La Stampa
Ditën e djeshme 10 persona u qëlluan për vdekje në SHBA.
“Nëse jeni të krishterë pas pak do të shihni Zotin”, u tha vrasësi viktimave.
Kjo masakër, e fundit në radhë, rikthen edhe njëherë vëmendjen të problemi më i madh i administratës Obama: armët.
Masakrat me armë zjarri janë kthyer në një fenomen të zakonshëm në Amerikë.
Urrejtja, racizmi, varfëria dhe problemet mendore janë disa nga shkaqet që shtyjnë vrasësit të kryejnë këto masakra.
Por nëse do të hiqeshin nga duart e qytetarëce 310 milionë armët e zjarrit që zotërojnë natyrisht që masakrat do të uleshin ndjeshëm.
Dhe natyrisht numri i viktimave do të ishte shumë herë më i ulët.
Shifrat
Me llogari të thjeshtë del që thuajse çdo person në Amerikë ka një armë zjarri.
Në SHBA jetojnë 318 milionë persona sipas censusit të 2014.
Ndërkohë që armë zjarri në duart e qytetarëve janë plot 310 milionë.
Sipas Peu Center, SHBA mban numrin rekord për armë të shitura e ndjekur nga India me 45 milionë armë të shitura.
Por ka një ndryshim thelbësor, numri i popullsisë së Indisë është 1,25 miliardë, 4-fishi i asaj të SHBA-së ndërsa numri i armëve të shitura është 15 përqind i numrit të SHBA-ve.
Armët e zjarrit në 2014 kanë shkaktuar në total 33 mijë e 169 viktima, sa një e treta e numrit të uhstarëve amerikanë që vdiqën në Vietnam.
Një shifër vërtet e frikshme.
Çekuilibri mes popullsisë dhe mbajtjes së armëve
Popullsia amerikane është 4,4 përqind i asaj botërore, por ama shtetasit e saj mbajnë gjysmën e armëve të shitura në botë.
Vrasjet në masë
Elementi më shqetësues është vrasja në masë, masakrat si ajo e djeshmja.
Persona të çekuilibruar vendosin një ditë të bukur të marrin armën dhe të shkaktojnë dhjetëra vdekje.
Fenomen i rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Mesatarisht në SHBA ndodh një masakër në ditë.
Deri në gusht raporti ishte 294 masakra në 274 ditë.
Është bërë aq e zakonshme sa këto masakra nuk gjejnë as hapësirë ne media.
Tashmë një amerikan ka më shumë mundësi të vdesë në një masakër se sa në shkollë apo në vendin e punës.
Kjo ndodh, sipas Obamës, se njerëzit nuk janë të çmendur apo të dhunshëm, por sepse të çmendurit kanë më shumë mundësi të blejnë një armë zjarri.
Kushtetuta
Është një diskutim i dukshëm por i pamundur për t’u fituar. Kjo për shkak të kulturës së armëve dhe fuqisë së madhe të lobistëve të prodhuesve të armëve. Sipas amendamentit të dytë të Kushtetutës Amerikane qytetarëve u lejohet lirisht të blejnë armë, por ky amendament ishte bërë gjatë luftës me britanikët dy shekuj të shkuar. Por ky amendament nuk ka më kuptim pasi Amerika nuk rrezikohet nga asnjë luftë, përveç presionit të prodhuesve të armëve. Asgjë s’mund t’i ndalë prodhuesit të shesin armët e tyre, as vdekja e 20 nxënësve të mitur në Njutaun./a.l
Jo Obamen, por Ameriken.
Ky nuk eshte problem I Obames, por I tere shoqerise amerikane
Une lexova diku ne internet se ne amerike nga armet vriten minimalisht 33 persona ne dite, kjo eshte shifra me e ulet,por alarmante. Ne se kushtetuta e lejon armbajtjen, e shkruar dy shekuj me pare,ndoshta per brezin qe e ka miratuar kete ligj ka qene e justifikuar ne kushtet e mungese se shtetit,kjo nuk do te thote sote se bota moderrne duhet te eci me ligjet e miratuara disa shekuje me pare. Ligjet e amendamentet dalin si nevoje ne kohe e per kohe te caktuara. Brezat e sotem duhet te bejne ligje per veten e tyre e ne interes te tyre.
Une nuk e quaj serioze qe ngjarje te tilla te mos behen shkak qe te merren masa per carmatosjen e menjehereshme te popullates.
ai qe e ka shkruar kete artikull eshte nje njeri ose grup anti-Obame.
ka te pakten 6 vite qe zotit president Obames I ra goja per te kufizuar dhe ndaluar armet ne duar e njerezve por nuk e lene biznesmenet e armatimit qe kane shumicen gjithmone…I kote komenti I metejshem
se keshtu I bie qe ti ngreme lapidarian enver hoxhes qe keto lloj tragjedish ishin pothuajse ZERO..
VRISTE KUNDERSHTARIN por jo populli te vritej mes vetes si ne lufte reale..megjithese dhe pas 92 kane filluar dhe te ne te vriten tufa tufa ku jo me larg se dje u vrane 2 veta dhe kaloi ne heshtje se me shume jemi te interesuar per stilet e Dritan Priftit qe e kishte mikun si kallash qe vriste drejtoreshat…
LAPIDARIN ENVER HOXHES ia ka ngritur vete populli ne ZEMRAT DHE MENDJET E TIJ!!!
Kujtimet madheshtore nga JETA E NJEREZVE TE THJESHTE ne kohen e LAVDISHME TE TIJ,do mbeten te paharrueshme e te pa perseritura per shekuj!!!
ARMIQTE e Shqiperise,doemos kurre nuk do pranojne kete te vertete!
PUNE E MADHE!!!
Ata i ngordhi si QENER neper burgje e internime,i VARI NE LITAR e u dha PLUMBIN PAS KOKE se ashtu e meritonin!!!
Po e kerkojne ENVER HOXHEN,por per nja 500 vjet …NUK DO TA GJEJNE DOT!!!
Jetoj ne Amerike prej 19 vjetesh dhe me te vertete eshte nje vend i admirushem.Njerzit nga te gjithe anet e globit vine ketu dhe jetojne si njerez te lire.Liria per amerikanet eshte e drejta per te mbrojtur veten token familjen pa nderhyrjen e shtetit.Nuk eshte cudi qe “La Stampa” te mos e kuptoje Kushtetuten e Amerikes.Amendamenti i dyte eshte qe njerzit e lire te mbrohen nga c’do agressor dhe ne rradhe te pare nga qeveria.Kete mendesi kane njerzit e lire qe e krijuan Ameriken dhe do te vazhdoje sa te egzistoje Amerika.Pa te drejten e armes njeriu eshte bagti …….. Jo me kot shqiptari ne breza armen e ka te shtrejte.Krimet kryhen nga kriminelet dhe jo nga njerzit e lire.Krimineli do ta gjeje armen se eshte kriminel.Ketu ne token time kush futet t’a beje mend mire……
Jo me kot Amerika i ndimoj shqiptaret ne lufte per vetvendosje!!
Sa per Obamen le te kthehet ne getot e Chicagos se shpirti amerikan i ka rrenjet e thelle ……. Good bless America and ALbanians !!
mbeshtes komentuesin me lart shqiptari i vertete sipas obames fajin e ka litari jo ai qe terhoqi litarin ku ishte lidhur lopa
Eshte njesoj si te thuash qe fajin e ka luga qe njerzia jane te shendoshe dhe mbi peshe.Ne Chicago ku nuk lojohen armet vriten kater here me shume njerez se ne Florida Texas apo New Mexico.Vetem shteti ka frike nga qytetare te armatosur.Hitleri Stalini apo Enver Hoxha e marakruan popullsine pasi ju moren armet me ligj.Te gjitha diktaturat me ligj i bejne masakrat .Po te jete per Obamen e kishte c’armatosur Ameriken me kohe po Kushtetuta eshte kurthemeli qe e mban shpirtin amerikan ne jete.
Jam shum dakort me ty shqiptar se njeriu ne radhe te par duhet te ket te drejt te vetmbrohet para se ta mbroi shteti. po dhe nje seleksjonim duhet te ket per ata qe duan te kene nje apo shum arem, duhet nje kontroll te psikologu dhe nje deshmi qe nuk je i denuar. Edhe un nuk munde ta imagjinojn dot veten time pa nje arem ne shtepi te jep siguri dhe ke mundesi te mbrohesh neqoftese dikush mendon te futet ne familje, kete te drejte duhet ta ken te gjith njerzija, kush provon te futet ne shtepin e cdokujte duhet pritur me plum.