Në Kosovë ishte në arrest shtëpie, i dyshuari për terrorizëm vritet në Siri

26 Shtator 2015, 15:14Rajoni TEMA

Në vend që të ishte në arrest shtëpiak, Bekim Mulolli nga Prishtina, ka vdekur para dhjetë ditësh, në luftimet në Siri. Vdekjen e Bekimit e ka konfirmuar familja Mulolli, e cila ndodhet, në lagjen Kodra e Trimave (Vranjevc) në Kryeqytet. Familjarja e të vrarit ka rrëfyer për Gazetën Express se djali i tyre është vrarë “në tokën e Shamit” në Siri, para disa ditëve, ndërsa trupi i tij ende nuk është sjellë për t’u varrosur në Prishtinë. Më pas, ekipi i Gazetës Express është përzënë nga shtëpia e familjes Melolli nga disa familjare tjera.

I vrari, Bekim Mulolli, do duhej të ishte në Kosovë pasi që është pjesë e një procesi gjyqësor të nisur kohë më parë, ku akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste dhe po ashtu për sulm dhe nxitje të urrejtjes fetare. Avokati i Bekimit, Mentor Neziri thotë se nuk është në dijeni se klienti i tij ndodhej tash e disa muaj jashtë vendit e as se ka përfunduar i vrarë.

Bekim Mulolli bashkë me katër të akuzuar tjerë ishin arrestuar me 5 nëntor 2013, nën dyshimet për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm. Ndaj tij dhe katër të dyshuarve tjerëve, Valon Shala nga Bresalci (Gjilan), Adrian Mehmeti nga Gjilani, Genc Selimi nga Bresalci (Gjilan) dhe Nuredin Sylejmanit, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë tek 14 muaj pasi ishin mbajtur në paraburgim.

“Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak, si rezultat i hetimeve në vazhdim e sipër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës (PK) kundër Terrorizmit, dhe të agjencive të tjera, për sulme të rëndë të kryer kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara”, përmendej në njoftimin për aktakuzë ndaj tyre ku edhe njoftohej se rasti ishte duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK’së.

Mulolli që në seancën e parë të mbajtur me 11 shkurt të këtij viti (2015) e kishte pranoi fajësinë për sulm të rëndë, ndërsa të arrestuarit bashkë me të, të ngarkuar për kryerjen e veprave që lidhen me terrorizmin, e konsideronin veten të pafajshëm. Kështu, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte ndarë lëndën e Mulollit pasi ai dyshohej vetëm për sulm ndaj dy misionareve të krishtera ndaj të cilave gjatë pranimit të fajësisë shprehu keqardhje për sulmin e ndodhur dy vjet më parë.

Ndersa me 28 prill, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendim për lirim e tre të akuzuarve, Valon Shala, Nuredin Sylejmani dhe Genc Selimit, të cilët ishin arrestuar bashkë me Mullollin. Ndërkaq po e njëjta gjykatë ia kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj tjerë të dyshuarit tjetër në këtë grup Ardian Mehmetit .

Ndërkohë në qershor të vitit 2015 është mbajtur një seancë ndaj Mulollit ku si duket është hequr masa e paraburgimit nga Gjykata, duke ia zëvendësuar atë me masën e arrestit shtëpiak me detyrim paraqitje në stacionin policor, edhe pse pas seancës për pranimin e fajësisë, po Gjykata Themelore nuk e kishte marrë parasysh fajësinë me arsyetimin se ai nuk kishte deklaruar se veprën penale e kishte kryer bashkë me Sylejman Nuredinin, që ishte po ashtu i akuzuari tjetër në po të njëjtin grup.

Bekim Mulolli tashmë është vrarë, por luftën përkrah grupit terrorist ISIS në Siri tani e vazhdon vëllai i tij Bashkimi i cili që nga viti 2012 ndodhet atje duke e lënë punën e tij të vjetër në Kosovë, taksi me makinë kombi. Sipas të dhënave deri më tani në Siri dhe Irak kanë vdekur rreth 50 shtetas kosovarë ndërkohë që edhe qindra të tjerë ndodhen atje.

16 komente në “Në Kosovë ishte në arrest shtëpie, i dyshuari për terrorizëm vritet në Siri”

  1. tfgs says:

    kodra e trimave,me trim jihadist shqipfoles…………

    1. Epiriíiiiiiii says:

      Mos na e ka vrare ndonje Femer kete” Trimin” se do na ngelet pa vajt ne Parajse ke Virgjëreshat ne vesh.

    2. komuna says:

      Shume mire paskan bere qe e paskan lene te lire. Nje psikopat me pak!

  2. komunisti parizien says:

    ajde ne koke te bashkimit tani dhe kujdes cuna se kane vajtur ruset tani e da ju bejne per te vajtuar. Fallangat e shqiponjave ballkanike se shpejti do kthehen me qivure ne supe

    1. the Punisher says:

      @komunisti parizien…fallangat e shqiponjave ballkanike?! Pse kam pershtypjen se ti je ferkues mollaqesh papuje?

      1. ed says:

        sec kam pershtypjen qe ti punisher je funderine islamike ne ballkan.

        race mongle ne kerkom te nje toke

  3. shqiptar says:

    ja keto jane investimet turke ne kosove xhamira islam radikal edhe siri edhe thone pastaj turqia vendi mik i kombit shqiptar. greqi serbi turqi kurre nuk kane qene dhe jane vende mike tjeter pune se media na bombardon me lajme gjoja vende mike

    1. Indrit says:

      Ndoshta po me grekun e serbin nuk na ndan nje filozofi e tere per te ardhmen. Greku e Serbi synojne ndertimin e shoqerive moderne demokratike dhe perendimore. Keta talibancat shqipfoles duan te na orientojne nga Arabia e shek te 7, anti europiane anti amerikane, anti demokratike. Na ndan plot 1000 vjet dhe nje vizion i tere per te ardhmen. Keshtu qe une me mire merrem me serbin e grekun Se me nje talibanc shqipfoles qe ma mohon te ardhmen, identitetin, kulturen dhe traditen me shume Se geeky e Serbi.

      1. xili says:

        une te kisha than se serrbi edhe greku ty nuk te konsiderojn per njeri por per kafsh

  4. Leo says:

    nje bq si Edi Rama me pak

  5. bra,ho,ho says:

    Na nxoren bojen si komb. Duhet ti ndryshojm emertimin shqiptarve.

    1. ed says:

      nuk mund te ndroje emri i shqiptarve thjesht keta funderia duhet ti flasim me emrin qe kane

      funderina islamike ne ballkan.

  6. vollga says:

    thjesht 1 hale me pak ..

  7. Los Vjerda says:

    Edhe te tjeret qe po luftojne ne Siri le te shkojne si Mulolli. Shpejt Inshallah i vellai mbas tij e me radhe te gjithe kosovaret, shqiptaret e Maqedonise e te Shqiperise. Mandej te tjeret nga mbare bota islame. Eshte kjo nje thirrje e Perendise per t’u shfarose kjo fare e keqe.

  8. xili says:

    krejt fain e kan hogjollart sepse nje monstrum si puna e keti qe ka shkue ne siri

  9. na mbyten turkofilat says:

    keto jane pasojat e ndertimit te xhamive nga tuqia te bjen te humbesh indetitetin
    me shume kosovar jane vrare ne siri se sa ne luften e Uck sepse te vritesh ne siri e quajne lufte te shenjte ndersa per atdhe jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje