Bota jonë është gati për të pësuar një ndryshim revolucionar, kjo pasi një teknologji e re premton që mund t’i mbushë pajisjet tona me energji përderisa jemi duke lëvizur.
Kjo do të thotë: ju nuk do të keni më nevojë që ta fusni në rrymë celularin tuaj, për ta mbushur baterinë e tij me energji.
Energous Corporation ka dalë me një teknologji të re të quajtur ‘WattUp’, një mbushës me wireless për pajisje teknologjike që së shpejti do t’i mbushë celularët dhe bateritë e tjera duke përdorur radio valët, transmeton lajmi.
Në këtë teknologji, routeri i quajtur WattUpp – i cili transmeton këto lloje valësh, do të mund të vendoset në një dhomë, zyre apo ku të dëshironi ju, dhe duke përdorur valët e tij – energjia që del nga transmetuesit e tij, do të mundësohet që bateritë e celularëve të mbushen përderisa ju lëvizni, punoni apo thjeshtë qëndroni.
Kështu, bateria juaj do të jetë gjithmonë me energji përderisa të jetë i aktivizuar ky router, pasi që valët do të mbushin baterinë gjatë gjithë kohës duke mos e lënë fare që të zbrazet.
Sipas Energous, kjo teknologji do të arrijë tek përdoruesit gjatë vitit të ardhshëm.
PO kjo eshte per brenda shtepise apo dhe ne rruge?
kjo do sjelli riciklimin e baterise ne menyre jo te rregullt dhe te plote, gje qe do sjelli shkurtimin e jetes se baterise.
Shpikje koti dhe qe sdihet se cfare pasoje ka, perderisa nuk dihen pasojat e valeve wirles te amplifikuara qe kjo aparature do ncjerri.
Dora e Saliut dhe kjo .
Ky router ka mundesi te sherbeje per karikim baterish vetem ne nje rreze te shkurter,maksimumi 50 m.dhe nuk te sjell ndonje avantazh.Per vec qe nuk dihen demet qe mund te sjelle tek njerezit .
juve se keni as routerin dhe as telefonin qe mbushet nga routeri… dhe as e keni pare si punon ndinjehere.
per mend vecse e shof qe jeni mire. nuk ia pertoni hamendjeve sesi u duket qe nuk ben.