RREFIMI/ Ish-mësuesja e Bllokut: Enveri nuk para vinte në takim me prindër, Nexhmija po

23 Shtator 2015, 09:25Dossier TEMA

Ky shkrim kushtuar figurës së Andromaqi Haritos, mësueses ikonë të shkollës ‘11 Janari’, ishte planifikuar për ditën e nisjes së vitit të ri shkollor, pra për një javë më parë; por që për arsye objektive nuk u bë e mundur. Ama kjo, nuk ia heq aspak shijen shkrimit, portretit kushtuar mësuese Andromaqit, e cila pati dhe privilegjin të ishte e përzgjedhura për t`u mësuar “abc”-në fëmijëve të Enver Hoxhës…         

Nga Entela Canaj

Një jetë dedikuar arsimit! Kështu mund të përmblidhet në pak fjalë  karriera dhe jeta e Andromaqi Haritos, mësueses ikonë të ’11 Janarit’, (në vitet 1949-1980), që shkëlqeu jo vetëm për aftësinë e saj në mësimdhënie, por edhe për fisnikërinë si nënë e si grua…

Ishte viti 1949, kur ajo, një  vajzë 19-vjeçare nga Zagoria, me flokët e bukura me onde, kapur anash me karfica,  nisi karrierën e saj si mësuese në Lukovë…

Nuk e kishte pasur ëndërr që të merrte këtë profesion në jetë, por gjërat rrodhën kaq natyrshëm…, dhe pas përfundimit të shkollës fillore në qytetin e Sarandës, ndoqi studimet 4 vite për mësuesi në Normalen e Elbasanit, dhe ishte brezi i parë i mësuesve shqiptarë pas çlirimit. Më vonë do të punonte për 30 vite me radhë pa shkëputje nga mësuesia, deri sa doli në pension në vitin 1980-të.

Sot jeton në Tiranë më fëmijët e saj, sapo ka mbushur 85 vjeç; por pasioni dhe dashuria për mësuesinë nuk janë shuar aspak me kalimin e viteve. Mbi tri dekada në mësimdhënie, në tre shkolla të ndryshme të vendit, ajo ka përcjellë me dhjetra breza nxënësish, që e kanë bërë të ndihet krenare pasi që të gjithë janë diplomuar e janë vlerësuar me titujt më të lartë në profesionet që kanë zgjedhur. Ajo ruan akoma kontakte me shumë prej tyre, por edhe pse ata janë rritur e kanë krijuar familje, për të mbeten gjithmonë nxënësit e saj…

 Si nisi karriera

“Isha 19 vjeç kur nisa të punoj për herë të parë si mësuese në shkollën 7-vjeçare të Lukovës.  Nuk e zgjodha unë këtë profesion, gjyshi dhe prindërit më nxitën dhe më mbështetën gjatë tërë kohës, dhe sot jam e lumtur që u bëra mësuese. Kam punuar 2 vjet në Lukovë, dhe isha me fat pasi në atë fshat kam gëzuar një respekt dhe admirim pa kufij, si nga nxënësit ashtu dhe nga prindërit e gjithë komuniteti i zonës, më donin dhe më vlerësonin pa masë,” tregon mësuese Andromaqi me nostalgji.

Letra e Gjyshit

Dhurata më e veçantë që mori kur nisi punën si mësuese ishte një letër që gjyshi i saj, edhe ai mësues shkroi posaçërisht për mbesën e tij, duke i uruar asaj suksese e dashuri për punën e re. Ishte  kjo letër që do ta frymëzonte në çdo moment mësuesen e re Andromaqi, e që rrodhi si  një bekim për të korrur vetëm suksese në jetë. Edhe sot pas kaq shumë vitesh ajo e ruan me fanatizëm letrën e gjyshit, pasi çdo fjalë e tij për të është e shenjtë.

Transferimi

‘’Pas 2 viteve punë në Lukovë, kam punuar 5 vjet në Sarandë, ishim një kolektiv djem dhe vajza të rinj,  mjaft të kualifikuar që të gjithë, dhe punonim me dëshirë e zell në mësimdhënie. Ishim kontigjenti i parë i mësuesve pas çlirimit, një pjesë  ishin arsimuar edhe jashtë në Austri, Itali, Francë, e një pjesë këtu në shkollat tona etj. Unë mbarova Normalen e Elbasanit për 4 vite, dhe qe daja im që më mbështeti e më mbajti në shtëpi gjatë gjithë viteve të shkollës,’’ tregon ajo me mjaft mirënjohje.

Fjalët e urta

Mësuese Andromaqi është një njohëse mjaft e mirë dhe koleksioniste e fjalëve të urta popullore shqiptare, shumë prej të cilave që lidhen me edukimin, i ka renditur edhe në disa nga librat e saj, që i ka shkruar në formë këshillash për mësuesit e rinj, prindërit dhe nxënësit. “Unë kam dhënë mësim në fillore, gjuhën shqipe më së shumti, më pëlqente shumë gjuha, rrokjet…fjalët e urta madje dhe në disa nga librat e mi unë i kam përdorur shumë fjalët e urta të popullit tonë por edhe pasazhe nga librat që kam lexuar. të cilat kanë domethënie dhe mesazhe të mëdha për jetën: Thjeshtësia është stolia e njerëzve të ditur…Le të jem me një sy po të kem dituri”, tregon disa prej të cilave i kanë mbetur në mendje.

Nxënësit

Shumë nga nxënësit e saj kanë ecur mjaft në jetë, duke u bërë politikanë, pedagog, drejtues universitetesh e mjaft profesione të tjera të spikatura, të cilat ajo nuk mundet ti kujtojë të gjithë. Ndër nxënësit e shumtë të saj ka qenë edhe politikani Skënder Gjinushi, rektori dhe profesori Marenglen Spiro, por ajo iu ka dhënë mësim edhe fëmijëve të ish-liderit komunist Enver Hoxha, Ilirit dhe Pranverës në shkollën ‘11 Janari’, në Tiranë që ishte dhe një ndër shkollat më të mira të asaj kohe. Mësuese Andromaqi u përzgjodh si më e mira e asaj shkolle, për tu dhënë mësim jo vetëm fëmijëve të Hoxhës, por edhe udhëheqësve të tjerë të asaj kohe. Kujton se ata ishin nxënës të zellshëm dhe të mirë në mësime, kontaktet me ta i ka ruajtur deri vonë, pasi e kanë ftuar në ceremoni diplomimi, por edhe nëpër festa e gëzime familjare.

Fëmijët e Enverit

‘Sot mund të duket e çuditshme, por në atë kohë nuk bënte diferencë t`u jepje mësim fëmijëve të udhëheqësve, sepse sistemi arsimor ishte aq i fortë dhe bazohej mbi rregulla strikte, sa të gjithë fëmijët trajtoheshin njëlloj të barabartë, nuk bëhej dallim dhe as favorizime në shkolla. Madje për këto dënoheshe. Në fakt shkolla ’11 Janari’ ngaqë ndodhej si godinë edhe në bllok, ku jetonte udhëheqja, aty mësonin shumica e fëmijëve të qeveritarëve, jo vetëm të Enverit dhe Nexhmijes. Dhe unë u përzgjodha të isha mësuese në klasën e tyre”, tregon mësuese Andromaqi, ndërsa kujton edhe një episod me zonjën Nexhmije Hoxha.

Takimet me prindër

“Ishin të shpeshta mbledhjet me prindërit, dhe shumë të rregullta çdo dy javë. Mbaj mend një herë se Nexhmije Hoxha mbërriti me vonesë në mbledhje me vetëm pak minuta, dhe më kërkoi falje për vonesën, pasi kishte qenë në Durrës. Ishte grua e edukuar dhe e sjellshme. Ndërsa Enveri nuk para vinte në shkollë për mbledhje të tilla, mbaj mend që ka ardhur vetëm një herë kur solli dhe regjistroi në shkollë vajzën e tij, Pranverën”, tregon mësuese Andromaqi.

Ftesat  nga nxënësit

Ka pasur me dhjetra takime e ftesa nga nxënësit e saj, ata e kanë ftuar në ditëlindje, fejesa e dasma, e ajo ka shkuar ku ka mundur. “S’ka gjë më të bukur e shpërblim më të madh për mësuesen kur nxënësit dhe prindërit, të kujtojnë pas dekadash”, thotë mësuese Andromaqi, që shton: “Nxënësit ishin shumë të zellshëm në atë kohë, e donin shkollën dhe librin pa masë dhe bënin sakrifica të mëdha për të mësuar, shkollat ishin larg, ecnin me kilometra të tëra në dimër e verë, e gjithmonë shkëlqenin në mësime”.

Leximi

Edhe sot që është 85 vjeç nuk e çon kohën dëm. Lexon, shkruan dhe bën punë dore. Marjeta vajza e saj tregon se nënë Andromaqi ka bërë dhjetra palë çorape për vajzat, mbesat dhe të afërm të saj, dhe mbi 200 përparëse, një tjetër pasion ky i mësuese Andromaqit…Përveç të tjerave ajo ka qenë dhe mbetet e ftuara e nderit në dhjetra “7 Marse” që organizohen nëpër shkolla, ku ka mbajtur fjalime dhe ka dhënë këshilla për brezat e rinj, mësues dhe nxënës.

“Njeriu nuk duhet të shkëputet asnjëherë nga leximi dhe e shkruara, duhet të jetë mik i librit”, më thotë mua. I ka pëlqyer gjithmonë Viktor Hygo si shkrimtar, edhe sot lexon disa nga veprat e tij.

Jeta sot

Nga fëmijët e saj vetëm njëri djalë u bë mësues, Kristaqi, ndërsa i vjen keq që asnjë nga nipërit e mbesat nuk ia trashëgoi profesionin, megjithatë për familjarët e saj ajo nuk është vetëm  nënë dhe gjyshe, por edhe mësuese. Nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet edhe me kolektivin, takohet shpesh me shoqet e saj me të cilat ka punuar për vite të tëra si mësuese, e së bashku kujtojnë ato kohë të paharruara, ku mësuesisë i kanë dedikuar jo thjesht orët e punës por shpirtin e tyre. Për përkushtimin e saj të madh në mësuesi, Andromaqi Harito është nderuar edhe me disa tituj mirënjohje, ku në  Sarandë iu dha titulli ‘Mësuese e dalluar’; në Tiranë u dekorua me Urdhërin ‘Naim Frashëri’, dhe më vonë iu dha titulli ‘’Mësuese e Merituar’’. Edhe pse vitet ikin, ajo do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e atyre që e njohën, si mësuesja e dashur dhe e talentuar Andromaqi (Harito) Jorgji…

Tesheshi.com

38 komente në “RREFIMI/ Ish-mësuesja e Bllokut: Enveri nuk para vinte në takim me prindër, Nexhmija po”

  1. TNT says:

    Respekt Zysh Andromaqit. Por une nuk rri pa permendur dhe Violete Shkiezin qe meriton cmimin Nobel per atë kohe. Zoti i bekofte gjithe mesuesit ë 11 Janarit

  2. albano says:

    NUK KISHTE DIFERENCA …. ISHIN TE GJITHE TE BARABARTE ….. CFARE RRENACAKE QE QENKA MOJ GRUA … EDHE E VJETERT DHE RREN ….UNE ISHA KALAMA DHE MESUESET NE SHKOLLE ME TRAITONIN SI FEMIJA E XHAFER DEVES … SI FEMIJE TRADHETARI .. DHE AS QE NUK IMAGJINOHEJ TE ISHA NE TE NJEJTEN SHKOLLE PA FEMIJET E DIKTATOREVE…. KOMUNISTA ..NJE HERE NJE MESUESE E HISTORISE MA THA NE MES TE GHITHE KLASES .. DUKE ME PARE NE SY SE TANI NUK KEMI ME BEJLERE AGALLARE DERVISHLERE ..TANI JEMI TE GJITHE NJESOJ …..DHE ME SHIKONTE SIKUR KISHA VRARE MIJERA TE PAFAJSHEM …. KJO ISHTE E BARABARET ..JO DIFERENCA … FEMIJET E BLLOKUT NUK HANIN BUKE ME KOS …OSE TE SHKONIN NE SHKOLLE PA BUKE … SI 90% E POPULLIT ..DHE KJO MESUESE PO TI VENTE NOTA TE KEQIA PRANVERES OSE ILIRIT …. E FUTNIN NE BURG MA HA MENDJA PER TRADHETI ….. KAM FUTUTR NE BURG PER ME PAK SE KAQ … DHE KJO MESUESE JA KA FEHIRE KEPUCET SPIUNEVE ..DHE AS QE E KA CARE KOKEN PER SHQIPTARE QE VUANIN… NE KAPITALIZEM NE CDO HYRJE SHKOLLORE QEVERIA TE JEP NDIHMA PER FEMIJET ..400 EUROS PE 2 FEMIJE … PER TE BLERE LIBRAT KOMUNIZMI STE JEPTE ASNJE CENTIME …DHE FEMIJET E POPULLIT NUK KISHIN TE DREJTE TE BENIN FAKULTETTE OSE UNIVERSITATE …MADAME …. VOUS AVEZ ESPRIT FERME . TRUNIN E MBBYLLUR …ME LIMITE ..

    1. Aleksander says:

      Albano,ule zerin ne radhe te pare !-Te shkruash me germa te medha eshte e barazvlefshme me ulerimen(si nje qe ka zbritur nga mali).E dyta ,qenke shume i frustruar vertet,por per kete mos fajeso mesuesit,kuptohet nuk jane te gjithe perfekt.Te zgjidhesh per te edukuar femijet e parise se vendit,eshte PRIVILEGJ ne çdo vend e çdo kohe.Jam dakord ,qe mesuesit e tu nuk paskan punuar mjaftueshem me ty…duket qarte.Nganjehere ama,nuk mjafton as puna (e pavleresuar)e mesuesve dhe nganjehere edhe dajaku ben efektin e kundert te deshiruar…edhe kjo duket qarte,ndaj me vjen keq per rastet si ky yti .

      1. albano says:

        ALEKSANDER ..TA RIENS COMPRIS ….. SKE KUPTUAR ASGJE NGA ATO QE SHKRUAJTA ..NUK ISHTE SE PUNUAN APO JO ME EDUKIMIN TIM … NENA IMA KISHTE ME SHUME KULTURE SE TE GJITHE MESUAESET SE BASHKU …SE FOLTE 3 GJUHE TE HUAJA DHE …… POR URREJTJA QE KISHIN PER NE PER FAMILJEN TIME DHE SHUME TE TJERE … NUK KISHTE KUFI …ISHTE SI URREJTJA E NAZISTEVA KUNDER CIFUTEVE… SPSE DIKUR . FAMILJE IME JETONTE ME TE GJITHE TE MIRAT ..DHE NE KOHEN QE FLET KJO GRUAJA MESUESE.FEMIJET E ENVERIT E HEKURAN ISAIT TE MEHMET SHEHUT KADRIUT DHE SHUME TE TJERE JETONIN SI FEMIJE PASHALLARES .. FEMIJET E MINISTRAVE SHKONIN NE SHKOLLE ME BENZA . NDERSA POPULLI …….KJO ISHTE BARAZIA …ALEKSANDER NUK E DIN CFARE JETE KAM BERE ME RRACEN E KEQE TE KOMUNIZMIT …. EDHE NJE AFRIKAN NJE ARAB TRAITOHET ME MIRE NE FRANCE …POR NJ TIP SI JU QE SE KENI IDENE SI JETON EUROPA ..DHE DEMOKRACIA .MUND TI BENI KOMPLIMENTE NEJ PLAKE TE VJETER ..QE E LAVDERON NEXHMIJEN ..NJE KRIMINELE TE POPULLIT ..QE COI NE BURG MIJERA FAMILJE … POR KJO PLAKE I KISHTE FAQET E MBROJTURA SE I FSHINTE KEPUCET ME HIPOKRIZI CDO MENGJEZ …GRUAS SE FIDEL KASTROS ..

        1. enveri says:

          o albano duhet ta kishe emrin analfabeti.nuk di te shkruash .keqardhje per nenen tende qe me kullture nuk te mesoi te shkruash pa gabime .sa per ate qe te kane trajtuar si i biri xhafer deves po te jete se je i biri mire ta kane bere se akoma nuk eshte thare lumi i gjakut te 84 njerzve ne 4 shkurt 1944 e lulushe basha i nderoi emer.
          ne cdo vend te botes femijet e politikaneve nuk shkojne ne nje sjkolle publike me te gjithe e i cojne me makine e roje .
          as e kemi pare e degjuar qe shteti te jep para per te blere libra .
          mos fol pralla ok lexo lexo

    2. gregori says:

      Cfare debili paske qene more djale! Idiot i kompletuar.

    3. M.N says:

      O Albano,o trap ! Buk merrte nota ksuh,pa e merituar si femijet e lidereve te sotme…apo edhe biznesmeneve. Po ti duket qe je nej analfabet ,tipik prodhim i fundit…Librat ishin falas,po te kishe bythe mosje dhe behesheshe mesues ,agranom edhe i biri i Xhafer mutiti e gjithe kriminelave te tipit Xhafer.

    4. N.Gjini says:

      A ke qene ne shkollen ” 11 Janari ,” apo do me me fol kunder diktatures . Po qe kjo e dyta ke sa te duash forume , parti dhe te tjera por mos ngatarro kekun me byrekun .Dhe para se gjithash shko dhe rregullo tek historia e shqiperise qe behet sot neper shkolla, tani qe jemi ne pluralizem pjesen qe thuhet per Xhafer Deven ,te pakten te dihet e verteta per brezin e sotem se i vjetri eshte i indoktrinuar dhe Mesueset mos i perzi me politiken, se sot kur vjen ndonje femije politikani ne shkolle vijne me bodigarde ve makina ose si shofim fare se i cojne ne kolegje te shtrejta, dhe keta te sotmit vetem e kane vjedhe dhe shitur 100% Shqiperine..

  3. Alfred says:

    Pati privilegjin te ishte mesuesja e femijeve te enverit ??? Tema keni rrjedhur fare !!

  4. Claus says:

    Si nuk mund te rrini pa hedhur balte ndaj nje mesueseje qe pervec respektit dhe peruljes asgje tjeter nuk meriton?

    Nuk ka qene faji i asaj zonje se ne klase ka patur femije udheheqesish. Dhe ata diku do te mesonin.
    Kryesorja eshte qe ai brez mesuesish ka qene nje brez qe ka lene gjurme te thella ne shume njerez te mire dhe te ndershem.
    Modeste, te rrepte, te mire, te perkushtuar keto kane qene cilesite e atij brezi qe na e kane mesuar A,B,C me aq miresi dhe durim.

    I uroj kesaj zonje mjaft te nderuar jete te gjate dhe bekimin e Zotit.

    1. poeti says:

      SHKOLLA E ENVERIT ISHTE PRODUKT I LUFTES SE KLLASAVE DHE NUK U SIGURONTE BARAZI FEMIJEVE NE ZHVILLIMIN INTELEKTUAL TE TYRE.

      Te shkolla 11 janari jo vetem mesuesit, por edhe shumica e nxenesve ishin pothuaj te gjithe spiune te besuar te Sigurimit te Shtetit, prandaj kjo MESUESE dudume e regjimit sadist nuk na mallengjen dot me tregimet e saj enveriste dhe per barazine ne arsimin komunisto-bolshevik lindor qe e mbushi Vatanin me intelektuale idiote debile te Partise se Punes, nderkohe qe per femijet e intelektualeve properendimore qe Enveri me Nexhmijen i masakruan dhe i likuiduian pa meshire vlente ligji i Luftes se Kllases.

      Te vjen peshtire te lexosh ne median amatore shqyptare letyra te ngjashme nga mesues qe i sherbyen me besnikeri pederastit Enver Hoxha qe i kendojne hymne regjimit me te eger ne vendet e Evropes Lindore, i cili mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe eshte fajtori kryesor i krijimit sot te mafies komuniste me pushtet qe i ka hypur popullit ne qafe si nje shushunje gjakatare qe nuk njeh kufinj.

      1. M.N says:

        opoet i bythes…ajo shkolle nuk perseritet kurre..po ti duket se c far kualiteti je edhe si lehes…

  5. anticensurë says:

    puna e indoktrinimit nuk duhet të jetë gjë sistemesh!!ndoshat ne vetë indoktrinohemi!!
    shikoni titullin debil të artikullit shumë të bukur për mësuesen e vjetër!!
    “enver maskarai se çate trapin për kalamajt,nuk shkonte çdo dy javë në takimin me prinërit”!!
    ai maskara nuk paska dash fëmijët e vet e jo më të ket dash shqiptarët!!
    ky është mesazhi i trapucit gazetar o gazetare të meros!!
    nuk ma merr mëndja se duhet të ketë fëmijë gazetaruci i meros,por kur ti vijë dita të ketë!?do ta shohë se nuk është e nevojshme të shkojë gjithë fisi në takimin me prindër!!mjafton njëri perj tyre!!im atë nuk ka ardhur asnjëherë,unë po ashtu për të mitë!mjaftonte nëna time ose nëna e fëmijve të mi,gruaja!!këtë fakt nuk e quajta si mungesë dashurie nga babai!asnjëherë!ndoshta dhe fëmijët e mij mendojnë të njëjtën!?akoma nuk ma kanë thënë!!
    në vënd që të jepet mesazhi i duhur nga ky artikull,kërkohet të mbulohet djelli me shurrë!!
    nëse në një kohë të gjithë ishin të barabartë,nga më i madhi deri tek më i fundit,sot fëmijët e politikanëve shkojnë në shkolla me bodigard!shkojnë në shkolla private,studiojnë atje ku njeriu i thjeshtë asqë e ëndërron dot!!
    yyysh gazetaruc i indoktinuar i meros!!

    1. poeti says:

      Mengadale me BARAZINE enveriste ne arsimin komunist ku ne shkolle perzgjidheshin vetem spiunet dudume te Partise se Punes, nderkohe qe per femijet e zgjuar dhe me intelekt natyror dyer ishin te mbylluara per shkak te hijes ne biografi dhe te Luftes se Kllasave.

      Shiko per cfare emerash flet me mallengjim kjo mesuese dudume e regjimit sadist enverist, Skender Gjinushin dhe Marenglen Spiron spiune denbabaden te sigurimit te shtetit, per Pranvera Hoxhen qe kur u vra Mehmet Shehu dha e para sihariqin ne familje: “Vdiq Qeni!” Keshtu i ka edukuar kjo mesuese komuniste femijet e Bllokut? Sa intelektuale dhe te afte ne ekonomine e tregut jane pinjollet e Enverit kjo e tregoi Ermal Hoxha, administratori i kokaines se Xibrakes, te cilit nuk i mjaftuan LEKAT qe Enveri me Nexhmijen i vodhi popullit per 50 vjet me radhe, por hyri ne lidhje mafieze me pushtetin e korruptuar te Rilindjes socialiste per te helmuar Gjermanine dhe Evropen me drogen prej Kolumbie.

      1. anticensurë says:

        o nastro
        o trap,mos ndërro emrat si ndërron brekët e lagura nga shurra!!
        o nastro poeti me italishte të pjerdhur!!
        sot po të plas sytë anafalbetizmi!!me të vërtetë atëherë nuk merrje të drejtë studimi nëse kishe cen në biografi,jo për ata që ishin shumë të mirë;ata e merrnin të drejtën e studimit;por sot dhe gjeni të jesh nuk shkon dot as në klasë të parë!!e di përse mor debil??
        sepse duhet të mbledhësh krom ose të shesësh cigare rrugëve!
        shko e mo na rruj bolet!!

        1. antienveri says:

          Ne shkollat enveriste te kesaj mesuese DUDUME dhe SPIUNE te regjimit sadist, gjysma e lendeve ishin me teme:

          ENVER HOXHA TUNGJATJETA!

          dhe gjysma tjeter ishte per historine bolshevike te Partise se Punes:

          NE NJEREN DORE KAZMEN DHE NE TJETREN PUSHKEN!

          prandaj ASNJE emigrant nuk gjeti pune sagllam ne Perendim dhe i luteshin nastradinit t’i gjente nje pune te rendomte si pjatalares apo si hamall ne SHBA, perfshire ketu edhe kengetaret famoze te realizmit socialist qe kurre nuk e kuptuan llogjiken e Tregut te Lire Kapitalist sepse i kishte mbajtur me pekule Sigurimi i Shtetit.

      2. XIXA says:

        X poetin. Me sa duket i nderuar poet jeni nga brezi i ri i poeteve,me gjithese si gjithe poetet kur kalojne adoleshencen mbyllen ne guasken e tyre dhe shikojne ne nje largesi sa eshte e gjate hunda e tyre .Mesuesi ka qene dhe mbetet figura me e dashur per çdo njeri pas prinderve,ofendimi i mesuesit eshte mekati me i madhe qe munde te behet,pamveresishte se ne ditet e sotme femijet e rinia shkollore kane marre yrysh qe shajne nenen e tyre e nuk pyesin. keshtu qe mesuesit e sotem jane te destinuar te pranojne fyerje nga shkrimtare e poete si puna juaj.

      3. Dasareti says:

        Barazimin ne arsim(1945-1990 ne Shqiperine tone,nuk munden qe ta kuptojne komunistet,djemte,niprat dhe mbesat e tyre.Eshte kot qe te debatosh me ta.Sepse ata nuk e kane provauar ategje.A do te mundeshe zonja Andromaqi qe te jepte mesim po te mos ishte Komuniste ne shkollen”11 anari”? A do te mundeshe qe te pranoheshe nje nxenes(student tjeter shiptar)me beografi te”keqe”ne”11 Janarin”?A mund te pranoheshe nje sudent me beografi te”keq

  6. zaho says:

    Alban o trap lufta e klasave behej sidomos ne shkolla por mesuese Andromaqi flet per barazine qe ekzistonte per femijet e puntoreve mjekeve inxhinjereve e shume profesione te tjera dhe menyren arrogante qe ke mbase nuk do ta kishe po te te kishte mesuar kjo figur nr1

    1. albano says:

      BARAZI HA HA HA I SHIKOJA SHOKET E MI QE BENE FAKULTETIN … QEVERIA I COI NE FSHATRAT E KUKESIT … NDERSA QENAT E ENVERIT DHE TE TJEREVE RRININ NE TIRANE … BARAZI … KJO MESUESE ESHTE NENTE UJE NJE KOS …. NUK E SHIHTE REALITETIN NE SY .. SA E MENCUR QE QENKA …. POPULLI VUANTE NDERA KJO SPIUNE NA FLET PERRALLA ME MBRET .KJO BARAZI KURRE NUK KA EGSISTUAR .. NE KOHEN E DULLES ….MJAFT ME RRENA SE NA BOTE PER TE VJELLUR …. NA I SHPIFEN ME KETO PLAKA TE CMENDURA ….MESUESE …HA HA HA HA HA SI TEFTA CAMI .. FSHATARE NGA LUSHNJA ..PA PIKE KULTURE …. ENVERI E BERI MINISTRE TE KULTURES .. DHE KJO .. SHUMICA E MESUESVE ISHIN PA SHKOLLE … TE MESME DHE PA KULTURE …. VETEM ISHIN NE SHERBIM TE SISTEMIT TE CTHURUR …DHE MOS ME TREGONI SE JU THEM NJE 20 EMRA NE TIRONE ….

  7. artan says:

    Po per menyren se si jepej mesim ne fshat nuk dha as nje koment ? Edhe atje ishim pjese e republikes se shqiperis. Ishte i barabate mesimdhenia ne fshat si tek shkolla 11 Janari? Kishte shume dallime nga menyra se si jepej mesim ne qytet nga ajo ne fshat. Apo ministria e arsimit fshatin nuk e llogariste. Eshte natyrale qe ne bllok nuk jetonin femijet e klases puntore apo fshatarsise, prandaj edhe dallimet ishin pak . Desha te di : Po kur Mehmet Shehu doli tradhetar femijet e tije vazhduan studimet me ate shkolle apo pati dallime ? Respekte per punen e saje si mesonjese pa aq ama . Jeta reale nuk ishte ajo e bllokut dhe as mesimdhenia . Respekt per popullin e thjeshte e femijet e tyre qe shkuan ne shkolle kur hanin vetem buk misri .

  8. nji kafe me pak te lutem says:

    Te ter ata qe shajn kte mesuse te nderuar ne kte mosh shum te thyer dhe e akuzojn per rrenacake jan bira kurve te pa edukuar te lindur mbas viteve 90te, e them kte me kopetenc se nuk kan rrespekt per te moshuarit te lindurit mas 90tes, se nuk ka patur kush ti edukonte me rrespektin per me te moshuarit, me kto msuse qe me shum flasin per seksin se per rrespektin e njeriut nga njeriu, vetem mostra si kta qe shajn pleqt dalin nuk ke çpret me shum.

  9. mark says:

    si atehere ashtu edhe sot duhet respekt per ato qe te mesojne, une kam punuar mesues ne kohen e komunismit dhe nuk kam ba kurre dallime .I vetmi dallim ishte se mesonte apo jo.

  10. mark says:

    duhet ta dime se ne si komb kemi nevoje per shkollen,ose do te perfundojme si popull.

  11. faro says:

    Sa te politizuarvqe jeni more vellezer!
    As mesuesen e moshuar nuk e lini te qete?
    Sa per arsimin e asaj kohe ju siguroj se nxenesit e atehershem, kur emigruan, ishin te paret e klases vecanerisht ne lendet shkencore. E kam fjalen per vendet me te perparuara te Europes e te Amerikes.

  12. gregori says:

    Vetem ballistet e zogistet e lexokan kete gazete.
    Duken nga niveli i komenteve, nuk duan shkolla te rregullta, duan shkolla tek PLEPAT. Ptu rrace e keqe e kombit shqiptar.

  13. DIELLI mbi KORAB says:

    Jete te gjate dhe pleqeri te bardhe zonj e nderuar.

  14. Lida al says:

    Nderim per te gjithe mesuesit e atij brezi qe punuan me pasion e perkushtim per zhdukjen e analfabetizmit (90% analfabete), per edukimin e brezave te tere kuadrosh me dije e kulture, per emancipimin e shoqerise e ne vecanti te gruas shqiptare, per zhvillimin a madh te arsimit ne cdo skaj te Shqiperise ne kushte shume te veshtira e qe ia dolen me sukses.
    Nderim per mesuese Andromaqin e te gjithe mesueset e mesuesit e Shkolles “11 Janari” qe pergatiten kuadro e njerez me shume vlera, qe kudo ku punuan e punojne, brenda e jashte atdheut shkelqyen e shkelqejne me dijet, kulturen, edukaten e sjelljen e tyre.
    Jete te gjate,shendet e vetem gezime zysh Andromaqit e gjithe mesuesve te nderuar te shkolles sone te dashur. Fjalet e saj jane e verteta e madhe asaj shkolle me nivel te larte e tradite te lavdishme.

  15. Kur nji dite zbrita ne ket’toke !
    ———————————

    i vockel,i drojtur,hyra ne klase,
    dicka me mungoji ,me mungoji
    per momentin i hutur ,nuk e kuptoja,
    qe ishte ngrohtesia e dores se mamase !

    me leshoj ne ate klase te mbushur me voglusha te tjere,
    me leshoj te vetem,te provoja veten time,
    atje ku fillonte A,B,C-ja e jetes time ,
    po me dukej se shkoja ne nji humnere !

    shikoja perreth,dhe veten mbaja,
    kudo vogelushe ,e vogelushe kishte,
    syte me vajten nga dritarja,
    mamane e doja nga banga te mos ta ndaja !

    ne shtepi me tha ;mos u merzit se do te kesh shoke,
    mos u merzite se me shoqe do jesh ne bange,
    po ,per mua nuk ishte ai problemi,
    problemi im ishte se si vazhdonte kjo bote !

    mesuesja,me erdhi prane,dhe me pyet;si te quajne ty djale ?
    njehere harrova edhe emrin tim,
    shikova rrotull,sikur diku te ishte shkruajtur
    fryme mora thelle ,dhe iu pergjigja me ngadale.

    qe nga ai moment,fillova te enderroja,
    po jo me shoqen e bankes ,kurre te martohesha,
    ate e ndjeja moter,se moter nuk kisha,
    fillova te kuptoja ,ne te vertete,se kush une, isha.

    A,B,C,te per mua, u bene simbol ,
    ate gjuhe te arte,ne bote nuk e ndrroj,
    ate gjuhe qe nena ime, mua me mesoj,
    ate gjuhe qe mua ,mesuesja me didaktoj !

    mesuesja per mua ishte mama e dyte,
    si nji kujdestare,atje i kisha syte,
    e shikoja ne rruge ,forte e perqafoja,
    dhe ne festen e mesuesit,kurre nuk mungoja.

    u rrita ,vazhdova jeten , me endrra te forta,
    kudo shikoja dritare,dhe me shikonte e gjithe bota,
    libra pa funde ,poezi e romane,
    me njerez amfib,dhe me sharlatane !

    lexova shume libra ,lexova per Rembrad,
    romanet e Kadarese,dhe ‘Dimrin e Madh ;
    nji mal me revista,libra te tjere ,nji mal
    nuk harrova te lexoje,dhe per francezen Xhan ‘Dark !

    kjo eshte jeta,qe nena na fal,
    dhe per mesimet e shkolles ,mesuesja kurre s’u ndal,
    per mua do te ngelet simbol
    mesueja e klases se pare ,qe nuk do ta harroj !

    1. prap gabim ?Zhan ‘Darkhttps://www.google.gr/search?q=rembrand&espv=2&biw=800&bih=499&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ved=0CDQQ7AlqFQoTCIz2q9PrjcgCFcIGLAodc8YO4w&dpr=1

    2. vezhguesi says:

      Komplimente Detari , me vargjet e tua ke thene te vereteten , dashuria per nenen eshte e pafund , nena e dyte , mesuesja, nuk harrohet kurre.

  16. Megjithate diferencime ka pasur. Kam dhene mesim ne fshatrat e Tiranes e ne qytetin e Tiranes. Diferncime ka pasur. Fshataret e Tiranes kane punuar per 1 lek ne dite kurse rroga minimale ne qytetin e Tiranes ishte 25 leke ne dite e nje funksionari te larte Komunist 75 ne dit. Fshatari i Tiranes hante buke misri me kashte. E kam pare me syte e mia. Ne 1 mije banore vetem 1 radio e 1 televizor. Tani fshatari i Tiranes jeton me mire se USA.

  17. tomi says:

    E pergjithshmja ishte se mesuesit ne kohen e komunizmit (vecanerisht ato te shkencave natyrore) nuk benin dallime klasore, i donin nxenesit qe mesonin por kishte nga ato qe fatmiresisht ishin te paket qe benin diferencime klasore.Keto mesues ishin me nivel te ulet pa arsimin perkates dhe qe perfitonin nga politika (me te shumtit ishin anetare partie) dhe me interesante ishte se ato nuk shiheshin me sy te mire nga pjesa me e madhe e mesuesve (keshillit pedagogjik).

  18. mirenjohje per brezat e MESUESve te "11 JANARIT" SOT" EDITH DURHAM" says:

    lavdi epokes se mesuesve te cilet na edukuan pa dallim, femije blloku apo djale marangozi..
    ne ish nxensit e shkolles 11 janari,ne vitet 61-69,i kujtojme me ndjenja te pastra te gjithe mesuesit ,sot edith durham
    SILA GJIKA DREJTORESHE
    THOMAIDHA GRAMATIKU MESUESE E KLASES PARE DERI NE TE KATERTEN
    TRIUNFE HOTI MESUESES GJUHE LETERSIE
    VICENC KACAGJELI MESUES I FISKULTURES MJESHTER I MERITUAR SPORTI
    VANGJEL KOJA MESUES I FISKULTURES MJESHTER I MERITUAR SPORTI
    ENVER SHEHU MESUES I FISKULTURES MJESHTE I MERITUAR SPORTI SPORTI
    mesuesin e punes me dru xhaviti,mesuesin e punes me metal zojin,
    msuesesn e matematikes arsinon,mesuesen marika cepikun,mesuese andromaqi harito,mesuesen e punes shtepiake toska, mesuese e muzikes FLUTURA SHKRELI,LULI MINAROLLIN DREJTORESHA,MARGARITA HYSI DREJTORESHA . e shumme te tjere dhe qe jane sot DONIKA GJININ, MESUESE E VAJZES SIME, MESUESE ERI PROSI , MESUESE E MBESES SIME,MESUESE ADRIANA KECO DHE MESUESE E STERMBESES SIME,e te gjithe me rradhe, mesues te kultures
    profesionale.
    ne klasen time ishin 25 femije blloku,dhe 10 femije intelektualesh e punetoresh.
    shkuam ne kruje, dhe ne kalane luajtem lojen rraqe rraqe kikiko.. ko..ko.sikur jeshem nje familje vajza e djem.
    sot ne takohemi njesoj sikur ishim ne femijeri, kur festonim ditlindjet ne shtepite e njeri tjetrit,dhuronim liber.
    i kemi ne bibloteka si thesar, kujtim ne 1963, me rastin e ditelindjes me 23 shkurt.
    sot jemi te thinjur, mbi 60 vjec, shume jane prof.dr,ushtarake,mjeke,pedagoge, marangoz,inxh.kimiste,porkur takohemi jemi njesoj.
    i kujtojme mesuesit te gjthe, dhe lojrat qe pa dashur kemi bere me lendime te moshes dhe
    shume nuk jetojne,dhe na kane lene edukimin, dashurine per njeri tjtrin
    ndersa me te tjeret perqafohemi.
    shpesh takoj xhelen, vicensin, zojin, flutren dhe i them si jeni profesor ose profesore
    ata grade kane dashurine qe na dhane,dhe ne ja u kthejme me mirenjohje
    kerkoj ndjese per shume qe emrat nuk me kujtohen
    ata jane pjese e kesaj mirenjohje……

  19. emy says:

    Lajm pa pike interesi.

  20. Fatos says:

    Te lummte pm pershendetje nga USA. (11 janari 1960-68)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje