Në kantonin Thurgau të Zvicrës tregtia me drogë është në duar të shqiptarëve dhe serbëve

21 Shtator 2015, 10:11Rajoni TEMA

Një shqiptar 27-vjeçar pret në një vend për parkimin e veturave në qytetin Frauenfeld. Me vete ai ka 700 gramë kokainë. Qëllimi i tij është t’ia dorëzojë kokainën një personi tjetër. Ky aksion i tij dështon për shkak se ndërhyjnë policët dhe e arrestojnë shqiptarin. Dy javë më vonë policët hetues kontrollojnë një 19-vjeçar. Në rrobat e tij ata gjejnë disa porcione heroinë, shkruan gazeta «Thurgauer Zeitung». Edhe ky person rrjedh nga Shqipëria. Të dy personat e arrestuar po qëndronin në kantonin Thurgau si turistë. Shtetasit e Shqipërisë nuk kanë nevojë të pajisen me vizë për të qëndruar në territorin e shteteve të Schengenit.

Mbi dhjetë herë gjatë këtij viti policia në kantonin Thurgau ka arrestuar të dyshuar për tregti me drogë. Në pesë raste të arrestuarit kanë qenë shtetas të Shqipërisë. Zëdhënësi i policisë së këtij kantoni është i bindur: «Tregtia me heroinë dhe kokainë dominohet nga grupet që vijnë nga siujdhesa ballkanike». Fjala është, sipas tij, për grupe nga Shqipëria dhe Serbia.

Policia Federale e Zvicrës ka informacione se viteve të fundit në disa vende të Europës Juglindore bandat e tregtarëve kanë hapur depo të drogës. Ato furnizohen nga grupe të dominuara prej turqve. Shpërndarjen e drogës në Europë kryesisht e marrin mbi vete grupet shqiptare, thekson policia. Si mjete transporti shërbejnë shpesh veturat dhe kamionët, por edhe autobusët. Sipas Policisë Federale të Zvicrës grupet shqiptare janë të organizuara në mënyrë hierarkike. Secili anëtar ka një funksion të caktuar. Në Zvicër droga futet përmes Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Austrisë. Pastaj droga deponohet në Zvicër dhe u shpërndahet dilerëve, të cilët veprojnë në kantonet zvicerane dhe furnizojnë konsumuesit. Për të luftuar këtë veprimtari policia e kantonit Thurgau bashkëpunon me polici të kantoneve të tjera. Në pranverë të këtij viti policia e kantonit Thurgau, në bashkëpunim me autoritetet e Gjenevës, zbuloi në një hotel në Romanshorn katër kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë./ DP

4 komente në “Në kantonin Thurgau të Zvicrës tregtia me drogë është në duar të shqiptarëve dhe serbëve”

  1. Ca na that,kjo po qe, gje e re.

  2. atdhetar says:

    Nuk eshte ne duar te shaiptareve dhe mos i beni qejfin vetes por eshte ne duart e mafies Italiane.Boll me keto idiotesira dhe shpifje.

  3. ariu ujk says:

    “drogen nuk jua solla une!
    ate e gjeta ketu midis jush,ne shtepite tuaja,neper rruget tuaja ne qytetet e fshatrat e juaja,,
    e gjeta ne shpirtrat e juaja te droguar, o zvicerrane qe edhe pa buk rrini por pa droge jo!”
    kto ishin fjalet e Shqiptarbeut ne fjalimin qe mbajti para popllit zvicerran diten qe u hoqen vizat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje