Sërish Cipras!

21 Shtator 2015, 09:07Rajoni TEMA

Në bazë të rezultateteve paraprake aleanca e majtë ka fituar zgjedhjet paralemnatre në Greqi. Partia e ish-kryeministrit Cipras ka fituar rreth 35 përqind të votave. Konservatorët njoftuan humbjen e tyre.

Partia konservatore Nea Dimokratia (ND) në bazë të rezultatetev të deritanishme k arritur të marrët rreth 28 përqindt të votave. Forca e tretë del me 7,2 përqind partia radikale e djathtë Agimi i Artë. Për një shumicë absolute do të ishin të nevojshme 151 nga 300 mandatet parlamentare. Syriza sipas rezultatetve paraprake arrin të marrë 144 mandate, ND 75 dhe Agimi i Artë 20.

Lëvizja socialiste panhelenike (Pasok) dhe partia e vogël e majta demokratike Dimar, që kishin krijuar aleancë elektorale do të kenë 17 mandate dhe komunistët 15. Partia e qendrës politike To Potami ka 10 mandate, grekët e pavarur po ashtu 10 mandate dhe unioni i qendrës 9.

Nea Dimokratia pranoi humbjen në zgjedhje. Numërimet paraprake lenë të kuptohet fitoren e Ciprasit, tha kryetari i partisë Vangelis Meimarakis. “Unë e uroj atë dhe i bëj thirrje atij të krijojë qeverinë.”

Rezultati i zgjedhjeve i ka dhënë partisë Syriza një mandat të qartë të ri për të qeverisur edhe katër vjet, tha Cipras të dielën në mbrëmje para simpatizantëve të entuziazmuar në Athinë. Megjithatë kemi përpara kohë të vëhstira, tha ai. “Ne nuk do ta marrim veten nga lufta me magji, por me punë të vështirë”. Cipras do të vazhdojë punën me aleancën e djathtë “Grekët e pavarur”.

Shumë detyra për qeverinë e re

Kësisoj priten tani bisedime koalicioni: Cipras ndërkohë e ka përjashtuar koalicionin me Nea Dimokratia, ndërsa Meimarakis donte të hynte në aleancë me Syrizan, por jo me Ciprasin. Cipras do të preferonte ta vazhdojë punën me populistët e djathtë – por sipas rezultateteve të deri tanishme me rreth tre deri në katër pëqind ata arrijnë të përfaqësohen fare ngushtë në parament.

Qeverinë e re e presin detyra urgjente, sepse ndihmat e fundit të donatorëve ndaj Greqisë së kërcënuar prej falimentimit janë të lidhura me kushte: qysh në tetor qeveria e re duhet të zbatojë masat e kursimit dhe privatizimet, që janë miratuar nga paralmenti i mëparshëm.

Ciprasi donte të arrinte një mazhorancë të qendrueshme

Gati dhjetë milionë qytetarëve të Greqisë u ishte bërë thirrje të votonin për herë të dytë brenda vitit për parlamentin e ri. Syriza në zgjedhjet paralementare në janar fitoi me premtimin, se do t’i japë fund politikës së kurismeve, 36,3 përqind.

Në korrik Ciprasi vendosi marrëveshje me donatorët, pavarësisht votës negative të popullsisë, për të marrë një ndihmë të re financiare prej 86 miliardë Eurosh. Ai në gusht ai dha dorëheqjen, sepse krahu i majtë i partisë Syriza u shkëput./ DW

3 komente në “Sërish Cipras!”

  1. erdogan baba says:

    Prap kurva Cami per popullin kurve ha ha ha ha

  2. Era1 says:

    Nuk jane shifrat e sakta, DW.145mandate mori SYRIZA, 17,agimi i arte.
    Suksese, Cipra-s.

  3. .... says:

    Greket (ri) treguan qe jan popull idiot e qe ju pelqen vec te genjehen e mashtrohen,per pak muaj do kete prape zgjedhje sepse zbatimi i atyre qe ka firmosur ky demagogu mashtrues nuk ka filluar akoma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje