Vrojtimi i RCC në Ballkan tregon se sipërmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria paguajnë më shumë ryshfet se fqinjët.
Megjithatë ata mundohen ta fshehin këtë realitet, për t’u zbuluar më pas përgjatë pyetjeve të vrojtimit.
Renditjet e Kosovës dhe Shqipërisë në një sërë vrojtimesh ndërkombëtare si vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit (të perceptuar) në Ballkan, mbështeten edhe nga sipërmarrësit në këto vende.
Kosova dhe Shqipëria rezultojnë vërtet si vendet më të korruptuara në Ballkan, edhe sipas sipërmarrësve, por e veçanta qëndron se ata mundohen të paraqiten më të “ndershëm” se sa homologët e tyre nga rajoni, duke deklaruar fillimisht se nuk paguajnë ryshfet.
Sekretariati i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), një institucion i BE-së, ka realizuar një vrojtim me sipërmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Barometri i Opinionit për Biznes, i cili vlerëson frymën e biznesit në këto vende, realizoi sondazhe me 200 kompani për secilin shtet, duke i pyetur sipërmarrësit për një sërë aspektesh, menaxheriale por edhe të natyrave të ndërthurura. RCC publikoi raportin në maj të këtij viti.
Disa ndër pyetjet që u janë parashtruar bizneseve kanë të bëjnë me korrupsionin, me pagesa ryshfeti apo dhurata ndaj institucioneve apo zyrtarëve publikë për të zgjidhur çështje të natyrës biznesore.
Në pyetjen shtruar bizneseve se a është e zakonshme për firmat që të paguajnë disa pagesa të rregullta (ryshfet dhe dhurata) për t’i kryer punët, biznesmenët e Evropës Jug-Perëndimore janë përgjigjur se diçka të tillë në përgjithësi nuk e praktikojnë.
Biznesmenët nga Bosnja dhe Hercegovina janë më të bindur që ekziston ky lloj i pagesës (ryshfet), sesa ata nga Kosova, Serbia, Kroacia dhe Shqipëria. Madje, sipas vrojtimit, bizneset nga Kosova dhe Shqipëria paraqiten sikur paguajnë shumë më pak ryshfet sesa bizneset nga vendet e tjera të rajonit.
Të pyetur nëse është e zakonshme për firmat që të “japin disa pagesa/dhurata të parregullta për t’i rregulluar punët”, sipërmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria rezultojnë se shumë rrallë kryejnë veprime të tilla, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Sipërmarrësit nga të dyja vendet, thanë se nuk bëjnë punë të tilla, përkatësisht me gati 80% të përgjigjeve, duke vendosur në këtë mënyrë një “rekord rajonal të ndershmërisë”.
“Në shikim të parë Kosova dhe Shqipëria ndoshta duken si vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit, mirëpo nëse ndalemi dhe i shikojmë përgjigjet e tyre më poshtë, atëherë konkluzioni është tjetër”, shkruhet në raport.
Sipas vrojtimit, 38% e sipërmarrësve shqiptarë mendojnë se ekziston dhënia e ryshfeteve për shërbimet publike, 27% në Kosovë, kurse në vendet e tjera të rajonit kjo përqindje është më e ulët, në Bosnje dhe Hercegovinë është 14%, në Serbi 13%, në Mal të Zi 10%, kurse në Kroaci 8%.
Këto përgjigje i pozicionojnë të dy vendet shqipfolëse në krye të listës së korrupsionit për këtë kategori, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Edhe kategoritë e tjera tregojnë një pasqyrë të ngjashme.
Për shembull, opinioni se jepet ryshfet për licenca biznesi është më i shpeshtë në Shqipëri (39%), në Serbi (39%), në Kosovë (34%), (Maqedoni 24%), Bosnje e Hercegovinë (22%) dhe në Kroaci (13%).
Sipas vrojtimit, 35% e udhëheqësve të biznesit në Shqipëri dhe 24% e tyre në Kosovë, mendojnë se firmat nganjëherë duhet të paguajnë ryshfet për të marrë licencën nga qeveria, që është një përqindje dukshëm më e lartë sesa në Maqedoni (20%), Kroaci (14%), Serbi (14%) dhe Bosnje e Hercegovinë (14%).
Nga udhëheqësit e biznesit nga Kroacia, 8% prej tyre janë të bindur që ka korrupsion në inspektimet e shëndetit. Kjo përqindje është më e ulët sesa në Shqipëri (45%), Kosovë (29%), Maqedoni (22%) në Serbi (16%) dhe Bosnje e Hercegovinë (13%).
Në pyetjen se sa ekziston praktika e dhënies së ryshfetit në taksa përsëri janë Shqipëria dhe Kosova ato që i prijnë listës. Kemi Shqipërinë më 40%, Kosovën më 29%, Maqedoninë 20%, Bosnje dhe Hercegovinën më 14%, Malin e Zi më 15%, Serbinë më 15% dhe Kroacinë më 7%.
Dhënia e ryshfetit është praktikë e shqipfolësve edhe në dogana. Përqindjet e larta në përgjigjet e tyre e dëshmojnë se këto dy shtete japin më së shumti ryshfet në dogana, krahasuar me shtetet e rajonit. Kemi Shqipërinë më 34%, Kosovën më 31%, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi më 17%, Serbinë më 11%, Kroacinë më 8% dhe Maqedoninë më 16%.
Se sa ofrojnë ryshfet dhe ndikojnë në gjykata, përsëri listës i paraprijnë Shqipëria (29%), Kosova (21%) dhe Maqedonia (18%). Duke lënë prapa Serbinë (11%), Bosnje Hercegovinën (11%), Malin e Zi (7%) dhe Kroacinë (9%).
Në krahasim me Kroacinë (8%), Serbinë (10%), Malin e Zi (7%), Bosnje dhe Hercegovinën (12%), Shqipëria (34%), Kosova (25%) dhe Maqedonia (21%) kanë përqindjen më të lartë në raportet e tyre, ku theksojnë që ofrojnë ryshfet dhe se ndikojnë në legjislacionet e reja.
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, Maqedonia është shteti i vetëm i cili në çdo pyetje ka përqindjen më të lartë në opsionin “Nuk e di”, çka ngre dyshime nëse maqedonasit me të vërtetë nuk dinë asgjë, apo shtiren sikur nuk dinë.
Sidoqoftë, përgjigjet e të anketuarve nga Kosova dhe Shqipëria në pyetjen e parë, se a japin zakonisht ryshfet për kryerjen e shërbimeve të caktuara, ata dalin të jenë si më të jo korruptuarit, mirëpo, përgjigjet e tyre në pyetjet e tjera paraqesin krejtësisht të kundërtën e asaj që thanë në fillim. Kosova dhe Shqipëria rezultojnë vendet më të korruptuara në rajon, me nivelin më të lartë të korrupsionit në pothuajse secilën fushë të cekur më lart.
Bazuar te Raporti i Progresit 2014, korrupsioni është njëra ndër temat kryesore të Komisionit Evropian për
Kosovën dhe përmendet në pothuajse secilën fushë.
Sipas raportit, Kosova ka bërë një progres të kufizuar dhe ende është në një fazë të hershme në luftën kundër korrupsionit.
Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha duke përfshirë edhe prokurimin publik. Prania e shumë subjekteve të përfshira në prokurim paraqet një rrezik të korrupsionit.
Në përgjithësi, “edhe përkundër progresit të bërë në regjistrin civil dhe në të dhënat kadastrale, korniza gjyqësore, dhe sidomos zbatimi i saj, mbetet i pakënaqshëm. Sigurimi i një sistemi funksional të gjyqësorit mbetet një detyrë e rëndësishme. Kapaciteti i dobët institucional për zbatimin ligjor, vonesat në gjykata dhe korrupsioni i përhapur kanë vazhduar të pengojnë mjedisin e biznesit”, thuhet në raportin e progresit 2014.
Kosova dhe Shqipëria shfaqen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor edhe në indeksin e perceptimit të korrupsionit të “Transparency International” duke e renditur Kosovën dhe Shqipërinë në vendin e 110 nga gjithsej 174 shtete të botës.
Gazeta Jeta Kosovë
Dhe kjo automatikisht do te thote edhe SHTETET ME TE PAAFTA NE RAJON!
Matrapaze, hipokrit, servile, ziliqare, kokderra
Ja, si greqet, pak a shume. Biles greqet na e kalojne bindshem per matrapazllek dhe mashtrime. Shto ketu edhe faktin se grekqirat q..hen ne byth fuqishem.
Greket evgjite jane me keq.
Era, te lutem mos fol per greket, sepse ti nuk je shqiptare, ti ke prejardhje aziatike
Sigurisht po te kesh te tille fqinj si greket do infektohesh
Një njeri që nuk bën autokritike dhe gjen faje vetëm tek të tjerët atëhere më vjen keq po është pikërisht ajo që përshkruhet më lart. Gënjeshtarë mashtrues, të pabesë etj. etj etj. që arroganca nakiciste nuk e lejon të shohë. Ky është problemi. Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë
Mos na e ve re se i kemi nga greket por jane vetem periudha kalimtare
Gjermanet =Vrases=20 milion Ruse
Francezet=Vrase=Miliona Algjerian
Amerikanet=Vrases=Miliona Vietnamez
Italian=Vrases=Miliona ne Libi
Spanjollet=Vrases=Miliona ne Ameriken e Jugut
Japonez=Vrases=Miliona Kinez
Ruset=Vrases=Miliona ne Afganistan
Greket=Vrases=Mijra Came
Serbet=Vrases=Mijra Boshnjak,Shqiptar, Kroat.
Nuk mendoj qe jane Shqiptaret e keqja me e madhe.Ka shume e shume te dhjere para nesh..
Nuk kisha dëgjuar të egzistonte një i korruptuar ose korruptues i ndershëm, jo gënjeshtar.
That’s means ALBANIA IT’S SHEET COUNTRY
Per ty zoti tt me larte.
A ke degjuar ty ndonje komb pervec Greqise qe eshte e Lashte?
A ka Gjermani,Itali,Angli te Lashte?
Kjo do te thote qe edhe lugen qe e mba ne dore dhe ha nga Greket e ke si te mirat dhe te keqijat.
ironikja eshte se Greket e shkruajten jo vetem historine por civilizimin i saj eshte si bazamenti i nje Gradaceli,sado larte dhe me qindra kate ajo ndertese eshte vazhdimi i saj,ashtu sic thua ty qe jeni pasarrdhes Osmane.
nuk shpjegohet ndryshe qe te kesh emra,bese,dashuri per ate qe te ka degjeneruar dhe te thuash qe jam Kinez,apo Pellazge!
Njeriu vleresohet nga Zoti nga respekti,mirenjohja,dinjiteti.
Ty keto fatkeqesisht jo vetem qe nuk i ke por nuk jane as edhe fjale Turkoallvanose qe ti kuptosh,kapito?
A e di si eshte puna Agron se keto te sotmit n kan lidhje me te vjetrit sa MOSLEMS BRODHERS me Piramidat e Egjiptit dhe kete e di dhe ti dhe gjithe llapaqenet e tipit tend ore sharlatan
tipik sunite te pafytyre…………
Fatkeqesisht shqiptaret po e tregojne vehten per injorante sepse duke mos pasur arsimin dhe kulturen e duhur te cilen duan ta blejne me miqesira, me para dhe ryshfete kane fituar disa veti dhe kuptime fjalesh mbrapesht.
Sepse, i eshte mbushur mendja se kur i thua tjetrit “I ZGJUAR” ai person te del fatkeqesisht, genjeshtar, mashtrues dhe demagog. Kur i thua tjetrit “I SHKATHET” del qe personi eshte hajdut, grabitqar dhe kriminel.
Me keto veti po dalin neper Evrope dhe porsa i thua qe je shqiptar te ikin me vrap sikur ke zgjeben dhe qelb dynjane.
Keto lloj tipash, kane prototipat e tyre qe jane politikanet dhe pushtetaret tane duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA. Qe nuk jane as me pak dhe as me shume vetem hajdut xhepash te shoqerise shqiptare, mashtrues, mafioz dhe te korruptuar me kuptimin e plote te fjales.
Me keto lloj te ZGJUARISH dhe te SHKATHTISH sot ne jemi populli me i varfer, me i mjeruar dhe Shqiperia shteti me i shkaterruar qe cdo gje eshte shitur per skrap. Tung.
Tè mos qajmè “hallin e rènies sè mitit” Gjerman, por tè shikojmè turpèsitè e injorancès sè pa fundème Shqiptare (mbarè kombètare) siç tregojnè edhe kèto tè dhèna tè mir informuara e vèrtetuara kètu mè sipèr nè kyt shkrim-artikull gazete?? GJERMANIA ECEN HARAVAN PERPARA, E KYT SKANDAL TE W. DO TA ELEMINOJNE E SHEROJNE SHUME SHPEJT SEPSE FORCA EKONOMIKE-SHKENCORE-SHOQERORE-POLITIKE E SAJA ESHTE SUPER E MADHE-GJIGANDE.
Ne Shqiperi nuk ka Korrupsion . Fare !
A din gja super deputeti Koqo kokdhima per keto ?