Mustafa e pranon se veriu është i ndarë dhe është nën ndikimin e plotë të Serbisë

20 Shtator 2015, 12:21Rajoni TEMA

Duke komentuar këtë peticion, Mustafa tha se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po nënshkruajnë pasi shumë nga ata nuk e kanë lexuar «Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve», të dt. 19.04.2013, «Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje», nr. 04/L-199 të dt. 27 qershor 2013, por as dokumentin: «Asociacioni/Bashkësia i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-Parimet e Përgjithshme / Elementet kryesore», nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel.

“Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent. Unë i ftoj mediat që të publikojnë këto dokumente, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji», ka thënë Mustafa, raporton Koha.net.

Kreu i ekzekutivit thotë se çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo.

«Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim t’i integrojmë me kohë serbët e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur», ka përfunduar Mustafa.

8 komente në “Mustafa e pranon se veriu është i ndarë dhe është nën ndikimin e plotë të Serbisë”

  1. Il mediterraneo says:

    Ky eshte nje urith qe i ka syte si lopa qe e mjelin cdo dite dhe e qijne nje here ne vit.

  2. X says:

    Serbia e mori pjesen qe i takonte, Kosova duhej te bashkohej me Shqiperin por tani eshte shume vone.

  3. Tironci says:

    Keta jane plera, njelloj si ai kancerozi qe iku per lesh.
    tradhetaret kete pune kane, shesin atdheun, neper bisedime.
    Perse nuk voton Kosova VV dhe Albin Kurtin?
    Nuk e kuptoj cfare i detyron Shqiptaret e Kosoves te votojne per keta legena, keta tradhetare.
    per sa kohe qe Kosova nuk behet shtet te qendroje me kembet e veta ne toke, pra te krijoje vete mbrojtjen me ushtri etj., keshtu do e shesin pak e nga pak, dhe shqiptaret do marrin aratine neper bote.
    Votoni VV

    1. E vertete says:

      Kosova nuk voton VV,sepse keta jane pro shamijave,pro vehabit,vandalist,antiamerikan,te paafte per te udhehequr etj.Kjo eshte e njejte si qeverisja shumevjecare bashkiake e PS se Durresit,qytetit qe i perngjane Kandaharit.Nuk mund te kalosh trotuareve te Durresit:Nga mbetjet,gropat dhe hajnite qe behen ne kete qytet buze Adriatikut te bukur.Me vite egziston zona e ndaluar e plazhit, e ish diktatures ushtarake,qe ndane plazhin e Golemit me ate te Durresit.Turp per mafiozet ne pushtet qe filluan me disa rrenime TV shou,te kundershtareve te tyre Politik dhe mbaroi e tera.Tani ne plazhe kemi kuaj,gomere,mushki dhe Police qe bejne shou me bicikleta dhe agje tjeter.Harrova te theme, se ne mes te plazhit gjendet edhe minibusi per shtjen e gjerave te ndryshme dhe askush nuk guxon ta largoje,edhe pse ky shites pengon pushuesit e pafat,prane restorantit Besa e Gostivarit.

  4. Guri says:

    Integrimi me Kosoven, ose bashkimi i pjeses veriore me shumice serbe me Kosoven, sjell automatikisht Serbine ne Kosove. Zgjidhja me e mire eshte kembimi i territoreve: veriu t’i jepet Serbise dhe Lugina e Presheves t’i jepet Kosoves. Keshtu pastrohet Kosova nga kanceri i rrezikshem serb. Zajednica do te pengoje ne cdo drejtim shtetin e Kosoves.

  5. Te bashkuar says:

    Tradhetaret ne burg dhe korigjim i “marveshjes”.

  6. vlora.al says:

    dmth ti je nje kryeminister rembythje

  7. titi says:

    marreveshja duket e mire. i jep mundesi kosovareve dhe serbeve te jetojne ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje