7 fakte të pabesueshme rreth njeriut më të pasur në botë

30 Shtator 2015, 19:04Lifestyle TEMA

Zakonisht njerëzit i dinë vetëm dy gjëra rreth Bill Gates, që është më i pasuri në botë dhe që është pronar i kompanisë Microsoft.

Por ekzistojnë edhe plotë gjëra të tjera që ju nuk i dini rreth Bill Gates.

1) Programin e parë që e kishte krijuar ishte një version i lojës tik-tak-toe

Ai ishte vetëm një adoleshent kur në liqenin afër shkollës së tij e kishte koduar programin e tij të parë kompjuterik, i cili ishte një version i lojës tik-tak-toe, ku mund të luaje kundër kompjuterit.

2) Ai e kishte futur vetën në një klasë vetëm me vajza

Pasi shkolla e kishte kuptuar se çfarë talenti ka Gates, stafi i shkollës e kishte lejuar atë të programonte klasat e nxënësve, ku ai qëllimisht e kishte futur veten në një klasë me shumicë vajzash të bukura.

3) Ai e kishte lënë shkollën në gjysmë

Si një pjesë e madhe e njerëzve të suksesshëm, ai e kishte lënë shkollën e Harvardit në vitin 1975 ku ishte përkushtuar vetëm në Microsoft.

4) Gates ishte arrestuar në vitin 1977

Gates ishte arrestuar njëherë në New Mexico, në vitin 1977, për arsye se kishte drejtuar makinën pa licencë dhe ishte futur me të kuqe.

5) Fëmijëve të tij do u trashëgojë vetëm nga 10 milionë dollarë

Pavarësisht pasurisë së tij të madhe që posedon prej 81.1 miliardë dollarëve, ai thotë se pas vdekjes, fëmijëve të tij do ua lërë vetëm 10 milionë secilit, raporton Lajmi.

6) Gates flet vetëm anglisht

Gates nuk flet asnjë gjë të huaj, dhe thotë se ky është pendimi i tij më i madh në jetë.

7) Gates do të ishte bërë hulumtues i inteligjencës artificiale

Gates thotë se nëse Microsoft nuk do të kishte pasur sukses ai do të ishte bërë hulumtues i inteligjencës artificiale.

9 komente në “7 fakte të pabesueshme rreth njeriut më të pasur në botë”

  1. faro says:

    Le te mesojne pasaniket tane, nga eksperienca shumvjecare e pasnikeve te botes se zhvilluar!
    Me pak se nje te mijten e padurise u lene femijeve si trashegim.
    1/1000 !
    Domethene se femi i zot eshte ai qe eshte i zoti te caje vete perpara.

    1. anticensurë says:

      këtë e ka thënë vet bill geits!!
      10 milionë janë shumë para,fëmijët e mi nuk kanë nevojë për më shumë!po deshën e kanë një bazë për të shkuar përpara!!këto kanë qënë fjalët e tij!ai vetë e filloi nga hiçi!!të bijt nga 10 milionshi!!

  2. Pelasgian says:

    ” Zyrtarisht ” ky eshte me i pasuri…se mrapa per deve ka pasanik qe ja kakijne ktij 50 here me shume!

  3. shqiptari says:

    vlera e kompanise se tij llogaritet ne 81 miliarde dollo, kjo sdo te thote se ai ka kesh ne banke po aq dollo. Gjithsesi, te kesh miliarda ne banke e te deklarosh se femijve do u lesh ca me shume se cdo iu lere femijve te vet Tom Co(LTD)Doshi, apo me pak se Like FLO.Ri(DA)Meta.XA-ja, me duket “leksion” ca i ekzagjeruar

    1. anticensurë says:

      kjo është pasuria e geits dhe jo kompania!!
      mikrosoft ka një vlerë prej 248 miliardë $!!

  4. Albatros says:

    Familja Rothchild.Familja Rockfeler.Familja Openhimer.Familja JP Morgan e keshtu me rradhe.Bill Gate eshte nje lypes ne krahasim me familjet e mesiperme.Te mos permendim Vatikanin dhe familjet mbreterore Evropiane

  5. Barist ne Vucidol says:

    Njeriu inteligjent qe revolucionarizoi boten dhe eshte me i pasur, nuk mund t’ja lejoje vetes qe te lere pas trashegimtare parazit dhe dembel. Megjithate deri ne vdekjen e tij eshte nje kohe e gjate, qe e ka zoti ne dore dhe pas kesaj si baze femijeve po u le nga 10 milion dollare. Deri atehere mbase ata do te kene arrire te bejne dicka ne jete dhe te jene dikushi dhe nuk mund te kene nevoje fare per ato 10 milion $ e te atit, te cilat mund ti kalojne per bamiresi. Perseri edhe kjo hyn ne inteligjencen e tij.

  6. temujin says:

    Fakti kryesor. Parate e tija jane kode kompjuterike ne serverat e bankave te kontrolluara drejteperdrejt apo terthorazi nga Rothschildet…:)…;)

  7. dukla says:

    Eshte njeriu me me vlere i te gjitha kohrave. I vetmi pasanik ne bote qe ben donacione non-stop me miliarda dollare, i vetmi qe investon per vaksinimin e femijeve e shpikjen e vaksinave, eshte nje shembull per te gjithe miliarderet, E jo si Apple qe nuk ben asnje investim i mban gjithe leket per kompanine e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje