E përditshmja britanike, Mirror, ka shkruar për planet e Rita Orës për të hapur një shkollë të arteve skenike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Ata kanë nisur shkrimin se si Rita Ora së shpejti do të ballafaqohet me shfaqjet në X Factor por që këngëtarja ka plane më të mëdha në lidhje me industrinë e muzikës. Për këtë 24vjeçarja do të hap shkollën e saj në Prishtinë- në vendin që ajo u detyrua ta lëshonte për shkak të luftës, transmeton Gazeta Express.
Rita dhe familja e saj u larguan nga Kosova gjatë fëmijërisë së saj dhe tani dëshiron që të ndërtojë një shkollë për fëmijët kosovarë.
“Rita asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saja dhe ndërtimi i shkollës është një plan i qëlluar”, tha një burim për the Sun. I njëjti burim bëri të ditur se emri i shkollës do të mbajë emrin e saj në nderim për të. Po ashtu Rita shpreson që do t’i inspirojë studentët që të kenë shpresë për të ardhmen.
BRAVO RITA …. TE GJITHE SHQIPTARET DUHET TE MARRIN SHEMBUL NGA JU … TE BEJNE PAK BAMIRESIRA TE GJITHE ATA QE KANE DOLLARE .. SE NDIHMOJNE MOTRAT DHE VELLEZERIT E VETE …MERCI
besoj se ishte shume e lehte per ty rita, thjesht bashkohu me grupin dhe ndiq axhenden se suksesi vjen vete…
rita do fusi platformat e atyre qe ju sherben, ne kosove, dhe arti i vertete do marre fund.
njesoj si martin shkreli…..
Mos more, se na morën lotët…!
Permbahu e Kol, mos e lesho kaq shpejt veten..lol ?