Krimet e kryera nga regjimi i Titos: Gjermania, me sa duket, i mbronte vrasësit

26 Shtator 2015, 09:57Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Revista e njohur DER SPIEGEL ka ngritur akuza të rënda kundër qeverive të kancelarëve gjermanë Willy Brandt dhe Helmut Schmidt. Që të dy fajësohen se i kanë mbrojtur komandot vrastare jugosllave nga ndjekja penale me qëllim që të mos prishen marrëdhëniet me Jugosllavinë socialiste.

Ky dyshim, sipas DER SPIEGEL, bazohet në dokumentet qeveritare të viteve shtatëdhjetë, të cilat i posedon revista nga Hamburgu dhe aktualisht po luajnë rol në procesin gjyqësor në München që po zhvillohet kundër dy kroatëve, të akuzuar për vrasjen e një disidenti kroat.

Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaq, të dy shefa të mëhershëm të shërbimit sekret jugosllav dhe kroat (derisa Kroacia ishte pjesë e Jugosllavisë), akuzohen se kanë organizuar vrasjen e disidentit Stjepan Gjurekoviq në landin e Bavarisë. Gjerekoviq, ish-menaxher i kompanisë së naftës INA, pas ikjes në Gjermani në fillim të viteve 80-të ishte kërcënuar se do t’i bëjë publike skandalet dhe korrupsionin e «bandës së kuqe komuniste». Gjurekoviq mbante kontakte të ngushta me emigracionin shqiptar, kishte shkruar edhe një roman për shtypjen në Kosovë nga regjimi i Beogradit dhe në varrimin e tij kishin marrë pjesë edhe disa aktivistë shqiptarë.

Sipas dokumenteve të qeverisë gjermane agjentët, të cilët u zbuluan gjatë planifikimit të atentateve ndaj disidentëve nga Jugosllavia, shpëtuan pa ndonjë pasojë. Ata vetëm u dëbuan nga Gjermania dhe iu ndalua hyrja në këtë shtet.

Një shkresë sekrete e Ministrisë së Drejtësisë të Gjermanisë numëron mes viteve 1979 deri 1982 gjashtë vrasje dhe dy përpjekje për vrasje ndaj kundërshtarëve të regjimit jugosllav në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë. Në shkresë nënvizohet se ekziston «dyshimi konkret» se pas këtyre vrasjeve dhe përpjekjeve për vrasje janë të involvuara «organet zyrtare jugosllave». Kryeministri i atëhershëm jugosllav Veselin Gjuranoviq në një bisedë të besueshme me kancelarin Heomut Schmidt kishte thënë se autoritetet e sigurisë në Beograd «kurrë nuk do të kishin dhënë leje për aktivitete të tilla». Kancelari Schmidt ishte ndarë i kënaqur me këtë përgjigje, pa e ballafaquar Gjuranoviqin me dyshimet dhe dëshmitë e autoriteteve gjermane të sigurisë. Në periudhën e përmendur nga Ministria e Drejtësisë e Gjermanisë bie edhe vrasja e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës në Untergruppenbach afër Heilbronnit.

Disidenti kroat Stjepan Gjurekoviq ishte vrarë më 28 korrik 1983 nga vrasës të shërbimit sekret komunist jugosllav në Wolfratshausen afër Münchenit. Ai kishte ikur nga Zagrebi, ku drejtonte marketingun e firmës INA. Gjurekoviqi ka shkruar disa libra si «Komunizmi: një mashtrim i madh», «Thyerja e idealeve», «Menaxherët e kuq», «Unë, Josip Broz Tito». Për opinionin shqiptar me rëndësi të dorës së parë është romani i Gjurekoviqit me tematikë shqiptare: në veprën «Bijtë e shqipes» («Sinovi orla») ai përshkruan gjendjen e rëndë dhe dhunën policore jugosllave në Kosovë pas demonstratave të vitit 1981. Romani është si të thuash produkt i bisedave që Gjurekoviqi i kishte zhvilluar me aktivistë shqiptarë pas ikjes në Gjermani.

Në frymën e kohës janë edhe emrat e personazheve, një kombinim iliro-osmano-kristian: Ismail Kosova, Zef Gjoni dhe Mustafa Dardani në romanin e Gjurekoviqit diskutojnë e raportojnë për represionin policor në Kosovë, tregojnë rrethanat e diskriminimit dhe mendojnë për një vizion që dukej tejet aventurier në atë kohë: liria e plotë e Kosovës. Përfundimi i romanit është gati profetik: «Krimet që i kreu policia serbo-malazezo-maqedonase, në vend se t’i pacifikojnë shqiptarët, vetëm sa i nxitën ata edhe më shumë për luftë dhe përleshje pa pushim. Në Kosovë nuk do të ketë kurrë më paqe derisa shqiptarët nuk arrijnë lirinë e tyre, në të cilën kanë të drejtë të gjithë popujt e tjerë të botës, por tani për tani jo edhe ata, bijtë e shqipes…». Ismail Kosova, Zef Gjoni, Mustafa Dardani dhe shokët e tyre pyesin: përse rrugët e qyteteve të Kosovës quhen «Kraleviq Marko» dhe jo «Skënderbeu»? Romani «Bijtë e shqipes» është botuar në Wolfratshausen të Bavarisë, aty ku ishte vrarë e masakruar Gjurekoviqi.

Në varrimin e Gjurekoviqit kishte mbajtur fjalim edhe Emil Kastrioti alias Emin Fazlia nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, i cili me atë rast përbetohej se dita e hakmarrjes do të vijë dhe protestonte kundër autoriteteve gjermane, të cilat, sipas tij, qëndronin duarkryq përballë vrasjeve mafioze të shërbimeve të Beogradit. Dokumentet e botuara në numrin më të ri të DER SPIEGEL duket se i dhënë të drejtë këtij aktivisti politik shqiptar.

6 komente në “Krimet e kryera nga regjimi i Titos: Gjermania, me sa duket, i mbronte vrasësit”

  1. tomsojeri says:

    Hajde mos i jesh mirnjohes Amerikes, per kte dit qe sot gezojn shqiptaret e Kosoves

  2. latif says:

    Dhe xhihadistet e Kosoves mallkojne Ameriken neper xhami!!!!Per hir te ceshtjes kombetare shteti i Kosoves dhe Shqiprise te vare per gjuhe xhihadistet dhe kallauzet hoxhallare,qe mallkojne Ameriken.

  3. eri says:

    ore latif m… kush te ka thene qe ne ne kosove si duam amerikanet more idiot.ti i shikon disa hoxhollare qe mbas luftes jane katandisur si mos me keq i perfshine te gjithe .une personalishte me shum i dua amerikanet se juve shqipfolsave qe jeni grek por shkruani shqip. idiot si nuk ke turp qe i perfshin te gjithe.amerika do te mbetet gjithmone ne zemrat e gjithe kosovarve.

  4. anticensurë says:

    o robell,je redaktor por nuk e di a të lejojnë ata shefat e tu që ta bastardosh gjemanishten kështu si bastardon atë që unë mendoj se ti e ek gjuhën e nënës?shqipen

    e fillon me “hamburgu” dhe e vazhdomn me “münchen”!
    o robell në gjermanisht nuk thuhet asnjëherë “hamburgu” ashtu si në shqip nuk lexohet “münchen”!në shqip München është Mynih!!
    o robell nuk i di aftësitë e tua në gjermanisht,por në shqip je beterr!!
    të gjithë sërbët(pak a shumë)në fund të mbiemrit nuk kanë “viq”por”viç”!ti ke shumë mangësi në gjuhën e nënës!nuk e di që ka
    “ç”,”gj”,”q” dhe “xh”!!
    janë shkrinja të ndryshem nga njëra tjetra o robell!asnjëra nuk zëvëndëson tjetrën!!jo për gjë,por po të ishte ndonjë e tepërt e kihim hequr or taj!!
    ç-çekiç
    q-qurrash
    gj-gjumash
    xh-xham
    këto për gjuhën!
    për të tjerat!lexova vetëm fillimin dhe nuk e mora mundimin të harxhoj kohë në lexim,por do të ishte më mirë ta harxhoj(nuk e di a e kupton këtë fjalë?mos do të ishte mirë të ta shkruaja me “gj”?hargjoj?) në shkrim!
    që ti je një antikomunist dhe për pasojë një antisocialist i tredhur,(binjak i nastradinit)këtë e kemi lexuar shpesh!që kur vjen në fjalë që ti të shkruash në këtë drejtim,ti ja fut pordhës më keq se kau pelës,por që dhe nuk ke kuptuar aspak kush ishte jugosllavia e titos!?të garantoj ASPAK!!po të isha unë përgjegjës në atë gazetën ku ti je redaktor!?ti as haletë skishe pastruar!!je i njëanshëm dhe nuk mund të shkruash me asnjanësinë që duhet të shkruajë gazetari!!
    OK,sidoqoftë,” Që të dy fajësohen se i kanë mbrojtur komandot vrastare jugosllave nga ndjekja penale me qëllim që të mos prishen marrëdhëniet me Jugosllavinë socialiste.”kjo fjali është nje shprehje e injorancës tënde!!
    or lal akoma nuk e ke kuptuar se jugosllavia e titos nuk ishte asgjë më shumë se një(thjesht për të ta bërë më të kapshme ty)agjent i perëndimit!një agjent kundër lindjes!nuk e di a ja ke idenë or robelli i tredhur në tru se kur një agjent dërgohet për spiunazh ose diversion nuk i shkruhet në ballë M6″007″,por maskohet për të mos u dalluar nga kundërshtari!!
    ti me atë mëndjen tënde të ndritur do të thoshe”hahaha si mund të maskohet një shtet i tërë?”,kurse unë do të përgjigjesha-“njëlloj si jugosllavia e titos”!!kështu mor rrobell ata,gjermanët,amerikanët dhe perëndimi në tërësi nuk mbrojtën “SOCIALIZMIN” e titos!!ata mbrojtën agjentin e tyre!atë agjent që e përdorën për gati 40 vjet kundër kundërshtarit LINDOR!kundër bllokut komunist!!në momentin që kundërshtari u dorzua,kur komunizmi ra!?
    për limonin e shtrydhur,agjentin jugosllavi socialiste,mori fund maskimi!mori fund mbrojtja!
    si ti dhe unë e pamë se si përfundoi!!
    kështu mor rrobell djali!!
    gjermania në një mënyrë apo tjetrën ka vrarë gjermanët e saj komunistë a socialistë,kurse ti na del me teorinë se na paska mbrojtur socializmin e titos!
    o robell,jugosllavia duhej të ishte “socialiste”në atë kohë!kontrata ishte bërë me titon dhe grupin e tij!për këtë arsye juë është lejuar të bëjnë çtë duan!ju është lejuar të bëjnë terror shtetror deri në genocid,të bëjnë korrupsion e krime të ndryshme për të mos dalë e vërteta në shesh!!sepse ashtu i duhej perëndimit!!

    1. skupi says:

      I vogel je ty per ti treguar Pobellit drejteshkrimin.ju nga shrimi nuk duhet te jeni kosovar sepse jeni me defekt elementar.Serbet Kroatet Boshnjaket pra ktyre specjeve mbiemrat u mbaeojne me q kurse slovenve ne mungese te q,es e perdorin shkronjen qe thua ti se eshte drejteshkrim.
      Nqoftese E.R.ESHTE GAZETAR I DOBET atehere haroje se ne shqiperi ka me te mire.P.S KETU KA BERE NJE PERKTHIM.Te pershendes nga TE

      1. anticensurë says:

        o “skup”
        a më thua se çfarë ndryshimi ka “ç” me “q”??
        ka këtë or gjë e mënçur me magësi në të shprehur e të shkruar!!
        “ç”përdoret në”çfarë” dhe jo “qfarë”,”çekiç” dhe jo “qekiq”!!
        e kështu me rradhë!nëse unë jam i vogël për ti treguar pobellit drejtshkrimin??
        ti nuk egziton fare!!
        o lum miku,në alfabetin kroat nuk egziston shkronja “Q” egziston “Ć”
        që në shqip është e barabartë me “ç”!nja dy shëmbuj të thjeshtë:
        Stjepan Mesić,Slobodan Milošević,Mirjana Marković këta emra gjeta në internet dhe i kopjova!!
        kuptohet megjithse jam injorant nga shqipëria dhe jo nga kosova si ti,PRAP nuk shoh në asnjë prej këtyre emrave që të përfundojë me “Q”!!
        të gjithë përfundojnë me “ç”!!
        sidoqoftë shumë faleminderit për shpjegimet dhe kohën që keni marrë për të më treguar mua injorantit nga shqipëria se ei shkruhet shqipja!!
        nëse në shqipëri nuk ka “më të mirë se “pobelli”!’nuk do të thotë se ai ja vlen!
        dhe kur bëhet përkëthimi bëhet i saktë dhe jo futja si kau pelës!!
        të fala tetovës!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje