5 dilemat e mëdha të Putin në Siri

30 Shtator 2015, 18:02Bota TEMA

Rusia ka nisur sulmet në Siri në bazat e ISIS pas miratimit dje nga Duma për aksionin luftarak kundër Shtetit Islamik.

Mësohet se avionët rusë kanë sulmuar disa baza të rëndësishme të ISIS.

Siç raportojnë mediat e huaja Putin po përpiqet fillimisht të eleminojë armiqtë e presidentit Assad, më pas të nisë një ofensivë të gjerë me aleatët për eleminimin e ISIS.

Por pas shtrëngimit të duarve me Obamën për një sulm të koordinuar kundër ISIS, ai ka edhe 5 nyje për të zgjidhur dhe që duken paksa të vështira.

1.Marrëveshja me Arabinë Saudite

Presidenti Putin do të donte një marrëveshje mes dy rivalëve të mëdhenj të Gjrit, Arabisë Saudite dhe Iranit me garanci të Grupit Të Kontaktit, por marrëveshja për momentin duket e pamundur pasi asnjë prej dy shteteve nuk duket i gatshëm të gjejë gjuhën e përbashkët.

2.Roli i europianëve

Mbetet akoma për t’u përcaktuar roli i europianëve në këtë ofensivë. BE do të shkojë e bashkuar apo do të ketë shtete të veçanta? Për momentin asgjë nuk është vendosur dhe nuk dihet kush do të marrë pjesë në tavolinën e negociatave.

3.Rebelët

Nuk është ende e qartë cilat do të konsiderohen opozitë e Assad. Çfarë do të bëhet përshembull me Al Nusrën, simotër e Al Kaedës që nuk i është bashkuar Shtetit Islamik?

4.Organizimi i brendshëm

Do të jetë e rëndësishme përcaktimi i strukturës së Grupit të Kontaktit: do të bashkohet në nivel ekspertësh, zv/ministrash apo ministra të shteteve të ndryshme?

5.Mikpritësi i ngurtë

A do të mundet, dhe nëse po, në çmënyrë, të marrë pjesë regjimi i Assad në këto tratativa? Turqia dhe Franca janë kundër pjesëmarrjes së Assad, por për Putin ai është n jë aleat i vyer./Përshtati në shqip Amarildo Lumani.

*La Stampa

4 komente në “5 dilemat e mëdha të Putin në Siri”

  1. WEB says:

    Putin po arrin ti marre obames rrolin e liderit ne rajon ,jo vetem kaq por po i vjedh edhe skenen politike ,nejse ,derisa jan ne te njejten peshore per ceshtjen e sirise alenca ruso -amerikane do mbaje deri diku

  2. Ajaxs says:

    Dijeni mire se hyrja e Rusise ne SIRI do sjell paqen. Amerika me Evropen vetem po tallen duke bere disa bombardime.

  3. anton says:

    gjthe njerezimi kush ka mend ne koke,e di se is eshte veper e perendimit.se per cfare e krijuan dhe per cfare u sherben do e shohim me vone.politikat e tyre jane me aftae 50 vjecare

  4. Rita says:

    Po ju fut babai i botes kesaj pune pothuaj ka mbaruar me sukses deri me sot nuk ka fituar njeri me arushin rus se per lufte se kalon njeri dmth eshte pune e mbaruar deri ketu e pati jeten ISIS tani do mbaroj ky i ashtuquajtur shtet pa sa per Usa dhe BE ky vete dhe 100 vjet dhe si ben dot gje po me rudin nuk ka llafe ta leron dhe te zhduk sa te hapesh e mbyllesh syte kot si thone babai i Botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje