me te pandershem se ty.
Prite kuponin qe mos u servilosesh inspektoreve, ne shumice bashkefshatare te drejtoreve apo ministrave te rradhes,
Prite kuponin qe te mos te te thone ty hajdut, por qe te mund t’i tregosh me gisht e me ze te larte se kush jane hajdutet e vertete.
Prite kuponin qe te mos kesh ortak taksidaret, ne cdo qepen te ulur sot neper Tirane ka qene ortak minimalisht nje taksidar dhe drejtori i taksidarit.
Prit kuponin qe ta pish kafen rehat e mos vraposh i lemerisur nga telefonata se te kane ardhur kontroll tatimet.
I nderuar sipermarres,
Prit kuponin e jepi ze, shtreses me punetore e krijuese te ketij vendi. Prite kuponin qe te mos nderrosh rruge kur ka protesta por te solidarizohesh kur beson. Prit kuponin qe te dalesh ne proteste, qe te kete me pak interesaxhinj e te papune e me shume qytetare e kontribues qe ngrene zerin. Prite kuponin qe ato 100nd lekshat e vegjel neper kafe, mos tua vjedhin me nje dore tek tenderi i rradhes.
Prite kuponin qe te paguash me shume taksa, e te te dhembe akoma me shume kur te ti vjedhin me tendera drejtora a ministra,
Prite kuponin i nderuar sipermarres, qe te fitosh zerin, te fitosh kurajen, te fitosh dinjitetin e te besh me turp gjithe ata qe abuzojne ne kurriz te djerses tende.
Prandaj une mendoj me gjithe forcen e arsyes se kjo reforme, se kuponi tatimor eshte celesi per te fituar lirine, per te ndryshuar njehere e mire marredhenien e deformuar sipermarres – shtet, ne favor te sipermarresve, per ta bere zerin e sipermarrjes, si ne te gjithe boten, ze te pare, jo te fundit.
Kjo reforme nuk eshte pa pasoja por nuk mund te fitosh force e dinjitet pa sakrifica.
*Deputet i PS
Wow bravo, artikull i papare…bravo kjo eshte filozofi e sakte, nese ju te PS jeni keshtu Z.Gaci atehere mos ndaloni se formaluzuari, me ne fund po dini te lidhni dy fjale. Bravo artikull inspirues.
I Sakte..shkelqyeshem
Po ky tipi pse nuk merret ne taksidaret, tatimoret dhe grosistet e “korruptuar”???!!! Apo e ka harruar qe eshte deputet i maxhorances. Vari trapin ketyre homologeve…
Te lumte Mero! Shume bukur ia ke qendisur kete shkrim! Vetem mos harro t’i thuash qe ta lexoje disa here, pse jo, edhe ta mesoje permendsh, se kur ta pysin shoqeria pas tre ditesh se cfare ka shkruar, ta dije… Se mos ke bere edhe gabim dhe ia ke shkruar falas…, se nuk ka per te ta ditur per nder.
O Bujar , nuk besoj se e ke mire ate qe thua, gjithmone ne ngelem me hamendesime e me supozime. Mendoj se çdo koment duhet te jete nje alternative per ata qe lexojne, ndryshe i bie vlera gazetes, komentit, medias; Ky deputeti ka bere nje thirrje jashtezakonisht te mire. E kam shkruar dhe nje here tjeter: te te kap kontrolli ketu ku jam une pa bilete udhetimi ose abonement, te gjobon 107 euro pa diskutim fare. Ne qoftese brenda vitit te kap prape, gjoba behet 214 euro, ndersa heren e trete brenda vitit 428 euro dhe mos mendo se nuk i paguan. Provoje, dil nje here nga Europa dhe dilu perpara kontrolloreve pa bilete qe te besosh. Per ardhesit (vizitoret) ose merret adresa se tek kush ke ardhur, ose te çojne direkt ne polici deri sa te paguash gjoben. Tani une s’e kuptoj se gjithe kjo zallamahi qe behet ne Shqiperi, ku duhet se s’ben te ndertohet shteti ligjor se eshte i vetmi qe mund ti sherbeje qytetarit, dhe sidomos politikanet, deputete apo dhe intelektuale qysh kane kurajon e i kundervihen ketij informalietti qe egziston atje qe te mos zhduket, por te mbreteroje. Tregon nivel jashtezakonisht te ulet te tyre. Ajo thirrja qe ben ky deputeti me larte me pika eshte thirrje konkrete qe duhet te behet “kushtetute” per te gjithe qytetare e shtetare. Kini pak kurajo qytetare per ti haur rrugen ndertimit te shtetit si i ka bota. Vetem keshtu seicili do beje jeten e tij.
Jam krejtesisht dakord me ty. Komenti im ishte ironik, pasi ky soj deputetesh nuk flet asnjehere ne parlament aq mire. Madje, edhe kur flasin, nuk dine ti lexojne ato qe u kane dhene per tu lexuar. Ndaj komenti im kishte te bente me kete ane te ceshtjes.
Persa i perket kuponin, jam krejtesisht dakord: Por, mendoj se gjobat duhet te jene te perballueshme per biznesin heren e pare, dhe pastaj te fillojne te rriten ne menyre progresive, derisa biznesi ta kuptoje se nuk behet biznes pa leshuar dokumenta fiskale. Jane 25 vjet kaos ne fushen e biznesit ne Shqiperi, dhe per mua, ata qe jane marre me biznes sadopak ne Shqiperi, duhen vleresuar. Sepse vetem ne nje vit, ketu ka ndryshuar 6 here ligji mbi tatimet. Mendoje pak biznesin e vogel, krej i pakualifikuar ne kete zallamahi juridike, se si mund te pershtatet ne kete proces. Por, meqe jeton jashte, po te kujtoj se ketu gjobat i hane bizneset e ndershme, qe paguajne taksa e punojne nga 12-16 ore ne dite, ndersa bizneset e ketyre soj deputetesh funksionojne si biznese te vogla dhe bejne xhiro vetem ne nje jave sa nje biznes i vogel ben ne nje vit. Mjafton te te kujtoj ate qe eshte shkruar ne shtyp per biznesin e djalit te Myslim Pezes ne Peze (kerkoje lajmin ne google). Jam i bindur se po te shkonte nje kontroll tatimor ne kete biznes dhe te verifikonte xhiron, do te mjaftonte nje gjobe e larte dhe gjithe te tjeret, sado te vegjel, do ta kryejne kete proces. Por nuk ndodh. Nuk ndodh, se ky soj deputetesh japin mend me mendte e te tjereve neper gazeta e televizione, ndersa naten shkojne e mbledhin xhirot milioneshe te bizneset e tyre. – Faleminderit ?
Me pelqen ky ze ne partin sociasiste.Keshtu duhet te jete.C,do tregtuar apo sipermarres duhet te pres kuponin tatimor ,ndryshe sdo ket shtet te forte.Ne c,do vend te botes pritet kuponi tatimor,si ne dyqane apo lokale por edhe te tregtaret ambulant,qofte edhe per nji qeske plastike.Kete te gjithe duhet ta bejne te majte e te djathte. Ligjet jane nje per tegjithe.Nuk eshte mire qe PD ja inkurajon njerzit per mosbindje civile ,ne lidhje me reformen kunder informalitetit.Te tilla parrulla japin vetem sabotatoret.Kot shpresoni me menerà te tilla per te rrezuar qeverine.Kjo qeveri do te mbijetoje per shume vjet !
bo bo bo ooooooooo kush flet ky maskara qe nuk din ku lidhet gomari vetem flet cfare degjon rrugeve, cfare deputeti eshte ky more ku ne zonen e vet i ka mare ne qafe administratoret duke i mare parat qe ti vendoste ne ate post, dhe sot na beka si i mencuri i dynjase. Moster kur ja more eurot administratoreve i kerkove kupon tatimor apo i doje se do mekembje partine ti. kjo qe i ke bere Ndroqit dhe pezes do te vij dita shume shpejt ty, po gjete budallenje dhe i rrope more i pameshirshem, cfare do te presin hallexhijte nga ty more maskara. Po ti ske fytyre te vish me ne keto zona se ke per ta pare se si do e pesosh se po vete ato qe te kane paguar do te bejne gjemen se te varferit ato tani po e kuptojne se cfare kane bere dhe po i bien kokes me grushta. Ti ske qene dhe sdo te jesh deputet per zonen tone, cfare ke bere ti gjate kesaj kohe vetem ke mare ryshfete ne emer te partise se do besh mekembje zotrrote. copa e injorantit,dhe ato qe ke zgjedhur i ke dhene zakonin dhe metodologjine tende dhe shume shpejt pritet deshtimi, njerin e ke zgjedhur pa bere shkollen e mesme dhe me diplome te blere me 4 mije euro folco. A i ke syte ne balle more injorant apo u hutove nga EUROT, mire qe i le pa buke po ke zgjedhur injorant si vetja.
Nuk ja vlen te harxhosh kohe me ty, qe te shkruash se nuk ndreqesh ti o kokrra e mashtruesit idiot.
shume shpejt ke per tia pa tymin se si do te dalin te palarat sheshit.
nuk mbahet parlamenti me keto tipa mashtruesish si ky mostra qe ska bere asnje gje per zonen.