Tension mes SHBA dhe Rusisë! “Putin po bombardon rebelët e stërvitur nga CIA”

1 Tetor 2015, 14:37Bota TEMA

Amerika trembet nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri. Motivi? Ndërhyrja e Rusisë mund të minojë operacionin e rebelëve anti-Assad që kryhet prej muajsh nga administrata Obama.

Siç raporton Uashington Post, avionët luftarakë rusë kanë bombarduar edhe baza të rebelëve të stërvitur nga CIA kundër Assad, përveç bazave të Shtetit Islamik.

Avionët rusë në fakt kanë bombarduar edhe zonën e qytetit Hama, në Sirinë qendrore.

Sipas të përditshmes amerikane aty gjendet grupi rebel Tajammu al-Aaza.

Lideri i këtij grupi ka treguar se sulmet ruse kanë goditur dhe organizatën e tij në Lataminah.

Dhe operacioni i vërtetë i Rusisë mund të jetë pikërisht ky.

Eleminimi i grupeve antiregjim.

“Objektivët e goditur nga avionët rusë nuk i përkasin vetëm Shtetit Islamik. Disa baza janë të Al Nusras, degë e Al Kaedës. Në këtë mënyrë Rusia konfirmon qëllimin e vërtetë të ndërhyrjes së saj në Siri, që nuk është natyrisht elemimi i ISIS por mbajtja në këmbë e regjimit të kalbur të Assad, por këtë po e bën duke goditur rebelë të stërvitur nga SHBA duke hapur plagët e vjetra mes dy superfuqive botërore”, deklarojnë ekspertët ushtarakë amerikanë./a.l

9 komente në “Tension mes SHBA dhe Rusisë! “Putin po bombardon rebelët e stërvitur nga CIA””

  1. Kol Tivari says:

    Mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm…ja ku i doli koka…???!!! Rusi, po tregon “dhëmbët” e vërtetë…! Nuk kam kuptuar, pse amerikanët dhe aleatët e tyre evropianë, duan të rëzojnë Assad-in…???!!! Apo është pjesë e planit të “Pranverës Arabe”…???!!! Pra, amerikanët, mund të ndërhyjnë kur t’u teket dhe “ligjërisht”, në çdo pjesë të Globit, mund të vrasin e të djegin popuj pa “u hyrë gjëmb në këmbë”, ndërsa rusët nuk mund të mbrojnë as “portat” e veta…(???!!!)

    1. Dean says:

      Bravo,kolo!
      E ke kuptu mire politiken “paqsore” te rusve dhe politiken “luftnxitese” te Amerikes.
      Duket se edhe ti je i “shkolles” Che Guevara.
      Rusia po lufton luften e dikujt tjeter qe eshte i lodh e i merzit t’u heq “geshtenjat nga zjarri”. Por kur ta marin vesh Barbaret sllav do kalojne disa vite.Per momentin le te kenaqen me Levdatat e tua dhe te budallenjve si puna jote.

  2. po pastaj? says:

    Kur nuk i intereson Amerikes eshte “i kalbur” sistemi.
    C’fitoi bota nga “pastrimi” i Irakut nga Sadami;apo Libise nga Kadafi?
    Vetem isis dhe rremuje ne ato vende.

    1. Mezani Celoja says:

      Iraku ka qene nga gabimet me te renda te historise se politikes Amerikane.
      Ne Libi dhe Siri Amerika nuk hyn fare. Pasi e mori leksionin e gabimit me Sadamin, USA nuk u morr me fare me Gedafin. Vuri nje status quo si me Fidel Castron, mos me ngacmo dhe nuk te ngacmoj.

      Gadafi ja beri vetes, doren e fundit ja dha Franca. Kurse Siria filloi si Libia, por pastaj futen turinjte Rusia hapur dhe Turqia fshehurazi dhe femija qe lindi quhet ISIS.

      USA po jep shenja qe nuk do te jete me Policia Nderkombetare, mqs kjo nuk pelqehet nga aleatet e saj, por edhe sepse ka kosto gjigande ekonomike. Iku macja minjte kane dale te gjithe nga vrimat.

      Bota demokratike ja dedikon ekzistencen e saj sot vetem USA. Eshte e vetmja superfuqi ne historine e njerezimit qe nuk ka pushtuar kurre vende te tjera.

      Invazionet si ne Japoni, Vietnam apo Irak, jane nderhyrje politike per te ndryshuar qeverite, por kurre nuk kane qene aneksime sic eshte rasti i Krimese me Rusine, apo Kines me Tibetin apo kolonizime si Anglia, Franca, Italia, etj.

  3. al paci says:

    Per her te pare jam me putini. Qe te zgjidhet konflikti ne siri nuk duhet te kete me grupe rebele, te gjitha keto grupe pa perjashtim si sis apo al kajda dhe keta qe stervit cia jan mjekrrosha rrac qener. Zgjidhja eshte kjo qe po ben putini ti marin me ralle dhe mos te lerin gjalle asnje nga keta leshatoret. Po u veprua si ben amerika dhe evropa qe nje grup e lufton dhe tre te tjere i ndihmon asnjeher ska per te perfunduar lufta ne siri.

    1. Mezani Celoja says:

      Ti ke te drejte ne logjiken tende, por ushtria e Asadit vrau pa meshire 200,000 vete para se te mberrinte ISIS. Nje popull nuk mund ti kthehet me paqes nese qeveriset nga nje qe ka bere masakra cnjerezore. Po nuk iku Asadi, ISIS nuk hiqet dot kurre. Po nuk hoqi dore Erdogani nga prostituimi i fshehur me ISIS, ky nuk hiqet perseri kurre.

      ISIS do rroje deri diten qe Turqia dhe Rusia do kthehen kunder ISIS. Sot bojne kot sikur jane kunder.

  4. DHINAMITI &KALAZNIKOV says:

    Ortodhoksë të pabesë

  5. Obobo says:

    Virgjereshat do jene te mbytura me pune.

    1. Abc says:

      Hahaha,virgjereshat do jene te mbytura ne pune….I papare je(koment obobo)Me gjithe keta kokloqe qe mezi presin te vene ne grope te derrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje